genjejne Archives - Albeu.com

Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike ku tha se Prokurorët genjejnë, kur shkruajnë emrin e tij se ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës.

Malltezi tha se në fakt të gjitha ia ka përballuar e bija e Berishës, Argita. Ai tha se ka paguar vetëm për gjyqin në Francë dhe shtoi se me shumë kënaqësi ia mbulon, por nuk e kanë pranuar, ndaj, sipas tij, është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP.

Më pas, tha Malltezi, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. Ai tha se më pas gënjehet që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat janë zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Ai shtroi pyetjen se përse prokurorët e shënojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës në dosjen hetimore.

DEKLARATA:

Prokurorët politikë genjejnë kur shkruajnë se Jamarber Malltezi ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka perballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamiresine si krim apo vepër penale. Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor.

Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion. Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek.

Atëherë, pse sherbetoret politike të Edi Ramës e shenojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë. Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

The post Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik appeared first on Albeu.com.

Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….
Nga Lutfi Dervishi

Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, person në kërkim për vrasje dhe tentativë vrasje, një nga personazhet kyç të operacionit “Metamorfoza” është mbajtur nën vëzhgim për dy javë në Paris nga policia shqiptare dhe arrestimi i tij është bërë si pasojë e një “operacioni të përbashkët me francezët.

Po t’i referohesh ministrit të Brendshëm, suksesi i takon oficerëve të përfshirë që meritojnë përgëzime “për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. “Vetëm përpara”

Në këtë vend mund të ketë munguar guximi për t’u përballur me krimin dhe të vërtetën, por asnjëherë guximi për të gënjyer nuk ka arritur majat e komunikatave të policisë. Dhe nuk është hera e parë. Dhe nuk bëhet fjalë për gënjeshtra nga halli!

Nëse i referohesh njoftimeve këtu Bajri është kapur në lokal. Francezët thonë e kanë kapur në banesë. Sipas “policisë” këtu është kapur në Paris. Sipas policisë franceze është kapur në Strasburg. Sipas ministrti shqiptar Bajri është kapur nga “operacioni i përbashkët” ku kanë dhënë kontribut edhe oficerët tanë, sipas francezëve është kapur nga “brigada e personave në kërkim” të Strasburgut.

Madje francezët në njoftimin e tyre japin edhe mbiemrin që përdor tani i kërkuari: Brajoviç.

Policia jonë e kishte Bajrin këtu, nuk e gjeti dot. U iku. Por e paskan vëzhguar dhe lokalizuar në Francë! Dhe e arrestuan edhe falë “inteligjencës policore”.

Ministri është i ri në detyrë dhe duhet t’i thotë dikush (nëse ka mbetur ndonjë që nuk gënjen aty) se policia jonë nuk mund të bëjë operacion jashtë Shqipërisë, aq më tepër në një vend të BE-së, aq më tepër në Francë.

Operacionet e përbashkëta bëhen vetëm me miratimin e prokurorëve përkatës të dy vendeve.

Me këtë gënjeshtër të nxitur sa nga tradita aq edhe nga vrulli për të postuar “lajme pozitive” në facebook, mund të marrin në qafë policët shqiptare (që pretendojnë se kanë marrë pjesë në operacion). Prokurori francez ka të drejtë të kërkojë identitetin e tyre dhe t’i arrestojë për shkelje të sovranitetit juridik.

Nëse ky do të ishte një rast i vetëm mund të ‘justifikohej” me zellin e policisë për t’i dhënë lajme të mira ministrit të ri.

Për fat të keq, gënjeshtra në komunikimin e policisë me publikun është bërë ves. Dhe nuk po ndalem këtu te gënjeshtra që lidhen me krime të kryera nga policia në Shqipëri, por me disa raste ku implikojnë partnerët dhe përdorin edhe togëfjalëshin “inteligjencë policore”

Pesë ditë pas 1 Prillit të këtij viti policia në rastin e ndalimit të Elio Bitirit tha se është “operacion i përbashkët” madje guxoi t’i vinte emrin e qytetit ku u ndalua Leiden. E vërteta është se Bitri u arrestua nga polica hollandeze gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore.

Vjet në qershor, në rastin e ndalimit të Kasandër Nogës në Vienë, – person i kërkuar nga Belgjika u tha operacion shqiptaro-belgo-austriak dhe që Nogën e arrestuan belgët. Në fakt Noga u arrestua nga policia austriake, pas njoftimit të marrë nga policia belge.

