gazi karbonik Archives - Albeu.com

BE arrin marrëveshje për të mbrojtur klimën nga gazet karbonikë
Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike të dielën për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë dhe për të ngadalësuar kështu ngrohjen e planetit. Sipas marrëveshjes që do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, BE-ja do të vendosë kosto të reja për karburantin e përdorur për mjetet e transportit dhe ngrohjen e godinave, duke filluar nga viti 2027.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, centralet dhe fabrikat duhet të “blejnë” licenca për dioksidin e karbonit që të vazhdojnë aktivitetin gjatë të cilit prodhohet ndotje. Ky sistem shërben si thelbi i planeve të BE-së për të ulur ndotjen me 55% deri në vitin 2030.

Sipas marrëveshjes së arritur nga negociatorët e vendet anëtare dhe të Parlamentit Evropian, tregu evropian do të reformohet tashmë duke ulur nivelin e ndotjes me 62%. Sipas këtij plani, do të hiqen nga sistemi 90 milionë “licenca” për karbonin në vitin 2024, si dhe 27 milionë të tjera në vitin 2026.

Gjithashtu gjatë periudhës 2026-2034, BE-ja do eliminojë licencat falas që ua jep aktualisht sektorëve industrialë për t’i mbrojtur nga konkurrenca e huaj. Paralelisht, BE-ja do të vendosë një tarifë kufitare për karbonin, që synon të mbrojë firmat vendase nga konkurenca e huaj.

Pas 30 orësh bisedimesh që filluan të premten, BE-ja arriti dakortësi për rregulla të reja nga viti 2027 për kompanitë që furnizojnë me karburant makinat dhe sistemet e ngrohjes së godinave. Pasi ligjvënësit evropianë kishin kundërshtuar që rregullat e reja të vendoseshin për banesat, negociatorët ranë dakort për disa masa që do t’i mbrojnë konsumatorët nga rritja e çmimeve për shkak të karbonit.

Gjithashtu, nëse çmimet e karburantit do të vazhdojnë të jenë të larta në vitin 2027, hyrja në fuqi e rregullave të reja do të shtyhet për në vitin 2028. Marrëveshja paraprake do të duhet të marrë miratimin zyrtar të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian.VOA

The post BE arrin marrëveshje për të mbrojtur klimën nga gazet karbonikë appeared first on Albeu.com.