gjenite Archives - Albeu.com

Si i fitojnë paratë gjenitë?
Nga Jonny Tomson

Me fat janë ata njerëz që paguhen për të bërë atë që duan. Siç e thotë edhe shprehja “Nëse gjen një punë që e do, nuk do të duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde!”. Por pak njerëz mund të mbijetojnë vetëm nga një punë që e dashurojnë vërtet. Artistët, shkrimtarët, muzikantët, kërcimtarët, aktorët ose koleksionistët anembanë botës dëshirojnë të fitojnë mjaftueshëm nga pasionet e tyre, që të mund ta mbajnë frymën gjallë.

Mjerisht, jeta e ka zakon të kërkojë nga ne atë që nuk duam ta japim. Pra, shumica prej nesh përfundojmë duke punuar në mënyrë që të mund të aktrojmë. E njëjta gjë vlente dikur për shumë prej artistëve, shkencëtarëve, novatorëve dhe mendimtarëve më të mëdhenj.

Gjenitë e historisë duhej të paguanin faturat dhe të ushqenin familjen, po aq sa ne të tjerët.

Sigurisht, shumë nga “njerëzit më të mëdhenj” të të gjitha kohërave patën shumë ndihmë. Ata ishin lordë ose baronesha, trashëgimtarë të pasurive, ose me titujt aristokrat. Por të tjerët kishin një prejardhje shumë më modeste. Ja 4 shembuj se si e fituan jetesën disa nga emrat më të mëdhenj në histori:

Isak Njuton

Njutoni ka qenë një nga njerëzit më të ditur dhe më inteligjentë në histori. Por familja e tij ishte fshatare, dhe babai i tij ishte një burrë i pashkolluar që nuk mund të shkruante dot as emrin e tij. Kur shkoi në Universitetin e Kembrixhit, ai duhej ta fitonte shkollimin e tij duke qenë shërbëtor i studentëve të tjerë.

Kur një epidemi murtaje i ktheu të gjithë studentët në shtëpi, Njutoni e kaloi kohën duke revolucionarizuar matematikën, optikën, fizikën dhe astronominë. Kur u rikthye në universitet iu dhanë poste të larta akademike. Por në atë kohë këto tituj nuk të dhuronin miliona. Pas vitesh punë të palodhur, presionesh nga mbreti katolik Xhejmsi II (pasi Njutoni ishte protestant) dhe një krize nervore, Njutoni vendosi të hiqte dorë nga të gjitha për t’u bërë i pasur.

Në Londër, ai përdori gjenialitetin e tij në matematikë për t’u bërë krye–bankier i mbretit. Me kursin e sotëm, ai ka të ngjarë të ketë pasur një pagë me 7 shifra. Pra, pavarësisht se shkroi atë që njihet si një nga veprat më të mëdha shkencore të të gjitha kohërave, Njutoni i fitoi paratë e tij kryesisht nga të qenit një bankier i qeverisë mbretërore.

Uilliam Shekspir

Jeta e një aktori është e vështirë. Ajo nënkupton orë të gjata pune, dhe ndonjëherë duhet të angazhohesh në 2 ose 3 shfaqje brenda ditësh. Aktorët e sotëm raportojnë nivele dukshëm më të larta të depresionit, ankthit dhe stresit sesa popullsia mesatare. Por gjërat ishin paksa më ndryshe në Anglinë e shekullit XVII-të.

Edhe pse njihet gjerësisht si shkrimtari, poeti, dramaturgu më i madh në histori, Shekspiri nuk pati një jetë luksoze me pallate, verëra dhe kuaj të mirë. Babai i Shekspirit, duke kursyer pak nga shitja e leshit në tregun e zi, i dha të riut Uilliam paratë për të blerë aksionet në kompaninë e tij të parë teatrale.

