Genc pollo Archives - Albeu.com

Genc Pollo tregon bisedën me njerëzit e Donald Trump: “Non-grata” e Berishës mund të anulohet
Për Genc Pollon, është koha që opozita pasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit dhe pasi e ka denoncuar atë me fakte, tashmë duhet të kalojë në marshin elektoral.

Pollo thotë për gazeta “Panorama”, se në një kohë kur opozita po goditet nga koka, prej saj lipset që të ngjallë shpresë te njerëzit me një ekip të ardhshëm kuvendor e qeveritar kompetent e të paqortueshëm.

Ish-ministri flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen civile, projektin elektoral dhe mundësitë e heqjes së “non-grata”-ës së Sali Berishës.

Gjithashtu, Genc Pollo, ka zbardhur një bisedë tre javë më parë me ish-ofiqarë të presidencës “Trump” 2017-2021 dhe të afërt me ekipin aktual të Presidentit të ri të SHBA-ve.

Nga pyetja për rishikimin e “përcaktimeve moshyrje” të firmosura nga Blinken, Pollo thotë se mori përgjigjen e tyre: “Politika e përcaktimeve do të shqyrtohej nga administrata ‘Trump’ dhe se në këtë kuadër ishte shumë e mundur që të anuloheshin përcaktimet problematike të së shkuarës”. Ndaj, z. Pollo shprehet se do të ishte në nderin e Departamentit të Shtetit që ta anulonte sa më parë vendimin për “non-grata”-n e Sali Berishës.

Z.Pollo, që nga lirimi i z.Berisha vihet re një eufori te demokratët. Çfarë ndryshon për ta? Si po ndikon tek opozita lirimi i tij?

Kush rifiton lirinë, e gëzon atë më shumë se ai që nuk e ka humbur ndonjëherë. Krishti i ringjallur është më i fuqishëm se Krishti ende i pakryqëzuar. Mund të rendisja të tjera krahasime e metafora për të shpjeguar që fundi i kalvarit “arrest shtëpiak” ngjall gëzim e shpresë te demokratët, por edhe te të tjerët, që i kanë për zemër parimet kushtetuese.

Duket se me lirimin e z.Berisha ka marrë hov mosbindja civile, por në kushtet aktuale, a është e nevojshme apo zgjidhje për demokracinë në vend?

Mosbindja civile ka qenë një formë reagimi edhe para arrestit të z. Berisha. Nëse biem dakord që po jetojmë në një regjim autoritaro-kleptokratik, çdo reagim është legjitim e i nevojshëm. Jo thjesht për të përmbysur regjimin me një të rënë sëpate, por për të mbajtur gjallë e lart frymën e qëndresës që do të japë frytet e veta.

Mosbindja civile synon krijimin e një qeverie teknike, si duhet të jetë qeveria kujdestare, me qëllim sigurimin e standardeve më minimale të zgjedhjeve të 2025?

Ky model i dakordësuar në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2015 rezultoi i dobishëm në një shtet, ku pushteti personalizohet e shteti partiakizohet. Shqipëria është e ngjashme. Sot është më keq se Maqedonia në vitin 2015. Ky model do të ishte i nevojshëm jo vetëm për zgjedhjet parlamentare mbas pesë muajsh, por edhe në të ardhmen, cilado parti qoftë në pushtet.

Kundrejt kërkesave të opozitës, PS-ja është shprehur se ka fituar me epërsi të madhe votash, duke e quajtur të panevojshëm krijimin e qeverisë së përkohshme…!

Ky duket si argument në favor të opozitës. Qeveria teknike nuk vë në dyshim zgjedhjet e shkuara, ajo forcon besimin te zgjedhjet e ardhshme.

Në situatën ku është opozita, armën e vet ka fjalën, ndikimin e opinionit publik, vënien përballë të funksionarëve të lartë të shtetit. Çfarë të drejtash nuk po i njihen opozitës?

Deri dje nuk i njiheshin të drejtat më normale zgjedhore e parlamentare, por sidomos tani do të lipsej fokusimi te mohimi i të drejtave bazë të qytetarit: të pronës, të sipërmarrjes, të informimit, të zgjedhjes së lirë e të jetës me dinjitet. Ky debat prek nervin e njerëzve. Vetëfokusimi te cenimi i të drejtave të opozitës, sado qendror të jetë në një demokraci, mund të duket edhe si vetëviktimizim. Në publik partia lipset të merret më shumë me çështjet e popullit se me çështjet e vetvetes.

Çfarë efekti ka fitorja e republikanit Donald Trump?

