George Friedman Archives - Albeu.com

“Serbia po përgatitet”, analisti i gjeopolitikës parashikon luftë në Kosovë: Do përhapet përtej Ballkanit!
“Kam dëgjuar nga dy persona të cilëve ju besoj shumë se Serbia po përgatitet për luftë”.

Kështu shkruan në një artikull të publikuar më 8 nëntor, George Friedman, një autor me origjinë hungareze që shkruan për çështje ndërkombëtare e gjeopolitikën.

Në tekstin me titullin “Bota flakëron”, Friedman shkruan për “luftërat e mundshme”.

“Kam dëgjuar nga dy persona të cilëve u besoj shumë se Serbia po përgatitet për luftë. Serbia dhe Kosova zhvilluan një luftë të përgjakshme në vitet 1998-99, në të cilën SHBA dhe NATO u rreshtua në anën e Kosovës dhe zhvilluan një fushatë bombardimi kundër Serbisë. Shpresoj që këto burime të jenë të gabuara, por mendoj se kjo do të ndodhë dhe do të përhapet përtej Ballkanit”, shkruan ai që në paragrafin e dytë, vetëm pasi përmend luftërat në Ukrainë dhe në Gaza.

Ai vazhdon duke shkruar për tensionet e tjera nëpër botë, duke përmbledhur shumë çështje në pak fjali.

“Ndërsa shikojmë këtë listë të luftërave të mundshme, SHBA-ja është thellësisht e përfshirë në shumë mënyra”, shkruan ai.

“Tani, duhet të shqetësohemi nëse miqtë e mi të besuar e kanë idenë se për çfarë po flasin”, shkruan Friedman në paragrafin e fundit.

Mbrëmë në Pressing analisti Sadri Ramabaja e parafrazoi Friedmanin, i cili jeton dhe vepron në SHBA, atje ku ka studiuar për shkenca politike.

Friedman më 1996 kishte themeluar në Teksas një kompani private për parashikime të kësaj natyre, të quajtur “Stratfor” ku shërbeu si drejtor ekzekutiv. Në vitin 2015 kishte thënë dorëheqje për ta themeluar më pas “Geopolitic Furtures”.

Reputacioni i Friedman-it si parashikues i ngjarjeve gjeopolitike bëri që The New York Times të komentonte në një profil: “Ka një tundim, kur je rreth George Friedmanit, ta trajtosh atë si një 8-top magjik”. Pra, gazeta amerikane e krahasonte atë me lodrën “Magic 8-Ball”.

Friedman ishte larguar nga Hungaria që fëmijë për t’u arratisur nga regjimi komunist dhe për t’u vendosur fillimisht në Austri, e më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai studioi potencialin për një konflikt Japoni-SHBA dhe bashkë me gruan e tij më 1991 botuan librin “The Coming War with Japan” (Lufta e ardhshme me Japoninë), ku shkruante se një konflikt SHBA-Japoni ishte i pashmangshëm”. Parashikimi nuk i doli.

The post “Serbia po përgatitet”, analisti i gjeopolitikës parashikon luftë në Kosovë: Do përhapet përtej Ballkanit! appeared first on Albeu.com.

Shkruan George Friedman: Katër fazat e një lufte, dhe çfarë pritet të shohim në Ukrainë
Nga George Friedman ”Geopolitical Futures”

Ndërsa marrim parasysh pretendimin e SHBA-së, se Rusia synon të sulmojë Ukrainën, është e dobishme të analizojmë në vija të përgjithshme fazat e një lufte, për të kuptuar jo vetëm sulmin, por edhe vështirësinë dhe rreziqet e një konflikti. Sulmi dhe pushtimi i një vendi, ndahet zakonisht në 4 faza:

Faza nr.1:Mbledhja e informacioneve nga shërbimet sekrete. Pra synohet të kuptohet se kundër kujt do të luftohet, cilat janë qëllimet dhe aftësitë e tij, dhe çfarë synon të arrijë lufta.

Faza nr.2:Nisja e luftës. Agresori nis lëvizjen e trupave dhe përdor të gjithë fuqinë e mundshme të zjarrit, duke synuar të thyejë vullnetin dhe aftësinë e armikut për të rezistuar.

Faza nr.3:Pushtimi. Agresori pushton vendin e synuar, ose atë pjesë që është e nevojshme për të arritur qëllimin e dëshiruar politik.

Faza 4:Paqtimi. Pushtuesit synojnë të zbutin armiqësinë e atyre që kanë pushtuar, dhe të thyejnë vullnetin e vendasve për të rezistuar.

