gazsjelles Archives - Albeu.com

Misteri i sabotimit të gazsjellësit Nord Stream
Kush fshihet pas shpërthimeve të vitit të kaluar që dëmtuan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik ?

Përgjigja mund të ketë ndërlikime të gjera për sigurinë energjitike në Evropë por edhe mund të kërcënojë unitetin e Perëndimit lidhur me mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë. Gjithashtu mund të dëmtojë përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për të fajësuar Perëndimin.

Megjithatë, gati gjashtë muaj pas sobotimit të gazsjellësit Nord Stream, ende nuk ka një shpjegim të pranuar. Por një seri raportimesh të pakonfirmuara që akuzojnë Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën po mbushin një vakum të lënë bosh nga shtypi ndërsa vazhdojnë hetimet.

Tubacionet, të njohura si Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, zotërohen kryesisht nga kompania shtetërore ruse Gazprom dhe transportojnë gaz natyral nga Rusia drejt Evropës në terminalin qendror në Gjermani.

Nord Stream u fut në punë në vitin 2011. Nord Stream 2 përfundoi në vjeshtën e vitit 2021 por asnjëherë nuk u fut në punë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë shkurtin e vitit 2022.

Tubacionet anashkalojnë rrugët egzistuese përmes Ukrainës, çka nënkupton se Ukraina jo vetëm që humbet të ardhura nga tarifat e tranzitit, por nuk mund të përdorë drejtpërdrejt gazin që transportohet.

Më 2 shtator të vitit 2022 firma ruse Gazprom ndaloi rrjedhën e gazit përmes tubacioneve të Nord Stream 1 duke përmendur çështje që lidhen me sanksionet evropiane kundër Rusisë lidhur me sulmin në Ukrainë.

Tre javë më pas shpërthimet me lëndë plasëse nxorën nga përdorimi Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme gazi të mbetur në tubacione.

Thellësia e tubacioneve dhe kompleksiteti i përdorimit të lëndëve shpërthyese nënujore nxorën idenë se vetëm një aktor shtetëror me ekspertizë mund të ishte në gjendje të realizonte diçka të tillë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sugjeruan se Rusia mund të fshihej pas shpërthimeve ndërsa nga ana tjetër Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Hetimet e vendeve evropiane, përfshirë Danimarkën ku kalojnë tubacionet, ende nuk kanë dhënë rezultate përfundimtare.

TEORITË E RAPORTUARA

Gazetari investigativ amerikan Seymour Hersch, i njohur për ekspozimin në të kaluarën të abuzimeve të qeverisë amerikane, publikoi një raport të gjatë në muajin shkurt ku pretendon se Presidenti Joe Biden kishte urdhëruar sabotimin, për të cilin gazetari Hersch tha se ishte kryer nga CIA me ndihmën e Norvegjisë.

Raporti i bazuar në një burim të vetëm, të paidentifikuar, është mohuar kategorikisht nga Shtëpia e Bardhë, CIA dhe Departamenti i Shtetit. Asnjë rrjet mediatik nuk ka qënë në gjendje ta vërtetojë raportin.

Rusia dhe Kina shfrytëzuan shkrimin e gazetarit Hersch duke thënë se ishte bazë për një hetim të ri të paanshëm nga Kombet e Bashkuara.

Të martën, raportimet e gazetave amerikane “The New York Times”, “The Washington Post” dhe medias gjermane, cituan zyrtarë amerikanë dhe të tjerë se kishte prova që Ukraina ose të paktën shtetas ukrainas, mund të kenë qënë përgjegjës për shpërthimet. Qeveria ukrainase e ka mohuar përfshirjen.

Gazeta gjermane “Die Zeit” dhe mediumet publike gjermane ARD dhe SWR raportuan se hetuesit besonin se pesë burra dhe një grua përdorën një jaht të kontraktuar nga një kompani ukrainase në Poloni për të kryer sulmin.

Prokurorët federalë gjermanë konfirmuan se kishin kontrolluar një anije në janar./VOA

The post Misteri i sabotimit të gazsjellësit Nord Stream appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi në gazsjellësin Lituani-Letoni, zbulohet shkaku
Shpërthimi që ka ndodhur në një gazsjellës në veri të Lituanisë, duket se ka qenë rezultat i problemeve teknike.

“Inspektimet e para tregojnë se mund të ketë problem me një kyçje”, ka thënë Nemunas Biknius, shef i kompanisë Amber Grid, që mirëmban gazsjellësin.

Si pasojë e shpërthimit të së premtes, është raportuar për zjarr në gazsjellës.