Së pari, fitorja e Donald Trump është një çlirim i jashtëzakonshëm për SHBA-të, që po asfiksoheshin nga ideologji të mbrapshta dhe një administratë gjysmë e indoktrinuar dhe gjysmë inkompetente. Joe Biden ka qenë i respektuar e i pëlqyer si senator e zv.President; ka qenë edhe mik i Kosovës. Por si President, fill mbasi u zgjodh, premtoi se do të bashkonte amerikanët, por nuk e bëri këtë, përkundrazi me fjalë e me vepra i përçau më keq. Ndoshta nga ndikimi i krahut ekstremist-ideologjik të partisë së tij.

A besoni se do të anulohet “non-grata” e Sali Berishës?

Sa për “non-grata”-n e Berishës, siç e quani ju apo “përcaktim (designation) për moshyrje” siç e quajnë ata, do të ishte në nderin e Departamentit të Shtetit që ta anulonte sa më parë. Para tri javësh bashkë me miq e kolegë nga Europa e bota isha në një konferencë me tre referentë, ish-ofiqarë të presidencës ‘Trump’ 2017-2021 dhe të afërt me ekipin aktual të Presidentit Trump. I pyeta për rishikimin e “përcaktimeve moshyrje” të firmosura nga Blinken për motive partiake, siç kanë deklaruar senatorë republikanë, përfshi edhe Marco Rubion (i nominuar për Sekretar Shteti), sepse në Shqipëri psh., kemi raste problematike (Berisha). Përgjigja e tyre ishte se politika e përcaktimeve do të shqyrtohej nga administrata “Trump” dhe se në këtë kuadër ishte shumë e mundur që të anuloheshin përcaktimet problematike të së shkuarës.

Çfarë lipset të bëjë Partia Demokratike?

Mbasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit autoritar e kleptokratik, mbasi e ka denoncuar atë me fakte, dokumente e argumente më shumë se kushdo tjetër; mbasi i ka rezistuar më shumë se të tërë, PD të lipset të kalojë në marshin elektoral. Një fushatë elektorale kërkon më shumë shpresë për të ardhmen, më shumë zgjidhje për problemet konkrete, më shumë dritë në fund të tunelit. Dhe mund të jetë e drejtë në rrethanat tona që të kërkojmë masa sociale si psh., rritje pensionesh. Por, krijimi i pasurisë ka precedencë ndaj rishpërndarjes së saj. Këtu qeveria “Rama”, shpesh në mënyrë të padukshme, ka mbytur me lloj-lloj rregulloresh të tepërta e abuzive e me lloj-lloj tarifash pa kuptim, por me efekt zhvatës për bizneset e vendit, sidomos ato të mesme. Dhe fokusi te këto probleme e të tjera të ngjashme me to lipset të jetë fokusi i debatit opozitar, krahas një ekipi të ardhshëm kuvendor e qeveritar kompetent e të paqortueshëm që ngjall besimin e publikut.

Opozita ankohet se është vënë në shënjestrën e SPAKut, por ka edhe një perceptim tjetër se po godet në të dyja krahët…

Së pari, SPAK-u po e tepron me paraburgime të paarsyeshme e të pabazuara në frymën e ligjit. Le të mos merremi me arrestet e Berishës e të Metës, që janë skandaloze, mbasi nuk përmbushin kriteret. Por shihni “në krahun tjetër”, Vangjush Dakon, që e mbajtën dy vjet në paraburgim deri sa skadoi afati sipas procedurës penale dhe u detyruan ta nxjerrin jashtë pa qenë në gjendje të paraqesin aktakuzën. Ai akuzohej për një tender 10 vjet më parë e një leje ndërtimi 5 vjet më parë. Kur prokurori e kishte dokumentacionin në dosje, pse duhet i pandehuri në paraburgim? Ky shqetësim i është shprehur në Kuvend titullarit të SPAK-ut, por ky i fundit dha një shpjegim thjesht formalist.

A po godet në të dyja krahët e politikës?

