gjallerim trupi Archives - Albeu.com

Hithra dhe xhenxhefil, një kombinim për gjallërimin e trupit
Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut.

Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:

– Një copë xhenxhefil dy-tre centimetra

– 85 gramë hithra të thata

– Një litër ujë

– Mjaltë natyrale

teni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

The post Hithra dhe xhenxhefil, një kombinim për gjallërimin e trupit appeared first on Albeu.com.