gazetarja ruse Archives - Albeu.com

Kritikoi pushtimin e Ukrainës, hetime në Gjermani për helmimin e gazetares ruse
Autoritetet gjermane po hetojnë helmimin e mundshëm të gazetares ruse Elena Kostyuchenko, e cila ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga vendi i saj.

Hetimi nga autoritetet në një përpjekje të mundshme për të helmuar Kostyuchenko në Mynih vjeshtën e kaluar, konfirmoi prokurori i Berlinit.

Në një artikull të botuar të martën mbrëma, gazetarja tha se ishte informuar nga një burim ukrainas marsin e kaluar për planet e atentatit kundër saj.

Në kthimin e saj me tren në Berlin, ajo filloi të përjetonte simptoma të helmimit, duke përfshirë dhimbje koke të forta, lodhje, gulçim dhe vjellje.

“Djersa kishte erë të fortë dhe të çuditshme, si fruta të kalbur”, tha Kostyuchenko në artikullin e saj. Më vonë ajo zhvilloi ënjtje të fytyrës, gishtërinjve dhe këmbëve.

Testet mjekësore të kryera 10 ditë pasi simptomat e saj të para treguan rritje të enzimave të mëlçisë, pesë herë më të larta se normalja, si dhe gjak në urinë.

Gazetarja tha se më vonë u mor në pyetje nga një zyrtar i lartë gjerman i cili po hetonte gjithashtu vrasjen e një mërgimtari çeçen, i cili u vra nga një rus në një park në qendër të Berlinit në vitin 2019.

Hetimi fillimisht u mbyll majin e kaluar për shkak të mungesës së provave për tentativë helmimi, por u rihap në korrik.

The post Kritikoi pushtimin e Ukrainës, hetime në Gjermani për helmimin e gazetares ruse appeared first on Albeu.com.

Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi
Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha Tyshkevich, tha se për 40 orë ishte ndaluar në aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit “Nikolla Tesla”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar informacionin për ndalimin e gazetares ruse, por edhe për arsyen se pse ka ndodhur kjo.

Tyshkevich i tha Radios Evropa e Lirë se kishte arritur në Beograd nga Malta më 7 gusht dhe kishte përdorur “pasaportë për turistë” që i ishte lëshuar nga Gjermania, shtet në të cilin aktualisht ajo jeton. Megjithatë, asaj iu refuzuar hyrja në Serbi.

“E kam pranuar këtë dokument një vit më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sepse pasaporta ruse më është konfiskuar nga policia ruse gjatë një procedimi penal”, tha ajo për REL-in.

Natasha Tyshkevich është një prej katër studentëve që kanë punuar për revistën e pavarur studentore në Moskë, “Doxa” dhe që më 2021 u dënuan me dy vjet “punë korrigjuese”. Këta studentë u dënuan për shkak të një videoje ku ata mbronin të drejtën e tubimit të të rinjve rusë.

Siç ka raportuar Guardian, ata ishin nën arrest shtëpiak për më shumë se një vit pasi u arrestuan në prill të vitit 2021. Ata u arrestuan sepse postuan në YouTube një video 3-minutëshe, në të cilën ata thanë se studentët që marrnin pjesë në tubimet në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, po përjashtoheshin jashtëligjshëm dhe po frikësoheshin.

Ndalimin në Aeroportin e Beogradit, ajo e konsideroi si shkelje të të drejtave të njeriut.

“Ishte vërtetë një ndalim që nuk kishte asnjë arsye ligjore. Unë vetëm mund të prisja në aeroport. Përjetova një sulm paniku para policëve kur më dërguan në qeli, por ata thjesht më bërtitën dhe më thanë që të hyja aty, duke më thënë se përndryshe do të më dërgonin në një burg të vërtetë”, tha gazetarja ruse për REL-in.

Sipas saj, gjatë ndalimit prej 40 orësh në aeroport, asaj iu dha pak ushqim.

“Miqtë e mi tentuan të më sillnin ushqim përmes qendrës për informim në aeroport, por policia refuzoi”, tha ai.

Tyshkevich i tha REL-it se më 9 gusht u dëbua për në Maltë, duke shtuar se do të kthehet në Gjermani.

Një tjetër aktivist rus ishte ndaluar që të hynte në Serbi më 13 korrik. Themeluesi i Shoqërisë Demokratike ruse, Peter Nikitin, u ndalua në Aeroportin e Beogradit “pa asnjë shpjegim”.

Nikitin, një aktivist kundër luftës, ka organizuar protesta në mbështetje të Ukrainës dhe ka kritikuar Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe një tjetër aktivist nga Rusia, Vladimir Volokhonski, i tha REL-it se kishte pranuar një njoftim nga policia më 25 korrik se i ishte refuzuar leja e qëndrimit të përkohshëm në Serbi.

