gjeorgj Archives - Albeu.com

Gjeorgji/ Partia opozitare raporton për sulm në zyrat e saj
Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë tha të shtunën se zyrat e saj në Tbilisi u sulmuan gjatë natës nga dhjetëra burra të maskuar.

Gjatë sulmit u dëmtuan pajisjet dhe u thyen xhamat e zyrës, sipas pamjeve të publikuara nga kjo parti në rrjetet sociale.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë se ka nisur një hetim për këtë sulm.

Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet në Gjeorgji janë të larta, pasi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e miratoi një legjislacion kundërthënës për “agjentët e huaj”.

Ky ligj ka nxitur protesta shumë të mëdha nëpër rrugët e Tbilisit.

Kundërshtarët e këtij ligji thonë se ai është autoritar dhe është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm në Rusi.

Bashkimi Evropian thotë se ky ligj ia rrezikon Gjeorgjisë rrugën drejt integrimit në bllokun 27-anëtarësh.

Këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vendosi regjim vizash dhe tha se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet.

Ëndrra Gjeorgjiane ka ngulur këmbë se mbetet e përkushtuar që t’iu bashkohet institucioneve perëndimore dhe ka thënë se ligji ka për qëllim vetëm rritjen e transparencës për financimin e OJQ-ve./rel

The post Gjeorgji/ Partia opozitare raporton për sulm në zyrat e saj appeared first on Albeu.com.