gjergj erebara Archives - Albeu.com

Rënia politike e Erion Veliajt, i riu mes një brezi politikanësh të vjetër
nga Gjergj Erebara

Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej dhjetë vjetësh dhe njeriu që për shumë vite u konsiderua si pasardhësi potencial i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, e kaloi natën mes të hënës dhe të martës në qelitë e njësisë së paraburgimit të Tiranës, njohur në gjuhën popullore si Burgu 313 apo Burgu i Vjetër, ndërkohë që disa qytetarë organizuan në festë simbolike për të shprehur gëzimin për arrestimin e tij.

Veliaj, i cili njihet për kontrollin ekstrem që ushtronte mbi shumicën e mediave në vend dhe për prodhimin e materialeve propagandistike përmes një ushtrie me punonjës të bashkisë, u shfaq i sinkronizuar në rrjetet sociale dhe në disa televizione duke luajtur me fëmijët në një kopsht në Yzberisht paraditen e së hënës, në pamje të etiketuara si transmetim “live”. Por ndërsa mediat konvencionale dhe sociale ishin duke transmetuar këto pamje, fakti është që në zyrën e kryetarit të bashkisë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit po i prezantonin atij vendimin e gjykatës për masë sigurie arrest me burg.

Përgjatë një dekade në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj shpëtoi pa u prekur nga disa hetime dhe skandale të mëdha, duke filluar nga vdekja e një punëtori minoren në landfillin e Sharrës në vitin 2016, te skandali i incineratorit të Tiranës vitin e kaluar.

Por ai nuk i mbijetoi dot një hetimi pasuror të hapur pas një emaili të dërguar nga një njeri i panjohur, i fshehur pas një pseudonimi, i cili duket se dispononte informacion shumë të saktë mbi përfitime potencialisht korruptive të Veliajt përmes bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila gjatë viteve të fundit është prezantuar në publik si patrone arti; edhe pse shumë ngritën pikëpyetje gjatë viteve të fundit se nga vinin paratë për disa bamirësi artistike të krijuara pasi Veliaj ishte zgjedhur si kryetar i Bashkisë Tiranë, duke siguruar një trampolinë nga ku supozohej se do të mund të kërcente lehtësisht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste për t’u projektuar si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Veliaj e nisi karrierën si drejtues i një grupi aktivistësh antikorrupsion, mbështetur nga fonde të ofruara nga donatorët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni i perceptuar si i gjithëpërhapur në kohën e qeverisjes socialiste të dytë, mes viteve 2001 dhe 2005. Veliaj kërceu me shpejtësi nga shoqëria civile në politikë, duke përdorur kapitalin e akumuluar nga fushata antikorrupsion e Lëvizjes Mjaft për të krijuar një parti të quajtur G-99, suksesi i së cilës në zgjedhjet e vitit 2009 ishte aq i paktë sa efektivisht partia u zhduk pak më vonë, ndërsa Veliaj kaloi te Partia Socialiste, për të cilën u zgjodh deputet në vitin 2013 dhe kryetat i Bashkisë Tiranë në vitin 2015.

Kërcimi i shpejtë nga shoqëria civile te politika si dhe kompromiset që angazhimi politik kërkon dukshëm e ktheu Veliajn në një zhgënjim për brezin e tij. Njeriu që nisi karrierën si aktivist kundër korrupsionit, u pa në mënyrë të përsëritur duke treguar besnikëri ndaj Ilir Metës, politikanit që u bë për shumë dhe shumë vite simbol i korrupsionit. Gjatë qeverisjes së parë socialiste, 2013-2017, ndërsa marrëdhëniet mes socialistëve dhe aleatëve të tyre ish-armiq LSI filluan të prishen, Veliaj u pa shpesh si një figurë lojaliste e koalicionit, deri në ditët e fundit, kur u përfol si personi ndërmjetës mes Ramës dhe Metës për një kompromis të orën e fundit për ta ruajtur koalicionin para zgjedhjeve të vitit 2017.

Pozicioni i Veliajt në radhët e socialistëve duket se u forcua shumë pas vitit 2018 kur, pas një hetimi italian, rivali i tij potencial Saimir Tahiri, hasi telashe me drejtësinë. Pozicioni i Tahirit u dobësua gradualisht deri sa ai përfundoi në burg i dënuar për abuzim me detyrën, pasi doli i pafajshëm ndaj akuzës më të rëndë për trafik ndërkombëtar droge.

