gentjan bejtja Archives - Albeu.com

Pushkatim në sy të gruas e dy fëmijëve të Bejtes, dëshmia: Burri po ujiste perimet, hynë 3 vetë dhe na bllokuan, 2 e vranë
Gentjan Bejtja, personi që u ekzekutua me 45 plumba kallashnikovi është vrarë në sy të gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur.

Për këtë ngjarje të rëndë 2 persona janë arrestuar Ilir Beqaraj alias Brahimi, kunati i Roan Brahimit dhe Edison Haxhiu. Ndërsa tashmë në kërkim është shpallur dhe një person nga Vlora, Flodian Plaku.

Familja ka parë skenën e tmerrshme të pushkatimit, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ti shpëtuar jetën kryefamiljarit, pasi një person i armatosur ka bllokuar gruan dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerë kanë hapur zjarr në drejtim të tij.

Këto detaje tronditëse dalin nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës A. Bejtja, e cila është dhe motra e Ramazan Sinos, personit që një vit më parë mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së Gentit në Larushk, ngjarje kjo ku u plagosën dhe dy fëmijë.

A. Bejtja, treguar se rreth orës 16:00 së bashku me bashkëshortin, Gentin, ka dalë nga banesa e vjehrrit dhe kanë shkuar në shtëpinë e tyre, që ndodhet vetëm disa metra larg ku me vete ka pasur dhe dy fëmijët e saj.

Në vijim ajo sqaron se gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, ka vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur ku njëri prej tyre ka mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët e saj ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit të saj Gentian Bejtja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me autorët e ngjarjes gruaja e viktimës jep një përshkrim të përgjithshëm por nuk mund të identifikoj asnjërin prej tyre, gjithashtu ajo nuk ka ngritur dyshime apo të ketë sqaruar për ndonjë konflikt të bashkëshortit të saj.

Por policia dhe prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Gentjan Bejtja, lidhet ngushtësisht me planet e tij, Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të PS Arben Ndoka, për të vrarë vëllezërit Durim dhe Valter Bami si dhe mikun e tyre Marklen Haka.

Gentjan Bejtja ishte njeriu që mblidhte informacion dhe mbante të strehuara makinat në Larushk, me qëllim vrasjen e vëllezërve Bami në Nikël.

Për këtë ngjarje është pyetur dhe babai i Gentjan Bejtjas, Gani Bejtja, i cili ka treguar se i biri kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer në fshat.

Sipas babait ditën e vrasjes në 15 Mars 2024 Gentjan Bejtja në orën 09:00 ka dalë nga shtëpia me makinë dhe ka shkuar në Fushë-Krujë, pasi ka paguar energjinë elektrike.

Në Fushë-Krujë ai ka qëndruar 1 orë dhe më pas është kthyer në Larushk. Me sa duket silueta e tij është vënë re nga kundërshtarët të cilët janë mobilizuar menjëherë duke planifikuar vrasjen.

Gjatë ditës ai është marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit.

Në orën 15:30, djali i tij Gentian Bejtja ka dalë dhe ka shkuar në banesën e tij aty pranë për të ujitur perimet në një sërë në banesën e tij afër me banesën e prindërve.

Rreth orës 16:00, Ganiu pretendon se ka dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit, së bashku me gruan kanë shkuar te banesa e djalit, rrugës Ganiu, ka vënë re një fuoristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk ka mundur të dallojë targat dhe drejtimin që është larguar automjeti.

Pasi është futur në banesën së bashku me bashkëshorten janë afruar të sera e perimeve, aty ka vënë re djalin e tyre të gjakosur, fillimisht janë përpjekur ta tërheqin me qëllim për ti dhënë ndihmën mjekësore, por kanë konstatuar se kjo përpjekje ishte e kotë.

Menjëherë ka njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku ka njoftuar për vrasjen e djalit të tij shtetasit Gentian Bejtja.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij shtetasi Gani Bejtja, ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij.

I pyetur në lidhje me numri e telefonit dhe aparatin e djalit të tij ka shpjeguar se nuk e di numrin e djalit dhe as se ku është aparati celular i tij.

The post Pushkatim në sy të gruas e dy fëmijëve të Bejtes, dëshmia: Burri po ujiste perimet, hynë 3 vetë dhe na bllokuan, 2 e vranë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës
Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtjas, të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë zbuluar se autorët kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas vrasjes së Bejtajt në vilën e tij në Larushkë, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që e kanë djegur në fshatin Hasan.

Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia po kërkon për të gjetur.

Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti i dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimete e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet.

Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset pëerreth I gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës.

The post Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës appeared first on Albeu.com.

Breshëri plumbash ndaj Bejtjas, zbardhet dëshmia e jordanezit: Pashë persona me kapuç të zi në kokë, dukej si skenë filmash
Fushë-Kruja u trondit pasditen e 15 marsit, kur Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda ambientevë të shtëpisë. Ai i kishte shpëtuar tre atentateve, por jo atij të 15 marsit, i cili dukej se ishte i mirëorganizuar.

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Bejtjas.

Pjesë nga dokumentari

Por dëshmia më me interes për grupin hetues në lidhje me atentatin, është ajo e një shtetasi të huaj me banim në Shqipëri, i cili gjatë orës ku ndodhi krimi, ka mundur të shikojë persona të dyshimtë të maskuar në rrugë.

“Gjatë fazës së hetimeve, janë administruar dëshmi të familjarëve të viktimës si edhe të dëshmitarëve okularë. Ndër të cilët edhe shtetasi J. L, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë i cili ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Më datë 15 Mars 2024, rreth orës 16:30, ka qenë duke udhëtuar nga ura e Gjoles në drejtim të fabrikës së ‘Çimentos’ Fushë-Krujë duke ndjekur itinerarin: Ura e Gjoles-North Park më pas rrugën dytësore përmes fshatit Hasan që të nxjerr tek karburant ‘K…..’ në aksin kryesor Fushë Krujë-Thumanë”, thuhet në dosje.

Pikërisht në këtë aks rrugor ai thotë se ka parë të ndaluar në rrugë, dy makina. Midis tyre edhe një ‘Golf’ të zi, ku ajo që dallohej ishte se ky automjet nuk kishte targa në pjesën e pasme të tij. Ndërkohë që në këmbë pranë mjeteve, midis tyre edhe një motor katër rrotësh, qëndronin tre persona me kapuç të zi në kokë. Ndërsa dy të tjerë ndodheshin në mjetin ‘Golf’ të zi.

“Sapo kalova kryqëzimin e rrugës dytësore, në rrugën që të nxjerr te karburant ‘K….’, përpara automjetit tim unë pashë dy motorë katër rrotësh, një automjet ‘Golf’ të zi, model 5 ose 6 tip i ri, pa targa në pjesën e pasme si dhe një automjet tjetěr me ngjyrë gri, që targën nuk ia fiksova dot”, ka deklaruar ai.

Më tej në dëshminë e tij, dëshmitari okular, tregoi se në këmbë përpara këtyre mjeteve qëndronin edhe tre persona, të cilët ishin të mbathur me veshje jo normale për përditshmërinë. Gjë që atij i bëri përshtypje dhe i dha mundësinë ti dokumentojë si imazhe. Një skenë që për të dukej më shumë si një skenë xhirimi filmi, se sa një mendim se këta njerëz ishin këtu si personazhe të një ngjarje kriminale që kishte ndodhur vetëm pak minuta më herët, jo shumë larg vendit ku ai i pa.

“Ajo që konstatova më tej është se në afërsi të këtyre automjeteve dhe motorëve ndodheshin tre persona që qëndronin në këmbë. Ndërsa dy të tjerë, shoferi dhe pasagjeri i përparmë, ndodheshin në mjetin tip ‘Golf’ të zi. Ajo që munda të dalloj me tej është se të tre personat që qëndronin në këmbë në rrugë pranë motorëve, kishin kapuçin e xhupave në kokë, dhe nuk i kanë hequr për asnjë moment. Dhe ata po qëndronin pothuaj ngjitur me mjetin tip ‘Golf’ dhe po flisnin me njëri tjetrin”, ka deklaruar ai.

Në kushte të tilla drejtuesi i mjetit, thotë se i ndjerë i frikësuar, mendimi i parë që i shkoi nëpër mend ishte të largohej menjëherë nga ai pozicion ku kishte ndaluar me makinën e tij. Ai tregon se pavarësish se lëvizi nga aty, frika e shoqëroi edhe më pas. Pasi në një moment mjeti tip ‘Golf’ I zi, iu vu nga pas. Ose ashtu ai pati ndjesinë në atë moment, se po e ndiqnin.