Kjo është tjetër çështje: është vënë në dukje se SPAK-u e godet opozitën në krye, duke funksionuar si gijotinë; kurse mazhorancës i pret ndonjë këmbë të krimbit centipedes (njëqindkëmbëshit). Për çdo qeveri në një demokraci funksionale, këto arrestime do të ishin problem, por për regjimin autoritaro-kleptokratik Rama, jo dhe aq. Por, ka një aspekt tjetër: shihni akuzat ndaj opozitarëve: Berisha akuzohet se ka miratuar në qeveri një projektligj gjenerik; Beleri akuzohet se ka blerë një dyzinë votash nga agjenti-provokator i policisë; Salianji se ka fabrikuar një provë në një kallëzim penal që nuk ka ndodhur. Të tria këto raste janë pa precedent jo vetëm në praktikën penale shqiptare, por me shumë gjasë konsiderohen si jo të pranueshme në jurisprudencën europiane. Gjithsesi, këto çështje të opozitës nuk janë si ato që kemi parë në krahun tjetër me miliona euro që i zhvaten shtetit dhe përmes privatit përfundojnë në xhepin e ofiqarëve. Pra, në thelb kundër opozitës ka akuza abuzivo-banale dhe jo akuza për korrupsion. Në kontrast me çështjet e opozitarëve kemi raste nga Tahiri tek Veliaj, që janë për korrupsion me shuma gjigante e për abuzim me pasoja të rënda. Shihni modelin Tahiri: nga një superakuzë, që normalisht të çonte në 15 vjet burg, përfundoi në një minidënim si për delinkuentin e lagjes. Pastaj edhe ky minidënim përgjysmohet për shkak të “rrethanave të veçanta”.

Dhe pastaj i dënuari për megakorrupsion jeton i lirë me milionat e korrupsionit. Dhe shpreson që mbas pesë vjetësh, kur të jetë harruar zullumi, po të duan e rifillojnë karrierën politike. Kështu keni Beqjan, që deri dje dukej se do të dënohej për fatura restoranti, por jo për “sterilizimin”, që i kushtoi taksapaguesit 95 milionë euro. Kështu keni edhe Veliajn, ai duket se nuk do të dënohet për inceneratorin 150 milionë euro që nuk ekziston, nuk do të dënohet për aferën “5D”, që prishi bursën e korrupsionit, duke e çuar ryshfetin nga 10% në 100%, por duket se do të ngecë në dosjen ‘Abule’, që është rast banal shkëmbimit të favorit me para dhe që ka ndodhur rëndom në dy dekadat e fundit në Bashkinë Tiranë. I vetmi që është dënuar deri tash për korrupsion mirëfilli është Lefter Koka, i cili të kujton aforizmin se tradhtinë e duan të tërë, kurse tradhtarin nuk e do kush. Kam lexuar mbi akuzën e SPAK-ut për mosdeklarim pasurie kundër deputetit opozitar, Asllan Dogjani, për një banesë të blerë para 20 vitesh para se ai të hynte në politikë.

Ndërtuesi, i cili vitet e fundit hyri në sherr me Dogjanin për një ndërtim të paligjshëm, e kallëzoi atë duke paraqitur letra të tjera e të njëanshme për blerjen e dikurshme. SPAK-u me hetim blitz ngre akuzë kundër Dogjanit, edhe pse nuk ka logjikë penale. Ndërsa opozita para 6 vitesh ka publikuar dokumente që tregojnë se Edi Ramës nuk i përputhen fare shpenzimet për vilën në Surrel me të ardhurat familjare. Pra, rasti klasik i fshehjes së pasurisë gjatë kohës së ofiqit më të pushtetshëm të Republikës. A ju duket se SPAK-u po vepron me dy kute, apo ju duket normale sa më lart? Prokuroria e Gjykata e Posaçme Antikorrupsion u ngrit me qëllimin që të parandalonte korrupsionin e jo thjesht ta ndëshkonte. Por, një pjesë e madhe e çështjeve penale që po hetohen nga SPAK-u kanë filluar të konsumohen mbasi SPAK filloi të funksionojë. A mos tregon kjo se rilindistët e babëzitur kanë besim te modeli Tahiri dhe tek “dora e ngrohtë e partisë”?

Pavarësisht kritikave të opozitës, sondazhet tregojnë nivele të larta të besimit publik te SPAK-u! Edhe BE e SHBA shprehen pozitivisht për SPAK-un e gjyqësorin postreformë! Madje, së fundi Sekretari Blinken e dekoroi Dumanin…

Së pari, shihni se mos ka konflikt interesi mes porositësve të sondazheve, mbasi ka plot syresh të cilëve u leverdis “success story” më shumë se realiteti. Së dyti, po të kishte sondazhe opinioni në vitet kur dënohej Todi Lubonja apo Kadri Hazbiu, me siguri besimi tek Hetuesia e Përgjithshme do t’i afrohej nivelit 100%. Është tipike në psikologjinë e turmës, eksitimi me dënimet e të mëdhenjve që kanë rënë nga fiku. Kështu dëshmohet që nga lashtësia. Pra, këto sondazhe nuk ka pse të jenë surprizë. Pastaj mos harroni se ka sondazhe ku shumica e të anketuarve e konsiderojnë SPAK-un si të ndikuar politikisht. Sfida e një gjyqësori modern është procedimi penal (e në tërësi veprimtaria) në frymën e ligjit e jo arrestimi e dënimi me çdo kusht; apo më keq akoma përndjekja për llogari të pushtetit politik. Për fat të keq, gjyqësori postreformë është shumë larg nga ky ideal. Do të doja të isha pozitiv, por siç ka thënë Aristoteli “e vërteta është mikeshë më e madhe se miku im Platoni”.

