gazment bardhin Archives - Albeu.com

Sali Berisha zgjedh kryetarin e ri të Grupit Parlamentar të PD
Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së.

“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Ajodhi.

Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.

The post Sali Berisha zgjedh kryetarin e ri të Grupit Parlamentar të PD appeared first on Albeu.com.

Gjykata rrëzon Gazment Bardhin, nuk pranon kërkesën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD
Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD, për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Kjo për shkak të Këshilli Kombëtar, i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023, nuk legjitimohet.

Gjyqtari Gentjan Marku, vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD.

Gazment Bardhi, mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit.

Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Partia Demokratike zyrtare, nuk e njohu mbledhjen e Këshillit nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.

Në një nga seancat në Gjykatën e Tiranës për çështjen e statutit të PD, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi dhe ai për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë, deklaruan se “kemi dyshime se Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online, nuk është mbledhur kurrë”.

“Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që të mos jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve“, pretenduan përfaqësuesit ligjorë të PD.

The post Gjykata rrëzon Gazment Bardhin, nuk pranon kërkesën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD appeared first on Albeu.com.

E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin: Ose unë, ose ai në burg
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar sot penalisht deputetin Gazmend Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

Në kallëzimin e tij, Olsi Rama thotë se shpifja është bërë për një fabrikim pervers, me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Rama kërkon regjistrimin e padisë, ku Bardhi akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gazment Bardhi, ka publikuar të dhëna që pretendon se vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e drogës, konkretisht me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama, ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45-vjeç.

Padia e plotë:

“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë sfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindra mijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallëzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.

Nëse është vërtetë e re natyrisht!

Me shpresë, Olsi Rama

The post E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin: Ose unë, ose ai në burg appeared first on Albeu.com.

Bardhi shpërthen ndaj deputetëve të PS: Të pafytyrë, votuat një person të propzuar nga Berisha
Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Kandidati kalon tashmë në Parlament për votim.

Mes firmave që kanë votuar pro ka qenë dhe ajo e Sali Berishës, ndërkohë që PS ka përsëritur vazhdimisht se nuk njeh asnjë dokument që mban firmën e ish-kryeministrit të shpallur “non grata” nga SHBA. Berisha ishte i që kishte propozuar kandidatin.

Kjo ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të shpërthejë ndaj kolegëve të tij socialiste, duke i cilësuar si të pafytyrë.

“Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga non grata, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, non grata”, ka thënë Bardhi./albeu.com

The post Bardhi shpërthen ndaj deputetëve të PS: Të pafytyrë, votuat një person të propzuar nga Berisha appeared first on Albeu.com.