gega oil Archives - Albeu.com

Tatimet dhe Doganat kapin me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”
Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga Administrata Tatimore dhe ajo Doganore ka zbarkuar në terren, duke identifikuar shkelje flagrante në dy pika të njohura tregtimi, “Eida” dhe “Gega”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion është pjesë e një plani të gjerë operacional të Ministrisë së Financave, i cili synon monitorimin e rreptë të sektorit të naftës, pas dyshimeve për abuzime me çmimet dhe evazion fiskal.

Gjatë kontrollit në pikat e kompanive “Eida” dhe “Gega”, inspektorët kanë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda që cenojnë legjislacionin në fuqi. Listimi i shkeljeve tregon një mungesë të theksuar të rregullsisë ligjore:

Evazion me faturat: Moslëshim i faturave tatimore për konsumatorët.

Informalitet në punësim: Punonjës të padeklaruar në organet kompetente.

Malli i jashtëligjshëm: Prania e sasive të naftës pa asnjë dokumentacion shoqërues.

Mungesë transparence: Mosafishimi i listës së çmimeve dhe mospërditësimi i të dhënave të biznesit.

Ky aksion në Elbasan shënon vetëm fillimin e një fushate që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Task-Forca, e krijuar më 11 mars, ka marrë autoritetin e plotë për të kontrolluar si pikat e shumicës, ashtu edhe ato të pakicës.

Fokusi nuk do të jetë vetëm te dokumentacioni tatimor, por edhe te kontrolli i sasive fizike të karburantit dhe verifikimi i çmimeve, për të mos lejuar asnjë tentativë abuzimi në kurriz të qytetarëve. Plani i monitorimit është parashikuar të zgjasë deri më 30 qershor 2026, duke u bazuar në analizat e riskut që disponojnë Doganat dhe Tatimet.

“Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë vendin me qëllim luftën kundër informalitetit dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg,” deklaroi zyrtarisht Task-Forca. /JOQ/

The post Tatimet dhe Doganat kapin me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega” appeared first on Albeu.com.

Shkeli rregullat, Konkurrenca gjobit Gega Oil: Veprimi i ndaluar që u kap
Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur me 5 milionë lekë kompaninë e shitjes së karburanteve Gega Oil pas disa shkeljeve flagrante të konstatuara.

Konkurrenca bën me dije se gjoba e majm ndaj Gega Oil iu vendos pasi kompania nuk ka njoftuar autoritetet përgjegjëse për një vendim operacional të ndërmarrë siç ishte bashkimi i saj me kompaninë tjetër Genklaudis SHA.

“Nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë pjesëmarrëse në transaksion (Genklaudis SHA dhe Gega Oil SHA) kanë kryer shkeljen administrative në kuptim të nenit 73 të ligjit nr. 9121/2003, e cila konsiderohet si shkelje e lehtë.

Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës”, njofton Autoriteti i Konkurrencës.

Ky veprim i bërë nga kompania shihet problematik në kuadër të konkurrencës së ndershme në treg pasi kompanitë kanë marrëdhënie ndërvarësie me njëra-tjetrën pasi njëra operon në tregun e shitjes me pakicë dhe tjera në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 08.06.2023, vendosi gjobitjen në vlerën e 5.000.000 (pesëmilion) lekë të shoqërisë Gega Oil Group SHA, si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.

Referuar dokumentacionit të depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës konstatohet se transaksioni nuk është njoftuar brenda afatit të përcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë pjesëmarrëse në transaksion (Genklaudis SHA dhe Gega Oil SHA) kanë kryer shkeljen administrative në kuptim të nenit 73 të ligjit nr. 9121/2003, e cila konsiderohet si shkelje e lehtë.

Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës, por pa efekte të ndjeshme në strukturën e tregut përkatës për shkak të pjesës së vogël të tregut të ndërmarrjes së përthithur.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 993, datë 08.06.2023 vendosi gjobë mbi shoqërinë GEGA OIL GROUP SHA, në masën 5.000.000 (pesëmilion) lekë, për mos njoftimin brenda afatit të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al. /albeu.com

The post Shkeli rregullat, Konkurrenca gjobit Gega Oil: Veprimi i ndaluar që u kap appeared first on Albeu.com.

Guxim i madh në Gjirokastër, Flamur Golemi jep pa garë 320 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve
Fillimi i vitit është periudha e tenderave të vrullshëm nëpër institucione, përfshi edhe bashkitë, të cilat tani janë edhe në prag të zgjedhjeve dhe duket se kryetarët aktualë janë duke vënë në dispozicion të gjitha resurset në shërbim të votave.

AlbEu ka denoncuar deri më tani tenderët në shëndetësi, ku situata në spitale është alarmante me kompani që fitojnë kontratat publike me gati 100% të vlerës limit dhe zyrtarë që firmosin pa frikë tenderë të tillë, të cilët do të ishin një shkak i mirë për të çuar pas hekurave çdo zyrtar tjetër në botë që ndërmerr një veprim të tillë, por jo më mirë janë gjërat nëpër bashki.

Lexo: “Masakër” me fondet publike, Spitali i Vlorës merr “karton të kuq”, 840 milionë lekë pa garë: Çmenduria në letra

Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar sëfundmi një tender me vlerë rreth 320 milionë lekë të vjetra (me TVSH) për të blerë naftë dhe benzinë për nevojat e bashkisë. Tenderi i shpallur në janar është ka tashmë fituesin, të cilët janë bashkimi i kompanive “ANEL & CO” sh.p.k & “GEGA CENTER GKG” SHPK .

Tenderi per naften ne Gjirokaster eshte konsideruar me flamur te kuq per shkak te mungeses se konkurrences

Problemi i parë me këtë tender nis me faktin se nuk ka patur asnjë ofertues tjetër dhe KVO ka shpallur fituesin pa asnjë garë. Duket se “ANEL & CO” sh.p.k ka shërbyer si operator lokal për kompaninë “Gega” për të plotësuar kushtin e pasjes së një karburanti në territorin e bashkisë. Lojëra të vjetra këto me prokurimet publike.

Problemi tjetër edhe më i madh, por që rrjedh nga i pari, lidhet me faktin se bashkimi i kompanive kanë fituar tenderin me gati 99 për qind të fondit limit!

Normalisht tenderi është shpallur me “flamur të kuq” nga Open Procurement Albania me argumentin se nuk ka patur garë.

Nuk ndodh kund në botë, përveç shteteve të korruptuara deri në palcë që të bëhet një tender dhe kompania të fitojë me gati 100 të fondit limit.

Jemi në situatën ku në shëndësi, arsim, infrastrukturë si edhe pushtetin lokal, është duke ndodhur një “masakër” me fondet publike, por askush nuk merr përgjegjësi dhe “pashallarët” e institucioneve janë lënë të shijnë me taksat e shqiptarëve. /albeu.com

The post Guxim i madh në Gjirokastër, Flamur Golemi jep pa garë 320 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.