Rivaliteti mes Veliajt dhe Tahirit ishte një sekret i njohur nga të gjithë dhe që shpesh u shfaq në formën e konfliktit të hapur. Karakteri i Veliajt për të nxitur rivalitete, me raste jo fort politikisht të arsyeshme, duket se ishte edhe një faktor që solli në instancë finale, pas disa tentativave të pasuksesshme, rrëzimin e tij.

Gjatë dhjetorit 2024, kur u bë e qartë që problemet ligjore të Veliajt ishin serioze, pasi SPAK kërkoi dhe mori miratim për bastisje për një numër zyrash dhe banesash në Tiranë dhe  Durrës, aleatët e Veliajt në media sugjeruan se informacioni që iu dërgua SPAK përmes një emaili anonim mbante erë konflikti të brendshëm mes socialistëve, një luftë e pakompromis për pushtet, e cila, siç duket, mundet ta rrëzojë një politikan.

Problemi i parë serioz i Veliajt me drejtësinë daton në vitin 2016, kur në landfillin e Sharrës, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, u gjend i vdekur. Para se Gjoklaj të gjendej i vdekur, bashkia ishte angazhuar në një fushatë që ndalonte romët që të grumbullonin plastikë të riciklueshme, duke shpallur se mbeturinat ishin “pronë e bashkisë”. BIRN raportoi në atë kohë se në fakt, fushata fshihte interesat private të një kompanie që ishte lejuar nga bashkia që të grumbullonte materialet me vlerë në landfillin e Sharrës, duke krijuar de facto një monopol në industrinë e riciklimit, e cila në atë kohë ishte goxha e zhvilluar në Shqipëri. Ishte në fakt kjo kompani ajo që rezultoi se punësoi 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj për një turn nate, i cili u gjend i vdekur.

Ngjarja kaloi gjithsesi pa shumë telashe për Veliaj, i cili, pasi u akuzua se kishte ndërhyrë në disa media për të pushuar nga puna gazetarë që kishin hetuar apo kishin tentuar të hetonin ngjarjen, hetimet e prokurorisë u mbyllën pa ndonjë pasojë për të apo për zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Veliaj shpëtoi pa pasoja edhe në vitin 2020, kur rezultoi se hotelin për disa zyrtarë të bashkisëpër një aktivitet propagandistik të Veliajt në Barcelonë, e pati paguar biznesmeni Shkëlqim Fusha, një nga kontraktorët më të mëdhenj të punimeve publike, përfshirë shumë kontrata me Bashkinë Tiranë. Veliaj shpëtoi edhe në dy raste të tjera, rasti i hetimit të incineratorit të Tiranës dhe rasti i hetimit të dosjes 5D, në të cilën, disa drejtues të bashkisë kishin krijuar një kompani nën pronësi të rreme për të përfituar dhjetëramiliona euro nga paratë e taksapaguesve.

Pikërisht pasi këto çështje kaluan pa pasoja për Veliajn, një email dërguar nga qytetari Nesti Angoni (i cili rezulton se nuk ekziston dhe është pseudonim) në shkurt të vitit 2024, furnizoi te SPAK të dhëna të cilat bindën prokurorët për të hapur një hetim pasuror kundër kryebashkiakut.

Një vit më vonë, Veliaj përfundoi prapa hekurave, por vlen të theksohet se në rastin e tij, prokurorët bëjnë me dije se kanë zbuluar jo thjesht një apo shumë episode korruptive, por një skemë të madhe pëfitimesh të vazhdueshme nga së paku pesë biznesmenë, të cilët janë kryesisht sipërmarrës në sektorin e ndërtimit. Sipas prokurorëve, skemat e përfitimit të Veliajt përfshijnë pagesa për një numër entesh të regjistruara si organizata jofitimprurëse apo kompani në pronësinë apo kontrollin de-facto të familjarëve të Veliajt. Prokurorët vërejnë se kanë identifikuar 10 raste transaksionesh të tilla të dyshuara korruptive dhe se përfitimet e identifikuara si të parregullta arrijnë në së paku 110 milionë lekë. Në veçanti, prokurorët përmendin faktin se përgjatë katër viteve, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka shpenzuar rreth 87 milionë lekë për blerje bizhuterish e veshjesh në internet, blerje që nuk i ka deklaruar në deklaratën e pasurisë.

