gjenerali rus Archives - Albeu.com

Gjenerali rus vritet nga atentati me bombë, Moska arreston agjentin ukrainas si të dyshuarin kryesor
Autoritetet ruse kanë arrestuar një person të indetifikuar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase” në lidhje me një shpërthim makine që vrau gjeneralin rus Yaroslav Moskalik të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë publikoi një video të arrestimit të burrit dhe pretendoi se ai kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës, raportoi TASS.

FSB e akuzoi atë për vendosjen e pajisjes shpërthyese, por tha se ajo u shpërthye nga Ukraina, sipas TASS. Ndërkohë Kievi zyrtar nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen si dhe nuk ka marrë përsipër organizimin e atentatit.

The post Gjenerali rus vritet nga atentati me bombë, Moska arreston agjentin ukrainas si të dyshuarin kryesor appeared first on Albeu.com.

Gjenerali rus rishfaqet në publik
Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e Grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ndërkaq kanë thënë se Surovikin u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas The New York Times, Surovikin ende mban gradën e gjeneralit.

I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikin ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.

Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikin u shfaq në një video përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.

Një aleat i Prigozhinit – që të dy njiheshin kur Surovikin ishte komandant i forcave ruse në Siri – Surovikin shpesh ishte lavdëruar nga Prigozhinin, i cili ka qenë kritik i ashpër i komandantëve rusë lidhur me luftën në Ukrainë.

Që nga ajo video, megjithatë Surovikin nuk është parë në publik dhe ka pasur thashetheme se Kremlini e ka arrestuar pasi disa zyrtarë të ushtrisë dhe sigurisë duket se mbështetën rebelimin e Prigozhinit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka quajtur kryengritësit “tradhtarë” dhe rebelimin e ka cilësuar si “thikë pas shpine”.

Më 22 gusht, disa media ruse raportuan se Surovikin ishte liruar nga posti i komandantit të forcave të hapësirës ajrore.

Një ditë më vonë, më 23 gusht, një avion i lidhur me Prigozhinin u rrëzua teksa po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg. Autoritetet ruse më pas thanë se nga analizimi i ADN-së, Prigozhin u konfirmua se ishte në mesin e dhjetë personave që vdiqën në rrëzimin e avionit. Ai u varros në Shën Petersburg disa ditë më vonë.

Më 4 shtator u publikua një fotografi e Surovikinit. Fotografia u publikua nga Ksenia Sobchak, gazetare, babai i së cilës ishte shefi i Putinit në Shën Petersburg në vitet ’90. Në fotografi, gjenerali ishte i veshur me rroba civile dhe pranë tij qëndronte një grua, që është identifikuar se është bashkëshortja e tij.

“Gjenerali Sergei Surovikin ka dal. Gjallë, shëndosh e mirë e në shtëpi, me familjen e tij në Moskë. Fotografia është realizuar sot”, shkroi ajo në Telegram.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të verifikohet fotografia apo kur dhe ku është realizuar./rel

The post Gjenerali rus rishfaqet në publik appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e gjeneralit rus, flet vajza e tij: Asgjë nuk i ka ndodhur
Vajza e gjeneralit rus të përfolur si i zhdukur Sergei Surovikin, sipas mediave ruse, ka thënë se babai I saj nuk është arrestuar dhe se është mirë.

Në një intervistë me Baza, ajo thuhet se është shprehur se asgjë nuk i ka ndodhur komandantit të përgjithshëm të Forcave Ajrore.

“Ai nuk ishte arrestuar, është në punë”, ka thënë vajza e tij.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se gjenerali “kurrë” nuk bëri paraqitje publike, me Surovikin që nuk ishte parë që nga kryengritja e Ëagnerit fundjavën e kaluar.

Kujtojmë se Financial Times më herët raportoi se gjenerali ishte arrestuar./albeu.com

The post Zhdukja e gjeneralit rus, flet vajza e tij: Asgjë nuk i ka ndodhur appeared first on Albeu.com.

Zhduket gjenerali rus i “Fundit të Botës” pas kryengritjes së Wagner, “Game of Thrones” në Kremlin
Një gjeneral rus i cili më parë udhëhoqi forcën pushtuese në Ukrainë nuk është parë në publik që nga e shtuna.

Inteligjenca amerikane dyshon se pikërisht Sergei Surovikin kishte njohuri paraprake për kryengritjen e udhëhequr nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Gjenerali Surovikin, i njohur edhe si “Gjenerali i Fundit tëBotës” është kreu i forcave ruse të hapësirës ajrore dhe më parë komandanti suprem i Moskës në Ukrainë.