Kompania fitoi mirë, por asnjëherë aq shumë sa për ta bërë të pasur. Shekspiri nuk u pagua asnjëherë si autor i dramave, por nga fitimet e gjithë trupës së aktrimit. Nëse aktorët do të ishin të dobët, apo nëse shfaqja nuk do të vlerësohej, Shekspiri do të ishte në telashe.

Për Shekspirin ka shumë pak të dhëna. Por 2 dokumente tregojnë se ai pati 2 herë probleme me mospagimin e taksave. Nuk mund të jemi të sigurt nëse kjo ishte nga dyfytyrësia, neglizhenca apo mungesa e parave. Por dimë se në prag të vdekjes, Shekspiri jetonte në një shtëpi të mirë, por jo shumë të madhe. Ai i shiti aksionet e tij në kompaninë teatrore, për të pasur sa më shumëtë ardhura të disponueshme.

Mari Kyri

Fituese e Çmimit Nobel në dy fusha të ndryshme, Marie Curie ishte një nga 5 fëmijët e familjes, të cilën i ati e zhyti në mjerim pas një sërë investimesh të tmerrshme. Në moshën 17-vjeçare, Mari bënte 3 punë si mësuese, si lexuese për punëtorët dhe si guvernante, në mënyrë që të mund të financonte jo vetëm arsimin e saj, por edhe të motrës.

Kur shkoi në Universitetin e Sorbonës, në Paris, punonte aq shumë gjatë natës sa shpesh harronte të hante. Aty asaj iu dhanë grante të ndryshme kërkimore për të studiuar çelikun. Kur bashkëshorti i saj vdiq pasi u godit nga një karrocë, ajo mori përsipër punën e tij, dhe kështu u bë profesoresha e parë grua në Sorbonë.

Por pas fitimit të Çmimeve Nobel për fizikë dhe kimi, paratë nuk ishin më një problem për të. Me kursin e sotëm, çmimi i saj i vitit 1903 vlen afërsisht 550.000 dollarë. Dhe ajo fitoi 2 të tillë. Por në vend se t’i shpenzonte për një jetë mondane, Kyri i shpenzoi për krijimin e institucioneve kërkimore. Albert Ajnshtajni mendohet të ketë thënë: “Nga të gjithë njerëzit e famshëm, Kyri është e vetmja që nuk u korruptua nga fama!”.

Rene Dekarti

Nëna e Dekartit vdiq kur ai ishte vetëm1-vjeç. Babai i filozofit, një politikan i njohur i zonës, ishte shumë i zënë dhe shumë i varfër për t’u kujdesur për Renenë dhe vëllezërit e motrat e tij. Pasi u dërgua për të marrë një arsimim të mirë (por edhe të rreptë) tek Jezuitët, Dekarti lulëzoi si një nga gjenitë e  Rilindjes.

Por netët e gjata, leximi nën dritën e qiririt, dhe zhbërja e modelit shkencor aristotelian, bërë që Dekarti të braktiste jetën universitare pas një krize nervore. Gjithsesi me intelektin e jashtëzakonshëm vijnë shumë mundësi. Ai fitoi disa para duke përdorur teorinë e probabilitetit, përpara se t’i bashkohej ushtrisë.

Atje projektoi të gjitha llojet e fortifikimeve mbrojtëse, mjetet e rrethimit dhe armët vdekjeprurëse për të ndihmuar punëdhënësin e tij, Princin Moris të Nasaut. Por me gjithë gjenialitetin e tij në shumë fusha, Dekarti e përfundoi jetën e tij në arrati dhe në mëshirën e cilitdo që do ta pranonte ta punësonte.

Punë me gjysmë kapaciteti

E vërteta e trishtueshme e gjeniut, është se ai nuk paguan faturat. Pas çdo mendimtari, zbulimi, shpikjeje apo kryevepre arti, fshihen ose orë shumë të gjata pune të lodhshme ose një trashëgimi dhe pasuri e madhe. Fakt është se gjeniut i duhet kohë dhe para për t’u rritur.

