Gjel Deti Archives - Albeu.com

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto që mund të arrijë rreth 2,000 lekë. Edhe pse duken shpenzime të vogla në dukje, rritja e çmimeve të perimeve dhe vajit ushqimor i ka bërë sallatat më të kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

Zëri më i kushtueshëm i darkës tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe përsheshi, që konsiderohet pjata simbol e Vitit të Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit, pëson rritje për shkak të kërkesës së lartë, duke bërë që së bashku me përbërësit e përsheshit, kostoja të arrijë rreth 7,500 lekë. Për familjet që zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit të importuar, kjo shifër mund të ndryshojë, por mbetet gjithsesi pesha kryesore në buxhetin e darkës.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

Në tërësi, shuma prej 19,000–20,000 lekësh përfaqëson një vlerësim mesatar dhe minimal për një darkë tradicionale në shtëpi. Nëse tryeza pasurohet me ushqime më të shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium të importuara, kostoja mund të rritet ndjeshëm, duke e bërë darkën e Vitit të Ri një barrë reale për buxhetin e shumë familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, festimi në shtëpi mbetet zgjedhja më ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kërkon planifikim të kujdesshëm financiar.

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekë

Mishra të ndryshëm (viçi, sallam, djathë) – rreth 3,300 lekë

Gjeldeti dhe përsheshi – rreth 7,500 lekë

Bakllava dhe ëmbëlsira – rreth 3,000 lekë

Pijet (verë, raki, lëngje) – rreth 3,500 lekë

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

Në këtë periudhë, shumica e restoranteve funksionojnë me paketa të mbyllura feste, ku çmimi për person përfshin një menu të përcaktuar paraprakisht, pije, muzikë live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e këtyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro për person në restorantet e kategorisë mesatare dhe mund të arrijnë deri në 90–120 euro për person në ambiente më luksoze, hotele apo restorante të njohura në qendrat urbane dhe zonat turistike. Në shumë raste, pijet premium, shampanja apo shërbime të tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe më shumë faturën finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Monitor

The post Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Albeu.com.

Gjeli “sfidon” qingjin dhe viçin, fermerët e Peqinit rrisin çmimin e simbolit të tryezës së festave
Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’u kushtojë më shtrenjtë qytetarëve.

Fermerët në Peqin, një zonë që njihet për mbarështimin e këtij shpendi, e kanë rritur çmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami, pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve.

“Na thonë a ta marrim me 9 mijë lekë, po aq ne nuk na leverdis se kemi një vit që i kemi rritur është mundim dhe kosto me ilaçe me ushqime”, thotë një fermer.

“Gjatë një viti ne kemi shumë lodhje, kemi shumë shpenzime dhe çmimi është i mirë”, thotë një tjetër.

“Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, thotë fermri.

Në Peqin e fshatrat përreth për çdo vit mbarështohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura

The post Gjeli “sfidon” qingjin dhe viçin, fermerët e Peqinit rrisin çmimin e simbolit të tryezës së festave appeared first on Albeu.com.

Çmimi i gjelit të detit kap shifra “rekord”, ja me sa lekë tregtohet kilja
Në prag të ndërrimit të vitit qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit duket se do të mungojë në shumë tavolina.

Problematika të mëdha janë konstatuar dhe në qytetin e Fierit. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që pula e detit shitet me 1600 lekë kg.

Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.

Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.

The post Çmimi i gjelit të detit kap shifra “rekord”, ja me sa lekë tregtohet kilja appeared first on Albeu.com.

Sula “shpërthen” në Kuvend: E falenderoj Ramën, më mirë gjel deti se pulë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nuk e komentoi mirë deklaratën e ministres Milva Ikonomi për buxhetin e vitit 2023. Ai u shpreh se Qeveria ka arritur ta prishë atë. Më tej, ai shtoi se Rama ishte nervoz gjatë seancës së sotme në Kuvend, pasi ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u rikthye në burg.

‘Unë jam i lumtur dhe o zot jepi jetë kësaj qeverie se po të mos ishin këto do kishin vdek të gjithë shqiptarët. Kur kjo qeveri prishi dhe Milva Ikonomin, s’ka lënë gjë pa prish. Kryeministri tha gjeldet Peqini 8 herë. Faleminderit, më mirë gjel me shtyp apo pulë të shtypesh. Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori. Pa atdhe, të pafytyrë tha, por kush janë? Ne opozita që s’vjedhim apo ministrat tuaj që janë në burg? I pafytyrë është ai që i tha të gjithë këto. Ishte shumë nervoz se Apeli sa i ktheu Bllakon në burg.

Jo mor jo ne jemi me fe, kurse ai kur i do qefi nxjerr flamurin. Ai është pa fe se burri dhe gruja kanë një fe. është pa fe dhe pa atdhe. Sigurisht u mallëngjeva për fjalët e ministres, kjo qeveri është e 42-it.- tha ndër të tjera deputeti.

The post Sula “shpërthen” në Kuvend: E falenderoj Ramën, më mirë gjel deti se pulë appeared first on Albeu.com.