gjin guri Archives - Albeu.com

Babain ia vranë, vetë u plagos me 4 plumba! Gjin Guri flet nga spitali: Kushëriri nuk ka lidhje, policia të gjejë autorët e vërtetë
Gjin Guri personi që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në Dukagjin ndërsa babai i tij Zef Guri u qëllua për vdekje, ka hedhur poshtë pretendimet e policisë vendore të Shkodrës se djali i xhaxhait Gjovalin Guri është autori i kësaj ngjarje të rëndë.

Në një intervistë për Neës 24, nga spitali Ushtarak në Tiranë, Gjin Guri e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Edhe i dyshuari Gjovalin Guri një ditë më parë nga arratia mohoi akuzat ndaj tij të cilat i hedh poshtë edhe vetë i plagosuri Gjin Guri i cili kërkon nga policia që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së babait dhe jo të akuzojë djalin e xhaxhait që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 27 shtator në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

46-vjeçari, i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh, e cila është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia.

Gjin Guri tregon edhe se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë kur papritur u qëllua me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë ndërsa devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Këtë deklaratë i plagosuri Gjin Guri e ka dhënë edhe për Policinë e Shtetit duke hequr çdo dyshim të mundshëm se vrasja e babait të tij Zef Guri është bërë nga kushëriri Gjovalin Guri dhe duke i kërkuar policisë që të gjejë autorët e vërtetë.

The post Babain ia vranë, vetë u plagos me 4 plumba! Gjin Guri flet nga spitali: Kushëriri nuk ka lidhje, policia të gjejë autorët e vërtetë appeared first on Albeu.com.

Policia e kërkon, autori i dyshuar i vrasjes del në TV: S’kam lidhje me ngjarjen në Dukagjin
Dukagjini u trondit më 27 shtator 2023 nga vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, Gjin Guri.

Policia shoqëroi 4 persona lidhur me ngjarjen, por pas marrjes në pyetje i la të lirë.

Ndërsa në kërkim i shpall Gjovalin Guri.

Ky i fundit, edhe pse në arrati, ka folur për mediet dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.

Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur ka ndodhur vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia e Shkodrës tha se Gjovalin Guri është i dyshuar kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore.

I dyshuari mohon këto akuza duke thënë se prej 12 vitesh nuk merret më me shfrytëzimin e pyllit.

Lexo edhe: Policia: Gjin Guri veç problemeve me drogën ka konflikt me nipin. Për çështjen e pronave në 2013-n e qëlloi me armë

Para dy vitesh Gjovalin Guri u akuzua për kultivimin kanabisi por edhe për ato akuza thotë se është i pafajshëm.

Prej asokohe vijon që të jetë në kërkim nga policia. Vrasja e xhaxhait Zef Guri dhe plagosja e djalit të xhaxhait Gjin Guri është një tjetër çështje që tashmë sipas policisë rëndon mbi Gjovalinin, gjë e cila bën që 40-vjeçari të mos dorëzohet nga frika e padrejtësisë.

I dyshuari ka vetëm një kërkesë për shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij sepse pretendon se është i pafajshëm qoftë për vrasjen por edhe për kanabisin ndërsa rrëfen edhe jetën e vështirë në arrati prej dy vitesh.

40-vjeçari bën apel që policia të gjejë autorët e vërtetë. Policia vendore e Shkodrës deri më tani nuk ka prova konkrete lidhur me vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri. Arsyeja e shpalljes në kërkim të Gjovalin Gurit, kushëri i parë i të dëmtuarit lidhet vetëm me një debat që mendohet se vijon prej vitesh mes tyre për shfrytëzimin e një hapësire pyjore në njësinë Shosh të Dukagjinit, gjë e cila hidhet poshtë nga 40-vjeçari i dyshuar./Albeu.com/

The post Policia e kërkon, autori i dyshuar i vrasjes del në TV: S’kam lidhje me ngjarjen në Dukagjin appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vrasja dhe plagosja në Dukagjin, shkak shfrytëzimi i pyjeve
Policia e Shkodrës ka bërë me dije se vrasja e babait dhe plagosja e djalit në Hot i Ri ka si motiv shfrytëzimin e hapësirave pyjore.