“Në këtë situatë unë u ndjeva i frikësuar, dhe vendosa t’i kaloj anash mjeteve të dyshimta që kishin ndalur në rrugë. Por vetëm pasi lëviza rreth 100 metra, para se të dilja në rrugën kryesore, unë vura re pas meje mjetin tip ‘Golf’ të Zi, që po ma bënte me drita. Dhe që po kërkonte ti hapja rrugën dhe të kaloja përpara. Kjo ishte hera e fundit që e pashë mjetin ‘Golf’ të zi. Pasi ndërsa më parakaloi, ky mjet shtoi shpejtësinë deri në kryqëzimin e aksit kryesor rrugor Fushë Krujë-Laç dhe më pas u kthye djathtas në drejtim të Fushë-Krujës”, shton më tej.

Do të ishte kjo dëshmi dhe pamjet filmike të siguruara në itinerarin ku mendohet se lëvizën vrasësit e Gentjan Bejtjas, pasdrekën e datës 15 mars 2024, ku krahas automjetit ‘Land Rover Discovery’, pranë fshatit ku u dogj kjo makinë, u pa të lëvizte edhe një ‘Golf’ i zi, që përkonte me atë të deklaruar nga dëshmitari okular, që çuan grupin hetues në ndjekjen e këtij automjeti.  Dhe lëvizjet që kjo makinë kishte kryer gjatë këtij intervali kohor. Ku vetëm disa ditë pas krimit, grupet e vëzhgimit të policisë, mundën të ndalojnë pronarin e këtij automjeti, që siç thamë ishte Edison Haxhiu, i cili u shoqërua në polici, ndërsa po lante makinën e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë. E njëjta makinë thuhet se u pa të lëvizte pranë automjetit të djegur nga autorët, në fshatin Hasan të Fushë-Krujës.

“Falë metodave speciale të hetimit u bë e mundur që rreth orës 21:20, të datës 19 Mars 2024, të ndalohej shtetasi Edison Haxhiu. I cili në këtë moment u konstatua në ambientet e një lavazhi automjetesh pranë një qendre tregtare, teksa po lante automjetin e markës ‘Wolsvagen Golf’ me ngjyrë të zezë me targa AB 960 GG”, thuhet në dosje. Gjatë kontrollit në banesën e Edison Haxhiut, por edhe të Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, policia mundi të gjejë edhe një arsenal armësh si edhe një sërë dokumentesh me siguri të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, në një nga komplekset luksoze në Tiranë, u gjetën; Një pistoletë ‘Ëalther’ me tetë fishekë; një armë gjahu ‘Benelli’; një brez me 29  fishekë armësh zjarri; 5 pajisje si ato radio marrëse-dhënëse me mbishkrim ‘Midland XT’ 70, një pasaportë lëshuar nga Republika e Kosovës në emër të shtetasit B.A, e dyshuar e falsifikuar; një kartë identiteti e Republikës së Kosovës në emër të shtetasit B. A, e dyshuar e falsifikuar; 2 celularë të markave Iphone dhe një i markës Samsung etj”, sqaronte policia.

Po ndërsa ndaj Ilir Beqaraj, rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të dokumenteve, akuza ndaj Edison Haxhiut, nëse vërtetohet është edhe më e rëndë. Ai mendohet se ka siguruar kushtet si edhe mjetet për të kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, më datë 15 Mars 2024, në oborrin e banesës së këtij të fundit në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

“Trupi Gjykues çmoi si të ligjshëm masën e ‘arrestit me burg’ ndaj shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi alias Mançellari, të arrestuar në flagrancë i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit’, si edhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si edhe vleftësimin e ligjshëm të ndalimit ndaj shtetasit Edison Haxhiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ ndaj tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

The post Breshëri plumbash ndaj Bejtjas, zbardhet dëshmia e jordanezit: Pashë persona me kapuç të zi në kokë, dukej si skenë filmash appeared first on Albeu.com.

Kushëriri i Ylli Brahimit transportoi ekzekutorët, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gentjan Bejtjas
Zbulohet ekspertiza e armëve që u gjetën brenda mjetit Land Rover, makinë që u përdor në vrasjen mafioze të Gentjan Bejtjas, i cili u ezkekutua në serën brenda oborrit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Zbulohet se nga katër armët e gjetura në mjetin e djegur në fshatin Hasanaj, tre prej tyre janë përdorur për ekzekutimin e 43-vjeçarit.

Të gjitha plumbat që janë gjetur brenda serës, janë shtënë pikërisht nga këto armë. Sipas ekspertizës asnjë nga gëzhojat nuk përputhet me armën e katërt që ishte brenda mjetit.

