geisha Archives - Albeu.com

Rritet në Panama, ja cila është kafeja më e shtrenjtë në botë
Kafeja Geisha rritet në rajonin verior të Panamasë, Boquete dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë.

Në 2019, kafeja theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që çdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.

Në një copë toke që ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit, rriten kokrrat e kafesë që iu shitën një shtëpie japoneze për shumën rekord vitin e kaluar, në një ankand virtual që prodhuesit e kafesë organizojnë çdo vit. Sipas organizatorëve, një sasi e tillë parash nuk ishte ofruar asnjëherë më parë.

Sipas prodhuesve të kafesë Geisha është një varietet shumë ekzotik që dallon shumë nga varietetet e tjera që rriten në botë.

Madje, organet e specializuara në vlerësimin e kafesë, e shpalli Geishën kafenë më të mirë në botë në 2019 duke e renditur atë para varieteteve të ardhura nga Kenia, Kolumbia dhe Kosta Rika. Në vitet e fundit, eksporti i kafesë nga Panamaja ka zënë një volum prej 212 milionë dollarësh ose 0.4 për qind të produktit të brendshëm bruto. Edhe pse vendi është një eksportues i vogël i kafesë, krahasuar me Brazilin apo Kolumbinë, ai ka mundur të depërtojë në tregjet luksoze të Japonisë, Kinës, Tajvanit, Koresë së Jugut dhe shteteve të bashkuara.

Bota e kafesë po evoluon – thonë ekspertët. 50 vite më parë, kafeja konsiderohej diçka e rëndomtë dhe njerëzit nuk i kushtonin shumë vëmendje karakteristikave dhe shijes. Por 20-25 vitet e fundit, ka një mënyrë të re se si shihet kafeja dhe tani ajo ka filluar madje të konsiderohet edhe si një produkt luksoz./albeu.com/

The post Rritet në Panama, ja cila është kafeja më e shtrenjtë në botë appeared first on Albeu.com.