Sipas mediave të Lituanisë, nuk ka raportime për të plagosur, ndonëse banorët e fshatit në afërsi janë evakuuar për disa orë si masë mbrojtëse.

Në disa pamje në rrjete sociale, flakët kanë qenë mbi 50 metra dhe janë parë prej disa kilometrave.

Sipas kompanisë mirëmbajtëse, furnizimet me gaz janë ndaluar dhe transporti për në Letoni është pezulluar përkohësisht.

Biknius ka thënë se gazsjellësi është ndërtuar 40 vjet më parë dhe vazhdimisht u është nënshtruar kontrolleve.

Punimet për riparime në rrjet është thënë se do të nisin të shtunën dhe do të përfundojnë brenda ditësh.

The post Shpërthimi në gazsjellësin Lituani-Letoni, zbulohet shkaku appeared first on Albeu.com.

Ndarja e kapaciteteve për zgjerimin e TAP, rregullatorët miratojnë rregullat
Gazsjellësi Trans Adriatik sipas planit fillestar të ndërtimit të tij parashikon që të zgjerojë kapacitetet e tij dhe kjo duhet të miratohet nga rregullatorët e vendeve ku janë të vendosura pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes.

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi këtë të enjte se tashmë janë miratuar rregullat për ndarjen e kapaciteteve për zgjerimin e gazsjellësit.

“Autoritetet Rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (ARERA) miratuan së bashku rregullat për fazën e parë detyruese të procesit të rritjes së kapacitetit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Procesi drejtohet në koordinim ndërmjet Operatorëve të Sistemit të Transmetimit fqinjë, TAP, SBAM Rete Gas dhe DESFA, sipas Rregullores (BE) 2017/459.

Ai synon shpërndarjen e kapaciteteve rritëse afatgjata në pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes (IP) përgjatë gjurmës së TAP dhe do të rrisë vëllimet e gazit të importuar në Europë.

Pikat e Interkonjeksionit në fjalë janë: Kipoi (TR – GR), Komotini (GR), Nea Mesimvria (GR), Kuçovë (AL), Relievi Rosckovec (AL), Fier (AL), dhe Melendugno (IT)”, bëri të ditur ERE.

Sipas njoftimit projekti i rritjes së kapacitetit parashikon katër nivele të mundshme zgjerimi në hyrje në Kipoi (minimum, i kufizuar, i pjesshëm dhe i plotë), në varësi të nivelit të rezervimit, duke çuar në një zgjerim të mundshëm të plotë deri në 27 MSm3/D.

“Faza e detyrueshme do të nisë më 14 nëntor dhe ofertat mund të dorëzohen në janar 2023. TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Europë nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin greko-turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë Jugore për tu lidhur me rrjetin Italian të gazit natyror”, thuhet në njoftim.

Gazsjellësi TAP nisi operimet tregtare në nëntor të vitit 2020. TAP kalon në tre shtete në Greqi në 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, nën setin Adriatik 105 kilometra dhe në brigjet e Italisë 8 kilometra./REL

The post Ndarja e kapaciteteve për zgjerimin e TAP, rregullatorët miratojnë rregullat appeared first on Albeu.com.

Shantazhi i ri i Putinit në BE, Gazprom nuk rikthen rrjedhën e gazit nga Nord Stream 1
Një lloj lufte nervash me Evropën po zhvillohet nga Moska, e cila më herët njoftoi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të funksiononte normalisht, me burime të Gazprom që thanë se rifillimi i furnizimit me gaz do të fillonte të shtunën siç ishte planifikuar.

Megjithatë, raportet thonë se Gazprom pretendon se ka zbuluar gjatë testimit pas riparimit, ka shfaqur sërish probleme.

Prandaj, sipas të njëjtave informacione, gazsjellësi do të qëndrojë i mbyllur derisa të bëhen riparimet.

Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një afat kohor se kur do të rihapet tubacioni.

The post Shantazhi i ri i Putinit në BE, Gazprom nuk rikthen rrjedhën e gazit nga Nord Stream 1 appeared first on Albeu.com.

Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus “Nord Stream 2” për Evropën?
Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të gazjesllësit “Nord Stream 2” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Gazjellësi nënujor lidh drejtpërdrejt burimet ruse të gazit natyror me Evropën nëpërmjet Gjermanisë dhe është i përfunduar, por ende nuk është vënë në funksionim. Ai është bërë një temë qendrore ndërsa qeveritë perëndimore përpiqen të parandalojnë një sulm rus ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Në të kaluarën, ai ka qenë një burim tensioni midis Shteteve të Bashkuara, që kundërshtuan projektin, dhe Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz tha se të gjitha opsionet ishin në tryezë, por nuk përmendi gazsjellësin “Nord Stream 2” në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin Biden në Uashington. Nëse tanket ruse hyjnë në Ukrainë, “nuk do të ketë më Nord Stream 2”, tha presidenti Biden të hënën. Kancelari Scholz theksoi nevojën për t’i mbajtur sanksionet disi evazive për të ushtruar presion ndaj Rusisë në mënyrë që ajo të ulë tensionet.

