gjendja shendetesore Archives - Albeu.com

Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij
Ditën e sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ekspertët duhet t`u japin përgjigje 11 pyetjeve.

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Elbasan do të zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili ka kërkuar prej disa muajsh të vuajë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit.

Në seancën e paralajmëruar për t`u mbajtur gjatë paradites së kësaj të Hëne, 23 Dhjetor 2024 do të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertët e Institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

Në seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici në 14 Nëntor 2024 mbi” Caktimin e detyrave të ekspertëve të Mjekësisë ligjore” kërkuesi Safet Gjici nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Ndërkohë në atë seancë u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

Pas betimit të tre ekspertëve mjeko-ligjorë atyre në mesin e muajit Nëntor të këtij viti nga Gjykata, iu caktuan 11 detyra për të cilat ata në seancën e kësaj fillim jave duhet të japin përgjigje të argumentuara mjaft qartë .

Tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici” pas afro gjashtë jave pune sot do u japin përgjigje para Gjykatës pyetjeve të mëposhtme:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?

2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?

3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?

4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?

5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?

6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?

7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?

8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?

9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?

10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?

11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, sipas avokatit të tij Markeljan Jance vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Sipas Jançes, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Gjici vuan dënimin në Burgun e Kosovës në Lushnje dhe aktualisht ndodhet në një klinikë mjekësore në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.

The post Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ U rrëzua nga shkallët, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore e Eglës
Fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, së fundmi ka pësuar një incident, ku është rrëzuar nga shkallët para “Post Big Brother”.

Ishte moderatori Ledion Liço ai që dha lajmin, ndërsa Egla tha se ka pak dhimbje në njërën këmbë dhe sapo të mbarojë emisioni do të shkojë në spital për të bërë kontrolle.

“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”,– tha Egla.

Së fundmi, Egla ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, duke treguar se tashmë është në një gjendje të mirë shëndetësore.

“Duke rikuperuar kërbishten nga rënia në studion e BBV. Na mori teqen edhe syri i keq. Ëndërro”,– ka shkruar Egla krahas fotos së saj në shtrat.

The post FOTO/ U rrëzua nga shkallët, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore e Eglës appeared first on Albeu.com.

U dhunua ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut, si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi
Ditën e djeshme, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Pse ndodhi ngjarja:

Avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar të zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Organizatori i sulmit Dritan Nano, është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Në kërkim mbeten tre anëtarë të tjerë pjesëmarrës në sulm, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.

The post U dhunua ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut, si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi appeared first on Albeu.com.

U plagos nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, si është gjendja shëndetësore e deputetit PS Bujar Çela
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjen, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim, humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela.

Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se deputeti Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai i nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.

Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë.

Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha.

Raportohet se në spitalin e Lushnjes, aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar.

Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.

The post U plagos nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, si është gjendja shëndetësore e deputetit PS Bujar Çela appeared first on Albeu.com.

Si është shëndeti i Kate Middleton? Shuhen thashethemet
Zyrtarët e Pallatit Kensington thanë se Princesha Kate Middleton po shkon mirë pas një operacioni abdominal që i është nënshtruar në janar.

Kensington Palace ka lëshuar një deklaratë duke u përpjekur të shuajë çdo thashethem për shëndetin e Kate Middleton.

42 vjeçarja, ka qenë jashtë syve të publikut që kur iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, duke nxitur thashethemet në internet dhe teoritë e konspiracionit rreth vendndodhjes dhe gjendjes së saj.

Bashkëshorti i Kate, Princi William, së fundmi u tërhoq nga pjesëmarrja në ceremoninë përkujtimore të kumbarit të tij për shkak të një “çështjeje personale”. Në një deklaratë për NBC News më 27 shkurt, pallati nuk do të shtjellonte më tej arsyen e mungesës së William, por tha se Kate “vazhdon të jetë mirë”.

Përveç shërimit të gruas së tij, Uilliam po flet edhe lajmet e fundit të diagnozës së kancerit të babait të mbretit Charles III. William foli publikisht në shkurt për diagnozën e babait të tij dhe falënderoi mbështetësit për “mesazhet dashamirëse” për Kate dhe Charles.

The post Si është shëndeti i Kate Middleton? Shuhen thashethemet appeared first on Albeu.com.

Familja mbretërore në krizë! Mikesha zbulon gjendjen e Kate Middleton pas operacionit
Kate Middleton, Princesha e Uellsit, është larguar nga Windsor dhe po shërohet pas operacionit. Pasi kaloi dy javë në Klinikën e Londrës për procedurën, ajo tani po merr një pushim me Princin William dhe tre fëmijët e tyre në Sandringham.

