giovanni falcone Archives - Albeu.com

Historia e gjyqtarëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino: Dy jetë të ndërthurura dhe i njëjti fat
Dhuna politike dhe kriminale janë një pjesë integrale e historisë italiane. Vrasjet masive kanë formuar jetën e përditshme dhe kujtesën kolektive të popullit italian, duke ndryshuar formën e jetës publike.

Nderimi i të vdekurve ka marrë një funksion simbolik dhe është bërë pjesë e një tradite e cila ka ripërcaktuar identitetin kombëtar të Italisë. Pas krizës që shënoi fundin e Republikës, lidhjet simbolike me figura si Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino u bënë një aspekt thelbësor i demokracisë.

Sidoqoftë, kur shqyrtohet nga një perspektivë afatgjatë, marrëdhënia midis popullatës italiane dhe viktimave të mafies është më komplekse sesa mund të duket në fillim.

Por cilët janë dy gjyqtarët që dhanë jetën e tyre për drejtësinë dhe si është e lidhur jeta e tyre me njeri-tjetrin, nga lindja, fëmijëria dhe përkushtimi deri në vdekje për t’i sjellë paqen vendit dhe për të eliminuar mafian.

Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.

Falcone, i cili ishte 53 vjeç kur vdiq, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar mafian. Ai drejtoi gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve.

Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992 dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone. 19 korrik, 57 ditë mbas vrasjes së Falcone-s, magjistrati Paolo Borsellino, i angazhuar me Falcone-n në luftën kundër bandave, shkon për të vizituar nënën e tij në rrugën Mariano D’Amelio, në Palermo.

Në orën 4:58 pasdite një tjetër ndodhi një shpërthim i tmerrshëm: kësaj here në zemër të qytetit.

Jeta e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino janë të ndërthurura me njëri-tjetrin. Të dy kanë lindur në Palermo: Giovanni më 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, më 19 janar, raporton abcnews.al

Gjithashtu të dy u rritën në Kalsa, Palermo, një zonë e tregtarëve dhe eksponentëve të klasës borgjeze. Ata jetuan disa dhjetëra metra larg njëri-tjetrit dhe ishin miq që nga fëmijëria: ata e gjetën veten duke luajtur në Piazza della Magione.

Në jetën e Giovannit të vogël ishte shkolla, veprimi katolik dhe pak argëtim. Ndërsa për babanë e tij të rreptë, udhëtimet dhe pushimet nuk ekzistonin. Dhe nëna e tij ishte gjithashtu një grua ‘energjike dhe autoritare.

Nga ana tjetër, në shtëpinë e Borsellino-s, atmosfera ishte më e gjallë: kishte shpesh miq që vizitonin dhe diskutohej rreth librave dhe filozofisë.

Giovanni dhe Paolo të dy ndoqën liceun klasik. Pas shkollës së mesme ai hyri në Akademinë Ushtarake të Livorno-s, pastaj e mendoi më mirë dhe u regjistrua në drejtësi.

Nga ana tjetër, Borsellino, vendosi menjëherë për studimet juridike, por ndërsa ai po ndiqte universitetin, babai i tij vdiq dhe kushtet ekonomike të familjes së tij u përkeqësuan. Pavarësisht nga vështirësitë, në moshën 22-vjeçare ai u diplomua me rezultatin maksimal.

Ndërkohë, Paolo kishte filluar karrierën e tij në gjykatën civile Enna si auditor gjyqësor. Në 1967 ai kishte pozicionin e tij të parë menaxherial – pretor në Mazara del Vallo (Trapani) – dhe në dhjetor 1968 u martua me Agnese Piraino Leto, me të cilën do të ketë 3 fëmijë.

Në 1969 ai u transferua në Monreale, afër Palermo-s, ku punoi me kapitenin e karabinierëve Emanuele Basile, i cili u vra nga mafia në 1980.

Falcone, ndërkohë, ishte zhvendosur në Palermo, ku ai punoi në gjyqin e ndërtuesit Rosario Spatola, i akuzuar për shoqatën mafioze. Kështu që dy miqtë e vjetër u kthyen përsëri në kontakt dhe filluan të shkëmbenin informacione për hetimet.

Po gjyqi më i rëndësishëm për të dy ishte “Maxi Trial”.

“Maxi Trial” konsiderohet gjyqi më domethënës kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore. Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan atë – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, raporton abcnews.al

Filloi më 10 shkurt 1986 dhe përfundoi më 16 dhjetor 1987. U dënuan 342 persona dhe 114 u shpallën të pafajshëm. Por pas vrasjes së Falcone, dy muaj më vonë Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.

Të dy gjykatësi janë cilësuar heronj kombëtar, dëshmorë të përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të pastruar vendin nga murtaja e krimit të organizuar.

The post Historia e gjyqtarëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino: Dy jetë të ndërthurura dhe i njëjti fat appeared first on Albeu.com.

