Gianluigi Donnarumma Archives - Albeu.com

Nëntë vjet burg për organizatorin e grabitjes së Donnarummas, ku u dhunua edhe partnerja e tij shtatzënë
<html><head></head><body>

Ilyas Kherbouch, i njohur me nofkën Ganito, është dënuar nga Gjykata Penale e Parisit me nëntë vjet burg dhe 80 mijë euro gjobë. 21-vjeçari u shpall fajtor si drejtues i grabitjes së dhunshme të kryer në korrik të vitit 2023 në banesën e Gianluigi Donnarummas dhe partneres së tij, Alessia Elefante.

Sulmi ndodhi në shtëpinë e portierit në Paris, kur ai luante për Paris Saint-Germainin. Donnarumma u rrah dhe u lidh, ndërsa edhe Elefante u sulmua dhe u neutralizua nga grabitësit.

Autorët u larguan me sende që kapnin vlerën e rreth një milion eurove, mes të cilave ora luksoze, bizhuteri, para të gatshme dhe çelësa automjetesh luksoze.

Në momentin e ngjarjes, Elefante ishte shtatzënë. Ajo pësoi një abort pak kohë pas sulmit.

Për të njëjtën çështje, Moktar Diop mori një dënim prej pesë vjetësh burg, dy prej të cilëve iu pezulluan.

Ndryshe përfundoi procesi për Khyan Mamounin, të cilin prokuroria e kishte përshkruar si një tjetër organizator kryesor të grabitjes. Ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga akuzat.

Procesi gjyqësor u mbajt më 10 dhe 11 shtator, pa praninë e Donnarummas dhe partneres së tij.

Gjatë gjykimit, seanca u pezullua përkohësisht për shkak të kërcënimeve dhe fyerjeve të Kherbouchit. Ai ishte arratisur nga burgu i Villepintes në muajin mars, por autoritetet e kapën sërish.

Donnarumma, tashmë futbollist i Manchester Cityt, dhe Elefante u bënë viktima të një prej grabitjeve më të rënda të kryera ndaj një futbollisti në Francë.

</body></html>

The post Nëntë vjet burg për organizatorin e grabitjes së Donnarummas, ku u dhunua edhe partnerja e tij shtatzënë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen në gjykatë detajet e grabitjes së Donnarummas: Portieri u dhunua, ndërsa partnerja shtatzënë u sulmua
<html><head></head><body>

Një dëshmi e dhënë në gjykatë ka nxjerrë në dritë episode tronditëse nga grabitja e vitit 2023, kur Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij, Alessia Elefante, u sulmuan brenda apartamentit të tyre luksoz në Paris.

Çifti ndodhej në gjumë në banesën e vendosur në Avenue Montaigne, një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit francez, kur grabitësit hynë në apartament.

Sipas të dhënave të përfshira në dosjen gjyqësore, njëri prej autorëve iu afrua portierit italian, e zgjoi dhe e goditi në fytyrë. Më pas, duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi t’u dorëzonte sendet me vlerë.

Para goditjes, grabitësi i kishte thënë “Shshsh”, ndërsa më vonë i ishte drejtuar me fjalët: “Ora, ora!”.

Donnarumma u detyrua t’u tregonte vendndodhjen e orës së tij luksoze Audemars Piguet, e cila ishte lënë mbi tavolinën e dhomës së zhveshjes. Në total, vlera e sendeve të marra arrinte në qindra mijëra euro.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pasi u zgjua Alessia Elefante, e cila në atë periudhë ishte shtatzënë. Ajo u dha autorëve orën Cartier, bizhuteritë dhe rreth 2,000 euro cash.

Grabitësit nuk u mjaftuan me këto dhe kërkuan edhe kodin e kasafortës. Kur Elefante u shpjegoi se nuk e dinte kodin dhe se kasaforta nuk përmbante asgjë, ata reaguan me dhunë.

“Pasi thashë se nuk e dija kodin dhe se kasaforta ishte bosh, ata u zemëruan, duke menduar se po gënjeja. Më tërhoqën nga flokët dhe njëri prej tyre më goditi në kofshë. Edhe pse u thashë se isha shtatzënë, ata nuk u ndalën”, ka rrëfyer ajo.

Më pas, Donnarumma ua dha grabitësve kodin e kasafortës, por kontrolli i saj konfirmoi atë që kishte thënë partnerja e tij: brenda nuk kishte asgjë.

Pasi i dhunuan dhe i lidhën të dy, autorët u larguan me para, orë të shtrenjta, bizhuteri, çanta të markave të njohura dhe çelësat e automjeteve Mercedes dhe Lamborghini.