Kjo përforcon dyshimin e hetuesve se nga 4 persona që mendohet se kanë marrë pjesë në atentat, 3 prej tyre janë futur brenda oborrit të vilës në momentin që Bejtja ka dalë nga banesë për të shkuar në serë. Mister mbetet fakti sesi autorët kanë ditur lëvizjet e viktimës, nëse ai është vrojtuar nga një distancë e afërt nga autorët.

Gjithashtu bëhet me dije se personi i arrestuar një ditë më parë, Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe dhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari kishte si detyre transportin e autorëve nga fshati Hasanaj ku dogjën mjetin dhe u drejtuan drejt Bubqit. Madje mësohet se Beqaraj ka mbërritur me makinën tip Golf pak minuta më pas në pikën ku autorët i vendosën flakën mjetit.

Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Brahimi i ka shpëtuar disa herë atentateve dhe është një emër i njohur për policinë.

Makina e sekuestruar aktualisht ndodhet në laborator për të zbuluar nëse ka apo jo gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit për të zbuluar identitetin e 4 personave të tjerë. Deri tani ende nuk është zbardhur roli në këtë krim i të arrestuarit tjetër Edison Haxhiu, pronari i automjetit.

Pista më kryesore e grupit hetimor mbetet ajo e vrasjes me pagesë, pra që autorët të jenë porositur nga persona të tjerë për eliminimin e Gentjan Bejtjas./albeu.com

The post Kushëriri i Ylli Brahimit transportoi ekzekutorët, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gentjan Bejtjas appeared first on Albeu.com.

“U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”, të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes
Ai kishte kohë që rrinte i fshehur. Zërat thoshin se një bandë kriminale në veri të vendit, e kishte strehuar prej muajsh në gjirin e saj, në një bazë sekrete. Aty nga ku dilte rrallë, apo i shoqëruar nga njerëz të besueshëm. Kështu kishte qenë jeta për të që nga atentati i dytë në radhë që i ishte bërë, në fillim të vitit 2022, ku edhe mbeti i plagosur, nga ku kuptoi se ata që po kërkonin ta hiqnin qafe, nuk ishin mjaftuar vetëm me sulmin e parë të ndodhur ndaj tij 6 vite më herët, ku i vendosën një sasi eksplozivi në kofanon e makinës. Por po kërkonin me çdo kusht eleminimin e tij.

Ashtu sikurse tentuan pa sukses, edhe në pritën e tretë, në muajin korrik të vitit 2023. Ku edhe pse nuk e vranë, arritën të godasin familjen e tij të ngushtë, duke i lënë të vrarë në derën e banesës, kunatin dhe lënduar, dy fëmijët e vegjël në makinë. Por duket se privimi në një bazë të fshehur, po i rrinte ngushtë së fundmi Gentjan Bejtjas, dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehet pranë familjes, në fshatin Larushkë. Aty, ku këtë herë qitësit nuk gabuan më, dhe e lanë të vrarë, pasditen e 15 Marsit, në ambientet e brendshme të banesës së tij. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer aty, pas shumë kohësh mungesë.

Por përse Gentjan Bejtja, dikur një ish-punonjës burgu, ishte një objektiv kaq i lakmuar për armiqtë e tij?

Çfarë dinte ai për ngjarjet e shumta kriminale që kishin ndodhur në zonën e tij, por edhe përreth, dhe cila ishte përfshirja në disa prej tyre, që çoi edhe në mbylljen njëherë e mirë të gojës së tij? Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur, që Gentjan Bejtja, të mos kishte dijeni për shumë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos pas vitit 2013. Por po kaq e vështirë është të flasësh me siguri deri ku shkonte përfshirja e tij në këto ngjarje. Edhe pse fundi i ortakërisë së asaj që deri dje njihej si Banda e Niklës, dhe mëritë që pasuan midis krerëve të grupit, mund të kenë çuar edhe në atentatet e mëhershme ndaj tij, por edhe të fundit, ku mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij trekatëshe në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

“Më datë 15 Mars 2024, në fshatin Larushk, Krujë, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Gentjan Bejtja. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur po të djegura, katër armë zjarri”, sqaronte policia.

