Gazetaria Archives - Albeu.com

SHBA, raporti: Përpjekje për ta shndërruar në vepër penale procesin normal të mbledhjes së informacionit nga gazetarët
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, të paktën 12 gazetarë u përballën me arrestime ose akuza të lidhura me mbledhjen e informacionit nga ana e tyre. Pjesa më e madhe, punonin për mediat lokale.

Incidentet dhe ndikimi i tyre në aftësinë e gazetarëve për të mbuluar lajmet, janë detajuar në një raport të publikuar të mërkurën nga “U.S. Freedom Tracker”, (Gjurmuesi i lirisë së shtypit në SHBA), një grup i pavarur që monitoron lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara.

Grupi me qendër në Nju Jork, ka dokumentuar ato që e cilëson si shkelje të lirisë së shtypit që nga viti 2017.

Sipas raportit, shumë nga rastet këtë vit përfshinin përpjekje për të penguar gazetarët që të angazhoheshin në praktika normale raportimi që nga bërja e pyetjeve deri tek investigimi i zyrtarëve publikë. Në të përmenden rreth 30 raste të gazetarëve apo përfaqësuesve të organeve të mediatike, që ishin thirrur dhe u ishte kërkuar të identifikonin burimet, ose të dorëzonin materialet mbi të cilat kishin bazuar artikujt e tyre.

“Ajo që ishte interesante këtë vit ishte përpjekja e dukshme për ta konsideruar vepër penale procesin normal të mbledhjes së informacionit për publikim”, thotë Stephanie Sugars, autore e raportit.

Numri i rasteve të gazetarëve të arrestuar është më i ulët se vitet e kaluara, kur grupi dokumentoi me dhjetëra të tilla që përfshinin gazetarë që kishin mbuluar protesta në shkallë të gjerë. Megjithatë, gjetjet janë shqetësuese, thonë përfaqësuesit e grupimit jopartiak.

Në një rast që daton prej muajit tetor, policia arrestoi botuesin e një gazete dhe një gazetar në një qytet të vogël të Alabamës, për publikimin e një artikulli, që autoritetet thanë se përmbante prova konfidenciale të një jurie të madhe.

Ndonëse rrjedhja e informacionit mund të jetë e paligjshme, nuk përbën vepër penale për mediat që ta publikojnë atë, për sa kohë që gazetarët nuk janë të përfshirë në mënyrë të paligjshme në marrjen e materialeve, thonë ekspertët e shtypit.

Në një tjetër rast, një gazetari të një gazete në Ilinois i ishte kërkuar të paraqitej në gjykatë sepse u kishte bërë shumë pyetje zyrtarëve të qytetit, në lidhje me përmbytjet e muajit tetor.

“Ky është një proces normal i mbledhjes së informacionit nga gazetarët”, i tha Zërit të Amerikës zonja Sugars nga Nju Jorku.

Në rastin e Ilinois, akuzat u hodhën poshtë.

Në një incident tjetër në Ohajo, korrespondenti i rrjetit mediatik “NewsNation” Evan Lambert ishte urdhëruar të ndalonte një transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa Guvernatori Mike DeWine po jepte një konferencë për shtyp në muajin shkurt. Oficerët e sigurisë e shtrinë në tokë zotin Lambert dhe i vunë prangat, duke e arrestuar.

Më pas guvernatori shprehu shqetësimin e tij mbi rastin dhe tha se nuk kishte qenë në dijeni të incidentit në kohën kur ai kishte ndodhur.

Zoti Lambert ngriti një padi në nëntor lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë në prill, një gjykatës në Arizona nxorri një urdhër ndalimi ndaj një gazetari lokal, pasi ai po investigonte lidhur me një çështje që kishte të bënte me vendin se ku banonte senatori i këtij shteti. Më vonë, një tjetër gjykatës, e hodhi poshtë masën e ndalimit. Në korrik, dy gazetarë në Kaliforni u akuzuan nga një sindikatë e policisë lokale për përndjekje, lidhur me përpjekjet për të kontaktuar një oficere policie, në shtëpinë e saj.

“Përpjekjet për të kriminalizuar aktivitetet rutinë gazetareske, të tilla si kontaktimi i zyrtarëve publikë ose subjekteve të lajmeve, dërgojnë një sinjal frike në atë që konsiderohet si baza e mbledhjes së informacionit”, shkruante zonja Sugars në raport.

Një faktor tjetër që lidh shumë nga rastet në raportin e paraqitur nga grupi mbi lirinë e shtypit është se shumica e incidenteve kanë ndodhur në nivel lokal, duke prekur kompani mediatike të vogla ose rajonale.