Sa i takon vlerësimit nga BE dhe SHBA padyshim, se kanë nevojë për success story për investimin e tyre. Duhet shtuar se ka ca doza realizmi së fundmi. Pastaj edhe në goditjen e disa grupeve kriminale që veprojnë në Europë e më gjerë e pastaj investojnë te ne, duket se SPAK-u ka pasur një bashkëpunim të mirë me homologët europianë. Lidhur me dekorimin e z.Dumani, dua të kujtoj se në vitin 2021 kur Blinken dekoroi Dvoranin si kampion antikorrupsion kujtoj se në një intervistë me “Deutsche Welle”-n thashë se kjo ishte e pakuptueshme për persona me busull morale. Vetëm një vit më parë Komisioni i Venecias e kishte identifikuar Dvoranin si përgjegjës për korruptimin e procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pa folur sesi ai e kaloi vetingun pa u lagur. Prandaj nuk kam çfarë të shtoj për dekorimin e fundit. Pse nuk kemi akoma përgjigje nga Prokurori i Përgjithshëm apo Inspektori i Lartë i Drejtësisë për gjyqtaren Gjoka-Maneku, për të cilën në mars mësuam se ishte dënuar penalisht në një shtet të Bashkimit Europian dhe nuk e kishte deklaruar këtë, duke kryer kështu një vepër penale në Shqipëri? A i shërben mbajtja në atë post e një personi të dyshuar besimit të publikut te gjyqësori?

Çfarë mund ta reduktojë korrupsionin…?

Çështje komplekse. Së pari, unë nuk jam nihilist ndaj SPAKut e gjyqësorit të ri, por drejtësia dhe një gjyqësor që i shërben asaj ndihmohen duke i thënë të vërtetat hapur dhe jo me lëvdata pa bazë, apo duke bërë si struci me kokën në rërë. Të bësh strucin është psh., të pretendosh se PS-ja nuk ka arritur të kapë mjaftueshëm institucionet postreformë. Pastaj edhe sikur të kishim SPAK e gjyqësor funksional e besnik të ligjit, është iluzore të mendosh se ato vetëm do e zgjidhin problemin. Vetë një shtet demokratik me pushtete të ndara krijon kuadrin për trajtimin efektiv të korrupsionit, por kjo është teorike, mbasi në raste si Shqipëria pushteti ekzekutiv kontrollon legjislativin (përmes mazhorancës) dhe gjyqësorin përmes katapultimit aty të besnikëve dhe të të shantazhueshmëve (si gjyqtarja e lartpërmendur). Atëherë e vetmja forcë balancuese reale është opozita.

Mbas saj në distancë vijnë mediat e OJF-të e pakapura nga pushteti e nga donatorët “me agjendë speciale”. Vetëm alternimi i pushtetit pengon konsolidimin e regjimit autoritaro-kleptokratik. Kjo nuk do të thotë se në pushtetin e nesërm apo të pasnesërm, korrupsioni e abuzimi do të jetë zero. Kjo nuk ndodh kurrkund, por korrupsioni e abuzimi do të jetë i reduktueshëm dhe i kontrollueshëm. Fatkeqësisht disa nga ata që mbajnë fjalime kundër korrupsionit, njëkohësisht kanë ndikuar për të dobësuar opozitën, e cila është shpresa e vetme kundër regjimit. Dua të përmend një tjetër rast por që nuk ka të bëjë me SPAKn.

Si e konsideroni vendimin e Kryeministrit Rama për mbylljen e “TikTok”-ut?

