giran rakiq Archives - Albeu.com

Lista Serbe të shtunën vendos për largimin e serbëve nga institucionet në veri
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se të shtunën, më 5 nëntor, do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera. Ai po ashtu tha se serbët duhet të “forcojnë dhe ndërtojnë” institucionet e veta në veri, në bashkëpunim me Serbinë.

Rakiq tha se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Listës Serbe me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Kjo mbledhje, tha se do të mbahet pas “vendimit të paligjshëm dhe anti-serb” të Kosovës, për suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq.

Gjuriq u suspendua nga puna më 3 nëntor, një ditë pasi deklaroi se policët në veri nuk do të shpërndajnë letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale.

“Të gjithë ne kemi hyrë në institucionet e Kosovës sepse kjo ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse është e qartë se Prishtina shkel secilën prej tyre”, tha Rakiq përmes një deklarate për media.

Sipas Rakiqit, institucionet në Prishtinë nuk kanë pasur të drejtë ta suspendojnë Gjuriqin nga puna, pasi tha se ai është zgjedhur nga serbët dhe katër kryetarët e komunave në veri, që banohen me shumicë serbe.

Policia e Kosovës tha se ka suspenduar Gjurqin për “mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare”.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – edhe në të kaluarën kishte kërcënuar me largim nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimeve të ndërmarra nga autoritetet në Kosovë.

Ndërkaq, pas një takimi me kryetarët e katër komunave në veri dhe Listës Serbe, Gjuriq tha më 2 nëntor se refuzon të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq.

Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).

Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.

Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.

Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat.

The post Lista Serbe të shtunën vendos për largimin e serbëve nga institucionet në veri appeared first on Albeu.com.