Është dëshpëruese të mendosh se sa artistë, shkencëtarë, shkrimtarë apo filozofë kemi humbur, thjesht sepse ishin shumë të zënë me punë për të ushqyer fëmijët e tyre. Sa shpesh është shpërdoruar gjenialiteti duke larë enët apo duke rregulluar shtratin?

Kjo vlen sidomos për gratë. Filozofja angleze Meri Uollstounkraft, tha dikur se nëse shoqëria i detyron gratë të jenë qytetare të klasit të dytë – të mbyllura, të paarsimuara dhe të papunësuara – atëherë përparimi do të ecë vetëm me gjysmën e kapacitetit (vetë ajo ishte me fat pasi vinte nga një familje shumë e pasur).

Nëse u jepni njerëzve më shumë mundësi, atëherë do të merrni më shumë rezultate. Bursat shtetërore, grantet universitare, patronazhi privat dhe subvencionimet e qeverisë, janë të gjitha të nevojshme nëse synohet të lulëzojnë gjenitë. Ne duhet ta bëjmë sa më të lehtë që të jetë e mundur që njerëzit e shkëlqyer të bëjnë gjëra të shkëlqyera.

The post Si i fitojnë paratë gjenitë? appeared first on Albeu.com.

Të çmendur? Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog, pse gjenitë nuk janë asnjëherë normalë
Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog: e vështirë shumë që t’i imagjinosh si metodikë dhe të rregullt. Sepse gjenialiteti “nuk është normal”. Gjenitë na pëlqejnë kështu: ekstravagantë, të pavëmendshëm, mbi rregullat. Ndoshta sepse normaliteti pak u përshtatet mendjeve të shkëlqyera. E megjithatë shkenca sot është në gjendje të përgënjeshtrojë stereotipet më të përhapur. Njërin pas tjetrit…

I marrë, rebel dhe i izoluar. “Gomar” në shkollë, i pavëmendshëm, skorbutik. Janë të gjithë atribute që duket se shkojnë shumë mirë me gjeniun. Kush nuk e ka në mendje pamjen e Ajnshtainit? Apo shpërthimet e karakterit të Moxartit dhe Van Gogut? E megjithatë, jeta e mendjeve të mëdha të të kaluarës përgënjeshtron pothuajse gjithmonë stereotipet. Duke filluar nga ai më i zakonshmi, sipas të cilit inteligjencat e jashtëzakonshme shoqërohen pothuajse gjithmonë me marrëzinë. “Biografët shkojnë dhe nxjerrin në pah dobësitë e karakterit të gjenive, duke krijuar përshtypjen që ata janë psikologjikisht të brishtë”, thotë Cesare Cornoldi, docent i Psikologjisë në Universitetin e Padovës dhe autor i shumë librave mbi inteligjencën dhe të kuptuarit; “ne besojmë sepse imagjinata jonë zakonisht goditet më shumë prej përjashtimi në jetën e këtyre personave, se sa nga normaliteti”.

Më pas, për të përforcuar këtë ide shërbejnë historitë ekzemplare, si ajo e matematicienit të madh rus Grigorij Perelman, i cmendur pasi zgjidhi supozimin e Poincare, të cilin shkencëtarët përpiqeshin ta zgjidhnin prej një shekulli. Pasi refuzoi një cmim prej një milionë dollarësh që iu ofrua nga Clay Mathematics Institute në Cambridge, dhe nuk u paraqit që të marrë medaljen Fields, shpërblimi më i lartë që i njihet një matematicieni, Perelman jeton sot në varfëri bashkë me nënën e tij të moshuar në një lagje famëkeqe të Shën Petërsburgut, bishet si barbon dhe refuzon cdo lloj kontakti me ata që kërkojnë t’i afrohen. E megjithatë, rasti i tij është përjashtim më shumë se sa një rregull.