Z.Rama ka dashur prej kohësh të mbyllë median “online” përmes urdhrave administrativë dhe jashtë procesit gjyqësor. Ju kujtohet projektligji antifjalë ,ë 2018. Mbas shumë përpjekjesh, Rama u zmbraps sepse u përball me qëndresë të fortë brenda e jashtë vendit. Mbyllja e “TikTok”-ut, përveçse të kujton këtë mendësi, spikat se nuk është e qartë procedura e ndjekur dhe kush konkretisht e vendosi mbylljen e firmosi urdhrin. Tipike e një regjimi arbitrar. Fatkeqësisht prindër të traumatizuar dhe konsultime të organizuara nga partia shërbejnë si justifikim demagogjik. Nuk po them se algoritmi i “TikTok”-ut nuk ka probleme, por për mbylljen e një platforme nevojitet një raport ekspertësh të pavarur dhe debat parlamentar. Mund të mbyllej “TikTok”-u vetëm për të miturit (madje ka shtete në Europë që nuk po lejojnë celularët në shkollë). Por të mbyllet për 30-vjeçarët e 50-vjeçarët, do të thotë të mbyllet për elektoratin.

The post Genc Pollo tregon bisedën me njerëzit e Donald Trump: “Non-grata” e Berishës mund të anulohet appeared first on Albeu.com.

Sa bashki fitojnë kandidatët e Berishës? Genc Pollo shprehet optimist
Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është shprehur optimist për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Komentet Pollo i bëri në “Radarin Informativ”, ku është shprehur se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” do të fitojnë në zgjedhjet.

Sipas ish-ministrit, Shkodra është bastioni më i sigurtë i “Shtëpinë e Lirisë”.

“Sondazhet flasin ndryshe. Numrat e anëtarësisë . Ka shumë shanse ti marrim të 6 bashkitë. Por se shpallim dot rezultatin pa u hedhur votat. Gjithsesi ne e dimë që Shkodra ka shënuar një avantazh shumë të thellë. Do rikonfirmohet kjo që them unë. Të tjerët janë të fituese, Klima duket e mirë”

“Edhe funksionin sekondar për të ndarë Bashën. Bazohem në rezultatet historike të bashkive. Në Shkodër është avantazh i qartë. Në Bashki të tjera është i krahasueshëm. Dhe duke u bazuar në këtë fushatë shanset janë të mëdha për fitore”, tha Pollo./albeu.com/

The post Sa bashki fitojnë kandidatët e Berishës? Genc Pollo shprehet optimist appeared first on Albeu.com.

Genc Pollo: Fantazma e koalicionit me b..ë të gjerë
Nga Genc Pollo

Të shkruaj këto ditë për mundësinë e dobinë e një koalicioni qeverisës PS-PD do të më dukej vetja si ata të mençurit që futen në lumë për të nxjerrë prej aty gurin që ka hedhur budallai. Të “mençurit” janë komentatorët jo të pakët të kësaj teze e shpesh pozitivë ndaj saj. Kryeministri është “(shejtan)budallai” që këtë propozim e hodhi në pazarin politik para e mbas 25 prillit. Unë kam qenë përherë kundra koalicioneve të tilla përveçse në situata të jashtëzakonshme. Megjithatë kësaj radhe, nga sikleti i gurit në lumë, nuk do të kisha marrë penën për të argumentuar kundërshtimin tim. Por ndërrova mendje kur hasa në qershinë mbi tortë në listën e arsyeve në favor: qeveria e përbashkët PS/PD do të bënte që BE të çelte menjëherë negociatat e anëtarësimit!

A është i domosdoshëm e i pashmangshëm koalicioni me bazë të gjerë?

“A do t’a detyrojë rezultati një koalicion të gjerë?” pyesnin para 25 prillit të brendshëm e të jashtëm. Shumica e thjeshtë në Kuvendin e Republikës 140-mandatësh që mjafton për votëbesimin e qeverisë është minimalisht 71.

Pra me artimetikë të thjeshtë nëse PD vetëm apo tok me LSI do të kapnin të paktën 71 deputetë, koalicioni i madh nuk të ishte as i domosdoshëm e as i pashmangshëm. Po ashtu nëse PS, vetëm apo tok me PSD e Doshit (nuk është rasti për të shpotitur premtimet ndaj ndërkombëtarëve) do të kapte po ato numra. Veç rasti jo shumë probabël ku PD plus LSI, si dhe PS plus PSD do të kapnin secila nga 70 deputetë, e ka rrugëdaljen disi të paqartë. Kështu ndodhi në zgjedhjet e v. 2009: PD mori 70 mandate; PS e LSI përkatësisht 66 e 4 mandate. Rrugëdaljen e v. 2009 e njohim. Në vitin 2021 basti imagjinar i imi ishte se Rama, në rast nevoje, do të tentonte të ndukte deputetë në kampin kundërshtar. Rama i dha ca shenja gjatë fushatës. Kjo tashmë nuk është e nevojshme. Po ashtu mund të themi se koalicioni i gjerë nuk ka pse të jetë i domosdoshëm e i pashmangshëm.