Masa e sigurisë për pesë biznesmenë, përfshirë Shkëlqim Fushën, kontraktori i projekteve të panumërta të akorduara nga Bashkia Tiranë, të tilla si Sheshi Skënderbej, apo i Gentian Sulës, kontraktor i teatrit të ri, përbën një risi për nga numri i personave të vendosur në hetim si dhe për nga profili i tyre.

Hetimi ndaj Veliajt ka gjasa do të shënojë një shkallë të re në historikun e punës së prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kërkuar për të dhëna dhe prova në skema të komplikuara të dyshuara korruptive, në të cilat, përfitimet fshihen përmes veprimeve të maskuara si donacione artistike. Kjo gjithsesi nuk e la të kënaqur opozitën, e cila përballet me telashet që kryetarët e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë me drejtësinë dhe që kanë akuzuar SPAK se vepron si marionetë e kryeministrit Edi Rama.

Duke komentuar arrestimin, Belind Këlliçi, një nga politikanët e opozitës, sugjeroi se arrestimin duhet ta ketë organizuar Edi Rama për të sfumuar një lëvizje politike të Partisë Demokratike, rekrutimin e një menaxheri amerikan për fushatë elektorale, i cili ka punuar më herët për Donald Trump.

Duke shkruar nga qelia, Veliaj sulmoi njërin prej prokurorëve dhe i përshkroi pagesat e identifikuara nga SPAK si “sponsorizime aktivitetesh kulturore”.

“…më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën,” shkroi Veliaj në Facebook. Ironikisht, ai dhe armiku politik i socialistëve, Sali Berisha duket se kanë së paku një gjë të përbashkët. Biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili është nën hetim nën akuzën e korrupsionit aktiv të ish-kryeministrit Sali Berisha, u vu kësaj here nën një akuzë të dytë, për korruptimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Problemet e Veliajt me drejtësinë pritet të rikthejnë në fushëbetejën politike edhe postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, një nga çmimet më të rëndësishme politike në vend. Në raste të tilla zakonisht i takon kryeministrit të shpallë shkarkimin e Veliajt dhe presidentit të shpallë zgjedhje të parakohshme. /BIRN

The post Rënia politike e Erion Veliajt, i riu mes një brezi politikanësh të vjetër appeared first on Albeu.com.

Gjergj Erebara: Rruga e Arbrit, rrugë dhish që nuk funksionon! Prokurorët janë qorra, nuk shohin…
Gazetari Gjergj Erebara ka folur mbrëmjen e sotme për projektet dhe kostot e rrugëve.

Gjatë bisedës në News 24, ai u ndal te rruga e Arbrit.

Sipas tij problem është fakti se nuk punohet dhe se rruga e hapur nuk kryen asnjë funskion.

“Problemi kryesor është se aty nuk punohet, ne paguajmë para rregullisht por produkt nuk kemi. Rruga e hapur deri tani është rrugë dhish. Ne paguajmë para, por rrugën nuk e kemi. Ne nuk mund të vijojmë të japim para për një rrugë që nuk ekziston. Edhe një segment tjetër nga Klosi deri në Bulqizë nuk punohet. Aktualisht kemi një rrugë dhish, në majë të malit, panoramike por që nuk funksionon. Prokurorët janë qorra që nuk e shohin se është një kontratë që ka dy pale, një palë nuk e zbaton dhe pala tjetër  që është taksapaguesi që paguan. Sa i përket rrugës Kardhiq-Delvinë, gjurmët e korrupsionit janë në të gjitha anët, ndërsa prokuroria bën sikur nuk sheh që tenderat për lotët 6 ishin të korruptuar. Është e pamundur që tre kompani të hyjnë në garë për një rrugë dhe ofertat të jenë pranë fondit limit dhe po të shohësh të shtesat  e fondeve, në këtë projekt , logjika ta do që në një rast të jetë 5 %  një 15%, por në të gjitha rastet është deri diku 16-17%”, tha Erebara./Albeu.com/

The post Gjergj Erebara: Rruga e Arbrit, rrugë dhish që nuk funksionon! Prokurorët janë qorra, nuk shohin… appeared first on Albeu.com.

