Gjendet i pajetë në kanal një 51-vjeçar në Vlorë

Ditën e sotme, një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur pa shenja jete në Vlorë, në fshatin Alikok.

Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë, ndërsa nga këqyra paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.”, njofton policia.