Këto janë aspektet më të rëndësishme lidhur me gazsjellësin rus:

Çfarë është “Nord Stream 2”?

Një tubacion gazi natyror 1,230 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që shtrihet nga Rusia deri në brigjet baltike të Gjermanisë.

Ai do të dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit të mëparshëm “Nord Stream”, duke ofruar 110 miliardë metra kub gaz në vit dhe do të anashkalonte Ukrainën dhe Poloninë, të cilat do të humbnin përfitimet nga tarifat e tranzitit të gazit natyror rus përmes territorit të tyre. Ata thonë gjithashtu se projekti do të rriste ndikimin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Tubacioni është mbushur me gaz natyror, por ende nuk ka hyrë në funksionim sepse është në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë të shërbimeve dhe Komisioni Evropian.

Cili është interesi i Rusisë tek gazjellësi “Nord Stream 2”?

Kompania shtetërore Gazprom thotë se gazjellësi do të plotësojë nevojat në rritje të Evropës për gaz natyror me kosto të përballueshme dhe do të plotësonte gazjellësin ekzistues që kalon përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Evropa importon pjesën më të madhe të gazit natyror që konsumon, dhe rreth 40% e sasisë së importuar vjen nga Rusia. “Nord Stream 2” do të ofronte një alternativë ndaj sistemit të vjetëruar të Ukrainës, kosto më të ulët duke kursyer tarifat e tranzitit të paguara në Ukrainë dhe Poloni dhe do të shmangte rastet e ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me gaz natyror, si ato që ndodhën në vitet 2006 dhe 2009 për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin dhe pagesat midis Rusisë dhe Ukrainës.

Pse presidenti Biden është kundër gazjellësit “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të NATO-s si Polonia dhe Ukraina e kanë kundërshtuar projektin përpara se administrata e presidentit Biden ta bënte këtë. Ata thonë se kjo i jep Rusisë mundësinë e përdorimit të gazit natyror si një armë gjeopolitike.

Presidenti Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër operatorit të gazjellësit “Nord Stream 2” kur ai ishte pothuajse i përfunduar në këmbim të një marrëveshjeje nga Gjermania për të vepruar kundër Rusisë nëse ajo përdor gazin natyror si armë gjeopolitike ose sulmon Ukrainën. Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë se “Nord Stream 2” është një ide e keqe.

Ndërkohë, kancelari Scholz, i cili mori drejtimin e Gjermanisë në dhjetor, e mbështeti projektin kur ishte ministër i financave në qeverinë e paraardhëses së tij Angela Merkel. Edhe Partia e tij Social Demokrate e ka mbështetur projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Ndërsa kancelari Scholz nuk e përmendi në mënyrë specifike gazjellësin “Nord Stream 2”, ai tha se Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” dhe se sanksionet duhet të jenë gati para paraprakisht.

Si do ta bllokonte Presidenti Biden gazjellësin “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione të rënda financiare, duke penalizuar këdo ose çdo kompani që bën biznes që lidhet me gazsjellësin, duke frikësuar në mënyrë efektive bankat dhe bizneset dhe duke e bërë të pamundur funksionimin e “Nord Stream 2”. Presidenti Biden nuk ka thënë nëse kjo është rruga që ai mund të ndjekë. I pyetur të hënën se si Amerika do të bllokonte diçka që është nën kontrollin gjerman, zoti Biden tha: “Ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, pa dhënë hollësi të tjera. Kancelari Scholz shtoi, “Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë masë rreth së cilës ne do të kemi një qasje të ndryshme. Ne do të veprojmë së bashku.”

Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë kundërshtuar prej kohësh gazjesllësin “Nord Stream 2” për shkak të ndikimit që ai i jep Rusisë mbi Evropën. Ata kanë qenë të ndarë për muaj të tërë mbi kohën se kur duhet të vendosen sanksionet e lidhura me gazjellësin “Nord Stream 2”, pra nëse ato duhet të vendosen tani apo vetëm nëse Rusia e pushton Ukrainën. Mbështetësit e projektligjit nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi kompromisin për të cilin ata po punojnë.

