gentian Archives - Albeu.com

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, lihet në burg Valter Bami
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Valter Bamin.

Valter Bami u arrestua  për armëmbajtje pa leje, pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino 29 vjeç  dhe u plagosën dy fëmijët e  mitur të Bejtjas, 10 dhe 13 vjeç.

Seanca gjyqësore ndaj Valter Bamit, ishte planifikuar për dje por u shty për sot pasi mungonte prokurori i çështjes.

Valter Bami  dyshohet të jetë i përfshirë në atentatin e ndodhur një javë më parë ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.

Sakas sipas  policisë, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Sipas burimeve policia ka dyshime se ai ka përdorur doreza por nuk kanë qënë të gjatë cka ka shkaktuar edhe lënien si prove të grimcave të barutit. Deri më tani ndaj Bamit rëndon akuza e mbajtjes pa leje e armëve.

Por avokati i Valter Bamit pretendon se klienti i tij disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës, shkruan report tv. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën.

Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

Kujtojmë se në polici  u shoqerua edhe vëllai i Valterit, Durim Bami dhe Marklen Hakaj, më pas ata u lanë të lirë.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMË X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën.

Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.  Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël  pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe  i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019 dhe një në vitin 2022.

Në shtator të vitit 2019 Haka  ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Gentian Bejtja ish-efektiv i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.

Kush është Gentian Bejtja, si i shpëtoi dy herë atentatit

Bejtja  është një emër i njohur për policinë.

Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

/Albeu.com/

The post Atentati ndaj Gentian Bejtjas, lihet në burg Valter Bami appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Greqia autori i dyshuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit (EMRI)
Interpol ka esktraduar drejt Shqipërisë ditën e sotme Olsi Lekun, i cili është arrestuar në Greqi disa kohë më parë për llogari të shtetit tonë.

leku akuzohet për vrasjen e nezir e gentian beqirit në viin 2012-të në elbasan, të cilët ishin babë e bir.

Olsi Leku 44-vjeç, u arrestua në Greqi, ndërsa mbante edhe dy identitete të tjera.

Më 19 Prill 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit.

Njoftimi:

Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir).

The post Ekstradohet nga Greqia autori i dyshuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit (EMRI) appeared first on Albeu.com.