gent progni Archives - Albeu.com

Eksperti i IT: Punonjësit që denoncuan vjedhjen e TIMS janë kërcënuar me jetë
Eksperti i IT, Gent Progni, vazhdon me denoncimet e tij në lidhje me skandalin e vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS.

Skandali u publikua fillimisht në media ku u tha se të dhënat e TIMS nuk ishin vjedhur nga iranianët siç u tha, por drejtues të Policisë së Shtetit. Në qendër të akuzave është Ervin Muça, i emëruar rishtazh si drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit.

Sipas Prognit, Ervin Muça vazhdon i qetë punën sikur s’ka ndodhur skandali, ndërsa shton se denoncuesit e vjedhjes së të dhënave nga TIMS janë kërcënuar me jetë.

Postimi i Gent Prognit:

Ne 29 mars kete vit ne media doli lajmi si Gjykata e Tiranes denoi dy ish zyrtaret IT te Drejtorise se Tatimeve Eni Qirjakon me Andi Agaraj per shperdorim detyre se nxorren te dhenat e pagave  te 630 mije shqiptareve nga databaza e “Sistemit Cats” te Tatimeve dhe i shiten.

Sa u denuan pas dy vjet hetime?

Eni Qirjako me 32 muaj sherbim prove, Andi Agaraj me 4 vjet sherbim prove. Shefi i tyre Ervin Muca nuk u prek fare, as nuk u akuzua se, “sdinte gje”.

Ja sa e thjeshte eshte te shpetosh pa u lagur po vodhe serverat e Tatimeve pastaj ato te Policise se Shtetit kur ke drejtor Ervin Mucen. Nuk te gjen gje, ste prek shteti as gjykata. Nuk ben hic burg, maksimumi ca sherbim prove me pune detyruese, pastron Lanen.

Sherbimi proves me Mbikqyrje elektronike ka dale nga loja ka shtat vjet qe  s’funksionon fare qe kur tenderin per byzylyket elektronik e fitoi Soft & Solution e Ermal Beqirit, shefit te Ervin Muces.

Media dha alarmin ne janar 2022 kur doli lista me paga qe u shpernda virale brenda dites me Ëhatsap. Doli dhe lista me 900 mije numra celulari dhe nje me 530 mije targa makinash. Prokuroria dhe policia u ngrit ne kembe me konferenca shtypi sepse opinioni publik u nxeh shume nga kjo rrjedhje te dhenash.

Duhej nje zgjidhje qe mos prekeshin autoret e vertete Muca me shefat lart tij. U “kapen” dy autoret qe nxorren listen e pagave te tatimeve. Ata pranuan fajin dhe u bene bashkepunetore te drejtesise dhe me kaq skandali u mbyll. Sherbim prove 32 muaj per Qirjakon dhe 4 vjet sherbim prove per Agaraj. Punonjesit e tatimeve e dinin te verteten kur vinin hetuesit por asnje nuk foli .

Nuk foli njeri pse dhe si ndodhi por u mbajt versioni “u shiten” per 200 mije lek tek dy tipa qe i donin per pune biznesi dhe kredie permbarimi.

Eni Qirjako nga frika kur e arrestuan ne fillim tregoi ne polici te verteten “Kam njoftuar drejtorin Ervin Muça se useri nga i cili kan dale te dhenat mbante emrin Moza Seraj. Une kerkova ndryshimin e userit me emrin Moza Seraj te shefi por ndryshimi nuk u be prej tij”. Deklarimi I Eni Qirjakos e fuste ne valle pergjgjesie Ervin Mucen ndaj ne gjykate ajo i ndryshoi deklarimet.

Keshtu po kerkohet te perfundoje edhe vjedhja e Timsit nga banda e Mirlinda Karacanaj qe solli ne polici Ervin Mucen drejtor IT. Po perpiqen ta mbyllin me heshtje dhe zvarritje. Tre jave kaluan. Pas nje viti a dy “hetime” do dali ndonje viktime te denohet me sherbim prove. AMP e Ard Veliut erdhi me vrull ne 4 gusht pasi media dha alarmin e grabitjes se TIMS. Bllokoi dyert e Komisariatir nr 3 ku jane zyrat dhe serverat e policise.