Mbreti Charles është gjithashtu në Sandringham pas trajtimit të tij të parë për kancer. Çështjet shëndetësore të Kate dhe Charles kanë krijuar një krizë për familjen mbretërore, me Charles që u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit pas trajtimit fillestar për një prostatë të zgjeruar.

“Katerina po e merr veten”, tha mikesha e saj për Daily Mail.

The post Familja mbretërore në krizë! Mikesha zbulon gjendjen e Kate Middleton pas operacionit appeared first on Albeu.com.

Camilla tregon si është gjendja shëndetësore e Mbretit Karli III
Mbreti Karli III i Britanisë, është në gjendje të mirë, pasi filloi trajtimin e k*ancerit, njoftoi Mbretëresha Camilla.

“Ai ka qenë shumë i prekur nga të gjitha letrat dhe mesazhet e mbështetjes nga të gjitha anët”, tha Camilla në një koncert muzikor për të nderuar punën e bamirësisë lokale në Katedralen Salisbury në Wiltshire.

Buckingham Palace, njoftoi të hënën se Mbreti Karli III është diagnostikuar me “një lloj k*anceri”, i cili u zbulua ndërsa monarku britanik po trajtohej nga prostata muajin e kaluar.

Lloji i k*ancerit u zbulua dhe një ditë pas diagnozës, mbreti u largua nga rezidenca Clarence me gruan e tij Camilla, mbërriti në Pallatin Buckingham me helikopter dhe më pas fluturoi në drejtim të Sandringham në Norfolk, rezidenca mbretërore në veriperëndim të Londrës, raporton BBC.

Nuk dihet ende se çfarë lloj k*anceri është, por mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën, thuhet në deklaratë.

Mbreti është tërhequr nga të gjitha detyrat publike ndërsa po trajtohet, tha pallati.

Anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke përfshirë Mbretëreshën dhe Princin e Uellsit, do të marrin përsipër disa nga detyrat e tij.

The post Camilla tregon si është gjendja shëndetësore e Mbretit Karli III appeared first on Albeu.com.

Autor i dhjetëra vrasjeve, bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë, avokati: Burgu nuk i ofron dot kujdes shëndetësor
Gjendja shëndetësore e bosit mafioz Matteo Messina Denaro është përkeqësuar.

Bosi, i ndaluar në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila, vuan nga tumori, prej ditës së arrestimit ndodhet nën kurim në burg, ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.

“Duhet shtrimi në spital”, nënvizoi avokati i Denaros.

Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës.

Avokati: “Kemi nevojë për shtrim në spital”

“Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

“Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis”.

Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua në janar 2023, pas më shumë se 30 vite në kërkim.

Kush është Matteo Messina Denaro, i mbrojturi i Riinës i quajtur “Diabolik”?

Matteo Mesina Denaro, 60 vjeç, një nga të arratisurit më të rrezikshëm në botë, u identifikua dhe u arrestua në Palermo mëngjesin e të hënës, 16 janar. I njohur si “U siccu” (skilipeci), apo edhe “Diabolik”, Messina Denaro filloi ngjitjen e tij kriminale në vitin 1989 kur u denoncua për pjesëmarrje në organizatën mafioze në grindjen midis klaneve Accardo dhe Ingoglia të Partanës.

Vetëm 20 vjeç, ai u kthye në nxënësin e Totò Riina-s.

“Don Ciccio”, babai i tij në fakt, ishte kreu i mafies së Trapani-t, që e transformoi Cosa Nostra-n duke e shkëputur atë nga tradita feudale për ta katapultuar në botën e biznesit dhe Matteo ishte fëmija i katërt në gjashtë, i cili krenohej që vazhdoi karrierën e babait.

Për tridhjetë vjet ai arriti t’i shmangej kapjes. Komunikiminet i kryente në mënyrën më bazike nëpërmjet atyre që italisht quhen “Pizzi”, letra shumë të vogla të shkruara me dorë, me kode dhe pa indikacione komprometuese që transmetohen me korrierë (pizzini).

Denaro Messina ishte bërë me famë në verën e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Anxhelës, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firenze, i tregonte se kishte filluar jetën e tij të re si “Primula Rossa” (aguliçe e kuqe).

“Do të dëgjoni për mua”,  i kishte shkruar, duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm se, menjëherë pas kësaj, emri i tij do të lidhej me gjakderdhje të rënda, “do të më pikturojnë si djall, por të gjitha janë falsitet”.

U zhduk menjëherë pas kapjes së Totò Riina-s. Dhe ndërsa policia shkencore mori përsipër përditësimin e imazhit të tij duke e vizatuar në plakje, perandoria e tij miliardere u shpërbë dhe u kap pjesë-pjesë.

Kështu u çmontua zinxhiri i mbrojtjes dhe financimit. Kështu u shemb miti i një padrino që kishte fuqi të pafund, por jetonte si fantazmë, edhe nëse padukshmëria e tij nuk e pengoi të bëhej dy herë baba.