Por për të mbetur fillimisht te atentati i fundit që i mori jetën Gentjan Bejtjes, është me interes për t’u parë edhe njëherë mënyra se si qitësit vepruan, dhe nëse kjo pritë meriton apo jo të quhet e sofistikuar. Dhe nëse babai i dy fëmijëve u nxor këtë herë në pritë dhe kush e tradhtoi? Ata të cilët po e mbanin të strehuar në një strofkull, dhe që nuk u duhej më, apo tradhtia erdhi nga brenda fshatit, aty ku ai kishte përplasjet me ata që dikur ishin miqtë, dhe me kalimin e kohës u kthyen në armiqtë e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pas atentatit të tretë që atij u bë më datë 4 korrik 2023, ku mbeti i vrarë në derën e vilës së tij në fshatin Larushk, kunati Ramazan Sino, dhe u plagos, djali i tij 13 vjeçar, Gentjan Bejtja që mendohet se kishte zbritur nga makina vetëm pak minuta para se të qëllohej, kishte vendosur të mos kthehej për disa kohë në banesë. Por kohët e fundit, ai kishte lënë arratinë dhe ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij, por këtë herë jo në banesën e tij, por në atë të prindërve, ku po strehohej së bashku me dy djemtë dhe bashkëshorten. Ai thuhet po kështu se kishte një javë që ishte zhvendosur në banesën e prindërve, vetëm pak metra larg të tijës. Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i tij, Gentjani kishte bërë këtë zgjedhje, me qëllim që të ruhej nga një sulm i radhës.

“Ditën e ngjarjes, Gentjani ndodhej në banesën tonë, ku është marrë me punë të ndryshme. Ai kishte një javë që ishte kthyer në fshat, dhe jetonte bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten në banesën tonë. Rreth pasdites, ai doli nga banesa dhe u drejtua drejt të vetës, që është pranë nesh. Por vetëm pak minuta pasi doli ne dëgjuam krisma të shumta armësh dhe vrapuam të shikonim se çfarë kishte ndodhur. “

Më tej babai i Gentjan Bejtjas tregoi se me të shkuar në banesën e djalit të tij, ai e gjeti atë në grahmat e fundit, ose gati të pajetë. Edhe pse u përpoqën t’i japin ndihmën e parë, kjo ndihmë rezultoi e kotë.

“Sapo mbërritëm në banesën e Gentjanit, pamë që trupi i tij ishte në serën që ndodhet në krah të shtëpisë. E nxorëm deri në oborr, dhe u përpoqëm t’i japim ndihmë, por ishte e kotë. Pasi djali kishte ndërruar jetë”, shprehet babai.

Në pyetje lidhur mbi ngjarjen u mor edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Por, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ajo nuk mundi të japë asnjë detaj me rëndësi për grupin hetues. Që ka vendosur ta marrë edhe njëherë në pyetje, sapo gjendja e saj psikologjike të jetë më e qëndrueshme.

The post “U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”, të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Bejtjas në oborrin e shtëpisë, Fushë Kruja në “shtet rrethim”, kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta
Që nga vrasja e Gentjan Bejtjas, më 15 mars,  Fushë-Kruja dhe rrethinat janë vënë në fokus të kontrolleve të policisë.

Postoblloqe policie të mbështetur nga forcat speciale janë ngritur në akset që përshkojnë këtë qytet.

Madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të shqiponjave dhe FNSH të cilët patrullojnë në të gjitha rruget dytësore dhe rurale duke bërë kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka zbardhur atentatin ndaj Bejtjas.

Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Asnjëri prej të arrestuarve  nuk janë treguar bashkëpunues me hetuesit. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë.

Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavash, ku Haxhiu e ka dërguar për tu larë por është ndërhyrë dhe është arrestuar.

Sakaq, njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e Bejtjas, konkretisht Ilir Beqaraj, rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Ylli Brahimi është përfolur shpesh si krahu i djathtë dhe një prej personave më të besuar të Martinajt. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve më parë.

Atentatet ndaj Ylli Brahimit

Më 14 janar 2021, Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në qendër të Milotit. Ai ka qenë duke ecur i shoqëruar nga dy persona, kur 2 persona me motor qëllojnë me armë në drejtim të tij. Ylli Brahimi mbeti i plagosur nga ky atentat.

Më 22 korrik 2022, Ylli Brahimi i shpëtoi sërish një atentati, por u vra Klisman Preçi. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi./albeu.com

The post Ekzekutimi i Bejtjas në oborrin e shtëpisë,  Fushë Kruja në “shtet rrethim”, kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta appeared first on Albeu.com.