Tre studiuesit e tjerë që fituan medaljen Fields bashkë me të janë tashmë profesorë universitetesh të afirmuar. Ashtu sikurse dhe 50 matematicienët që e kanë marrë këtë cmim nga viti 1936 e deri sot, të cilët kanë mbuluar të gjithë detyra të rëndësishme akademike.

Pakëz marrëzi

Por klishetë përgënjeshtrohen mbi të gjitha prej numrave të mëdhenj. Si ata të një studimi të Karolinska Institute në Stokholm, që ka marrë në pyetje të gjithë popullsinë suedeze me objektivin për të verifikuar nëse me të vërtetë nivele të rritur të krijueshmërisë dhe inteligjencës janë më të zakonshëm mes të sëmurëve psikiatrikë se sa mes popullsisë në përgjithësi.

Përgjigja është jo. Jo vetëm nuk ka asnjë lidhje mes gjenisë dhe sëmundjes mendore; por përkundrazi, thuhet në studim, “mendjet krijuese kanë një probabilitet më të vogël që të vuajnë nga skizofrenia, depresioni, crregullimet e ankthit, autizmit, mungesës së vëmendjes, abuzimit me alkool dhe drogë, apo për të kryer vetëvrasje”. Dhe motivi është cuditërisht banal. “93 përqind e personave që kanë ndonjë mani thonë se kanë vështirësi për të cuar përpara një projekt”, shpjegon Simon Kyaga, që ka koordinuar studimin. “Sëmundja mendore në fakt kompromenton motivimin dhe ambicien, cilësi që janë në fakt thelbësore për të arritur suksesin personal”.

Duke thënë këtë, Kyaga përgënjeshtron edhe një tjetër klishe mes gjenive: atë pra, që atyre u vjen gjithcka e lehtë, për shkak të ndonjë aftësie pothuajse të mbinatyrshme. Nuk është aspak e vërtetë. Për të pikturuar Les demoiselles d’Avignon Pikaso bëri më shumë se 500 boca. Ajnshtaini u mor 9 vjet me elaborimin e teorinë e relativitetit të përgjithshëm duke nisur nga relativiteti i ngushtë botuar në 1905. Dhe Carls Darvin punoi me idenë e tij të evolucionit për disa dekada përpara se të mbërrinte në formulimin përfundimtar, në 1859. Giacomo Leopardi, i rishkruante vargjet e tij dhjetëra herë për të gjetur kombinimin e duhur mes tingullit dhe kuptimit.

Të keqkuptuar dhe rebelë

Pra, angazhimi është themelor me qëllim që talenti të afirmohet dhe të njihet, gjë që zakonisht ndosh shumë shpejt. Pavarësisht mitit të krijuar për gjeniun e keqkuptuar dhe që nuk ka shkuar mirë në shkollë, në të vërtetë “në shumicën e rasteve gjenialiteti identifikohet dhe kultivohet që në fazën e fëmijërisë”, thotë Katherine Uollett, studiuese e University College në Londër. Shembujt janë të shumtë.

Moxarti – që kishte padyshim një farë crregullimi të personalitetit – ka qenë një gjeni muzikor që kur ishte fëmijë. Dhe aftësia jashtë të zakonshmes në dizenjim dhe në pikturë nisi që të shfaqet shumë herët edhe tek Pikaso dhe tek Leonardo Da Vinci. Shkrimtari i ardhshëm gjerman, Volfgang Gëte (i cili ka patur një kuocient të inteligjencës, të vlerësuar aposteriori, prej 210, pra më i larti i historisë), shkëlqente që fëmijë në të gjitha lëndët, dhe që në moshën 15-vjecare ai njihte dhe fliste shumë mirë latinishten, greqishten, frëngjishten dhe italishten, i binte pianos, ishte shumë i aftë në skermë dhe në kalërim. Dhe në fund Ajnshtaini ka qenë gjithmonë i zoti në matematikë dhe në fizikë, dhe ai u përjashtua në provimin e parë për pranimin në Politeknikun e Zyrihut përpara se ngelej pas në lëndët e tjera.