Për njërën nga vajzat dihet shumë: emri i saj, nëna e saj, zgjedhjet që e çuan atë të shkëputej nga hija e rëndë e një babai që ndoshta kurrë nuk e pa. Fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi në shtëpinë e gjyshes dhe më pas u largua së bashku me nënën e saj.

Për djalin tjetër dihet shumë pak dhe kryesisht nga përgjimet. Quhet Francesco, si patriarku i vjetër i dinastisë, dhe ka lindur midis 2004 dhe 2005 në provincën e Trapanit, midis Castelvetrano-s dhe Partanna-s, ku Matteo Messina Denaro ka ndërtuar fuqinë e tij ekonomike dhe kriminale.

I kujdesshëm për të menaxhuar arratinë e tij dhe për ta mbrojtur atë nëpërmjet një morie mbështetësish, Messina Denaro ka lënë nga vetja vetëm imazhin e një playboy të pamëshirshëm me Ray Bans, casual, elegant, i veshur me një këmishë firmato.

Gjithçka tjetër ka qenë legjendë si adhurues i Porsche-ve dhe Rolexe-ve prej ari, i dhënë pas femrave, një maniak i video lojërave, një konsumator i zjarrtë i revistave me vizatime. I njërit mbi të gjitha: Diabolik, nga i cili huazoi pseudonimin me të cilin e thërrisnin besnikët e tij.

Biografët e tij i kanë dhënë edhe një tjetër “U siccu”, dmth ku ka kokën uji, pra burim i pashtershëm i një lumi nëntokësor.

Padrino i Castelvetrano ai ka lëvizur gjithmonë mes egërsisë kriminale dhe pragmatizmit politik. Për këtë arsye ai konsiderohej trashëgimtari i Bernardo Provenzanos, por mbi të gjitha i babait të tij Don Ciccio-s, një tjetër bos i nomenklaturës tradicionale që vdiq si i arratisur në vitin 1998.

Kur patriarku i vjetër u zhduk, Matteo i ri kishte pesë vjet që kishte humbur gjurmët e tij, që në vitin 1993. Dhe që atëherë Diabolik kishte arritur gjithmonë t’i shpëtonte goditjeve.

Shumë besnik ndaj krahut të egër të Cosa Nostra-s, atij të Korleonezëve, ai do të kishte qenë i pranishëm në samitin e kërkuar nga Riina, në tetor 1991, në të cilin u vendos plani i vdekjes që kishte si objektiva gjyqtarët Falcone dhe Borsellino.

Të penduarit më pas thonë se ai ishte pjesë e komandos që duhej të eliminonte Falcone-n në Romë, aq sa ai mori pjesë në inspektimet e organizuara për sulmin.

Një shpërblim prej një milion e gjysmë euro ishte vendosur për të, por për ta lënë vetëm, hetuesit shtrydhën rrjetin mbështetës. Nuk u kursyen as familjarët e tij. Motra e tij Patrizia, vëllai i tij Salvatore, vjehrri i tij, një nip. Dhe shumë prej njerëzve të besuar, edhe të pa dyshimtë në pamje të parë, të cilët kanë pësuar sekuestrime të vazhdueshme të aseteve.

“Fantazma” e Messina Denaro-s u ndoq nga një numër i konsiderueshëm me urdhër-arreste dhe dënime të përjetshme për shoqërim me organizatë mafioze, vrasje, sulme, posedim dhe transport lëndësh shpërthyese.

Nëse dora e tij është njohur në aktet më të rënda kriminale të tridhjetë viteve të fundit, duke filluar me masakrat e vitit 1992 ku u vranë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ka disa dyshime në aftësinë e tij reale për të rindërtuar, pas arrestimeve të Totò Riina dhe Bernardo Provenzano, strukturën unitare të Cosa Nostra-s, e prekur nga arrestimet dhe nga një proces copëzimi.

Një bos që e çoi Cosa Nostra-n në mijëvjeçarin e dytë, pa mundur megjithatë të shmangë të njëjtin fat si padrinot e vjetër.

Për hetuesit dhe forcat e policisë që e kërkonin prej kaq kohësh, ishte një sfidë për t’u kapërcyer, kurse për “popullin e Cosa Nostra-s” një lidhje me të kaluarën dhe me historinë.

Për Matteo Messina Denaro si refugjat jashtë vendit është folur shpesh: herë në Spanjë, herë tjetër në Shqipëri apo kushedi në cilin cep të tokës. Por të gjitha hetimet, në fund, riktheheshin gjithmonë në Siçili, në trekëndëshin midis Castelvetrano-s, Marsala-s dhe Trapani-t që ishte mbretëria e tij dhe babait të tij Francesco.