Gazetarja tregon “hasmin” e Gentian Bejtjas dhe lidhjet kriminale: U arrestua për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj
Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi më 15 mars, brena banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Bejtja i kishte shpëtuar tre atentateve. Atentati i fundit iu bë në korrik 2023 po në oborrin e banesës. Bejtja shpëtoi, por kunati i tij Ramazan Sino u vra si dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Gazetarja Anila Hoxha në emisionin “Top Talk” ka folur për pistat e hetimit për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Anila Hoxha: Janë disa pista, por që të gjitha në fakt deri më tani nuk kanë shënuar ende një gjurmë të identifikuar dhe po ashtu një autor të mundshëm. Janë shoqëruar në polici një sërë personazh dhe njerëz që e njohin Gentjan Bejtjan. Deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj me rëndësi për hetimin. Njëra prej tyre lidhet me të shkuarën e Gentjan Bejtjas për shkak të profilit të tij kriminal duke qenë se shumë herë, në shumë ngjarje, kryesisht vrasje, është shoqëruar. Ekspertët e policisë lokale, por edhe të policisë së shtetit kanë rihapur të gjitha dosjet ku përmendet Gentjan Bejtja, aq më tepër atentati më i fundit, ky ishte atentati i katërt ndaj Bejtjas 42-vjeçarit, aq më tepër i fundit u krye me të njëjtën dinamike, me të njëjtën egërsi në zonën e tij të banimit, duke i marrë jetën kunatit të tij, Ramazan Sinës.

Nëse do udhëtojmë në kohë dhe në të kaluarën kriminale të Bejtjas, ajo që dihet dhe është publikisht fakti se nga një ish-polic burgjesh, Bejtja u evidentua si një person që kishte probleme me krimin pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj ndodhur në vitin 2013. Nga veprimet hetimore të policisë së Durrësit u evidentuan dy shtetas Enver Stafuka, për vjedhjen e automjetit nga i cili u qëllua dhe u vra Dritan Lamaj dhe Gentjan Bejtja. I pari u arrestua Gentjan Bejtja dhe më tej u prangos dhe Enver Stafuka. Gjatë gjykimit të provave u pa e pamundur që të vërtetohej autorësia e tyre si hajdut automjeti luksoz prej nga ku u qëllua me armë zjarri komisari i lartë. Gjykata i shpalli të dy të pafajshëm dhe më pas Bejtja konsiderohej  si një nga miqtë e Enver Stafukës i cili është shpallur i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për jetën e tij./albeu.com

The post Gazetarja  tregon “hasmin” e Gentian Bejtjas dhe lidhjet kriminale: U arrestua për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj appeared first on Albeu.com.

U vra me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë, përcillet sot në banesën e fundit Gentjan Bejtja
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, që u vra një ditë më parë përmes një atentati të mirëorganizuar në Fushë Krujë, përcillet sot për në banesën e fundit.

Familja njofton se 43-vjeçari do të varroset në orën 14:00.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti, ai i djeshmi, ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, duke punuar në serrë, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë.

Valter Bami, një prej personazheve të botës së krimit me të cilin viktima ka pasur konflikte të hapura, është njëri prej të shoqëruarve në polici. Bami ishte një prej të arrestuarve pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino. Atij iu gjet barut në duar dhe për pasojë u la në arrest shtëpie, masë që përfundoi në 18 janar të këtij viti.

Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

The post U vra me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë, përcillet sot në banesën e fundit Gentjan Bejtja appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Shkodër! Në vendngjarje 50 gëzhoja plumbash, shoqërohen në polici disa persona
Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë Krujë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit.

Raportohet se gjatë natës janë bërë kontrolle banesash dhe shoqërime të personave me precedentë kriminalë në zonë.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

Vrasja e 43 vjeçarit në oborrin e banesës së tij dyshohet të ketë qenë një mesazh i koduar nga autorët. Ndërsa nga ana tjetër familjarët e Bejtjas nuk kanë bashkëpunuar me policinë për të dhënë itinerarin e tij para krimit që tronditi Fushë-Krujën.

Dje, pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra më larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, ndërsa brenda ishin edhe 4 kallashnikovë të djegur të cilët dyshohet se janë përdorur nga ekzekutorët për atentatin.

The post Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Shkodër! Në vendngjarje 50 gëzhoja plumbash, shoqërohen në polici disa persona appeared first on Albeu.com.

Pamje nga makina e shkrumbuar e autorëve që ekzekutuan Bejtjan. Çfarë u gjet brenda saj
Pak minuta pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk, makina që u përdor nga atentatorët është gjetur e djegur në fshatin Hasan të Fushë Krujës.

Makina tip “Land Rover” është shkrumbuar totalisht, ndërsa brenda saj janë gjetur katër kallashnikovë.

The post Pamje nga makina e shkrumbuar e autorëve që ekzekutuan Bejtjan. Çfarë u gjet brenda saj appeared first on Albeu.com.