Sigurisht, përjashtimet ekzistojnë: Stephen Hauking dhe Alessandro Manzoni, respektivisht fizikani më i madh që është ende gjallë dhe një prej shkrimtarëve më të mirë italianë, konsideroheshin si dembelë nga mësuesit e tyre. Ndërkohë që Carls Darvin, i detyruar që të rregjistrohej për mjekësi, mungonte në leksione për të kaluar ditët në mes të natyrës dhe në ajër të pastër. Edhe në këtë rast, megjithatë, është e vështirë të flasësh për “gomerë”: bëhet fjalë më shumë për talente që e konsideronin shkollën shumë të lehtë, apo që – në rastin e Darvinit – ishin të vendosur që të ndiqnin prirjen e tyre, pavarësisht kostos, që ishte përplasja me prindërit dhe konvencionet sociale.

Prej rastesh të tillë ka rezultuar miti i gjeniut rebel dhe të izoluar, edhe ky fals. Në fakt, pasi kanë gjetur rrugën e tyre, të mëdhenjtë e të kaluarës zakonisht janë ndërfutur shumë mirë në shoqëri, dhe risitë e zbulimet tek të cilat ata kanë qenë protagonistë kanë ardhur edhe prej përballjes me artistë apo shkencëtarë të tjerë.

Asnjë zbulim nuk vjen krejt papritur, nga fija e flokut. Ka qenë kështu për Leonardon, i cili jetoi në një periudhë kur inxhinieria po pësonte një zhvillim shumë të madh, për Ajnshtainin i cili nisi nga zbulimet e fizikanëve të tjerë të fillimit të Nëntëqindës, për Galileon, që mbante lidhje të ngushta me astronomët e kohës së tij, dhe për shumë të tjerë.

Super mendje

E megjithatë, pasi përgënjeshtrohen stereotipet, mbetet fakti që duhet të ketë dicka të vecantë në personalitetin e gjenive. Një kuocient inteligjence shumë më i madh se sa mesatarja nuk mjafton dhe madje, në disa raste nuk është as i domosdoshëm. “Inteligjenca e lartë dhe gjenia nuk identifikohen”, shpjegon Cesare Cornoldi. “Gjeniu ka shpesh por jo domosdoshmërisht një inteligjencë të lartë, ndërkohë që duhet të zotërojë në një masë të madhe talente specifikë, të kombinuar me tipare krijues dhe me karakteristika si vazhdimësia, bindja në mjetet dhe në objektivat e veta. Eshtë bërë një studim mbi biografitë e njerëzve të famshëm, dhe mes karakteristikave të gjetura ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme për të punua në kushte të vështirë dhe bërë punë të vështira, interesa të gjerë, kundërshtim i dogmave dhe një vetëvlerësim shumë i lartë”.

Gjithë kësaj i shtohet pastaj praktikimi konstant i materies në të cilën shkëlqen, aftësia e jashtëzakonshme për të mbledhur detaje dhe papajtueshmëri, si dhe aftësia për t’u përqëndruar për një kohë të gjatë në një problem specifik. Këto tre vecanti ndeshen edhe tek autistët, dhe kanë bërë të mendohet që këta të fundit zotërojnë një inteligjencë që shkon përtej të zakonshmes.

Tema është delikate, dhe është sigurisht e vërtetë që disa individë autistë , të ashtuquajturit savant, janë shumë të aftë në dizenjim, apo kanë aftësi matematikore si dhe një memorie të jashtëzakonshme. Megjithatë, kërkimet mbi këtë temë kanë prirjen që të përjashtojnë që bëhet fjalë për gjenialitet, dhe nënvizojnë rëndësinë e praktikës ngulmuese në plazmimin e trurit dhe për ta bërë atë shumë efikas në zhvillimin e një detyre të caktuar. Dicka e ngjashme u ndodh taksistëve të Londrës, që për të marrë licencën duhet të demonstrojnë se njohin përmendësh pothuajse 25 mijë rrugët e kryeqytetit britanik si dhe adresën e pothuajse 20 mijë vendeve. Aftësia e jashtëzakonshme e taksistëve të Londrës nuk është në fund të fundit shumë e ndryshme nga ajo e savant-ëve, por nuk mjafton sigurisht për t’i bërë ata gjeni.

