gejrmania Archives - Albeu.com

“Nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, Gjermania: Rusia po kërcënon Evropën
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në një epokë pasigurie, tha presidenti gjerman të premten, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin parashikoi një dekadë “të rrezikshme” përpara.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i përket atij krahu të socialdemokratëve gjermanë që për një kohë të gjatë mbronin idenë e lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën, tha se sulmi i 24 shkurtit i kishte shkatërruar këto shpresa.

“Kur shikojmë Rusinë e sotme, nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, tha zoti Steinmeier, duke iu referuar ëndrrës së ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev për një “shtëpi të përbashkët evropiane”.

Sipas presidentit Steinmeier, Vladimir Putini ka zhytur Gjermaninë në një periudhë pasigurie duke shtuar se përpara ndodheshin vite të vështira.

Gjermania, e cila i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë e ka dërguar armë në Ukrainë, ka pritur më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër pas reduktimit nga ana e Moskës të furnizimit me gaz rus.

Duke iu drejtuar një konference në Moskë të enjten, zoti Putin hodhi poshtë mundësinë e një përplasjeje bërthamore me Perëndimin, por akuzoi udhëheqësit perëndimorë për nxitje të luftës në Ukrainë. Sipas presidentit rus, Moska nisi atë që quan operacion të posaçëm ushtarak nisur nga dëshira e shprehur e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s./VOA/

The post “Nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, Gjermania: Rusia po kërcënon Evropën appeared first on Albeu.com.

Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE
Në Evropë po përhapet paniku për krizën energjetike. Por paketa e shpëtimit prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane nuk mund të jetë një model për të gjithë BE-në, thotë Bernd Riegert.

Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të paprecedentë? Kështu vendosi BE-ja gjatë krizës së Koronës 2020. Gjermania, e drejtuar asokohe nga kancelarja Angela Merkel, bëri një kthesë të fortë në politikën fiskale në atë kohë. Gjermania e kishte refuzuar gjithmonë në mënyrë kategorike borxhin e përbashkët evropian. Por epërsia e krizës, e cila e zhyti të gjithë Evropën drejt tatëpjetës ekonomike, e detyroi ta rishikonte qëndrimin e saj.

Fondi i Ndihmës për virusin Korona është parashikuar të shpërndajë gjithsej 750 miliardë euro grante dhe kredi të volitshme. Nëse do të arrihet efekti i dëshiruar dhe nëse borxhet do të shlyhen ndonjëherë, siç premtuan Merkel dhe kolegët e saj, kjo nuk dihet. Borxhi i përbashkët, për të cilin janë bërë garant veçanërisht vendet anëtare me performancë të lartë, do të ishte një përjashtim absolut.

Berlini hap rrugën për borxh të ri

Deri më sot. Në takimin e ministrave të Financave në Luksemburg, gjithnjë e më shumë vende anëtare dhe dy komisionerë të BE-së apeluan sërish në “solidaritetin europian”, pra kërkuan më shumë borxhe në nivel të BE-së. Frika po përhapet, madje po përhapet paniku, se kriza e madhe energjetike e shkaktuar nga Rusia mund të çojë në rënie të madhe të prodhimit industrial në Evropë. Dhe qeveritë me borxhe të mëdha po kuptojnë se ato thjesht nuk kanë kapacitet fiskal për të ulur presionin mbi bizneset dhe elektoratin në vendet e tyre, presion ky i krijuar nga çmimet e rritura. Në vend të kursimit, hapjes së burimeve të reja të energjisë dhe përgatitjes së popullatës për kohë të vështira, tani po vjen ajo që pritej: thirrja më komode për ndihmë nga Evropa, nga  shtetet më të fuqishme – mbi të gjitha nga Gjermania.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili nuk ka aq përvojë në këtë post, ua hapi oreksin, kur të enjten e kaluar së bashku me kancelarin Scholz dhe ministrin e Ekonomisë Habeck, ai ofroi një paketë shpëtimi prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane – paketë kjo e lindur nga nevoja që ka Gjermania në planin e brendshëm.

Në koalicionin qeverisës të Berlinit, Lindner përkundër të gjitha betimeve, ra dakord ta rriste borxhin për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga mungesa e energjisë. Ky “bumi i dyfishtë”, siç e quan paketën kancelari në gjuhën e tij të çuditshme, natyrisht ngjall lakmi tek fqinjët evropianë: Fondin për paketën e shpëtimit për prodhimet “made in Germany”, i cili nuk dihet ende se si do të funksionojë, Gjermania mund ta përdorte edhe për BE-në, dëgjohet të thuhet në disa vende anëtare.

