gjate dites Archives - Albeu.com

Këto janë 6 zakonet që bëni gjatë ditës dhe që ju shkaktojnë kapsllëk
Ka shumë trajtime që mund të ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut. Disa janë të thjeshta, ndërsa të tjerat kërkojnë pak më shumë përpjekje, veçanërisht kur nuk jeni të sigurt për shkakun e saktë të kapsllëkut tuaj.

Por ka disa gjëra që bëni çdo ditë, të cilat pa e ditur mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë problemin. Këto do t’i shohim më poshtë, kështu që mund t’i shmangni herën tjetër.

Ju nuk merrni mjaftueshëm hidratim

Kjo mund të duket e qartë, por ndonjëherë shkaqet më të qarta anashkalohen. Konsumimi i pakët i lëngjeve mund të çojë në kapsllëk, uji është çelësi i tretjes së duhur, pasi ndihmon që ushqimi të lëvizë pa probleme në zorrë. Por përveç ujit, edhe ngrënia e ushqimeve të pasura me ujë, si frutat dhe perimet e freskëta, mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e kapsllëkut.

Konsumimi i pijeve alkoolike

Alkooli gjithashtu mund të kontribuojë në kapsllëk. Një alternativë e mirë është të pini një gotë ujë të thjeshtë ose të gazuar pas çdo pije alkoolike, ndërsa nëse keni kapsllëk është mirë të anashkaloni alkoolin për pak kohë.

Bëni një jetë sedentare

Edhe nëse ushtroni, nëse bëni një mënyrë jetese të ulur për pjesën më të madhe të ditës suaj, trakti juaj gastrointestinal nuk do të ketë lëvizshmëri optimale. Mundohuni të bëni mini-pauza dhe të lëvizni për të paktën pesë minuta çdo orë.

Keni shumë stres

Tani e dimë se ekziston një lidhje e fortë midis zorrëve dhe trurit tonë. Pra, kur jeni të stresuar, trupi juaj priret të zhvendosë fokusin e tij në funksione më themelore të mbijetesës, si dhe të shkaktojë potencialisht mosfunksionim të zorrëve, gjë që mund të çojë në kapsllëk. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, por është veçanërisht e zakonshme tek njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar.

Ju konsumoni shumë pak fibra

Drithërat integrale, bishtajore, frutat dhe perimet janë burimet më të mira të fibrave në dietën tonë, kështu që nëse mungojnë, ka të ngjarë të kontribuojnë në kapsllëk. “Konsumimi i fibrave do të kontribuojë në rritjen e duhur të volumit të jashtëqitjes dhe do të ndihmojë zorrën të lëvizë në mënyrë më efikase, duke lehtësuar kështu kapsllëkun”.

Ju konsumoni shumë fibra papritmas

Ndërsa fibrat janë të shkëlqyera për lehtësimin e kapsllëkut, konsumimi i tyre shumë shpejt mund të çojë gjithashtu në kapsllëk. Nëse zorra nuk është mësuar me një sasi të madhe fibrash, atëherë ajo nuk ka zhvilluar aftësinë për të lëvizur jashtëqitjet e mëdha të rritura, duke rezultuar në kapsllëk. Rekomandohet që të mos rrisni marrjen e fibrave me më shumë se pesë gramë çdo ditë.

The post Këto janë 6 zakonet që bëni gjatë ditës dhe që ju shkaktojnë kapsllëk appeared first on Albeu.com.

Maksimumi sa GRAM kripë mund të konsumoni gjatë një dite? Përgjigjen ekspertët
Kripa është një ndër përbërësit më të përdorur në kuzhinë, e cila u jep një shije tejet të veçantë ushqimeve të gatuara dhe atyre të pagatuara.

Por, e keni pyetur veten se sa kripë konsumoni çdo ditë dhe cila është nevoja ditore për të cilën trupi ka nevojë?

Sipas një studimi të kërkuesve finlandezë të Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien të Helsinkit, abuzimi me kripin mund të dyfishojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Në këtë studim, të udhëhequr nga profesor Pekkha Jousilahti, u monitoruan zakonet e të ngrënit të 4600 personave të moshës 25-64 vjeç, sikundër edhe të dhënat shëndetësore si tensioni i gjakut, analiza e gjakut, urinës, pesha etj.

Në fund të studimit u arrit në konkluzionin se personat që tejkalonin dozën e 13.7 gramëve kripë kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Në fund të studimit, hulumtuesit sugjeruan që një njeri duhet të konsumojë vetëm 5 gramë kripë.

The post Maksimumi sa GRAM kripë mund të konsumoni gjatë një dite? Përgjigjen ekspertët appeared first on Albeu.com.

Si përfundim, duhet t’i mbani apo jo reçipetat gjatë gjithë kohës?
Cili është momenti më i mirë i ditës për një grua? Ai moment kur kthehet në shtëpi dhe heq reçipetat, duke u thënë lamtumirë llastikëve që s’i lënë të marrin frymë lirshëm dhe telave aspak të rehatshme. Edhe pse na janë bërë pjesë e trupit dhe ndonjëherë as e vëmë re që i kemi veshur, të gjitha biem dakord për faktin që ndihemi më mirë pa to. Pyetja që bëjmë të gjitha është: Të ndenjurit dhe të punuarit nga shtëpia për shkak të pandemisë e cila na jep lirinë të rrimë pa to është ok apo vë në rrezik tonifikimin e dekoltesë sonë? Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për këtë çështje:

Të qëndrosh pa reçipeta, nuk të bën keq

Mbylljet e forta, rripat shtrëngues, telat e padurueshëm, mekanizmat lirues e shtrëngues në shpatulla, janë një torturë e vërtetë ndonjëherë. Megjithatë efekti final është shumë i dëshirueshëm, sidomos kur vishni modele sensuale dhe shumë femëore. Por çfarë ndodh nëse kur jeni në shtëpi i lini në dollap? Lucky Sekhon, endokrinolog riprodhues në Reproductive Medicine Associates në Nju Jork, mendon se mund të ndiheni të lira të mos i vishni reçipetat nëse kaloni shumë kohë në shtëpi.

Lëshimi i gjoksit është i lidhur me gjenetikën

Por ekzistojnë edhe përjashime për këtë rregull: gratë me një gjoks të gjerë dhe të rëndë do të bënin mirë t’i vishnin reçipetat edhe në shtëpi. Arsyeja? Ju japin suport duke evituar sforcimin e shpinës dhe përkeqësimin e posturës. Kush vrapon dhe bën aktivitet fizik duhet të veshë reçipeta komode të cilat mbrojnë gjoksin dhe muskujt e toraksit. Për sa i përket çështjes së gjoksit të varur, që është edhe çështja më shqetësuese dhe besohet se favorizohet nga zakoni i të mbajturit të reçipetave gjatë gjithë kohës, duhet thënë që është një mit fals. Sipas dr.Sekohn, studimet nuk kanë treguar se veshja e rregullt e reçipetave redukton varjen e gjoksit. Sipas tij, gjoksi i varur është i lidhur me gjenetikën dhe kapacitetin e muskujve dhe indeve t’i rezistojnë kalimit të kohës.

The post Si përfundim, duhet t’i mbani apo jo reçipetat gjatë gjithë kohës? appeared first on Albeu.com.