Në një deklaratë për mediat policia tha se Zef Guri u vra dhe djali i tij u plagos për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

Njoftimi:

RENEA e Policia Alpine kontroll në malësinë e Dukagjinit për kapjen e autorit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Ervin Hodaj, konferencë për shtyp në lidhje me punën hetimore të bërë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura ditët e fundit dhe për angazhimin maksimal të strukturave të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në qarkun Shkodër.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me qytetarët, mbi punën e strukturave hetimore të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave, dokumentinim ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në lidhje me disa ngjarje kriminale të ndodhura kohët e fundit, në qarkun Shkodër, por edhe për punën voluminoze të bërë nga Policia vendore, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërive dhe fenomeneve kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ngritur grupe të posaçme hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

-Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

-Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit.

-Ndërkohë, në Malësi të Madhe, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 27.09.2023, ku rreth orës 21:50, u plagos me armë zjarri shtetasi E.G., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve policore dhe veprimeve hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar, shtetasve I. B. dhe S. B. (babë e bir), për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në kuadër të parandalimit, mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti midis dy shtetasve. Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u vu në pranga shtetasi A. L., 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga shtetasi E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Grupet e posaçme hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve kriminale.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve, dua të bëj me dije se përgjatë 9-mujorit të këtij viti ka një ulje domethënëse të veprave penale kundër personit, konkretisht:

Kanë ndodhur 5 vrasje në krahasim me 9 vrasje të ndodhura gjatë 9-mujorit të vitit 2022, si dhe 3 raste të vrasjeve të mbetura në tentativë, në krahasim me 10 vrasje të mbetura në tentativë gjatë 9-mujorit të vitit 2022.

Krahas punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë megaoperacionin antikanabis “Alpe të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin janë angazhuar qindra shërbime policore të DVP Shkodër, të FNSH-së dhe të Repartit Special “RENEA”, si dhe dhjetëra dronë të cilësisë së lartë.

Theksoj faktin se gjatë këtij viti, ky fenomen ka pësuar goditje sasiore dhe cilësore, jo vetëm nëpërmjet operacionit të koduar “Alpe të pastra”, por dhe nëpëmjet goditjeve që në gjenezë, në fazën e tentativës për kultivim të fidanëve në kubikë.

Falë këtij përkushtimi, deri tani janë gjetur dhe asgjësuar 196 742 bimë dhe fidanë kanabisi, 41 883 prej tyre fidanë në kubikë, duke i shkaktuar ekonomisë kriminale, një dëm prej miliona eurosh.

Janë referuar 132 raste kultivimi, me 71 autorë të proceduar penalisht. Aktualisht po vijon faza finale e kontrollit të territorit.

Në drejtim të zbatimit të masave të parashikuara në paketën e re të sigurisë në shkolla, nga komisariatet e Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore janë marrë masa për të gjitha shkollat, në bashkëpunim me stafet pedagogjike dhe me oficerët e sigurisë, për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Vijon puna intensive, bazuar dhe në inteligjencën policore, për identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Një javë më parë është goditur një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike në perimetrin e sigurisë së një shkolle të mesme, nga një 21-vjeçar, i cili është vënë në pranga.

Gjithashtu, në drejtim të goditjes ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë muajit shtator, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur 16 raste të kësaj veprimtarie kriminale, në territorin e qarkut Shkodër, duke synuar gjithmonë shpërndarësit afër institucioneve arsimore, në lokale ose në lagje të ndryshme.

Dua të siguroj qytetarët e qarkut Shkodër, se strukturat e Policisë që operojnë në këtë qark janëtë angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen. Në këtë kuadër dua të ftoj edhe njëherë qytetarët që të jenë në krah të Policisë, të besojnë te ajo dhe të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke qenë se ata janë aleati ynë më i çmuar, pa besimin dhe mbështetjen e të cilëve puna jonë do të jetë përherë e cunguar.

Për të ndërtuar një ambient më të sigurtë nuk mjafton vetëm puna e Policisë, por janë të domosdoshme reagimi, bashkëpunimi dhe kontributi i qytetarëve që zbatojnë ligjin.

