Giuseppe marotta Archives - Albeu.com

Interi mbyll derën për Barcelonën: Lautaro Martinez nuk largohet
<html><head></head><body>

Giuseppe Marotta ka deklaruar se largimi i Lautaro Martinezit nga Interi nuk është një mundësi, edhe pse sulmuesi argjentinas lidhet me interesimin e Barcelonës. Sipas presidentit të “Nerazzurrëve”, kapiteni është një figurë themelore për të ardhmen e klubit.

“Lautaro është kapiteni ynë dhe mishëron historinë e tanishme të Interit. Për këtë arsye, mund ta them me siguri se nuk ekzistojnë aspak kushtet që ai të largohet nga Interi”.

“Nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej tij në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye. Kjo çështje as nuk duhet të vihet në diskutim”, u shpreh Marotta.

Numri një i Interit foli edhe për lëvizjet e mundshme të klubit në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke bërë të ditur se drejtuesit po monitorojnë me vëmendje zhvillimet në treg.

“Në këtë fazë përfundimtare të afatit kalimtar po vëzhgojmë mundësitë që mund të shfaqen dhe çdo vendim merret në bashkëpunim, përmes bisedave me trajnerin”, tha ai.

Marotta nënvizoi se pronarët janë të gatshëm të financojnë afrime të reja nëse paraqitet alternativa e përshtatshme, por Interi do të synojë vetëm futbollistë që sjellin një përmirësim të rëndësishëm për skuadrën.

“Me mbështetjen dhe gatishmërinë e pronarëve tanë, kemi kryer investime të tjera së bashku me ta. Nëse do të jetë e nevojshme, do të investojmë sërish”.

“Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm për profile të rëndësishme, pasi skuadra jonë është tashmë konkurruese”, përfundoi Marotta.

</body></html>

The post Interi mbyll derën për Barcelonën: Lautaro Martinez nuk largohet appeared first on Albeu.com.