Gjergj Nika Archives - Albeu.com

U vetëshpall kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, KAS lë jashtë garës Gjergj Nikën
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për tu regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat e ligjit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Sipas tyre ligji shqiptar nuk e njeh vetëshpalljen kandidat, ndaj duhet Komiteti Nismëtar, edhe pse Nikës, për shkak të mandatit si këshilltar, nuk do t’i duhej të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të Vlorës.

Nika nuk u regjistrua në shkallën e parë administrative nga Komisioneri Celibashi, vendim që u konfirmua edhe nga KAS.

Tashmë mundësia e tij e fundit mbetet Kolegji Zgjedhor, sikurse edhe relatori Ilir Rusmali i tha.

“Provojeni fatin në Kolegj”, tha Rusmali.

The post U vetëshpall kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, KAS lë jashtë garës Gjergj Nikën appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Gjergj Nika “heq dorë” nga PD, shpall kandidaturën e pavarur: E djathta është zhdukur nga harta politike e qytetit
Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë Partia Demokratike, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Në një deklaratë, Nika tha se Vlora ka nevojë për një përfaqësim të denjë dhe të sinqertë, duke theksuar se ka vendosur të kandidojë si i pavarur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve përtej partive politike.

Edhe pse vjen nga PD, Nika nuk ka mbështetjen zyrtare të demokratëve, të cilët në këtë garë mbështesin një tjetër kandidat të pavarur, Dionis Sota.

Si anëtar aktual i Këshillit Bashkiak, Nika nuk ka pasur detyrimin ligjor për të dorëzuar formularët për regjistrimin e Komitetit Nismëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ligji i njeh automatikisht të drejtën për të kandiduar pa kaluar nëpër hapat burokratikë që kërkohen për kandidatët e tjerë të pavarur.

DEKLARATA E PLOTË:

Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike.

Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh.

E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë private, ku pushteti nuk u shërben qytetarëve, por miqve të pushtetit. Tenderat, emërimet, vendimmarrjet, gjithçka sillet rreth një qarku vicioz interesash ndërsa qytetari i zakonshëm është i pafuqishëm në shfaqjen e përditshme të arrogancës dhe abuzimit.

Nga ana tjetër, e djathta, pothuajse është zhdukur nga harta politike e qytetit. Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar, që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, me historinë e saj dhe me qytetin tonë, me të djathtën apo me parimet që përfaqësojmë.

Kandidatë që kanë qenë produkt i pazareve të lidershipit dhe enturazhit të tij, jo i vullnetit të demokratëve të vërtetë.

Unë kam qenë aktiv dhe i angazhuar në Këshillin Bashkiak, një zë i fortë dhe i pandikuar në mbrojtje të qytetarëve vlonjatë, të drejtave të tyre dhe të interesit publik edhe kur të tjerët heshtnin.

Kam qenë gjithmonë në krah të njerëzve të ndershëm që duan një qytet më të mirë, më të drejtë dhe më të lirë.

Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj, sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë!

Kandidoj, sepse në këto vite, kryesia e degës lokale të PD-së ka larguar sistematikisht njerëzit më të aftë, më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më të lirë, për të mbajtur afër vetëm të bindurit dhe idealistët, idealizmin e të cilëve e përdor.

Kandidoj sepse nuk dua ta shoh më Vlorën peng të një partie që s’qeveris dot ndryshe veçse për klientët e saj, dhe as të një opozite që rri në radhë për emërime, jo për ideale.

Sot, Vlora ka nevojë për një alternativë të re, për një kandidaturë që nuk ndan, por bashkon.

Unë jam kandidati sot dhe nesër kryetari përbashkues, për të gjithë qytetarët e Vlorës, që për shumë kohë nuk kanë pasur zë dhe përfaqësim.

Do të jem zëri i të gjithë atyre që janë lodhur nga servilizmi, nga pazaret, nga fytyrat që nuk ikin kurrë! Do të jem kandidati sot e kryetari nesër i qytetarëve, jo i pazareve.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike.

Një qytet i lirë fillon me një votë të lirë!

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Gjergj Nika “heq dorë” nga PD, shpall kandidaturën e pavarur: E djathta është zhdukur nga harta politike e qytetit appeared first on Albeu.com.