gjeli i detit Archives - Albeu.com

Njihet si ”mbreti” i tryezave festive, gjeli i detit ka filluar të rezervohet që tani
Edhe pse jemi një muaj deri në natën e ndërrimit të viteve, gjeli i detit, që njihet si “mbreti” i tryezave festive, ka filluar të rezervohet që tani.

Fermerët e Baldushkut thonë se porositë e para i kanë marrë.

‘’Sigurisht që kanë nisur. Unë i kam bërë porositë e mia, deri tani i kam të porositura 50 copë’’.

Rezervimet për gjelat e detit aktualisht po i marrin me çmimin e vitit të kaluar.

Fermerët shprehen se rritja e kostove të ushqimit dhe mbikëqyrjes së shpendëve, ka shkaktuar një ngarkesë të madhe financiare për ata që merren me rritjen e gjelave të detit.

‘’Pulat e Detit rriten me misër, me brumë. Sigurisht kanë një kosto shumë të lartë’’.

Duke parë këtë situatë duket se çmimi i gjelit të detit nuk pritet të ndryshojë deri në fund të këtij viti, të paktën për ata që janë të kënaqur me çmimet aktuale.

The post Njihet si ”mbreti” i tryezave festive, gjeli i detit ka filluar të rezervohet që tani appeared first on Albeu.com.

4 sekrete të përgatitjes së gjelit të detit, për një shije të paharrueshme
Më mirë 2 gjela të vegjël se një të madh

Sipas ekspertëve, amvisat duhet të zgjedhin më mirë dy gjela të vegjël se një gjel të madh. Jo vetëm që gatuhen më shpejt por edhe ofrojnë sasi të bollshme e të freskëta të mishit për ditët në vijim.

Shëllira

Mishi i gjelit i marinuar me shëllirë ose ujë me kripë ka një shije më të mirë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Sipas ekspertëve, uji me kripë ruan lagështinë e gjelit ndaj pjekjes dhe nuk e përthan atë. Për një gjel të madh, ekspertët rekomandojnë shkrirjen e dy filxhanë çaji kripë në tre litra ujë dhe mbajtjen e gjelit në të për 12 deri në 24 orë.

Gjalpi

Ju mund të përdorni gjalpë të butë, me ose pa erëza, për të lyer gjelin në brendësi të tij. Kur gjalpi të shkrijë, mishi i gjelit do të ketë një aromë thjesht fantastike.

Pjekja

Pjekja e gjelit të detit duhet të fillojë duke e vendosur atë me pjesën e gjoksit poshtë për rreth një orë dhe më pas kthimin në anën tjetër për pjesën e mbetur të kohës. Për të llogaritur temperaturën e duhur të mishit duhet të përdorni termometër gatimi. Ai duhet vendosur në pjesën më të trashë të kofshës dhe duhet të shënojë 76 °C që gjeli të jetë i bërë siç duhet.

I Duruari i fituari

Pasi gjeli të jetë pjekur, lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Gjatë kësaj kohe, lëngjet do të shpërndahen në të gjithë hapësirën e gjelit dhe mishi nuk do të dalë i thatë.

The post 4 sekrete të përgatitjes së gjelit të detit, për një shije të paharrueshme appeared first on Albeu.com.

Gjeli i detit, mbreti i tryezës, receta e duhur për ta gatuar
Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.

Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë. Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.

Që të gatuhet mire, gjeli duhet të piqet në furrë me 80 gradë celsius. Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysmë që të piqet siç duhet. Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysmë deri në 3 orë për tu pjekur. Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë. Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë. Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje. Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.

Ju këshillon ta nxirrni gjelin e detit nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit. Dhe duhet të dini se për një pjekje sa më të mirë furra duhet ndezur 20 minuta përpara gatimit. Në tavën ku do të vendosni gjelin duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës dhe qepë të cilat do të zbuten me lëngun e gjelit. Mbështilleni gjeli me letër gatimi kur ta fusni në furrë, dhe hiqjani 30 minuta para se ta nxirrni nga furra.

Sepse në këtë mënyrë lëkura e tij do të marrë një ngjyrë kafe. Pas pjekjes, ju mund ta mbështillni gjelin me letër alumini dhe ta mbani të mbuluar për të paktën një orë. Gjatë kësaj kohe ju mund të bëni gati edhe ushqimet e tjera.

The post Gjeli i detit, mbreti i tryezës, receta e duhur për ta gatuar appeared first on Albeu.com.

Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit
Ndërsa jemi në prag të fundvitit një sërë produktesh të shportës, por jo vetëm, duket se kanë pësuar rritje çmimesh. Në këtë sezon festash thuajse të gjitha produktet kanë çmim më të lartë se vitin e kaluar por megjithatë gjeli i detit është produkti më i shtrenjtë.

Gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj tha se në Tiranë kanë pësuar rritje të çmimit të gjitha produktet, kryesisht gjeli i detit duke qenë se është i pranishëm në tryezat e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve, si dhe produktet e bulmetit.

“Ka rënë 20 deri në 25% fuqia blerëse në këtë periudhë, kështu thonë tregtarët. Qytetarët nuk mund të blejnë më si vitin e shkuar”.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Shkodër. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se produktet e mishit dhe frutat e perimet kanë pësuar rritje të çmimit.

Në qytetin e Durrësit gjeli i detit shitet me 1200 lekë të reja ndërsa ka rritje të çmimit në tregun e fruta-perimeve.

“Çdo produkt është rritur me 10%, në tregun e fruta perimeve ka një rritje të konsiderueshme. Qytetarët përgjatë këtyre ditëve bëjnë shpenzime më të mëdha. Gjeli i detit shitet këtë vit me 1200 lekë të reja. Në restorante ka rritje të paketave që ofrojnë me rastin e festave” , raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Fluksi i blerësve ka rënë dhe në qytetin e Elbasanit dhe të Myzeqesë per shkak të këtyre çmimeve të larta./tvklan

The post Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit appeared first on Albeu.com.