Ka persona me aftësi të jashtëzakonshme, kujtesë të pabesueshme, aftësi matematikore dhe artistike të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Origjina e këtyre aftësive është një prej mistereve të shumtë që rezervon ende truri i njeriut.

“Shumë prej këtyre personave me aftësi të veçanta vuajnë nga autizmi apo një gjendje e caktuar e sindromës savant”, shpjegon Carlo Alberto Marzi, i departamentit të shkencave neurologjike, neuropsikologjike, morfologjike dhe motore të Universitetit të Veronës. “Por nuk është kështu për të gjithë. Jill Price, për shembull, ka një kujtesë autobiografike të pabesueshme, por nuk shfaq asnjë shenjë autizmi dhe ka një jetë normale. I tiji është ndoshta rasti më misterioz”. Sindroma savant është një gjendje shumë e rrallë në të cilën persona me crregullime të rëndë mendorë kanë aftësi të jashtëzakonshme në disa fusha, që krijojnë një kontrast të fortë me paaftësinë e tyre për të kryer veprime që për të tjerët janë normalë. Lidhet shpesh me autizmin, por jo të gjithë ata që kanë sindromën savant janë edhe autistë: ndonjëherë vuajnë nga shqetësime të tjerë apo dëme të sistemit nervor. “Nuk dihen shumë gjëra për këtë sindromë”, vazhdon Marzi. “Ekziston hipoteza që, nëse ka probleme diçka në mekanizmat vetërregullues të trurit, mund të manifestohen fenomene të veçantë. Në mungesë të të dhënave të sakta shkencore, krijohet përshtypja që prania e një anomalie të rëndë arrin që, në disa raste, “të çlirojë” funksione që më parë janë mbajtur nën kontroll”.

Po tek muzika, Tony DeBlois është një muzikan jo i zakonshëm. Ka nisur të luajë muzikë kur ishte vetëm 2 vjeç, në garazhdin e shtëpisë, me një organo të vogël. Sot është në gjendje të luajë në nivele të ndryshëm 22 instrumenta, që nga piano tek violina, nga fizarmonika tek saksofoni, nga flauti indian tek kitara. Një aftësi mbresëlënëse, sidomos kur mendon që DeBlois është i verbër që në lindje dhe që në moshën 5 vjeç u diagnostikua me autizëm. Në vijim, kur ishte 15 vjeç, u njoh si savant i lindur. Pavarësisht verbërisë dhe shqetësimeve të tjerë prej të cilëve vuan, të cilët i kufizojnë aftësitë sa i përket kryerjes së veprimtarive të përditshme, është diplomuar me nota maksimale në një shkollë prestigjoze muzike në Boston. Luan kryesisht jazz dhe është veçanërisht i zoti në improvizim: veç kësaj, ka një kujtesë të jashtëzakonshme për muzikën dhe luan përmendësh 8000 këngë. Eshtë një muzikant i suksesshëm, i njohur edhe jashtë SHBA.

Në fakt, një studim anglez ka demonstruar se kjo aftësi është e lidhur me një zhvillim më të madh të zonave të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën. Dhe një fenomen i ngjashëm është vërejtur tek violinistët, që kanë më të zhvilluar një zonë të korteksit të trurit që drejton gishtat e dorës së majtë, me të cilët preken kordat. Natyrisht ka qenë kështu edhe për Paganinin. Por gjenialiteti i tij varej nga tjetër gjë./Bota.al/

The post Të çmendur? Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog, pse gjenitë nuk janë asnjëherë normalë appeared first on Albeu.com.