Pyetja është çfarë fitojnë me këto gënjeshtra të trasha? Nëse mendojnë se fitojnë besimin virtual të torallakëve -patronazhist- militant dhe turli idiotësh në facebook që shkruajnë “mbrekulli, bravo, etj etj” janë në rregull. Por i kanë vënë vetes një pikëpyetje të madhe para partnerëve ndërkombëtarë. Për këta të fundit është e pa imagjinueshme të shesësh si të vërteta gjëra që nuk kanë ndodhur në realitet.

Nëse në dikastere të tjera ka fituar qytetarinë propaganda, inspektimet, gënjeshtat e vogla, tek Rendi nuk mund të gënjesh kaq trashë. Eshtë fyese.

Dhe pa ndëshkuar gënjeshtarët nuk do të ndreqet as imazhi i policisë dhe aq më pak puna e saj.

Kur gënjejnë edhe kur nuk kanë hall, imagjino ç’bëjnë kur i zë halli. Në fakt e kanë treguar.

The post Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall…. appeared first on Albeu.com.

Këto gjëra nuk dihet t’i thoni kur gënjejnë fëmijët tuaj
Nga Harley Manson

Herën e parë që më gënjeu djali im, e mora shumë personalisht. Edhe pse e dija që një ditë dokjo gjë të ndodhte, nuk mund të mos shqetësohesha. Më pas, fillova ta kapja edhe herë tëtjera teksa më thoshte gënjeshtra dhe nisa të pyesja veten:”A ka diçka që nuk shkon?”.Megjithatë, duhej t’i kujtoja vetes se fëmijët janë njerëz, dhe ndonjëherë njerëzit gënjejnë.

Gjithsesi doja t’i shkoja menjëherë në fund, pra të shmangia gënjeshtrat e tim biri dhe bashkëme to edhe problemet e ardhshme. Megjithatë, kur fillova të bëja kërkime në internet, e kuptova se qasja ime kishte qenë që në fillim e gabuar. Në varësi të mënyrës se si e trajtoni fëmijën tuaj kur gënjen, kjo do të bëjë edhe diferencën e madhe. Ja cilat janë 4 gjëra që duhet të mos ia thoni fëmijës tuaj, kur e kapni duke thënë një gënjeshtër.

1.Do të të besoj vetëm një herë, me kushtin që të mos ndodhë më në të ardhmen

Në fillim e përdorja shpesh këtë frazë, derisa e kuptova se kjo strategji nuk do të funksiononte. Kur e thoni këtë fjali, jeni duke shprehur dyshime, por nuk e adresoni problemin. Kur fëmija juaj gënjen, ju duhet ta përballoni atë përmes një bisede të drejtpërdrejtë.

2.Ma shpjego pak këtë

Synimi im me këtë pyetje, ishte ta bëja atë që të më ndihmonte që ta kuptoja. Megjithatë, fëmija im është i zgjuar dhe dinte të më thoshte saktësisht atë që duhej të dëgjoja. Por në vend të kësaj, kërkojuni fëmijëve tuaj të jenë të sinqertë, dhe bëjuani të ditur se jenigjithmonë të vetëdijshëm kur ata gënjejnë.

3.A po thua të vërtetën?

Këtë pyetje të gabuar ia kam bërë gjithmonë tim biri, kur kam pasur ndjesinë se po më gënjente. Por sapo kam shprehur dyshime se po gënjen, ai është zemëruar. Kur ia bëni këtë pyetje, krijoni terrenin që kjo të ndodhë. Në vend të kësaj, provoni një qasje më të drejtpërdrejtë.

4.Nuk do të të besoj më kurrë

Kur ia thoni këtë nga zhgënjimi, po krijoni terrenin për situata të ngjashme tjera në të ardhmen. Sepse ata mund të pyesin veten:”Nëse nuk do të më besojnë më kurrë, atëherë çfarë kuptimi ka të them të vërtetën?”. Ndaj duhet që t’i besoni sërish atij. Sigurisht, do t’iu duhet pak kohë. Mjafton të vazhdoni të punoni me ta dhe t’i nxisni të korrigjojë sjelljen.Përsëritjuani vazhdimisht se cilat janë pasojat e gënjeshtrave dhe mos lejoni hapësirë për to.

The post Këto gjëra nuk dihet t’i thoni kur gënjejnë fëmijët tuaj appeared first on Albeu.com.