Si për ironi, Orban dhe Meloni

Mund ta përdorte? Duhet ta përdorte? Jo! Kriza energjetike nuk mund të krahasohet me krizën e virusit Korona. Ajo shkon shumë më thellë, është shumë më e shtrenjtë dhe do të mbetet. Korona shkaktoi vetëm një rënie të madhe të kërkesës dhe do të mbarojë dikur. Mungesat jashtëzakonisht të shtrenjta në furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe shumë vite pasi – siç shpresojmë – Vladimir Putini ta ketë humbur luftën e tij. Dhe ndryshe nga kriza e Koronës, as shteti dhe as Evropa nuk do të jenë në gjendje t’i mbrojnë njerëzit nga pasojat drastike të recesionit të shkaktuar nga Putini. Kjo do të kushtojë prosperitet dhe standard jetese.

Ministrat e Financave të BE-së kishin premtuar se do t’i koordinonin masat e shpëtimit dhe nuk do t’i subvenciononin industritë e tyre në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Por kjo nuk po shihet. Megakriza i ka bërë të gjithë të shohin punët e veta. Është e paskrupullt që kryeministrja e ardhshme e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, dhe autokrati hungarez anti-BE, Viktor Orban, tani po kërkojnë para nga Evropa, d.m.th nga Gjermania. Italia ka nisur prej kohësh paketat e saj të shpëtimit dhe tashmë po mbledh 200 miliardë euro nga fondi i ndihmës për koronavirusin. Hungaria vazhdon të blejë gaz dhe naftë të lirë nga Rusia dhe kritikon ashpër sanksionet. Miku i Putinit Viktor Orban nuk ka fituar asnjë cent evropian në këtë krizë!

Kriza ekonomike do të intensifikohet në muajt e ardhshëm nëse vazhdon lufta e pakuptimtë e Rusisë kundër Ukrainës. Presioni ndaj ministrit gjerman të Financave për të bërë një tjetër kthesë dhe gjithashtu për të rënë dakord për një borxh të ri evropian me pasoja të panjohura do të rritet.

BE-ja duhet t’u përgjigjet pyetjeve

Para së gjithash, qeveritë evropiane duhet të përqendrohen në blerjen e energjisë së bashku dhe jo të garojnë me  njëra-tjetrën në tregjet tashmë të egërsuara. Përveç kësaj, ato duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hequr së bashku fitimet e tepërta nga korporatat evropiane dhe për të rishpërndarë të ardhurat. Kjo do të ishte një qasje e mirë ndaj solidaritetit evropian.

Evropianët më në fund duhet të mendojnë edhe se si do ta përballojnë mungesën e gazit ose të energjisë elektrike të krijuar në tregjet evropiane pa kufij. Çfarë ndodh nëse vendi tranzit i gazit, Gjermania, merr shumë pak gaz për të furnizuar fqinjët e saj? Këto po që janë pyetje konkrete të solidaritetit evropian, të cilave duhet t’u përgjigjen tani politikanët. Thirrjet komode për ndihma financiare nga Gjermania nuk ndihmojnë aspak. DW

The post Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE appeared first on Albeu.com.

Ceremonia e nderimit për Luiza Gegën, Rama: Gjermania është sot pas Shqipërisë
Gjatë cerominsë së pritjes së Luiza Gegës, Edi Rama e ka nisur me një batutë.

Rama tregoi para të pranishmëve se Gega mundi një gjermane, duke e lënë pas në garën me pengesa duke thënë se për herë të parë në atë sallë, Gjermania është sot pas Shqipërisë.

“Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndojë për të kemtuar një kamoione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë. Para ca kohëh diskuh thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama./albeu.com

The post Ceremonia e nderimit për Luiza Gegën, Rama: Gjermania është sot pas Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë
Ministria gjermane e Mbrojtjes hodhi poshtë propozimin e deputetëve të Bundestagut nga koalicioni qeverisës për të furnizuar Ukrainën me më shumë armatim dhe, nëse është e nevojshme, për të rënë dakord për të dobësuar Bundeswehr-in [forcat e armatosura gjermane] për shkak të kërcënimit që vjen aktualisht nga Federata Ruse, shkruan Deutsche Welle.

Përfaqësuesi zyrtar i departamentit ushtarak tha të hënën se në situatën aktuale, Gjermania nuk mund të marrë rreziqe të tilla. “Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se Putini do të përfitojë nga çdo dobësi dhe hendek i përkohshëm në gatishmërinë mbrojtëse të NATO-s”, e citoi atë të thoshte agjencia e lajmeve AFP.