Çdo fazë është më komplekse dhe më kaotike, sesa mund të duket në pamje të parë, dhe numri i fazave mund të ngatërrojë llogaritjet fillestare. Megjithatë, thjeshtëzimi, dhe një lloj renditje e hapave në kaosin e luftës, do të na ndihmojë të shtrojmë pyetjet e duhura dhe ndoshta të gjejmë edhe përgjigjet.

Grumbullimi i të dhënave inteligjente, është faza e parë që i paraprin vendimit për të nisur një luftë apo jo. Kuptimi i qëllimeve të një armiku të mundshëm, ju tregon nëse ajo që ai synon, është apo jo në përputhje me interesat tuaja. Kuptimi i aftësive të tij, ju tregon nëse duhet të merrni përsipër rrezikun e madh të hyrjes në luftë kundër tij.

Synimet dhe aftësitë, janë gjëra që synohen të kuptohen nga të gjitha vendet, madje edhe për kundërshtarin më pak të mundshëm. Ato ju informojnë se kundër kujt duhet të luftoni, dhe kush mund të luftojë përkrah jush. Po ashtu, të thënat e shërbimeve sekrete, mund t’ju tregojnë se kush mund të jetë armiku.

Kur Japonia pushtoi Kinën, ajo nuk e parashikoi se mund të përballej edhe me Shtetet e Bashkuara. Në rast se do ketë një pushtim rus të Ukrainës, SHBA-ja ka një ide shumë të qartë se kundër do të luftojë nëse ndërhyn.

Rusia nuk e di rendin e kundër-lëvizjeve me të cilat mund të përballet, megjithëse mund të jetë e qartë mbi sasinë e forcës që mund të përdorë një kundërshtar i mundshëm. Dhe pasiguria politike, krijon pasiguri ushtarake.

Faza e dytë është fillimi dhe vazhdimi i luftës. Për mbrojtësin vendos agresori. Kur Gjermania, aleate me Bashkimin Sovjetik, pushtoi Poloninë, shërbimet sekrete nuk i treguan asaj mbi grupin e vendeve dhe aftësitë afatgjata me të cilat do të përballej. Vendimi për të shkuar në luftë, synon të parashikojë edhe formën e luftës.

Të dhënat politike janë shumë më të vështira për t’u mbledhur sesa ato ushtarake. Motorët e luftës nuk mund të fshihen në një mënyrë të përsosur. Synimet e vendeve janë të vështira për t’u kuptuar, madje edhe të atyre që nuk janë të vetëdijshme mbi atë që mund të bëjnë.

Por është thelbësore të vlerësoni se çfarë do të bëjnë ata kur të përballeni me luftën që po nisni, qoftë tani apo në planin afatgjatë. Ju duhet ta dini këtë, në mënyrë që të dini rendin e gjërave që do të duhet të mposhtni.

Hitleri i kuptoi armiqtë e tij të mundshëm. Ai nuk e vlerësoi rendin e betejës që do të krijonin Shtetet e Bashkuara, apo qëndrueshmërinë e mbrojtjes sovjetike. Cilido qoftë objektivi i Rusisë në Ukrainë, pasiguria e saj se kush mund të jetë armiku, është një pengesë. Kjo mbetet e vërtetë, vetëm nëse shërbimi sekret rus nuk ka depërtuar thellë në vendimmarrjen e SHBA-së.

Faza e tretë është pushtimi i territorit apo i vendit të synuar. Pushtimi është një qëllim. Dhe mjeti për ta arritur atë, duhet të jetë shkatërrimi fizik apo moral i ushtrisë armike. Franca kishte aftësinë materiale për të vazhduar rezistencën ndaj Gjermanisë naziste, por i mungonte morali.

Pushtimi i një vendi, është një proces i vështirë dhe kërkon kohë, madje edhe kur nuk ka rezistencë. Së pari ai varet nga madhësia fizike e vendit, dhe kujdesi që duhet të shoqërojë të dhënat e dobëta rreth forcës armike. Pastaj është problemi i logjistikës.

Ushtarët duhet të ushqehen, dhe në luftën moderne, benzina duhet të dërgohet në automjete, bashkë me municionet për të zëvendësuar atë që është konsumuar. Në rastin e një sulmi të blinduar, siç do të ishte rasti në Ukrainë, edhe kur mirëmbahen si duhet, mjetet e blinduara kanë tendencën të pësojnë defekte.

Dhe ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë armët anti-tank, që i janë dhënë Ukrainës nga Perëndimi. Çdo sulm duhet të jetë metodik, dhe i vetëdijshëm për kërcënimet e mundshme. Vetë lëvizja logjistike është më e prekshme sesa shtytja kryesore, dhe po aq thelbësore. Nëse pushtimi përballet me rezistencë, lëvizja para do të ngadalësohet shumë.