A është i dobishëm koalicioni me bazë të gjerë?

Shqipëria post komuniste ka njohur qeveri me mbështetjen e PD dhe PS në kohë krizash serioze në vitet 1991 (Bufi e Ameti) e në vitin 1997 (Fino). Numrat në Kuvend nuk ishin realisht përcaktues mbasi PS në v. 1991 e PD në v. 1997 kishin mazhoranca të stërmëdha. Rezultati e performanca e këtyre qeverive lipset të gjykohet në secilin rast në kontekstin e dhënë por gjithësesi mund të themi ato qeveri u formuan për të përballuar situata vërtet të jashtëzakonshme. Edhe qeveria “teknike” PS/PD me shef Edi Ramën e krijuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve katër vjet më parë deri diku në këtë kategori përfshihet; e lindur nga një krizë politike ajo (pjesa e emëruar nga PD) nuk mundi të pengonte manipulimet zgjedhore por vetëm i denoncoi ato. Në të treja këto raste kemi qeveri afatshkurtëra sipas krizës e sfidës që secila syresh duhet të përballonte.

Në përvojën demokratike 30 vjeçare nuk ka ndonjë përvojë të qeverisë koalicionare PD/PS në vijim të zgjedhjeve parlamentare e aq më pak një qeveri të tillë përgjatë një legjislature. Se si mund të imagjinohet një orvatje për koalicion të gjerë na ndihmon një krahasim nga fundi i vitit 2013. Atëhere mazhoranca PS/LSI “nduku” disa deputetë të opozitës dhe arriti kështu të kapte shumicën e cilësuar 3/5; të cilën më vonë e keqpërdori. Megjithatë, me 40% e mandateve të mbetur, PD kishte ende disa instrumenta të kontrollit demokratik si p.sh komisionet hetimore. Por edhe ato u bllokuan a priori e në shkelje të hapur të ligjit e të traditës nga mazhoranca derisa Gjykata Kushtetuese urdhëroi heqjen e bllokadës. Tek i përshkruaja asokohe këto andralla raporterit të Parlamentit Europian për Shqipërinë ai më tregoi se në Gjermani partia e tij Social Demokrate pas zgjedhjeve po në 2013 kishte hyrë në koalicion me kancelaren Merkel. Por shumica e tyre në Bundestag e reduktoi opozitën në gati 20% të mandateve; me këto numra të vegjël kjo e fundit nuk aktivizonte dot instrumentat e kontrollit demokratik. Për pasojë, me nismë të supermazhorancës, rregullorja e Bundestagut u ndryshua në favor të një opozite efikase. Kontrasti në krahasimin më lart është domethënës por edhe një këshilltar i mirë për këdo që me bona fide por edhe me naivitet fantazon për koalicione stabilo-europiane.

Të gjithë ata që e kanë mallkuar ose përqeshur opozitën e viteve 2013-2021 me ndershmëri nuk mund t’i mohojnë asaj rolin primar e madhor në ekspozimin e zullumeve të papara e padëgjuara të pushtetit Rama: banditët në ofiqe, kanabizimi në rang republike, PPP sifon i taksapaguesve e kështu me radhë. Me ca vonesë e disi me ndrojtje zërit të opozitës ju bashkua media e pakapur, OJF-të e pangjyera e ndërkombëtarët e papërgjumur. Denoncimi i paudhësive vërtet nuk i ndali krejt ato por qartazi, përmes ndërgjegjësimit, i frenoi deri diku. Kaq mund të bëjë opozita në shërbim të interesit publik. Për të ndalur e për të çbërë ato i duhet fillimisht të vijë në pushtet. Imagjinoni makthin sikur zëri i PD, që kaloi në opozitë para tetë vjetësh, të shuhej për ndonjë arsye. Ose imagjinoni makthin e ardhshëm sikur opozitës t’i mbyllet goja me ca ministri e me ca drejtori. Pasi është afërmendjes se pushteti i sotëm nuk ka asnjë arsye të ndërrojë as lëkurën e as huqin. Dhe nuk ka pse të frenohet vetëm se ka lëshuar një fetë pushtet; të cilën e rimerr kur të ketë qef mbasi i ka numrat në Kuvend. Unë nuk dua të besoj se ka një shtysë të heshtur në opozitë për t’u kuturisur në koalicion. Nuk e përjashtoj që, siç qesëndis një deputet i rizgjedhur, në oborrin e partisë sillen rrotull edhe fytyra të vrerosura nga pezmi që nuk u bënë drejtorë e ministra. Por ky pezm nuk mund të jetë motiv politik që në këtë situatë kritike përgjegjësinë e madhe të opozitës t’ja lësh në ekskluzivitet katër mandateve të bakërta të LSI-së.

