gjendje emergjente Archives - Albeu.com

Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare
Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë.

Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet – rreth 15% e popullsisë.

Vendi ka bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe Sharif zhvilloi një takim me ambasadorët e huaj në Islamabad. Ai tha se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet këtë sezon ishin të krahasueshme me ato të përmbytjeve të viteve 2010-11.

Më herët, ministrja për klimën Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë tëreshjeve sezonale “ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash”.

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive.

Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat – veçanërisht rajoni i Sindh. Ministrja Rehman tha të enjten se autoritetet lokale kishin kërkuar një milion tenda për të strehuar njerëzit e zhvendosur./REL

The post Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare appeared first on Albeu.com.

Biden akordon 2.3 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike, paralajmëron shpalljen e gjendjes emergjente
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli të mërkurën disa hapa të rinj të administratës së tij për trajtimin e çështjeve të klimës gjatë një vizite në shtetin Masaçusets, të cilat nuk parashikojnë shpalljen e situatës së emergjencën në nivel federal, diçka që ishte kërkuar nga një numër i madh përfaqësuesish të Partisë Demokrate.

“Ndryshimet klimatike përbëjnë realisht një kërcënim ekzistencial për vendin tonë dhe për botën”, tha zoti Biden.

Ai shtoi se kërcënimet e paraqitura nga ndryshimet klimatike përbëjnë një situatë të vërtetë emergjence, por ai nuk e mori zyrtarisht një vendim të tillë.

“Kjo është një emergjencë dhe unë do ta trajtoj në këtë mënyrë”, tha Presidenti Biden.

Ligjvënësit demokratë dhe grupet që trajtojnë çështje të mjedisit kanë bërë thirrje që Shtëpia e Bardhë të marrë masa agresive ndaj ndryshimeve klimatike pasi senatori konservator demokrat Joe Manchin tha javën e kaluar se nuk është gati të mbështeste disa nga pikat kryesore të një projektligji mbi klimës në Kongres, gjë që pritet të krijojë një problem të madh për demokratët në Senat në kushtet kur si demokratët ashtu edhe republikanët kanë nga 50 senatorë secili.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Klimën, Gina McCarthy u tha gazetarëve se veprimet e reja ekzekutive të zotit Biden përfshijnë financimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për të ndihmuar shtetet që të ndërtojnë qendra ftohjeje për të trajtuar të nxehtin e madh si dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike. Bëhet fjalë për një financim prej 2.3 miliardë dollarësh për agjencinë më i madhi ndonjëherë miratuar për këtë insitucion tha Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se fondet e reja mund të përdoren për zgjerimin e kontrollit mbi përmbytjet, forcim të shërbimet komunale, rinovimin e ndërtesave dhe të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta të paguajnë kostot e enegjisë.

Zoti Biden shpalli gjithashtu planet e reja për industrinë vendase të erës në det të hapur. Zonja McCarthy tha se Presidenti Biden do të parashtrojë më shumë veprime ekzekutive për klimën në javët e ardhshme.

The post Biden akordon 2.3 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike, paralajmëron shpalljen e gjendjes emergjente appeared first on Albeu.com.

Thatësira më e keqe në 70 vjet, Italia shpall gjendjen emergjente në veri
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin Po mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë € fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane, duke shtuar se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

Moti i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.

Kryeministri Mario Draghi tha se ndryshimi i klimës ishte “pa dyshim” i lidhur me shembjen e akullnajave të së dielës në Dolomites, ku shtatë njerëz vdiqën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur./albeu.com

The post Thatësira më e keqe në 70 vjet, Italia shpall gjendjen emergjente në veri appeared first on Albeu.com.