Ne fillim u duk sikur po behej nami sikur do arrestoheshin te gjithe qe te dilte e verteta por u desh vetem fundjava 5,6 Gusht qe te  “zbutej” Ard Veliu me gjithe Met Rrumbullakun. Diku i thirren te dy dhe i orientuan si do vepronin. Kthyen per tre dite ne pune Ervin Mucen. Denoncuesit qe ngriten alarmin e vjedhjes se Tims u kercenuan me jete gjate asaj fundjave dhe qe ate dite s’dihet ku jane fshehur.

**AMP e percolli qe me dat 10 gusht ceshtjen per prokurori dhe jo dje me 22 si ja shiten medias sikur ishte lajm dite. AMP e dergoi “lajmin” nga halli i medias qe e hapi perseri kete skandal kur mori vesh se Ervin Muca ishte akoma ne polici edhe pse per skandalin foli dhe amabasada para ca ditesh.

Prokuroria ska filluar asnje ceshtje ka dhjet dite. Ne gusht jane pushim ska short as prokuror qe te merret me ceshtjen qe percolli AMP e Ard VEliut. Met Rrumbullaku “mori” lejen kete periudhe qe mos ishte aty…thashethemet thone qe e kercenoi Mirlinda Karcanaj ta shkarkonte direkt po nuk i hoqi pezullimin Ervinit.

Ervin Muca vazhdon I qete punen sikur ska ndodhur skandali. Duke qene ne zyrat e Policise manipulon provat dhe punonjesit derisa te vije shtatori kismet do kete ngjarje te tjera dhe do harrohe dhe kjo.

Do harrohet si u shkarkuan nga serverat e Policise se Shtetit të dhenat e TIMS nga civilet me hardisk te jashtem Usb ne xhep. Ata u futen ne Komisariat nga Ervin Muca serbes serbes pa u ndaluar nga askush. Ata sjane ndaluar ose arrestuar me pas.

Usb qe kopjoi te dhenat e TIMS sdihet ku eshte tani, a eshte ne Qipro apo ndonje kopje ka perfundu ne Dubai…/albeu.com

The post Eksperti i IT: Punonjësit që denoncuan vjedhjen e TIMS janë kërcënuar me jetë appeared first on Albeu.com.

Kaosi te Kadastra, Bici mbledh drejtuesit: Si po bëhet gati tenderi 40 milionë euro nga AKSHI
Drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici, pas më shumë se një muaji nga kolapsi që ka përfshirë institucionin si pasojë e projektit të digjitalizimit të shërbimeve, ka mbledhur drejtuesit e kadastrave në vend.

Me pushime apo jo, ata janë detyruar në 11:00, të paraqiteshin në mbledhje ku është bërë me dije puna në kolaps që ka hasur ky institucion me aplikimet online.

Me tone të ashpra, mësohet se Bici i është drejtuar drejtorëve në prezencë edhe të përfaqësuesve juridikë të këtij institucioni, ku ka kërkuar marrjen në dorë të situatës dhe nisjes së dhënies rezultateve për përmirësimin e shërbimeve.

Kujtojmë se një ditë më parë eksperti Gent Progni, denoncoi masakrën që po i bëhet Kadastrës përmes projektit të dixhitalizimit.

Ndërsa thotë se drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici është një kukull në krye të atij institucioni, ai tha se tenderi prej 40 milionë eurosh dhe realizimi i tij është i paracaktuar nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj.

Progni thotë se tenderi është i paracaktuar dhe do i jepet kompanisë së Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra.

Karcanaj dhe Beqiri, thotë Progni në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kanë futur me kohë si drejtor IT në Kadastër ushtarin e tyre besnik, Ervin Muça.

Postimi:

Shiheni menyren sesi kontrollohet dhe vendosen tenderat pasi merret 30% …

Ne kete video zyshe Mirlinda Karcanaj thote i kemi bere dhe i kemi bere te gjitha mire !

http://tinsy.me/6ddkjx

Pastaj hap procedurat per tenderim si me poshte ne 1 gusht 2023 per 600 milion leke te reja pasi kane marre 40 mil euro nga BE dhe i kane vjedhur!

