gjergj hani Archives - Albeu.com

“Unë ftoj edhe budallenj në studio, por ti dukesh njeri normal, ç’kërkon në garë të paracaktuar me Lulin?!” – Rakipi pyet Gjergj Hanin për zgjedhjet në PD
Gjergj Hani, kandidati për kreun e Partisë Demokratike të vulës, që kandidon përballë Lulzim Bashës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Hani u pyet nga Ylli Rakipi se përse po kandidon në një garë të paracaktuar, pa rregulla dhe ku të gjithë e dinë se do të fitojë Basha.

Hani tha se nuk ka hyrë në këtë garë për të fituar, por për të t’ju thënë demokratëve dhe shqiptarëve “të vërtetën”.

Ylli Rakipi: Zoti Hani unë jam shumë i habitur. Në emision thërras njerëz të ndryshëm, intelektual, të mençur edhe mitomanë, por ndonjëherë ftoj edhe budallenj. Ti dukesh njeri shumë normal, çfarë bën ti këtu në një garë që edhe foshnjat e dinë se është e paracaktuar dhe fiton Basha?

Gjergj Hani: Gjendjen në të cilën është PD, zgjedhja e zotit Basha do ta çojë në vdekje partinë. Zoti Basha nuk ka identitet politik. Atë mund ta quash një socialidemokrat, në rastin më të mirë. Socialdemokratët dihet, janë ata që mundohen të bëjën aleanca gjithandej.

Ylli Rakipi: Pse nuk e lë të vdekurin të vazhdojë punën e tij? Zakonisht të vdekurin e ngarkojnë dhe e çojnë te vendi…

Gjergj Hani: Unë kam detyrë timen dhe ky ishte rasti, për të kapërcyer facebook-un, që t’ju them shqiptarëve të vërtetën. Nëse PD nuk ndahet me një analizë logjike, jo sherr, jo acide, pa një analizë logjike të së shkuarës, pa pranuar të vërteta të hidhura, pa formuar një filozofi të saj dhe pa ndarjen nga komunizmi, nuk ka shanse të mbijetojë sepse është distopi e sistemit, një e majtë e maskuar si e djathtë.

Ylli Rakipi: Të gjitha këto nuk i luan topi…

Gjergj Hani: Nëse unë do të bëja llogari, fitoj apo nuk fitoj, nëse do të hyja me premisën e karrierës, unë nuk do t’i hyja.

Ylli Rakipi: Saliu mori ca kohë Uran Butkën dhe e vuri kandidat. Luli merrte Eduard Selamin. Edhe ty këtë do të bëjnë dhe fiton Basha.

Gjergj Hani: Nuk më interesojnë numrat, e bëj që t’ju them njerëzve që ky është mashtrim. Puna është që duhet të fitojë e drejta, jo Basha apo Gjergji.

Ylli Rakipi: Zoti Hani, këtu fitojnë idetë, por gjithmonë idetë e këqija.

The post “Unë ftoj edhe budallenj në studio, por ti dukesh njeri normal, ç’kërkon në garë të paracaktuar me Lulin?!” – Rakipi pyet Gjergj Hanin për zgjedhjet në PD appeared first on Albeu.com.

Miratohen kandidaturat në mbledhjen e Kryesisë, Basha dhe Hani në garë për kreun e PD
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë miratuar kandidaturat për kryetar në garën e 29 e korrikut.

Lulzim Basha do të sfidohet nga Gjergj Hani, në zgjedhjet që tashmë janë shumë të kontestuara.

Në një njoftim nga Kryesia thotë se nisur nga zhvillimet e fundit brenda PD,  vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

NJOFTIMI PËR MBLEDHJEN E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

– Gjergj Tomor Hani

– Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë.

The post Miratohen kandidaturat në mbledhjen e Kryesisë, Basha dhe Hani në garë për kreun e PD appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike
Lulzim Basha ka depozituar sot kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të Partisë Demokratike.

Ish-kryedemokrati, ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar, pasi nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Lajmi për kandidaturën e Bashës për kryetar partie konfirmohet nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Më herët kandidaturën për kreun e ri të PD-së e ka shpallur publikisht edhe Gjergji Hani. Në këtë mënyrë, Lulzim Basha, bëhet kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Gjergj Hani,ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 29 korrik.

/albeu.com/

The post Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.

Zbulohet “Maqo Lakrori” i Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë
Lulzim Basha ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet Brenda Partisë Demokratike më 29 korrik, megjithatë ai ka bërë rikthimin e tij dhe mban ditë pas dite takime me mbështetësit.

Mes përplasjeve dhe tensioneve të shumta, mbështetësit e tij miratuan 29 korrikun si datë për zgjedhjen e kryetarit të ri, teksa tani po këmbëngulin që të zgjedhin Komisionin Zgjedhor pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë edhe Statutin e partisë.

Megjithatë, edhe pse nga ana e Bashës nuk ka ende diçka zyrtare, tashmë është shpallur edhe kundërshtari i tij.

Ish-politikani Gjergj Hani ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike, me anë të një postimi në rrjetet sociale, por edhe në disa dalje mediatike, ku ka treguar dhe arsyet e garimit.

Rasti në fjalë të kujton garën brenda Partisë Socialiste në vitin 2005, kur në garë ishin Edi Rama dhe Maqo Lakrori, një nga themeluesit e partisë. Rama mori mbi 93% të votave Lakrori vetëm 6.7%

Postimi i plotë i Hanit:

UNË JAM BASHKË ME TY

Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim I ndjerë së brëndëshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën.

Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem I zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti I atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.

Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.

Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katoëice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar I kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.

Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.

Koha është tirani më I madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.

E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e realiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.

Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë.

Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjergj Hani

The post Zbulohet “Maqo Lakrori” i Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë appeared first on Albeu.com.