Në Gjermani, procesi i miratimit është paraqitur si një vendim rreptësisht ligjor, jo politik, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mekanizmi mund të përdoret nëse Rusia sulmon Ukrainën. Në Evropë, sanksionet kundër Rusisë për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 u vendosën pas arritjes së një kompromisi në nivel të Bashkimit Evropian.

A do të ndihmojë gazsjellësi “Nord Stream 2” në zgjidhjen e krizës së furnizimit me gaz natyror në Evropë?

Hyrja në funksionim e “Nord Stream 2” nuk do të zgjidhte menjëherë problemin e Evropës me mungesat në furnizimin me gaz natyror. Meqenëse rregullatorët nuk do ta miratojnë atë për muaj të tërë, gazsjellësi rus nuk mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave për ngrohje dhe energji elektrike këtë dimër pasi kontinenti përballet me mungesa të gazit natyror. Për ta zgjidhur këtë problem, kompania Gazprom duhet të dërgojë më shumë gaz natyror në Evropë përmes tubacioneve ekzistuese.

Mungesat këtë dimër kanë vazhduar të rrisin shqetësimet rreth Rusisë dhe gazit natyror. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se mungesa nënvizon nevojën për miratim të shpejtë të gazjellësit “Nord Stream 2”. Rusia pakësoi shitjet afatshkurtëra të gazit natyror, megjithëse ajo i përmbushi kontratat afatgjata me klientët evropianë, dhe nuk arriti të mbushë depon e saj nëntokësore në Evropë.

Disa analistë thonë se Rusia duhej të mbushte së pari rezervat e veta dimërore dhe kompania Gazprom ka theksuar rolin e saj si një furnizues i besueshëm afatgjatë. Cilido qoftë motivi, komentet e zotit Putin nuk lehtësuan shqetësimet se Rusia është e prirur të përdorë gazin natyror për arsye politike.

A ka Rusia kontrollin lidhur me gazin natyror?

Megjithëse Evropa ka nevojë për gazin natyror rus, kompania Gazprom nga ana tjetër varet tek tregu evropian për shitje për të mbështetur buxhetin e qeverisë ruse. Dhe Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje të detyrojë Gazpromin të respektojë shumë nga rregullat e tij kundër monopolit në vitet e fundit.

Kjo ndërvarësi është arsyeja pse shumë ekspertë mendojnë se Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për Evropën edhe nëse konflikti mbi Ukrainën përshkallëzohet, dhe zyrtarët rusë kanë nënvizuar se nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë./voa

The post Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus “Nord Stream 2” për Evropën? appeared first on Albeu.com.

Lufta Rusi – Ukrainë mund të anulojë zbatimin e projektit të gazësjellësit “Nord Stream 2”
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se gazsjellësi “Nord Stream 2″ nuk do të ecë përpara” nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën.

Projekti i diskutueshëm i energjisë është projektuar për të dyfishuar rrjedhën e gazit dhe shkon nga Rusia direkt në Gjermani, nën Detin Baltik.

Ajo shmang Ukrainën, e cila mbështetet në tubacionet ekzistuese për të ardhura dhe është nën kërcënimin e forcave ruse.

Dhjetëra mijëra trupa ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës javët e fundit, duke shkaktuar frikën e një pushtim,  pavarësisht mohimeve të përsëritura ruse për çdo plan sulmi.

Të mërkurën, SHBA-të hodhën poshtë kërkesën kryesore të Rusisë për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s, duke i ofruar Moskës një “rrugë serioze diplomatike përpara”.

Presidenti Vladimir Putin aktualisht është duke vlerësuar propozimet, tha zëdhënësi i tij të sot./albeu.com

The post Lufta Rusi – Ukrainë mund të anulojë zbatimin e projektit të gazësjellësit “Nord Stream 2” appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA në Kosovë: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një deklarim për Gazetën Express kanë sqaruar se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC’së për çështjen e kyçjes në gazsjellës janë duke vazhduar dhe se mbetet të shihet nëse Qeveria e Kosovës do ta përkrahë një projekt të tillë.

“Diskutimet janë duke vazhduar, deri të dihet nëse qeveria e Kosovës do të mbështesë një propozim të tillë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës.

Më tej thuhet se “siç ka deklaruar të premten ministrja Rizvanolli, Qeveria e Kosovës është ende duke e diskutuar dhe konsideruar projektin e propozuar që do ta ndihmonte Kosovën të lidhej me rrjetin ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, do të vijë nga fondet e BERZH dhe ËBIF”.

Në fund potenconet se projekti i propozuar është një nga propozimet që po konsiderohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së./GazetaExpress

The post Ambasada e SHBA në Kosovë: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit appeared first on Albeu.com.