Prigozhin e kishte mirëpritur emërimin e tij në atë post në vitin 2022, duke e quajtur atë një “figurë legjendare” dhe “i lindur për t’i shërbyer atdheut të tij”.

Lidhjet e mirëpublikuara midis Surovikin dhe Prigozhin kanë nxitur thashethemet se Surovikin mund të spastrohet ose të vihet nën hetim për mbështetjen e kryengritjes.

Kur Prigozhin nisi kryengritjen e tij, Surovikin bëri një deklaratë të qartë kundër saj dhe në mbështetje të qeverisë ruse të premten vonë.

“Ne luftuam së bashku me ju, rrezikuam, fituam së bashku”, tha Surovikin. “Ne jemi të të njëjtit gjak, jemi luftëtarë. Unë ju bëj thirrje të ndaloni. Armiku pret vetëm përshkallëzimin e situatës së brendshme politike në vendin tonë”.

Megjithatë, New York Times, duke cituar burime të inteligjencës perëndimore, raportoi të mërkurën se Surovikin kishte njohuri paraprake për kryengritjen e armatosur të Prigozhin, në të cilën mercenarët e tij Wagner pushtuan qytetin e Rostov-it dhe shkuan në Moskë përpara se të përfundonin një marrëveshje amnistie.

Zyrtarët amerikanë të informuar mbi inteligjencën thanë se nuk e dinin nëse Surovikin ishte i përfshirë në mënyrë aktive në komplot, i cili kulmoi me një marshim të ndërprerë në Moskë të disa autokolonave të Wagner me armë të rënda.

Qëllimi tjetër i dështuar i rebelimit mund të ketë qenë rrëmbimi i ministrit të mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe kreut të forcave të armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov, raportoi Wall Street Journal të mërkurën.

Raportet e njohurive të Surovikin për komplotin, nëse konfirmohen, mund të ndihmojnë në shpjegimin e një reagimi të dobët ushtarak ndaj kryengritjes.

Shumica e analistëve në Rusi dhe jashtë saj ishin skeptikë se Surovikin, një besnik që kishte marrë përsipër komandën e forcave ruse ndërsa ato ishin nën presion të madh nga një kundërsulm ukrainas, do të merrte pjesë në një kryengritje të plotë.

Rob Lee, analisti ushtarak amerikan, tha se Wagner luftoi me trupat teknikisht besnike ndaj Surovikin gjatë fundjavës.

“Thjesht dua të theksoj se Surovikin është komandanti i Forcave Hapësinore Ruse dhe Wagner rrëzoi më shumë se shtatë avionë, duke përfshirë disa avionë që nuk ishin të armatosur”, shkroi ai të mërkurën. “E habitshme nëse komandanti i Forcave Ajrore Ruse po ju mbështet aktivisht”.

The post Zhduket gjenerali rus i “Fundit të Botës” pas kryengritjes së Wagner, “Game of Thrones” në Kremlin appeared first on Albeu.com.

Kishte vetëm 16 ditë në detyrë, Putin shkarkon gjeneralin e lartë rus
Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë vetëm 16 ditë pasi u emërua, për shkak të humbjeve që po pësojnë forcat ruse në Ukrainën lindore.

Mediat raportojnë se presidenti rus ka shkarkuar nga detyra gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov për shkak të dështimit të forcave ruse për të mbajtur pjesë të mëdha të territorit ukrainas në ditët e fundit. Në kundërsulmin e forcave ukrainase, trupat ruse u shtynë pothuajse në kufi dhe dyshohet se lanë pas tanke, armë dhe furnizime.

Disa burime perëndimore pohojnë se ushtarët rusë u larguan nga pozicionet e tyre, duke lënë pas edhe rrobat e trupit.

The post Kishte vetëm 16 ditë në detyrë, Putin shkarkon gjeneralin e lartë rus appeared first on Albeu.com.

Vritet gjenerali i nëntë rus në Ukrainë
Një tjetër general i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën në luftën në Ukrainë. Andrei Simonov është komandanti më i fundit që humbi jetën në betejë dhe i nënti në radhë që nga nisja e luftës, sipas mediave të huaja.

Simonov, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv. Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë. Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha gjatë një interviste se rreth 100 rusë u vranë në sulm, duke përfshirë Simonov. Lajmin e bëri të ditur edhe këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.

Numri i komandantëve të Putinit që humbën jetën në Ukrainë vazhdon të rritet, si një goditje dërrmuese për liderin rus.

Gjithsej nëntë gjeneralë rusë janë vrarë tani në luftën e Putinit së bashku me 36 kolonelë dhe 300 oficerë.

The post Vritet gjenerali i nëntë rus në Ukrainë appeared first on Albeu.com.