Lexo me poshte:

Ne fund te muajit qershor kryeministri Rama njoftoi publikisht se nga e hena ne 3 Korrik kadastra do te kthehej ne nje makine dixhitale e aksesueshme vetem nga e-albania dhe do zhdukej korrupsioni nga zyrat e kadastres.

Kryeministri e beri kete deklarate ne krah te drejtoreve Mirlinda Karcanaj dhe Dallendyshe Bici. Te dyja shpjeguan per publikun live se proceset e punes ne kadaster do beheshin elektronike. ‘Riinxhinjerizimi’ i sistemit do bente kompjuterin ‘shef e zone’ e do zhdukej miku. Kompjuteri pra sistemi do conte aplikimin sipas radhes qe zgjidhte rastesisht psh Shkodra zgjidhte juristin e Vlores dhe Vlora ate te Lushnjes… Radha first-in first out do i zgjidhte aplikimet ne rruge elektronike ku noteri dhe qytetari do ishin njelloj meqe noteri kishte patur perparesi. Do unifikohej sistemi ne nje te vetem multifunksional dhe transaksionet e te dheneve te prones do ruheshin me teknologjine blockchain (me e avancuara sot per sot qe perdoret per kriptomonedhat) bashke me arkivat dixhitale.

Karcanaj tha se do pilotohet shpejt edhe Kadastra 3d dhe per te gjitha keto kishte nje ekip me eksperte te afte.

E verteta eshte se nga 3 korriku ka kaluar me shume se nje muaj dhe sistemi elektronik i kadastres ka nuk punon.

Ata qe duan te nderveprojne me zyrat e kadastres sic jane noteret qe bejne aplikimet per qytetaret nuk po arrijne te marrin dot asnje sherbim. Sherbimi i pershpejtuar fast-track nuk funksionon fare. Pergjigjet online per qytetaret jane pezulluar te gjitha dhe nuk ka asnje mundesi te ndiqet online fati i nje aplikimi si behej me pare. Asnje qytetar nuk shet as blen dot prona. Kadastra si me letra si ajo dixhitale ne gjithe Shqiperine eshte bllokuar. Pse, rastesisht?

Jo, Eshte stopim i organizuar prej ‘Riinxhinjerizimit’ qe shpiku Mirlinda Karcanaj e askush nuk flet. Risia dixhitale qe u shit live per kadastren dixhitale eshte nje vjedhje e organizuar nga ajo dhe banda e saj. Mungojne komplet informacionet per ‘dixhitalizimin’. Cfare synon, sa kushton, si do ndihmoje ne terma konkrete qytetaret dhe mbi te gjitha kush po e implementon?? Dihet qe cdo proces i tille behet nga Akshi por Akshi vepron me nenkontraktues qe i prokuron. Mashtrim-Shpikja e madhe dixhitale me Kadastren u reklamua si e finalizuar dhe gati per tu implementuar por faktet tregojne tjeter gje. Mjafton te shohesh te dhenat zyrtare ne faqen e APP aty prezantohesh me tenderin “Permiresimi i sistemit te Agjencise Shteterore te Kadastres” me autoritet kontraktues Akshi. Tenderi eshte shpallur ne 27 qershor vetem pak dite para daljes publike te kryeministrit Rama dhe mbyllej pritja e ofertave ne 1 gusht. Tani Mirlinda po vlereson fertat…Ky tender me fond limit 482,999,999.00 leke sipas termave te references te publikuara ne faqen e APP me nr. reference REF-73659-06-26-2023 synon te beje ate qe Karcanaj dhe

Bici e shiten live si proces te finalizuar qe po implementohej dhe qe po kishte sukses te madh ne kadaster. Mjafton te degjohet deklarata ne utube e dy drejtoreve me kryeministrin, ti krahasosh deklaratat me termat e references te publikuara ne APP per te kuptuar mashtrimin e madh se ato pune qe jane deklaruar si te bera ishin ende ne prokurim e siper. Si eshte e verteta e ketyre deklaratave dhe ketij tenderi? Si çdo tender qe shpallet nga Akshi fituesi dihet madje eshte futur me kohe ne zyrat e Kadastres ‘fituesi’ per te kryer procesin qe do shpallet me pas. Ky tender i shpallur nga APP dihet se do implementohet nga shoqeria Soft – Solution e Ermal Beqirit pavaresisht emrit te firmes fituese me letra. Karcanaj dhe Beqiri kane futur me kohe si drejtor IT ne Kadaster ushtarin e tyre besnik Ervin Muca.