Hetimet zbuluan se hyrja në apartament ishte realizuar në një mënyrë të pazakontë. Autoritetet thanë se grabitësit kishin zbritur nga çatia e ndërtesës dhe më pas kishin hyrë me forcë në banesë.

Ngjarja e la çiftin të tronditur. Detajet e paraqitura në seancën gjyqësore dëshmojnë se bëhej fjalë për një grabitje të mirëorganizuar dhe jashtëzakonisht të dhunshme, e kryer në një nga lagjet më luksoze të Parisit.

</body></html>

The post Zbardhen në gjykatë detajet e grabitjes së Donnarummas: Portieri u dhunua, ndërsa partnerja shtatzënë u sulmua appeared first on Albeu.com.

Donnarumma kurorëzon dashurinë me Alessia Elefante në një dasmë përrallore – Haaland dhe Mancini mes të ftuarve të shquar
<html><head></head><body>

Gianluigi Donnarumma, portieri i Manchester Cityt dhe lideri i kombëtares së Italisë, ka shkëmbyer sot betimet e martesës me bashkëjetuesen e tij shumëvjeçare, Alessia Elefante, në një ceremoni të shkëlqyer të organizuar në Locorotondo të Italisë.

Riti i shenjtë u krye në kishën e San Giorgio Martire, ku të pranishëm ishin të afërmit, rrethi shoqëror dhe një numër i madh figurash të njohura nga universi i sportit.

Për momentin e madh, portieri zgjodhi një kostum të bardhë të rafinuar, teksa nusja iu drejtua altarit e mbuluar nga një vello e tejzgjatur që i fshihte pjesërisht fytyrën.

Vëmendje të veçantë tërhoqën edhe personalitetet e pranishme në dasmë. Në listën e të ftuarve spikatnin Erling Haaland, bashkëlojtari i Donnarumma-s te Manchester City, dhe Roberto Mancini, ish-komandanti i përfaqësueses italiane.

Donnarumma dhe Alessia Elefante e njohin njëri-tjetrin qysh në vegjëli, teksa u rritën bashkë në Castellammare di Stabia, ku ndoqën edhe shkollën.

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2016, pikërisht gjatë periudhës kur italiani mbrojtë portën e AC Milan dhe po ndërtonte një karrierë të lavdishme futbollistike. Në shtator 2024, çifti u bë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan Leo, duke e bërë familjen e tyre më të madhe.

Pas përfundimit të ritit fetar, atmosfera festive u zhvendos në një maseria madhështore në afërsi të Fasanos, ku çifti i ri dhe të ftuarit e tyre kremtuan nisjen e një faze të re të jetës.

</body></html>

The post Donnarumma kurorëzon dashurinë me Alessia Elefante në një dasmë përrallore – Haaland dhe Mancini mes të ftuarve të shquar appeared first on Albeu.com.

Gianluigi Donnarumma zbulon të ardhmen e tij
Gianluigi Donnarumma ka folur për fitoren e PSG-së në Ligue 1.

“Fitorja e dhjetë në kampionat ishte synimi ynë. Është për të ardhur keq që me Champions League gjithçka doli kështu. Do të qëndroj në PSG dhe do të përpiqem të fitoj Ligën e Kampionëve.

Titulli na solli kënaqësi. Mua m’u desh këtë vit për t’u përshtatur, por jam shumë i kënaqur me mënyrën se si doli gjithçka. Është për të ardhur keq që kemi zhgënjyer tifozët me rezultatin në Ligën e Kampionëve, por ne do të përpiqemi të arrijmë”.

Mbi largimin e tifozëve të PSG-së në shenjë proteste në fund të ndeshjes kundër Lens.

“Ne ishim shumë të trishtuar sepse ata na kanë mbështetur gjithmonë dhe ishin lojtari i 12-të. Ne i kuptojmë ato. Ne gjithashtu duam të arrijmë rezultate të mira në Evropë”.

Për të konkurruar me Keylor Navas

“Unë jam këtu për të qenë portieri kryesor. Siç thashë, ky vit u shpenzua për adaptim. Ndryshimet nuk ishin të lehta, më duhej të mësohesha me një gjuhë tjetër dhe me zakonet lokale.

Unë dhe Navas kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por, siç tha ai tashmë, një konkurrencë e tillë nuk ishte e lehtë për askënd. Situata duhet të ndryshojë patjetër”, tha portieri i PSG -së për Sky Sport. /albeu.com/

The post Gianluigi Donnarumma zbulon të ardhmen e tij appeared first on Albeu.com.