Gianni Infantino Archives - Albeu.com

Presidenti i FIFA-s, Infantino i thotë ‘jo’ kartonit blu
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e do kartonin blu në futboll, sepse sipas tij ideja është “të mbrojmë traditën e lojës”.

Kartoni blu dhe disa ndryshime tjera në futboll kanë qenë temë e javëve të fundit.

Megjithatë, para mbledhjes së IFAB, Infantino ka thënë se nuk do të ketë karton blu, vetëm nëse ndryshohet me të kuqin.

“Jo, nuk do të ketë karton blu, në asnjë nivel. Është një klishe që nuk ekziston për FIFA-n. Nuk ka se si të ketë”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Doni një titull? Titulli do të ishte: “Karton i kuq të bëhet karton blu. Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB dhe FIFA për të kërkuar ide ose propozime, dhe çdo propozim dhe ide duhet të trajtohet me respekt , natyrisht”.

“Por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin dhe traditën e lojës. Nuk do të ketë karton blu”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

E vërteta është se testet do të vazhdojnë në kategori të ndryshme, por FIFA ka insistuar gjithmonë që ky aplikim në futbollin profesionist është përjashtuar për momentin.

Ideja e kartonit blu lindi për të ulur protestat tek gjyqtarët, me 10 minuta pezullim për lojtarin e sanksionuar.

Futbolli dëshiron t’i japë fund imazheve në të cilat lojtarët rrethojnë gjyqtarët dhe shumë sektorë mendojnë se kjo është rruga e duhur. /Telegrafi/

🚨🔵 FIFA president Gianni Infantino: "Blue cards? This is a topic that is non existent for us".

"If you want a title it is: red card to the blue card. No chance, no way", told Sky UK. pic.twitter.com/1FkFvqtpT0

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 2, 2024

The post Presidenti i FIFA-s, Infantino i thotë ‘jo’ kartonit blu appeared first on Albeu.com.

Presidenti i FIFA-s: Ky vit ishte fantastik për ju, futbolli në Shqipëri është në duar të sigurta dhe të afta
Pjesë e mbrëmjes Gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është bërë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili me anë të një video-mesazhi ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të Futbollit Shqiptar gjatë vitit 2023.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u ndal edhe te futbolli i vajzave duke vlerësuar maksimalisht strategjinë e FSHF për futbollit e vajzave “Rising Stars 2023-2026”.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit të FIFA-s, Infantino:

“I dashur President Duka, i dashur Armand,

Të dashur kolegë në Federatën Shqiptare të Futbollit,

Të dashur miq,

Në një mbrëmje të tillë si kjo që po shijoni sonte, ne festojmë momentet më të mira të futbollit shqiptar dhe vendi juaj sigurisht që ka shumë për t’ju ndjerë krenar, pas një viti 2023 fantastik.

Në vitin 2022, ne festuam 90-vjetorin e anëtarësimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në FIFA dhe ju mirëpritët finalen e një kompeticioni evropian për klube në kryeqytetin tuaj të bukur.

Këtë vit ju keni siguruar pjesëmarrjen tuaj në finalet e EURO 2024 – duke u renditur për herë të parë në krye të grupit tuaj kualifikues. Epo, unë vetëm mund t’ju përgëzoj të gjithëve, Presidentin Duka, trajnerin e Kombëtares Sylvinho, të gjithë lojtarët dhe stafin që e kanë bërë të mundur këtë arritje. Jam i sigurt që verën e ardhshme do ta bëni krenar vendin tuaj në Gjermani.

Sigurisht, me Kupën e Botës FIFA për femra, ishte gjithashtu një vit i madh për FIFA-n dhe për futbollin e femrave. Ishte një turne transformues, Kupa e Botës më e mirë e FIFA-s për femra deri më sot, dhe jam i kënaqur të shoh që Federata Shqiptare e Futbollit po fokusohet gjithashtu në përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe grave në futboll dhe ne po shohim progres pozitiv gradual në renditjen botërore në këtë aspekt.

E kam mirëpritur me entuziazëm strategjinë e futbollit të vajzave “Rising Stars”, që ju prezantuat kohët e fundit dhe dua t’ju inkurajoj që të ndiqni synimet tuaja – imagjinoni sa fantastike do të ishte të shikonim Kombëtaren e Shqipërisë në Kupën e Botës FIFA me 48 ekipe në 2026-n dhe Kombëtaren e vajzave në Kupën e Botës FIFA për femra një vit më pas!