Sot 30 vjet nga vrasja e Giovanni Falcone, si u ekzekutua gjykatësi italian nga mafia
Gjykatësi, magjistrati, heroi anti-mafia italian Giovanni Falcone u vra më 23 maj 1992, në atë që njihet si masakra e Capaci-t, ku makina me të cilën po udhëtonte me gruan dhe tri truprojat personale e tij, përmbante gjysmë toni eksploziv.

Që nga ai moment Falcone është simboli italian i luftës ndaj mafias, së bashku me mikun dhe kolegun e tij Paolo Borsellino, i cili po ashtu pas disa muajsh u vra nga mafia.

Falcone ishte njeri më i palëkundur në përndjekjen dhe luftimin kundër rrjetit më të dhunshëm dhe famëkeq të mafias në Sicili, të quajtur Cosa Nostra. Metodat e tij inovative hulumtuese ende përdoren për të gjurmuar dhe identifikuar krimin e organizuar.

Ëndrra e Falcones ishte një botë e sigurt dhe e mirë. Një botë ku shoqëria e çrrënjosë kancerin e saj, krimin e instaluar në kokë që infekton të gjithë trupën shoqërore. Sigurisht se kura është ligji, respekti i ndërsjellë dhe jeta e ndershme.

“Hollivudi duhet të ndalojë së portretizuari Mafian si një vëllazëri të ndershme, romantike dhe origjinale, dhe të tregojë fytyrën e saj të vërtetë: si organizatë të dhunshme, të rrezikshme, që nuk hezitojnë të vrasin më të mirët ndër ne, ata që u zënë rrugën. Këtë e treguan më së miri me vrasjen e Giovanni Falcones. Shpresoj që vrasja e tij nuk do të jetë për asgjë”, kështu shkroi ish-ambasadori amerikan në Itali, Peter Secchia, në korrik të vitit 1992.

Vdekja e Falcones ishte në faqet e para të gazetave evropiane. Funerali i tij u shfaq në televizion në mbarë Italinë. Dhjetëra mijëra njerëz e përcollën gjykatësin sicilian nëpër rrugë për në varrim.

The post Sot 30 vjet nga vrasja e Giovanni Falcone, si u ekzekutua gjykatësi italian nga mafia appeared first on Albeu.com.

“Një shqiptar në përgjime”, vëllai i gjykatësit të vdekur trondit Italinë: Paolon e vrau shteti, jo mafia
Vëllai i gjykatësit të famshëm Italian Paolo Borsellino, Salvatore Borsellino, i cili së bashku me Giovanni Falcone-n humbën jetën gjatë luftës kundër mafias, është shprehur se Paolon e vrau shteti, jo mafia.

Borsellino ka folur sot në një intervistë ekskluzive për gazetarin Thimi Samarxhiu në emisionin “Zona Zero” në Top Neës.

“Vicenzo Agostino, babai i një polici të vrarë, nuk ishte i bindur që vrasja e Falcone-s dhe Borsellino-s ishte bërë nga mafia, por nga jakat e bardha.

Kjo sipas tij, pasi një fshatar si Riina nuk mund ta dinte me siguri sa lëndë shpërthyese duhej dhe kur do kalonte fiks makina e Borsellino-s.

Patjetër që po, mendoj se Falcone dhe Borsellino, janë vrarë nga anëtarë të caktuar të shtetit, dhe jo nga mafia. Mafia ka qenë dora e armatosur e shtetit, por ata që vendosën janë nga brenda shtetit. Kur u vra Borsellino, ka dëshmi të policëve që panë njerëz të veshur me xhaketë e kravata, se nuk mjaftonte të vrisnin Borsellino-n por të merrnin dhe axhendën e kuqe. Se do dilnin në dritë edhe negociatat që disa funksionarë të shtetit kishin bërë me mafian”, deklaroi Borselino.

Një pjesë nga përgjimet e Riina-s në burg, dhe për masakrën e Via D’Ameglia, ai përmend Shqipërinë, pra dikë që vjen nga Shqipëria. Flitet për një figurë të panjohur, dhe përgjimet tregojnë se mund të ketë qenë një shqiptar. Keni informacion?

“Riina flet hapur për një shqiptar, por ato informacione janë të sekretuara dhe s’mund të dimë gjë me siguri. Por ajo për të cilën flet Pertucca, një tjetër i penduar, nuk flet për një shqiptar për atë të panjohurin tek garazhi. Por thotë se ishte një person për t’u siguruar që makina 126 të mbushej me lëndë shpërthyese. Atentati nuk duhej të dështonte, qoftë ai kundër Falcone-s, qoftë ai kundër Borsellino-s. Për fat të keq, ai përgjim është i sekretuar, prandaj nuk di të them më shumë se kaq. Di që kohëmatësit që u përdorën për shpërthimin vinin nga Jugosllavia. Nga Shqipëria nuk di më shumë se kaq”, shtoi ai./albeu.com/

The post “Një shqiptar në përgjime”, vëllai i gjykatësit të vdekur trondit Italinë: Paolon e vrau shteti, jo mafia appeared first on Albeu.com.