A e magjeps dot koalicioni me bazë të gjerë Bashkimin Europian?

Tre vjet më parë kryeminstri i bënte thirrje publike shefit të opozitës të merrnin avionin të dy tok e të hidheshin nga Brukseli në Hagë e në Berlin e tjeterkund për të impresionuar me këtë unitet çdo “skeptik” që pengonte çeljen e negociatave. Me këtë ai më frymëzoi atëhere për shënimin “Çdo berr nga këmbët e veta” ku nënvizoja se “skeptikët” e dinin fare mirë se opozita e tërë popullsia ishin pro negociatave e pro BE-së por problemin e kishin me krimin, korrupsionin e emigracioni; që denoncoheshin përditë nga opozita si dështim i qeverisë. Rama bënte një lojë propagande për të hequr nga vetja përgjegjësinë e dështimit me negociatat e për t’a lënë në derë të opozitës; si zakonisht!

Këtë pranverë prezantimi i koalicionit të gjerë si çelës për çeljen e portës për tek negociatat më duket si çifti fluturues i tre viteve më parë. Edhe në rastin fatlum të fillimit të proçesit këtë vit, BE do të vazhdojë me hallin e madh të krimit, korrupsionit dhe emigracionit pa pyetur shumë për gjerësinë e b…ës së koalicionit.

Ndoshta gjithë ky shënim ishte një guralec i nxjerrë nga lumi sepse Rama nuk ka sugjeruar shprehimisht koalicion qeveritar me PD. Por ai ka folur për bashkëpunim pa vija të kuqe. Unë mbetem që ashtu si Cezarit, qeverisë t’i jepet pushteti që parasheh kushtetuta. Por edhe opozitës të mos i mohohet tagri që i njeh demokracia. Vjet, Rama i grabiti opozitës të drejtën e koalicionit para zgjedhor; të cilën gjatë dy dekadave e kishte përdorur disa here në favor të tij. E bëri në shkelje të marrëveshjes të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarë e duke duruar valë kritikash prej tyre.

Nëse është serioz të kthejë plaçkën e grabitur. Dhe opozita t’a sfidojë e t’a testojë pikërisht këtu. Mbasi të mbarojë denoncimet për votëvjedhje e mbasi të davaritet çdo ekuivok për bashkëqeverisje.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

/albeu.com/

*Marrë nga Facebook-u i autorit

The post Genc Pollo: Fantazma e koalicionit me b..ë të gjerë appeared first on Albeu.com.

Genc Pollo: Mea culpe politike e mendtë në kokë
NGA GENC POLLO

1- Surpriza e formulës D’Hondt sipas ligjit të vjetër

Ditët e para kësaj jave mbasi u shpallën rezultatet zgjedhore bëra një ushtrim në kompjuter duke pjesëtuar rezultatin e çdo subjekti në secilin qark e duke renditur herësit të cilët korespondojnë me mandatet e deputetit të fituara. E thënë ndryshe aplikova formulën D’Hondt që mban emrin e një matematikani belg të shekullit të 19-të e që përdoret rëndom në botë për shpërndarjen e mandateve. Nuk po bëja atë që gjëndej në çdo portal!

Po imagjinoja sikur Kodi Zgjedhor nuk ishte ndryshuar njëanshëm nga Edi Rama në vjeshtë dhe se PD e LSI  po  garonin të dyja brenda koalicionit të Opozitës së Bashkuar por secila me listën e vet. Rezultati i këtij ushtrimi më befasoi: Opozita në pesë qarqe merrte një mandat më shumë se aktualisht; pikërisht në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Me këtë rezultat PS merrte vetëm 69 mandate deputetësh dhe Opozita e Bashkuar 68. Kingmaker mbetej PSD e cila me gjasë në shtator do të bënte me votë atë që tha të hënën  kryetari i saj me gojë.

2- Përgjegjësia personale dhe ajo kolektive.

Një të hënë në shkurt 2019 grupi parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi e miratoi një propozim të pazakonshëm që deputetët e dëgjuan një ditë më parë në TV: largimin definitiv nga Kuvendi ose siç njihet “djegien e mandateve”. Plot dy muaj më vonë Këshilli Kombëtar i PD-së diskutoi e miratoi një  tjetër propozim të pazakonshëm: “të angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë” ose siç tashmë njihet bojkotin e zgjedhjeve vendore të  30 qershorit 2019.

