Gjergj Ndërshtiqaj Archives - Albeu.com

106 plumba në atentatin ndaj Gjergj Ndërshtiqajt, detajet e panjohura më parë
Kjo datë duhet të ishte një ditë e zakonshme për Gjergj Ndërshtiqajn që kishte marrë leje nga Akademia e Policisë ku studionte për tu bërë oficer. Atë të marte, 30-vjeçari dhe familja e tij kishin hapur dyert për të pritur njerëzit me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjyshit.

Në mbrëmje, Gjergji së bashku me kunatin e tij, Gjon Leka marrin makinën e një miku dhe largohen nga lokali ku konsumuan kafe. Ata po shkonin drejt parkimit ku oficeri i policisë kishte parkuar veturën e tij.

Katër autorët e atentatit, të maskuar, ndoqën me makinën e tyre, mjetin ku udhëtonte polici për rreth 3 km. Në momentin që makina e oficerit ndalet, ky i fundit pasagjer, zbret dhe menjëherë vë re lëvizje të çuditshme në drejtim të tij.

Nga makina e atentatorëve zbresin 3 pasagjerët e maskuar që nisin furinë e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Ndërshtiqajt dhe kunatit, Gjon Leka. Ky i fundit vrapon menjëherë sapo del nga makina, duke u shoqëruar nga breshëria e plumbave, ndërsa efektivi i ri i policisë fshihet pas makinës.

Furia e kallashnikovëve bën që automjeti të shpërthejë. Flaka largon atentatorët, ndërsa fatmirësisht Ndërshtiqaj dhe Leka arrijnë të mbijetojnë. 106 plumba u lëshuan në drejtim të dy të plagosurve.

Gjergj Ndërshtiqaj mori 3 plumba. Një në krah, një në gju dhe një në kofshë. 30-vjecari ka bërë dy operacione të rrezikshme. 3 proteza metalike dhe 21 vida janë vendosur në këmbën e tij të majtë, që dukshëm ka mbetur me pasoja. I riu ka qëndruar një muaj e gjysmë në regjim shtrati, 1 muaj e gjysmë me paterica, ndërkohë tashmë ecën me vështirësi. Gjon Leka mori dy plumba. 1 në këmbë dhe 1 në brinjë.

Objektivi i atentatit të marsit të 2024 dyshohet se ishte Gjergj Ndërshtiqaj për shkak të profesionit. I riu në vitin 2020 ka punuar si patrullë e përgjithshme. Nga maji i 2021 deri në vitin 2023 ka punuar si SPZ në zonën e Shoshit. Një prej aktiviteteve kryesore të punës së tij ishte zbulimi dhe asgjësimi i fushave me kanabis sativa. Një veprimtari shumë e përhapur dhe e njohur në zonë, por si duket i ka sjellë dhe konflikte policit të ri.

Nga viti 2023 ndiqte studimet e Akademisë së Policisë për oficer. Momentalisht, Prokuroria e Shkodrës vazhdon hetimet për atentatin ndaj Ndërshtiqajt, por nuk ka arritur të zbardhë autorët e ngjarjes.

Është regjistruar procedim penal, për veprën penale të parashikuar nga nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal. Janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe aktualisht çështja është akoma në hetim./Top Channel

The post 106 plumba në atentatin ndaj Gjergj Ndërshtiqajt, detajet e panjohura më parë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / 111 plumba në drejtim të Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij në Shkodër, dalin pamjet nga atentati, makina shpërthen në flakë
Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat. Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.

Ata u qëlluan me të paktën 111 plumba, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këto pamje të publikuara nga Ora News, shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16. Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.

The post VIDEO / 111 plumba në drejtim të Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij në Shkodër, dalin pamjet nga atentati, makina shpërthen në flakë appeared first on Albeu.com.