Sipas zonjës Sugars kjo ka të ngjarë të jetë një nënprodukt i rënies së mbulimit të lajmeve lokale.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur më shumë se një të katërtën e gazetave që nga viti 2005 dhe deri në vitin 2025, pritet të humbasin një të tretën e rreth 6 mijë gazetave të mbetura, kryesisht të përjavshme, që shtypen e dalin në treg, sipas një raporti të projektit Iniciativa Lokale e Lajmeve e Universitetit Northwestern.

“Kjo mungesë e mbikëqyrjes se vazhdueshme ka krijuar një atmosferë ku zyrtarët lokalë ndihen sikur nuk kanë më përgjegjësi për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha zonja Sugars.

Ekspertët e Amendamentit të Parë thonë se shkelje të tilla e bëjnë më të vështirë për gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

“Edhe nëse kemi të bëjmë me raste shkeljesh nga ana e strukturave ligjzbatuese, sërisht kjo dëmton rolin e shtypit si mbikëqyrës”, tha Gabe Rottman i Komitetit të Gazetarëve për Lirinë e Shtypit.

Zoti Rottman, i cili është drejtor i Projektit mbi Teknologjinë dhe Lirinë e Shtypit në këtë organizatë, tha se është e rëndësishme që zyrtarët qeveritarë të kuptojnë rolin që luajnë gazetarët në komunitetin e tyre.

Sipas “Gjurmuesi i Lirisë së Shtypit”, në 2023 janë arrestuar apo janë ngritur akuza ndaj një numri më të vogël gazetarësh sesa në vitet e fundit.

Por shkelje të tjera – të tilla si bastisja nga policia e një gazetë të qarkut Marion në Kansas – tregojnë se Amendamenti i Parë ende përballet me sulme, thonë analistët.

Që kur “Gjurmuesi i Lirisë së Shtypit”, filloi monitorimin e shkeljeve në vitin 2017, vitet më problematike për arrestime ishin 2017-ta, 2020-ta dhe 2021-i, vite të cilat u shoqëruan me protesta në shkallë të gjerë.

Mbulimi i protestave është detyra më e rrezikshme për gazetarët në Shtetet e Bashkuara, sipas zonjës Sugars.

Ajo thotë se arrestimet ose veprimet ligjore kundër medias duhet të shqetësojnë të gjithë edhe nëse gazetarët ndodhen me mijëra kilometra larg, pasi shkeljet e lirisë së shtypit në një cep të vendit, rrezikojnë të inkurajojnë autorët e mundshëm të tyre, gjetkë.

“Çdo shkelje mund të jetë një hap drejt një tjetre”, tha zonja Sugars.

Ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve në vitin 2024, tha zonja Sugars, organizata do të vazhdojë të monitorojë nga afër shkeljet e lirisë së shtypit.

The post SHBA, raporti: Përpjekje për ta shndërruar në vepër penale procesin normal të mbledhjes së informacionit nga gazetarët appeared first on Albeu.com.

Boris Johnson largohet nga politika dhe i rikthehet gazetarisë
Ish-kryeministri Boris Johnson i është rikthyer gazetarisë, kjo pasi ka nënshkruar për t’u bashkuar me kanalin televiziv “GB News”, raportojnë mediat e huaja. Johnson do të punojë për televizionin si prezantues, programues dhe komentues.

Kanali njoftoi se ish-kryeministri do të luajë “një rol kyç” në mbulimin e tij të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndërkohë Johnson, i cili ishte gazetar para se të hynte në politikë tha se do të jepte “pikëpamje të pazbardhura për gjithçka nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë”.

“Jam i emocionuar të them se së shpejti do t’ju bashkohem në GB Neës. Unë do t’i jap këtij kanali të ri televiziv të mrekullueshëm pikëpamjet e mia të pazbardhura për gjithçka, nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë, si i përballojmë të gjitha ato sfida,”-tha ish-kryeministri britanik në njëpostim në “X”.

Johnson është politikani i fundit konservator që i është bashkuar transmetuesit, pas ish-sekretarit të biznesit Jacob Rees-Mogg, nënkryetarit të partisë Lee Anderson dhe bashkëshortëve deputetë Esther McVey dhe Philip Davies.

The post Boris Johnson largohet nga politika dhe i rikthehet gazetarisë appeared first on Albeu.com.