The post Zbardhet vrasja dhe plagosja në Dukagjin, shkak shfrytëzimi i pyjeve appeared first on Albeu.com.

Atentati me një të vrarë e një të plagosur në Shkodër, dorëzohet një nga të dyshuarit: Nuk kam lidhje me ngjarjen
Një prej të dyshuarve për atentatin e djeshëm në Dukagjin është dorëzuar në policinë e Shkodrës.

Edmond Nika ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen ku u vra Zef Guri dhe u plagos djali i tij.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, tha ai.

Ditën e djeshme Zef Guri, 73 vjeç, mbeti i vrarë dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.

The post Atentati me një të vrarë e një të plagosur në Shkodër, dorëzohet një nga të dyshuarit: Nuk kam lidhje me ngjarjen appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Vrasja në Dukagjin, shpallen në kërkim autorët
Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Dukagjinit në orët e mbasdites së 27 shtatorit ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri, djali i tij, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit.

Bëhet me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.

Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:45 në zonën e Dukagjinit në malin e Shoshit, ku mbeti i vdekur Zef Guri  73 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur dhe është sjellë në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Shkak për këtë ngjarje është dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

Asokohe ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt helikopterit me efektivë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat ndërsa Gjin Guri figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si autorë të plumbave drejt helikopterit. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

The post EMRAT/ Vrasja në Dukagjin, shpallen në kërkim autorët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nën pushtetin e plumbave/ Katër atentate në 48 orë, bilanc tragjik: Tre të vrarë e 5 të plagosur
Vendi ynë është tronditur nga katër atentate mafioze të ndodhura gjatë 48 orëve.

Bilanci është tragjik. Tre viktima dhe pesë të plagosur rëndë.

Fatjon Dervishi u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth ditën e sotme.

38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ai ndodhej me shokun e tij në makinë në momentin e atentatit, por ky i fundit nuk u prek nga plumbat.

Rreth orës 19:15 në Dukagjin mbeti i vrarë Zef Guri dhe djali i tij Gjin Guri u plagos rëndë, si pasojë e një atentati mafioz.

Autori/autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka ende asnjë gjurmë.

Tre orë më vonë, sërish në Shkodër një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes  3 personave në fshatin Grizhë.

Në polici është shoqëruar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa ditën e djeshme, në qytetin e Rrëshenit u ekzekutua  Martin Bardhi (Marku) i cili sapo kishte dalë nga burgu.

Ai u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku,pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.

Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale./Albeu.com/

The post Shqipëria nën pushtetin e plumbave/ Katër atentate në 48 orë, bilanc tragjik: Tre të vrarë e 5 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Një plumb në kokë e tre në trup, Gjin Guri niset në gjendje të rëndë drejt Traumës
Gjin Guri, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Dukagjin të Shkodrës është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore me të specializuar.

Guri ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë, dhe gjendja e tij paraqitet tejet e rëndë.

Sakaq policia bën me dije se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe fnsh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në dppsh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh./Albeu.com /

The post Një plumb në kokë e tre në trup, Gjin Guri niset në gjendje të rëndë drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

Policia: Gjin Guri veç problemeve me drogën ka konflikt me nipin. Për çështjen e pronave në 2013-n e qëlloi me armë
Sulmi me armë ndaj Gjin Gurit në Dukagjin, ku mbeti i vrarë babai i tij Zef Guri, për policinë kriminale, lidhet me dy pista kryesore atë të konfliktit për pronësinë dhe  kultifimin e drogës.

Gjin Guri, objektivi i këtij atentati rezulton person me precedentë penalë në tregtinë e drogës.

Madje është një nga 60 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë të kryer në vitin 2015 nga prokuroria e Shkodrës.

Por veç problemeve me drogën, Gjin Guri ka probleme të theksuara dhe brenda fisit të tij.

Kjo pasi në 13 tetor 2013 në Sallën operative të Policisë Shkodër është njoftuar se në fshatin Nicaj, komuna Shosh i gjykuari Gjin Guri ka qëlluar në oborrin e tij me armë zjarri nipin e tij, Petrit Guri, shkruan Ora News.

