gjetja punonjësve Archives - Albeu.com

Sektori call center sytë nga Afrika për gjetjen e punonjësve
Numri i të punësuarve në sektorin call center, gjatë vitit 2023 shënoi tkurrje. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në periudhën janar-tetor 2023, në sektorin call center ishin 9,894 të punësuar.

Numri i të punësuarve në vitin 2022 ishte 11,452. Krahasuar me numrin vjetor të të punësuarve në 2022, numri i tyre ka rënë me 13%.

Në 2015-n, ky sektor kishte 25,000 të punësuar. Krahasuar me 2015-n, numri i të punësuarve është pakësuar me 60%.

Edhe këtë vit, kompanitë e sektorit do të vijojnë të jenë në vështirësi për gjetjen e punonjësve.

Operatorët rendisin si arsye kryesore të thellimit të hendekut nga viti në vit, largimin e të rinjve në emigracion.

Ndërsa zgjerimi i kontratave me operatorë ndërkombëtare, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive) ka sjellë që ky sektor të mos jetë tërësisht i varur nga italishtfolësit.

Për zgjidhjen e kësaj problematike, kompanitë janë duke shqyrtuar mundësinë e punësimeve të të rinjve nga vendet e Afrikës dhe Filipinet që kanë njohuri të gjuhës angleze dhe asaj franceze.

Lorenc Goga, nga “Facile.it”, tha se mbetet një opsion për t’u parë mundësia e marrjes së punonjësve nga Filipinet, apo shtetet e Afrikës së Veriut, si Tunizia dhe Maroku dhe të Afrikës Perëndimore, Gana dhe Nigeria.

“Nëse brezi i viteve ‘80-‘90 mësuan në mënyrë autodidakte gjuhën italiane, tashmë kjo nuk po ndodh më masivisht me të rinjtë e sotëm. Problematika kryesore nuk është mungesa e njohurive për gjuhë të huaja, pasi pjesa dërrmuese e të rinjve të sotëm janë njohës të gjuhës angleze.

Ky është avantazh për sektorin që ka zgjeruar kontrata e shërbimet me shumë kompani ndërkombëtare.

Problemi kryesor mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Aktualisht, kompanitë call center nuk mund t’i përgjigjen me punonjës zhvillimit të këtij tregu.

Në shumë raste jemi të detyruar që fushatat e shërbimit që mund t’i kryenin në vend, i kemi transferuar në Itali për zbatim, pasi nuk gjejmë punonjës. Një alternativë mbetet studimi i opsionit për marrjen e punonjësve të huaj”, tha ai.

Ndonëse deri tani nuk është finalizuar asnjë kontratë për rekrutime punonjësish në call center nga Filipinet dhe vendet e Afrikës.

Goga thekson se para zbatimit të kësaj mase, është mjaft e domosdoshme që të mbështeten nga institucionet shqiptare me hartimin e një legjislacioni, për formalizimin e marrëdhënieve me punonjësit e huaj dhe për kualifikimin e tyre, me qëllim përjashtimin e rreziqeve të mundshme për mosfunksionimin e saj.

Për sa i përket alternativës tjetër për zgjidhjen e problematikës së punësimeve, duke përdor Inteligjencën Artificiale, Lorenc Goga, pohon se të gjitha kompanitë kanë avancuar me investimet për automatizim, duke i ndihmuar në reduktim kostosh, por roli i njeriut në këtë sektor mbetet i pazëvendësueshëm.

Edhe kompanitë e tjera të sektorit call center, e kanë ngritur më herët shqetësimin se problematika me rekrutimet ka nisur që në vitin 2017 dhe vitet e fundit, është kthyer në një shqetësim real.

Më tepër tkurrje të të punësuarve, kanë kompanitë e vogla call center.

Të mëdhenjtë, pas rënies së numrit të të punësuarve në pandemi, kanë nisur rikuperimin me rekrutimet.

Numri i kompanive call center, sipas të dhënave të DPT-ve në 10- mujorin e 2023 ishte 466 nga 523 operatorë që kryenin aktivitetin call center në 2022.

Rënia e numrit të operatorëve është rreth 11%.

Administratori i kompanisë “Albacontact”, Ervin Gogo, pohoi se në terma afatshkurtër, problemi duket i pazgjidhshëm për sektorin, duke rrezikuar tkurrjen deri në mbylljen e kompanive të vogla.

The post Sektori call center sytë nga Afrika për gjetjen e punonjësve appeared first on Albeu.com.