Jo vetëm kaq, por me më shumë mundësi të krijuara në nivelet e moshave falë turneve të përvitshëm të FIFA-s me një pjesëmarrje gjithnjë e më të gjerë, pres me padurim të shoh ekipet shqiptare të moshave për vajza dhe djem të bëjnë progres dhe të marrin pjesë në kompeticionet tona U-17 dhe U-20 në një të ardhme shumë të afërt.

E di që e ardhmja e futbollit në Shqipëri është në duar të sigurta dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së Qeverisë dhe Kryeministrit, mikut tim të dashur Edi Rama dhe jam i sigurt që do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë të menduarit në mënyrë inteligjente dhe krijuese, dhe, natyrisht, vendosmërisë dhe punës tuaj të palodhur. Dhe ju tashmë prisni kaq shumë zhvillime vitin e ardhshëm.

Urime fituesve të çmimeve për arritjet e tyre këtë vit dhe, natyrisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.

Shihemi së shpejti. Një përqafim i madh për të gjithë. Mirupafshim”.

/GazetaSinjaliSport/

The post Presidenti i FIFA-s: Ky vit ishte fantastik për ju, futbolli në Shqipëri është në duar të sigurta dhe të afta appeared first on Albeu.com.

Urdhri i prerë i Infantinos për televizionet gjatë Botërorit
Gianni Infantino ishte shumë i pranishëm në Botërorin e Katarit. Falë afërsisë mes stadiumeve në Katar dhe kohës ndërmjet një ndeshjeje në tjetrën, Presidenti i FIFA-s mund të shkonte personalisht për të shijuar secilën nga ndeshjet që u luajtën në Kupën e fundit të Botës, që e fitoi Argjentina.

Gjithashtu, kreu i FIFA-s është parë në të gjitha transmetimet e ndeshjeve, por kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Siç zbulon gazeta britanike “The Times”, Infantino i ka dhënë urdhra të qarta kompanisë përgjegjëse për transmetimin e ndeshjeve, për ta nxjerrë në televizor të paktën një herë në çdo ndeshje. Por, Presidenti nuk duhej të shfaqej kurrë ndërsa kontrollonte celularin e tij, por gjithmonë duke parë në fushë.

Shumë prej imazheve të Infantinos që dolën në televizion nuk u shfaqën në ekranet e stadiumit, pasi në disa raste Infantino u vërshëllye dhe vendosi që, në mënyrë që kjo të mos ndodhte më, imazhet e tij në stadium të mos jepeshin fare.

Udhëzimet për përdorimin e imazhit të Infantino vijnë nga HBS, një shërbim transmetimi me bazë në Zvicër, që FIFA e përdor për ndeshjet e Kupës së Botës, pa qenë në gjendje televizionet e secilit vend të vendosin se cilin imazh e transmetojnë në televizion në çdo moment./A2CNN

The post Urdhri i prerë i Infantinos për televizionet gjatë Botërorit appeared first on Albeu.com.

Infantino bën kërkesën e veçantë: Çdo vend në botë të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele
Çdo vend në botë që është anëtar i FIFA-s do të ketë një stadium me emrin Pele.

Kjo ishte kërkesa e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për 211 shtetet anëtare, në deklaratat e tij jashtë stadiumit Santos ku ka shkuar për t’i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit.

“Ne gjithashtu do t’i kërkojmë çdo vendi në botë që të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele”,- tha Infantino.

Numri 1 i FIFA-s do të qëndrojë në Brazil për funeralin e Peles të martën. Pele, si me Santos, ashtu edhe pas tërheqjes nga futbolli, ka udhëtuar dhe është nderuar pothuajse në të gjitha vendet e botës. /albeu.com

The post Infantino bën kërkesën e veçantë: Çdo vend në botë të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele appeared first on Albeu.com.

Infantino si shqiptar: Futbolli ka ndryshuar shumë këtu, si më ndaluan nga dhurata juaj
Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumëfishuar investimet, por do t’i shtatë-fishojmë.

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

The post Infantino si shqiptar: Futbolli ka ndryshuar shumë këtu, si më ndaluan nga dhurata juaj appeared first on Albeu.com.