Krimet për të cilat akuzohet

Në vitin 1991 ai ishte përgjegjës për vrasjen e Nicola Consales, pronar i një hoteli në Triscina, i cili ishte ankuar për një punonjësen e tij austriake, cila ishte ama e dashura e bosit të mafias.

Në korrik 1992 ai ishte ndër autorët e vrasjes së Vincenzo Milazzo-s, kreut të bandës ciçiliane Alcamo.

Disa ditë më vonë ai mbyti Antonella Bonomo, gruan e Milazzo-s, tre muajshe shtatzënë. Të dy trupat u varrosën në fshatin Castellammare del Golfo.

Në vitin 1992 Riina e kishte dërguar në Romë për të organizuar vrasjen e Giovanni Falcone-s atje, përpara se ta kthente në Siçili.

Ndërkohë Messina Denaro ishte në gjurmët e Maurizio Costanzo-s, duke u infiltruar edhe në publikun e teatrit Parioli së bashku me mafiozin tjetër, Giuseppe Graviano. Një vit më vonë Costanzo mbeti i padëmtuar për mrekulli në shpërthimin që ndodhi në via Fauro, i cili duhej ta kishte vrarë atë së bashku me gruan dhe shoferin e tij.

Në vitin 1993, kur ai filloi fshehjen, kundër tij u lëshua një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë mafioze, vrasje, masakër, shkatërrim, posedim dhe mbajtje të lëndëve shpërthyese, vjedhje dhe krime të tjera të lehta.

Në vitin 1993 ai qëndronte pas atentateve mafioze në Romë, Firenze dhe Milano.

Matteo Messina Denaro ishte ndër organizatorët e rrëmbimit të Giuseppe Di Matteo për të detyruar babanë, Santino, të tërhiqte deponimet e tij për masakrën e Capaci-t.

Pas 779 ditësh robëri, fëmija u mbyt dhe trupi u tret në acid.

Në vitin 1994 Messina Denaro organizoi një sulm me bombë kundër të penduarit Totuccio Contorno.

Në vitin 2000 në gjyqin maksimal Omega u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Më 21 tetor 2020 ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assizes e Caltanissetta-s si një nga nxitësit e masakrave të Capaci-t dhe rrugës D’Amelio në të cilën u vranë gjyqtarët Falcone dhe Borsellino dhe shoqëruesit e tyre./Albeu.com.

The post Autor i dhjetëra vrasjeve, bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë, avokati: Burgu nuk i ofron dot kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Ra nga kali, si paraqitet gjendja e portierit të PSG
Gjendja e portierit të PSG, Sergio Rico, i cili është shtruar në spitalin Virgen del Rocío në Sevilje që nga e diela e 28 majit, pas një aksidenti me kuaj, nuk po përmirësohet.

“Lojtari, nisur nga serioziteti i dëmtimit, qëndron në reanimacion nën efektin e qetësuesve, me monitorim dhe ndjekje të kujdesshme” – shkruhet në komunikatën e publikuar ditën e sotme.

Sa i takon fushës së lojës, Sergio Rico luajti 14 ndeshje në edicionin 2021/2022 me Mallorcan. Më parë, Rico ka mbrojtur portën e Sevilla dhe Fulham.

The post Ra nga kali, si paraqitet gjendja e portierit të PSG appeared first on Albeu.com.

Rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt
Gjermania u është bashkuar thirrjeve që lideri opozitar rus, Alexei Navalny të marrë trajtim të duhur shëndetësor, pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.

Ky reagim vjen pasi rreth 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një letër të hapur për presidentin rus, Vladimir Putin, duke u kërkuar autoriteteve të burgut që të ndalin “abuzimin” ndaj Navalnyt.

Avokati i Navalnyt ka thënë se ai është vizituar së fundi nga një mjek, mirëpo nuk i janë siguruar ilaçet që i duhen.

Navalny ka thënë se po i mohohet qasja në ilaçet bazike.

Berlini ka bërë thirrje po ashtu edhe për lirimin e Navalnyt, duke thënë se burgosja e tij është bazuar “në një vendim të motivuar politikisht”.

Ai është në burg që dy vjet, dhe shpeshherë vendoset në qeli.

Navalny është arrestuar në janar të vitit 2021, pak pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për sulmin që i ka ndodhur me agjent nervor në Siberi.

Të enjten, zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se Shtetet e Bashkuara ndajnë shqetësimet e mjekëve rusë për gjendjen e Navalnyt, dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Navalny, 46-vjeçar konsiderohet ndër figurat kyçe kundër Putinit.

Ai është dënuar fillimisht me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, dhe më pas i janë shtuar edhe nëntë vjet më shumë, me arsyetimin e mashtrimeve.

Vetë Navalny i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

The post Rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt appeared first on Albeu.com.