Eshte i njejti person qe pak dite me pare u kap duke vjedhur databazen e policise ashtu si beri me tatimet. Ervin Muca ne qershor pergatiti projektin, termat e references, caktoi dhe fondin limit per vjedhjen e rradhes nga buxheti i shtetit. Mirlinda dhe Ermal Beqiri ‘binden’ Kryeministrin qe ky proces do ishte revolucion ne Shqiperi dhe nisen ta implementojne me punonjesit Soft&Solution qe hynin e dilnin lirisht nga zyrat e kadastres duke bere nje pilotim sa per te treguar se sistemi funksiononte. Cfare ndodhi pas pilotimit dhe denjeshtres publike qe bene Mirlinda me Bicin ne krah te Rames? Sistemi u fik sfunksionoi me. Ndersa tenderi vazhdoi proceduren per te ndare leket e nje projekti qe u prezantua si fakt i kryer publikisht. Vjedhje e pacip nderkohe fituesin po e mendojne kush ta shpallin pune ditesh sa ta kalkulojne mire situaten… Mirlinda Karcanaj ka hedhur ne fushen e korrupsionit te perhershmin Ermal Beqiri dhe ushtarin ne komande Ervin Muca. Kadastra e Bicit ka tre muaj qe eshte shakterruar komplet. Bici ska asnje kontroll eshte thjesht kukull kot. Dixhitalizimin e ka ne dore Karcanaj, punet e hipotekave ose legalizimive i drejton e motra Elona Gogo. Kjo rri ne zyren e Bicit gjithe kohen dhe jep urdhra.. e akuzuar nga Spak Elona Gogo ben komanda ne kadaster pa emerim. Ajo perdor edhe nje makine te drejtorise si personale. Kadastra eshte kthy ne han me dy porta.. Punonjesit e kadastres kane mbledhur prova. Kane edhe foto me vidio per cfare shohin perdite por kan frike te flasin. Do tregojne vetem kur te hetoje e vije Spaku te gjeje masakren qe po ndodh ne kadaster. Kadastra po shkaterrohet.

The post Kaosi te Kadastra, Bici mbledh drejtuesit: Si po bëhet gati tenderi 40 milionë euro nga AKSHI appeared first on Albeu.com.

Eksperti i IT denoncon skandalin: Drejtori i sapoemëruar vodhi të dhënat e Policisë së Shtetit, disa persona të përfshirë
Eksperti i IT, Gent Progni ka denoncuar vjedhjen e të dhënave të Policisë së Shtetit me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Tekonologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një postim në “Facebook”, Progni thotë se disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, teksa është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Progni thotë më tej se Muça ka kërkuar gjithashtu me urgjencë të takojë personin përgjegjës për kamerat në ambientet ku u krye eksportimi, teksa ka bërë me dije emrat e personave të tjerë që ishin të pranishëm.

Postimi i plotë:

Kur dashuria nuk ka kufi dhe Ermal Beqiraj mendon qe eshte zoti ! Lexoni me poshte ! Ky njeri eshte strumbullari i cdo pislliku dhe vjedhje! Duhet arrestuar sa me pare!

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses. Disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt  K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te BEsjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit ti mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

Punonjes te Policise se Shtetit

The post Eksperti i IT denoncon skandalin: Drejtori i sapoemëruar vodhi të dhënat e Policisë së Shtetit, disa persona të përfshirë appeared first on Albeu.com.

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”, eksperti i IT denoncon ministren Edona Bilali: Persona të lidhur me të kanë marrë para pa çuar asnjë ide
Eksperti i IT, Gent Progni ka thënë se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për grantet e dhëna nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të drejtuar nga Edona Bilali, pasi janë zbuluar mangësi.

Ai tha në emisionin “Panorama e Mëngjesit” se është arritur të zbulohet një skemë se si jepen para, grante për persona të lidhur me ministren.

“Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e minsitres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide”, tha ai.

“Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgjë e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.

Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para.

Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i cojmë në kallëzim”, tha Progni. /albeu.com

The post “Do bëjmë kallëzim në SPAK”, eksperti i IT denoncon ministren Edona Bilali: Persona të lidhur me të kanë marrë para pa çuar asnjë ide appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike, eksperti i IT kallëzon AKSHI-n në SPAK: Kanë rrezikuar të gjitha të dhënat tona
Gent Progni, Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, ka kallëzuar Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në SPAK.

Padia është bërë në lidhje me hakerimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë.

Sipas Prognit,  është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve. Ai tha se kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

“Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI, për sulmin kibernetik, ku me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të gjitha të dhënat tona të jenë të rrezikuara. Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjim Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim.

Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do të jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara.

Kjo tregon se kanë ndihmuar në hakërrimin e të dhënave, pra kalimi nga një server në të gjitha serverat që hostohen nga AKSHI. Me dashje apo pa dashje nuk jemi në pozitën ta themi sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet nga videoja e hakerave iranian.

Ne kemi hedhur dyshimin që ky segregim nuk është bërë me qëllim që në kohën e patronazhistëve, sepse lejon mbledhjen e të dhënave nga shumë serverëve në mënyrë lokale. Këtë segregim nuk mund ta bëjnë iranianë në mënyrë virtuale, sepse duhet prekje fizike e serverëve që të mos bëhet ky segregim”, u tha Progni. /albeu.com

The post Sulmet kibernetike, eksperti i IT kallëzon AKSHI-n në SPAK: Kanë rrezikuar të gjitha të dhënat tona appeared first on Albeu.com.

“Mund të kenë dalë vetëm nga AKSH-i,” Progni: Veç pagave, ka rrjedhje të tjera të dhënash
Pagat, kartat e identiteti dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike pasi një file në Exel nisi të qarkullojë ditën e sotme. Sipas  inxhinierit të IT, Gent Progni sistemi i grumbullimit të të dhënave në Shqipëri është i centralizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, institucione të tjera sa ministria e Financave apo Drejtoria e Tatimeve kanë akses në këto të dhëna, por sipas të dhënës që kërkojnë në moment, jo të databazës në total.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH.”

Rrjedhimisht, sipas Prognit, i vetmi institucion që mund t’i mbledhë dhe të eksportojë një sasi të tillë të dhënash është AKSHI.

“Është më shumë problem social, psikologjik sepse janë të dhëna sensitive pagat. Sektore të ndryshme kanë paga të ndryshme. Mund të sjellë problem mes konkurrencës dhe mes punonjësve.”

Po ashtu, inxhinieri i IT tregon se në të dyja rastet: edhe nëse do të kishte “data breach” nga jashtë apo nëse dikush i brendshëm do të përpiqej të eksportonte një sasi të tillë informacioni, AKSHI do të njoftohej automatikisht.

“Pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dy i kanë severat në AKSH. Nëse IT e një institucioni të tillë, gjeneron të dhëna të tilla, lajmërohet institucioni i AKSHIT. Asgjë nuk del pa e ditur AKSHI. Nëse do bëhej nga jashtë, AKSHI do të njoftonte që ka një data breach, dhe populli do të ishte në dijeni.”

Por nuk përfundon me kaq, përpos databazës së patronazhistëve dhe kësaj të publikuar së fundmi, Progni thotë se rrjedhja e të dhënave është më e madhe se kaq. Sipas tij kanë rrjedhur të dhëna për tapitë e shtëpive, certifikata të pronësisë, dëshmi penaliteti etj.

“Kryqëzimi i të dhënave që është bërë, është alokim që bëhet vetëm aty ku është sistemi qendror. Centralizimi i databazeve, të gjitha mblidhen në E-albania. Aksesimi është bërë në total i databazës, është çështje kohe apo interes momental i grupit që i ka për të vendosur kur publikohen. Dëmi është kolosal.”

Reagimet e bëra deri më tani, sipas tij, lënë për të dëshiruar. Por a mund të zbulohet se kush e ka bërë këtë eksportim të të dhënave? Inxhinieri i IT thotë se sa më shumë kohë që kalon aq më e vështirë do të jetë që të gjendet autorët. /abcnews.al/

The post “Mund të kenë dalë vetëm nga AKSH-i,” Progni: Veç pagave, ka rrjedhje të tjera të dhënash appeared first on Albeu.com.