Ai kujtoi se Gjermania duhet t’u japë partnerëve të saj të aleancës “mbështetje brenda kornizës së detyrimeve”, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, në një artikull të përbashkët për Der Spiegel të botuar më 21 gusht, socialdemokrati Kristian Klinck, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër Unioni 90 dhe demokrati Alexander Myller kritikuan qëndrimin aktual të Berlinit, i cili thotë se ruatja e potencialit të Bundeswehr-it për të mbrojtur Gjermaninë dhe NATO-n ka përparësi ndaj ofrimit të ndihmës për Ukrainën.

Autorët e artikullit theksuan se deri më tani qeveria shpjegonte sasitë relativisht të vogla të ndihmës ushtarake për Ukrainën me mungesën e pajisjeve ushtarake në vetë ushtrinë gjermane.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një konflikt i ndërtuar qëllimesh, pasi siguria dhe stabiliteti i Evropës aktualisht po mbrohet në Ukrainë”, thanë ata.

Nesër bëhen gjashtë muaj prej kur nisi pushrimi i paprovokuar rus i Ukrainës më 24 shkurt. /Rel

The post Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë appeared first on Albeu.com.

Gjermania edhe Franca thirrje konsumatorëve: Kurseni energjinë elektrike për në dimër
Krerët e kompanive energjitike në Francë, EDF, Engie dhe TotalEnergies, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke u bërë thirrje klientëve të tyre për “përmbajtje urgjente”, duke u kërkuar atyre që të shkurtojnë përdorimin e energjisë mes çmimeve në rritje.

“Për muaj të tërë, sistemi energjetik evropian ka qenë nën presion të madh dhe sistemi energjetik francez nuk bën përjashtim. Dërgesat e gazit rus me tubacione kanë rënë ndjeshëm për disa vende, përfshirë Francën,” tha Catherine MacGregor, CEO e Engie, Jean- Bernard Lévy, kryetar dhe CEO i EDF, dhe Patrick Pouyanné, kryetar dhe CEO i TotalEnergies.

Sipas BBC, në deklaratë thuhej se rritja e çmimeve që rrjedh nga kjo kërcënon kohezionin social dhe politik dhe kanë një ndikim shumë të rëndë në fuqinë blerëse të familjeve.

Megjithatë, ata u bënë thirrje klientëve të tyre që të bëjnë pjesën e tyre dhe të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, gazit, naftës dhe produkteve energjetike, duke filluar nga vera, duke thënë se energjia më e mirë mbetet energjia që nuk e konsumojmë.

“Ne duhet të veprojmë mbi kërkesën për energji duke ulur konsumin tonë për të na dhënë më shumë hapësirë ​​për manovrim. Ne do të na duhet për të menaxhuar majat e konsumit në të ardhmen dhe për të zbutur rreziqet teknike ose goditjet gjeopolitike me të cilat mund të na duhet të përballemi”, thuhej në deklaratë.

Tre krerët e industrisë thanë se kishin ndërmarrë veprime për të trajtuar furnizimin në një afat të shkurtër duke diversifikuar furnizimet me gaz, duke mbushur në mënyrë proaktive objektet e magazinimit, duke instaluar një njësi magazinimi dhe rigazifikimi lundrues (FSRU) në portin e Le Havre për të përshpejtuar importet e LNG dhe duke riaktivizuar objektet e “mbytura”./albeu.com

The post Gjermania edhe Franca thirrje konsumatorëve: Kurseni energjinë elektrike për në dimër appeared first on Albeu.com.

Pasojat e luftë në Ukrainë, Gjermania: Kriza më e keqe ushqimore në dekada
Zyrtarët gjermanë kanë deklaruar se kriza ushqimore e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës është kriza më e keqe ushqimore që pa pushtuar botën në dekadat e fundit.

“Lufta e pajustifikueshme, e paprovokuar dhe e paligjshme e agresionit rus kundër Ukrainës po shkatërron prodhimin bujqësor, zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë, duke çuar çmimet e ushqimeve dhe plehrave në një nivel të paprecedentë”, tha Ministrja e Bashkëpunimit dhe Tregtisë së Gjermanisë, Svelja Schulze./albeu.com

The post Pasojat e luftë në Ukrainë, Gjermania: Kriza më e keqe ushqimore në dekada appeared first on Albeu.com.