Vendimmarrja u krye në atmosferë të ndikuar prej muajsh nga një bestytni popullore se masa të tilla ekstreme do të sillnin vetvetiu ndryshimin e qeverisë. Por edhe ata anëtarë të grupit e të Këshillit të cilit ishin pak të ndikueshëm nga bestytnitë u ndodhën para një dileme të vështirë: refuzimi i propozimit do të thoshte edhe delegjitimim publik i udhëheqjes; e gjitha kjo  para zgjedhjeve vendore që do të ndiqeshin nga ato kuvendore.

E parë në retrospektivë si propozimi ashtu edhe vendimi ishin të gabuar. Mbase do t’ia kishte arritur qëllimit po të pranohej në ndërgjegje se kostot e një “color” revolucioni si ai ukrainas apo gjeorgjian do t’ja vlenin dhe të ishte kalitur vullneti për t’i çuar gjerat deri në fund. Edhe kur fundi ishte afër ekstremit. Por kjo nuk ndodhi! Vërtet që opinioni brenda e jashtë u ndërgjegjësua për zullumin banditesk të Ramës e disa ndërkombëtarë filluan të çelin sytë ndaj tij. Por duke qenë se dy aktet e opozitës nuk sollën ndryshimin politik të premtuar pjesa neutrale e opinionit filloi t’i shohë ato si kuturisje problematike. Sa për ndërkombëtarët të mëdhenj e të vegjël shqetësimi se mos kuturisje të tilla bëheshin praktikë opozitare në Ballkan, Kaukaz e më gjerë ishte ku e ku më i madh se sa problemet brenda Shqipërisë. Kaq mjaftonte e tepronte që të bëheshin agresivë me opozitën.

Për vendimin e gabuar  mua më  duhet të mbaj përgjegjësi për votën time ; ndoshta edhe t’u lyp ndjesë atyre që më votuan deputet në parlament e anëtar në Këshill.

3- Sikur të bëhesha prapë nuse !

Por të shikosh në retrospektivë nuk do të thotë të bësh të mençurin pas kuvendit. Kjo analizë vetëkritike ndihmon të kuptosh se çfarë ndodhi e na shërben të gjithëve si përvojë.

Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte djegur mandatet, atëherë Rama nuk do të kishte mundur të abrogonte koalicionet parazgjedhore siç ishin praktikuar prej dy dekadash dhe nuk do të mund t’i merrte me këtë truk 2,8% të gjithë mandateve; ose pesë copë siç m’a dëfteu ushtrimi më sipër. Atij që më kujton se faji është më shumë tek hajduti se sa tek roja i gjegjet hazërxhevapi duke sqaruar se nuk ke pse të varësh me dorën tënde mëlçitë në qafë të ujkut.

Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte bojkotuar zgjedhjet lokale, nuk parashikoj se do arrinte triumf në to;  por PD e vetme fitoi 1/4 e bashkive në 2015 nga Shkodra në Përmet e nga Kukësi në Selenicë. Opozita e 2019 mund  të shpresonte me realizëm për më shumë se kaq. Edi Rama i mori pa garë të tëra bashkitë në vend dhe i keqpërdori për zgjedhje duke rritur masivisht punësimin elektoral. Nuk do të doja të rekomandoja që bashkitë e munguara të  PD të bënin të njëjtën gjë. Por është e qartë se ato do të ndihmonin shumë fushatën në terren. Sidomos në tre katër qarqe ku formula d’Hondt për dyqind a treqind vota e dërgoi mandatin e fundit nga partitë e opozitës tek PS.

Epilog

Nëse opozita nuk do të kuturisej në pranverën 2019 me shumë gjasë ajo do të arrinte të fitonte të paktën 70-71 mandate. Nëse qeveria Rama në fushatë nuk do të blinte vota, nuk do abuzonte me shtetin, nuk do të thërriste në ndihmë banditët, nuk do të kontrollonte mediat e me radhë, fitorja e opozitës do të ishte më e thellë. Por këto të fundit opozita nuk i ndalte dot. Mund të vazhdoja më tutje me nëse opozita nuk do të bënte gabimin X e Y po do të ishte teprim i panevojshëm. Motivi për këtë shënim nuk është të qarët mbi qumështin e derdhur. Jeta politike vazhdon. Po ashtu edhe detyrimi për të nxjerrë mësime e për të mos përsëritur gabimet.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

The post Genc Pollo: Mea culpe politike e mendtë në kokë appeared first on Albeu.com.