Gazra Archives - Albeu.com

Keni probleme me acidet dhe gazrat? Ja ushqimet që duhet të shmangni
Aplikimi i një diete për zbrazjen e acidit, është shpesh strategjia më e mirë për lehtësimin e simptomave si dhe përmirësimin e niveleve të aciditetit në zorrët tuaja.

Çfarë është dieta e zbrazjes së acidit?

Dieta e zbrazjes së acidit është projektuar për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit të tretjes, eliminimin e simptomave të uljes së acidit si dhe për të rritur sistemin tuaj imunitar, për të parandaluar këtë lloj çrregullimi të stomakut.

Sasia e acidit që prodhon stomaku varet shumë nga ushqimet që ju hani, kështu që formimi i një diete që shmang prodhimin e acidit, është thelbësor. Shqetësimi më i zakonshëm për zbrazjen e acidit është urthi, një gjendje në të cilën lëngjet ndihmojnë tretjen e ushqimit të hyjnë në ezofag, gjë që mund të rezultojë në një ndjesi djegieje.

Disa nga simptomat tjera të zakonshme të zbrazjes se acidit, përfshijnë dhimbjet e gjoksit dhe problemet me tretjen e disa ushqimeve. Kjo dietë mund të rikthejë stomakun tuaj në gjendje normale dhe gjithashtu të krijojë zakone të shëndetshme dietike që parandalojë këto simptoma në të ardhmen.

Ushqimet për zbrazjen e acidit:

Nëse ndiqni një dietë për zbrazjen e acidit, ka mjaft ushqime të sigurta për të ngrënë dhe që mund të ndihmojnë në korrigjimin e këtyre simptomave.

Ushqimet që duhet të përfshihen janë: xhenxhefili, bollguri, lëngu aloe vera, pjepri, pula, peshku, bananet, majdanozi, selino, avokado, vaji i ullirit, dardha, e bardhë vezës.

Ushqimet që duhet shmangur janë: të kuqtë e vezës, proshuta, mishi me yndyrë, krem kosi, produktet e qumështit me yndyrë të lartë, akulloret, lëngu i mishit, hudhra dhe qepa, ushqimet me erëza, çokollata, kafeina.

Përveç ndryshimit të dietës, ekzistojnë edhe disa ndryshime në mënyrën e jetesës, të cilat mund të ndihmojnë në korrigjimin e simptomave të zbrazjes së acidit, siç janë braktisja e duhanit, alkoolit si dhe përpjekja për të humbur peshë.

Konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit janë të dëmshëm për shëndetin tuaj në shumë aspekte, ndërsa kur bëhet fjalë për problemin e acidit, mund të përkeqësojë simptomat dhe të sjellë sulme më të shpeshta. Me fjalë të tjera, ju të duhet të ndërpriteni konsumin e pijeve alkoolike dhe duhanit, sepse kjo do t`ju shpërblehet me një shëndet më të mirë.

Veshja e rrobave të ngushta, posaçërisht rreth zonës së belit ose brezit, mund të përkeqësojë më tepër simptomat e uljes së acidit, pasi stomaku juaj do të jetë i ndrydhur.

Pesha shtesë do të thotë më shumë presion mbi stomakun tuaj, gjë që mund të përkeqësojë simptomat, prandaj duhet të përpiqeni që t`i largoni disa kilogramë.

Sa i përket vakteve, ju duhet të konsumoni sasi më të vogla të ushqimit dhe në vakte më të shpeshta, sepse kështu zvogëloni ngarkesën e zorrëve dhe ndihmoni në përmirësimin e balancës së acidit.

Gazrat dhe fryrja e stomakut

Me problemet gastrike përballet pothuajse çdo individ. Manifestohet me fryrje barku dhe gazra. Problemet gastrike mund të çojnë gjithashtu në stres ose ankth, infeksion gastrointestinal ose bllokim si dhe dhimbje në stomak.

Në traktin digjestiv, gazi krijohet duke gëlltitur ajrin dhe ndarjen normale të disa ushqimeve të padëmtuara nga bakteret e padëmshme që janë të natyrshme në zorrë të trashë. Dikush mund ta përjetojë këtë problem disa herë edhe në të njëjtën ditë.

Parandalimi i problemit kërkon kohë, por mund të reduktohet në masë të madhe duke ndjekur disa mënyra të thjeshta shtëpiake. Mbajtja e një diete të duhur, shmangia e duhanit dhe ushtrimi i rregullt, ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre problemeve.

Personat që përballen me këtë problem, duhet të shmangin ushqimin që ndikon më shumë në zorrë. Kjo përfshin reduktimin e ushqimit me yndyrë, artikujt si brokoli, lakra, qepët, fasulet, bizelet, pijet e gazuara dhe birrën, lulelakrën dhe karamelet e forta. Nëse edhe produktet e qumështit krijojnë problem, atëherë duhet të provohet një lloj që përmban nivel të ulët laktozë.