Në këto rrethana është shkuar në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së shtetasit Zef Guri (babai i të gjykuarit), i cili është i rrethuar; mbi sipërfaqen e dheut u gjend një gëzhojë metalike, me ngjyrë bakri në formë shisheje me numura në fundin e saj 7.62 mm, e cila u etiketua me tabelën nr. 1, po ashtu në parahyrjen e oborrit u gjet një predhë metalike, në formë konike, si ato të fishekëve 7.62mm, e cila u etiketua me tabelën nr. 2, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Po kështu janë pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes i dëmtuari Petrit Guri, Katerina Guri (nëna e të dëmtuarit), nga të cilat ka rezultuar se shkak i konfliktit ka qenë mosmarrëveshja për vendin ku kullosnin lopët.

Është kryer akti i ekspertimit balistik i gëzhojave nr. 132, datë 29 tetor 2013 sipas të cilit: “1.Gëzhoja dhe predha objekt ekspertimi janë pjesë përbërëse të fishekëve luftarakë mod. 56, kal. 7.62 mm që përdoren si municione nga armët e zjarrit automatikët Kallashnikov e Zastava kal. 7.62 mm, pushkët mod. 63 e mod. 56 kal. 7.62 mm si dhe nga ML kal. 7.62 mm. 2. Gëzhoja dhe predha objekt ekspertimi janë të vlefshme për identifikimin e armës që i ka qitur.”

Pas kryerjes së veprimeve të plotë hetimore, Prokuroria Shkodër, ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për gjykimin e të pandehurit Gjin Guri, i cili akuzohet për kryerje të veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”.

Për këtë krim Gjin Guri është arrestuar dhe dënuar në mars 2015 me 2 vite burgim.

Ndërsa në muajin qershor 2015, ky dënim është ndryshuar nga gjykata e Apelit Shkodër, duke e dënuar Gjin Guri me 7 vite burgim.

Por pas ushtrimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, në muajin Maj 2016 kjo gjykatë dënoi Gurin me 2 vite burgim.

The post Policia: Gjin Guri veç problemeve me drogën ka konflikt me nipin. Për çështjen e pronave në 2013-n e qëlloi me armë appeared first on Albeu.com.

Atentati në Dukagjin, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, RENEA dhe FNSH nisen drejt vendngjarjes
Zef Guri u vra, ndërsa djali i tij Gjin Guri u plagos gjatë një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur  drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:45,  në malin Shosh, Dukagjinit. Zef Guri dhe Gjin Guri u qëlluan me breshëri automatiku ku si pasojë humbi jetën Zef Guri, ndërsa u plagos rëndë djali i tj. Deri më tani ajo çfarë dihet është se autori menjëherë pas atentatit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë shkak dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Gjin Guri, është një personazh i njohur në Shkodër, për banorët dhe Policinë. Në vitin 2015 ai është arrestuar pas një operacioni të FNSH-së, sepse qëlloi me armë mbi Policinë teksa kjo e fundit shkoi të shkatërronte disa parcela me drogë në fshatin Shosh. Ai ishte pjesë e grupit të zjarrit që u fshehën në mal dhe hapën zjarr mbi Policinë në Shosh, Dukagjin.

Ndërkohë, më 15 nëntor të 2021 46-vjeçarit iu vendos tritol në lokalin e tij në Shosh ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

The post Atentati në Dukagjin, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, RENEA dhe FNSH nisen drejt vendngjarjes appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi
Detaje të reja mësohen nga tragjedia në Dukagjin ku mbeti i varër Zef Guri dhe u plagos rëndë dajli i tij, Gjin Guri. Shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht ky i fundit.

Fatkeqësisht plumbat i kanë marrë jetën babait të tij. Shkak i ngjarjes së rëndë dtshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Çfarë thottë policia

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

E shkuara e Gjin Gurit

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë.

Lexo edhe: Babanë ia vranë sot, vetë u plagos rëndë! Më 2021 i vendosën tritol në lokal, e shkuara e errët e Gjin Gurit

Në 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij.

Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Ai figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh./Albeu.com

The post Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi appeared first on Albeu.com.