Volokhonski, politikan opozitar nga Shën Petersburgu, është zhvendosur në Serbi në maj të vitit 2022, për shkak të presionit dhe ndjekjes në shtetin e tij. Si shtetas i huaj, ai kishte leje të qëndrimit të përkohshëm në Beograd, derisa jo leje iu revokua./rel

The post Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi appeared first on Albeu.com.

Protestoi “live” në televizion, Gjykata ruse urdhëron arrestimin e gazetares
Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetares Marina Ovsyannikova.

Ovsyannikova ishte në arrest shtëpiak, pasi protesteoi “live” në televizion, duke mbajtur në duar një poster që thoshte se Kremlini po gënjen për luftën në Ukrainë.

Ajo tashmë është arratisur nga Rusia, tha avokati i saj këtë javë, pasi refuzoi të respektonte masat e arrestit shtëpiak të cilave i ishte nënshtruar, shkruan Guardian.

Sa i përket Ovsyannikova-s, gjykata urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim për një muaj e 29 ditë, të caktuar nga momenti i ekstradimit të të akuzuarit në Federatën Ruse ose nga momenti i arrestimit të saj në Federatën Ruse.

The post Protestoi “live” në televizion, Gjykata ruse urdhëron arrestimin e gazetares appeared first on Albeu.com.

Gazetarja ruse: Tentova të kryeja vetëvrasje në paraburgim
Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko, e cila u arrestua në prill me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse, thotë se tentoi të vetëvritej, duke prerë kyçet e duarve, në shenjë proteste ndaj burgosjes së saj para gjykimit.

Ponomarenko aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjyqit në Shën Peterburg, ku akuzohet për një postim në mediat sociale për bombardimet ruse të civilëve në qytetin e Ukrainës, në Mariupol. Ajo rrezikon të marrë një dënim prej dhjetë vjetësh.

Gazetarja i tha gjykatës në rajonin e Altait më 16 shtator se vuan nga depresioni dhe klaustrofobia, dhe për këtë arsye duhet të transferohet në arrest shtëpiak për të qenë me vajzat e saj. Por, gjykata e hodhi poshtë ankesën e saj dhe e la në paraburgim të paktën deri më 29 shtator.

Në fillim të shtatorit Ponomarenko u vendos në një qeli të vetmuar ndëshkuese, për shkak që theu një dritare e cila ishte e mbuluar me letër.

Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në qytetin siberian Barnaul, ku punonte për ueb-faqen RusNews.

Një ligj rus i miratuar në fillim të marsit kriminalizon shpërndarjen e raporteve “të rreme” që “diskreditojnë forcat e armatosura”.

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”./REL

The post Gazetarja ruse: Tentova të kryeja vetëvrasje në paraburgim appeared first on Albeu.com.

Protestoi live kundër luftës, gazetarja ruse zbulon vendimin e papritur
Redaktorja e një televizioni rus, e cila u bë e njohur për botën për protestën ndaj luftës në Ukrainë, në kohën kolegia e saj ishte në një transmetim live, ka deklaruar tashëm se ndjehet më shumë ukrainase se sa ruse.

Gazetarja ruse është detyruar të largohet nga vendi i saj, ndërsa pak ditë më parë ka bërë të ditur se bashkëshorti ka nisur një proces që synon ta largojë atë nga fëmijët.

Marina Ovsyannikova, e cila vjen nga një familje ku babai i saj është ukrainas ndërsa nëna ruse, është detyruar të largohet prej kohësh nga vendi, dhe tashmë punon për një nga mediat gjermane.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ovsyannikova njoftoi se ka ndërmend të ndryshojë mbiemrin.

“Unë nuk jam një “rus i mirë”, unë jam ukrainas. Në shenjë mbështetjeje të Ukrainës, kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin Ovsyannikov, në vendlindjen Tkachuk”, tha ajo./albeu.com

The post Protestoi live kundër luftës, gazetarja ruse zbulon vendimin e papritur appeared first on Albeu.com.

Protestoi kundër Putin, gazetares ruse i vjen oferta e madhe nga media Gjermane
Gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila protestoi live gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus kundër luftës në Ukrainë do të raportojë tashmë edhe për gazetën si edhe kanalin televiz të lajmeve Die Welt,  shkruan The Guardian.

Marina Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla për shkeljen e ligjeve të protestës në Moskë më 15 mars 2022. Ajo u dëgjua gjithashtu teksa tha”Ndal luftën!” në mënyrë të përsëritur.

Marina mbante gjithashtu një tabelë ku shkruhej: “Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë.”

Ajo gjithashtu publikoi një video të regjistruar paraprakisht në të cilën shprehte turpin e saj për punën në Channel One dhe përhapjen e “propagandës së Kremlinit”. Në intervistën e saj të parë pas incidentit, gazetarja ruse i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve se shpresonte që protesta e saj të mos ishte e kotë dhe populli rus do të shqyrtonte më me kujdes propagandën e luftës./albeu.com

The post Protestoi kundër Putin, gazetares ruse i vjen oferta e madhe nga media Gjermane appeared first on Albeu.com.