Ushtrimet e rregullta dhe shëtitjet në mbrëmje ndihmojnë në reduktimin e problemit, pasi që e mbajnë sistemin tonë të barkut në një nivel të shëndetshëm dhe të balancuar.

Këshillë:

Hani ngadalë. Futja e shpejtë e ushqimit, shpeshherë mund të rezultojë me probleme të tretjes. Sistemi juaj i tretjes kërkon kohë për të tretur ushqimin, proces ky që nuk mund të bëhet nëse hani shumë shpejt. Përtypja e mirë e ushqimit që konsumoni, është domosdoshmëri dhe mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të stomakut. Në të vërtetë, ata që hanë shpejt, duhet të ngadalësojnë për t’u kujdesur për problemin e tyre të zorrëve.

Herë pas here shmangeni përkohësisht ushqimin me sasi të lartë të fibrave. Fibrat ndihmojnë tretjen, por shumë ushqime me fibra të larta, janë gjithashtu prodhues të mëdhenj të gazrave. Pas një pushimi, ngadalë shtoni fibra përsëri në dietën tuaj.

Fibrat janë lëndë ushqyese të rëndësishme dhe duhet të jenë pjesë thelbësore e çdo diete të shëndetshme, por nëse jeni të prirë që të keni gazra dhe fryrje stomaku, atëherë ju duhet të rritni gradualisht tolerancën tuaj.

The post Keni probleme me acidet dhe gazrat? Ja ushqimet që duhet të shmangni appeared first on Albeu.com.

Ky produkt që e keni në shtëpi largon një herë e mirë gazrat dhe fryerjen e barkut
Më shumë se jogurti, kefiri ka baktere të dobishme, të cilat janë të domosdoshme për tretje. Pikërisht për këtë arsye, sugjerohet kefiri atëherë kur ndjejmë fryrje, kur lukthi nuk punon si duhet dhe atëherë kur a mundojnë gazrat.

Analizat kanë treguar se kefiri ka tre herë më shumë baktere të mira në krahasim me jogurtin dhe është më efektiv në ushqim sesa ai. Për ata që nuk e dinë, kefiri është qumësht i fermentuar që përmban kultura të rëndësishme me probiotikë.

Është ideal për punën e zorrëve, përshpejton punën e tyre, pastron prej baktereve të dëmshme dhe është vërtetuar si probiotik natyral. Shkaku se përmban një sasi të lartë të baktereve të mira, kefiri është ilaç i shkëlqyeshëm kundër fryrjeve dhe është vërtetuar se pakëson gazrat në organizëm.

Personat të cilët vuajnë nga gazrat në zorrë, pa marrë parasysh në atë se çfarë dhe kur hanë, për çdo ditë duhet të konsumojnë kefir. Personave të shëndetshëm ju sugjerohet si preventivë dhe si probiotik natyral.

The post Ky produkt që e keni në shtëpi largon një herë e mirë gazrat dhe fryerjen e barkut appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë, SHBA do të përgjysmojë emetimet e gazrave deri më 2030
SHBA-ja është zotuar të ulë emetimet e karbonit me 50-52% nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030. Ky zotim i ri, do të shpallet në samitin virtual të 40 udhëheqësve globalë. Njoftimin do ta bëjë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në hapje të samitit.

Bisedimet mbahen më 22 prill në Ditën e Tokës.

“Vendimi do të sfidojë botën në kuadër të ambicieve për luftimin e ndryshimit të klimës”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Takimi dy-ditor shihet si një përgatitje e rëndësishme përpara konferencës së ardhshme të krizës klimatike që e organizojnë Kombet e Bashkuara, dhe e cila do të mbahet në Glasgou në muajin nëntor.

Amerikanët shpresojnë që plani i tyre ambicioz i ri do të inkurajojë Kinën, Indinë dhe të shpallin planet e tyre para takimit vendimtar në Glasgou.

Zotimi i Bidenit paraqet një përditësim të vendosur nga ish-presidenti, Barack Obama i cili në kuadër të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 kishte parashikuar për një ulje prej 26 për qind në 28 për qind deri më 2025.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e kishte tërhequr vendin nga Marrëveshja e Parisit, por Biden me të marrë detyrën më 20 janar e shfuqizoi vendimin e tij.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të presin, kombi ynë është i vendosur të veprojë tani”, tha deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Në gjashtë muajt e fundit, rreth 10.3 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të thatësirave dhe përmbytjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, shumica e tyre në Azi, tha më 13 mars, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC) dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në nivel global, 17.2 milionë njerëz u zhvendosën më 2018 dhe 24.9 milionë më 20

The post Lajm i mirë, SHBA do të përgjysmojë emetimet e gazrave deri më 2030 appeared first on Albeu.com.