Nëse jo, shqetësimi për mundësinë e rezistencës do ta ngadalësojë lëvizjen. Kjo ka pasoja politike, pasi një disfatë e shpejtë e një ushtrie, e përjashton përforcimin nga fuqitë e huaja. Një proces i zgjatur i pushtimit, shton gjasat që fuqitë e huaja të ndihen nën presion për të ndërhyrë në emër të mbrojtësve, ose të paktën forca sulmuese duhet ta marrë parasysh këtë mundësi.

Faza e katërt, mund të jetë ajo që merr më shumë kohë, dhe që është politikisht më e bezdisshme. Disa popullsi të pushtuara e pranojnë humbjen. Por të tjerat jo. Shembulli më i mirë i efektivitetit ushtarak të rezistencës pas pushtimit është vetë Rusia, ku forcat ushtarake dhe civile vazhduan t’i rezistonin gjermanëve që përparonin, duke i detyruar këta të fundit që të devijonin forcat në procesin e shtypjes së rebelimit, veprime që e armiqësuan akoma më tej popullsinë dhe e shtuan rezistencën prapa vijës së frontit.

Britania në Indi u përball me këtë problem gjatë shekullit XIX-të. Paqtimi është një çështje politike që ka të bëjë me besnikërinë e popullatës ndaj qeverisë së saj, dhe me armiqësinë e pushtuesit. Nga këndvështrimi i pushtuesve, kjo qasje është një thikë me dy presa.

Ajo sa e kufizon rezistencën, aq edhe e inkurajon atë përmes natyrës së tij brutale. Në rastin e Rusisë dhe Ukrainës, rusët nuk mund të jenë të sigurt nëse SHBA-të do të përfshihej apo jo në konflikt, apo se çfarë armësh do të përdorte. Në luftërat moderne nuk është e nevojshme që të afrohesh në një distancë më pak se 1 km për ta shkatërruar një tank.

Raketat me rreze të gjatë mund ta bëjnë shumë më mirë këtë punë. Një ndërhyrje e SHBA-së, do të ishte më e rrezikshmja për Rusinë, dhe Moska nuk mund t’i besojë çfarëdolloj gjëje që thotë Uashingtoni. Sidomos nëse rezistenca e Ukrainës është e fortë, viktimat janë të shumta në numër, dhe nëse SHBA-ja gjendet nën një presion të madh për të ndërhyrë.

Është një rast kur vetë amerikanët nuk e dinë se çfarë do të bëjnë. Në këtë skenar, ajo që rusët synojnë të jetë një luftë e shkurtër mund të zvarritet, me shumë gjasa duke angazhuar më shumë milicit separatiste. Operacionet ushtarake kërkojnë minimizimin e pasigurisë.

Por shumëfishimi i pasigurive është në natyrën e luftës.

SHBA-ja e hodhi poshtë idenë e një kundërofensivë gjermane në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Por më pas ndodhi Kundërsulmi gjerman në Ardene. Amerika priste që Vietnami i Veriut të hiqte dorë nga dëshira për ta bashkuar Vietnamin. Sërish gaboi.

Edhe dhe Stalini nuk e priste një pushtim gjerman në vitin 1941. Shërbimet inteligjente dështojnë shpesh. Operacionet ushtarake pësojnë dështime të komandës qendrore, komunikimeve dhe rënie të moralit. Rezistenca ndaj pushtuesit rritet papritur.

Kur ne përdorim fazat e luftës si një skicë, mbi të cilin mund të projektohen fazat e ndryshme, lufta bëhet një ide jo shumë tërheqëse. Për rusët, që nuk kanë zhvilluar një luftë të zgjatur me shumë divizione për gati 75 vjet, ky opsioni mund të duket tërheqës.

Koha zakonisht i fsheh të vërtetat. Por në rastin e Rusisë, të vërteta e luftës do të duan shekuj që të harrohen. Rusët i kujtojnë shumë mirë tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Ata e mbajnë mend se sa shumë gjëra i llogariti gabim Hitleri, nga rezistenca ruse deri tek vendet që e mbështetën Rusinë. Dhe duke kujtuar atë luftë, duke marrë parasysh modelin që paraqita këtu, dhe të panjohurat e mëdha, unë nuk mendoj se rusët do të nisin një luftë tjetër. Një lëvizje e tillë do të kishte pak kuptim.

Shënim: George Friedman, është një parashikues gjeopolitik dhe strateg i njohur për çështjet ndërkombëtare, themelues dhe drejtues i think-tankut “Geopolitical Futures”. Librat e tij janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës.

The post Shkruan George Friedman: Katër fazat e një lufte, dhe çfarë pritet të shohim në Ukrainë appeared first on Albeu.com.