Prefekti nuk është tallje vetëm me Qazim Mulletin
Nga Gjergj Erebara

Në Shtetet e Bashkuara, një debat u hap mbi mënyrën se si duhet të shohim disa krijime letrare apo artistike të dekadave më parë, krijime që janë konsideruar si kryevepra në kohën kur janë bërë e nga pikëpamja artistike, ndoshta janë edhe sot, por që temat që ata trajtojnë dhe mënyra se si i trajtojnë, i bëjnë fyese për komunitetin e afroamerikanëve, forcojnë stereotipet dhe justifikojnë racizmin që është një realitet edhe në ditët tona.

Debati kryesor lidhet me librin dhe filmin Gone With the Wind, (Bashkë me erën), romani i Margaret Mitchell i vitit 1936 dhe filmi jashtëzakonisht i suksesshëm i vitit 1939. Pas debateve në media, rrjeti HBO vendosi ta heqë atë film nga transmetimi për arsyen e thjeshtë se, kryevepër apo jo, ai roman dhe ai film normalizojnë skllavërinë, paraqesin skllavin si një anëtar i lumtur i familjes dhe skllavëpronarin si njeri normal.

Në Shqipëri, komedia Prefekti, për të cilën ka pasur një debat ditët e fundit nëse duhet apo jo të transmetohet, është pak a shumë si Gone With the Wind por pa meritat artistike të kësaj të fundit. Është një komedi që supozohet se tallet me Qazim Mulletin, zyrtar fashist i Luftës së Dytë Botërore, por në fakt komedia stereotipizon të gjithë popullsinë e njohur konvencionalisht si “tiranasit e vjetër”, duke përdorur në skenë dhe në ekran dialektin e tyre shumë vite pasi dialektet u shpallën të paligjshme në kongresin e anti-gjuhës shqipe në vitin 1972.

Edhe te Gone With the Wind ka një element të tillë përccmues, anglishtja e folur nga zezakët e Amerikës si një gjuhë e pakultivuar njerëzish gjysmëanalfabetë që nuk bëhen dot “të bardhë”.

Mesazhi propagandistik i komedisë është i qartë: partia e punës, e cila ishte pagatorja e të gjitha veprave të artit në Shqipëri në atë kohë, synonte të etiketonte një pjesë të popullsisë si e trashë, dembele dhe hajdute banale. Në veçanti, skena në të cilën bashkëshortja e Qazim Mulletit paraqitet si një njeri pa shkollë, të cilës i pëlqen një qilim zyre dhe kërkon menjëherë ta vjedhë, përbën një instrument dhune verbale jo ndaj Qazim Mulletit dhe jo aq shumë ndaj bashkëshortes së tij, por kundër të gjithë tiranasve.

Stereotipizimi i një popullsie ka shërbyer në të gjithë historinë e njerëzimit për të justifikuar persekutimin e saj. Fillimisht ishte skllavëria, pastaj erdhi racizmi për të justifikuar skllavërinë. Hebreu ishte fillimisht makuti fajdexhi para se të përfundonte në kamp përqendrimi. Tiranasi i vjetër ishte i trashë dhe rrjedhimisht duhej të përfundonte punëtor miniere. Tiranasi i vjetër ishte fashist dhe për rrjedhojë, grabitja e pronave të tij ishte e justifikuar.

Mbrojtësit e komedisë, përfshirë Erjon Braçen, që tentojnë ta justifikojnë atë me faktin që Qazim Mulleti ka qenë zyrtar fashist dhe që fashistët kanë vrarë antifashistë, (që në fakt edhe antifashistët kanë vrarë fashistë dhe komunistët kanë vrarë shumë të tjerë që nuk ishin as fashistë dhe as antifashistë), duhet të mendojnë pak më gjatë nëse atyre do t’u pëlqente që ndonjë armik politik të bënte ndonjë komedi për t’i tallur jo vetëm ata, por familjet e tyre apo komunitetet nga vijnë, duke i paraqitur ata si të trashë sepse janë të paaftë të flasin gjuhën zyrtare dhe kanë mbeturina dialektesh në të folur, apo janë hajdutë banalë që vjedhin një qilim nga zyrat e shtetit.

Komedia Prefekti është mirë të mos shfaqet./Birn

The post Prefekti nuk është tallje vetëm me Qazim Mulletin appeared first on Albeu.com.