Boris Johnson i rikthehet gazetarisë, rroga e tij do ju habisë
Boris Johnson filloi karrierën e tij si gazetar në “The Times” të Londrës dhe më vonë vazhdoi në “Daily Telegraph”. Ai u bë asistent redaktor në të njëjtën gazetë nga viti 1994 në 1999 dhe më vonë redaktor në “The Spectator” nga 1999 deri në 2005.

Në vitin 2001, ai bëri kalimin në politikë, fillimisht si deputet dhe më pas në 2008 si kryetar i Bashkisë së Londrës. Në vitin 2019, ai u zgjodh kryetar i partisë konservatore dhe mori detyrën e kryeministrit.

Kjo ishte një CV e shkurtër e Johnson, e ndërsa tashmë që dha dorëheqjen si kryeministër në vazhdën e Partygate dhe si deputet së fundmi, Boris Johnson i është rikthyer gazetarisë. Ai ka arritur një marrëveshje me gazetën Daily Mail në të cilën do të ketë rubrikën e tij javore.

“Ne jemi të kënaqur të shpallim Boris Johnson si kolumnistin tonë të ri. I njohur si një nga shkrimtarët më të zgjuar dhe origjinal, rubrika e Boris do të publikohet në Daily Mail çdo të shtunë”, njoftoi gazeta britanike në një postim në Tëitter.

Burime të cituara nga Politico thonë se ish-kryeministri britanik do të marrë një shumë gjashtëshifrore çdo vit për këtë partneritet.

The post Boris Johnson i rikthehet gazetarisë, rroga e tij do ju habisë appeared first on Albeu.com.

DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u
Të largohesh nga Facebook-u, tingëllon si gjë e thjeshtë, por nuk është e tillë. Kur është momenti i duhur për gazetarinë që të shpallë pavarësinë dhe të shkëputet nga Facebook-u?

Të shuash llogarinë tënde në Facebook është një ide e mirë për shumë arsye. Ditët e fundit është diskutuar sërish shumë për lirinë e shtypit, sepse miliarderi, Elon Musk do të blejë Twitter-in. Por për ndërlidhjen e plotë të gazetarisë me facebook-un ka vite që nuk ka asnjë indinjim i madh. Pse?

Rrjeti social Facebook ka kohë që është kthyer në pjesë të pandarë të jetës sonë të përditshme. Unë marr rregullisht e-mailë nga drejtuesit e redaksisë me shifra që tregojnë klikimet në Facebook të artikujve më të suksesshëm. Kjo është një mënyrë për motivimin e gazetarëve. Motivim për çfarë? Kur pikërisht ndodhi që klikimet në këtë platformë sociale të kthehen në një nga treguesit e rëndësishëm për gazetarinë? Aq i rëndësishëm, saqë unë nuk jam më e sigurt nëse mund ta përballoj nga pikëpamja profesionale shuarjen e llogarisë që kam në facebook. Çfarë do të ndodhte me rrjetet e ngritura në vite, me grupet e panumërta ku kalojnë temat e rëndësishme, të pafundme? Dhe çfarë do të vinte më pas? Cila është alternativa për shpërndarjen e përmbajtjeve, të cilat unë mendoj se kanë rëndësi shoqërore dhe dua t’i shpërndaj, siç kam mësuar të bëj për vite me radhë në Facebook? Nëse unë nuk kam më akses tek kjo platformë, a ka mundësi që vazhdoj të ekzistoj?

Shuarja e llogarisë duket në momentin e parë shumë e bezdisshme. Do të ishte shumë më e lehtë po të besosh dhe të bindesh, se FB është për gazetarët vetëm një mjet shpërndarës i prodhimeve gazetareske.

Dhe meqenëse ne gazetaret dhe gazetarët gjetëm rehat-rehat strehë tek facebook-u, Koncerni Meta ka provuar të hedhë një hap më tutje. Në projektin Meta Journalism mësojmë “të tregojmë histori që kanë rëndësi”. Tani na duhet të mësojmë që të tregojmë histori, që u pëlqejnë algoritmeve në mënyrë që reklamat që bashkangjiten të përshtaten mirë me Content-in, përmbajtjen, që vjen nga redaksitë.

Një rrugë alternative do të ishte natyrisht, që Meta më në fund të ndalojë së prezantuari njësoj, ose më mirë të themi më poshtë si Contentin professional gazetaresk, ashtu edhe fjalimet që nxisin urrejtjen, fake-news dhe shprehjet emocionale të mendimit. Por kjo as që shtrohet për diskutim.

Në vend që të bëjë këtë Facebook-u preferon të vazhdojë me blerjet: në vitin 2019 për gazetarinë lokale në botë u dha një ndihmë prej 300 milionë dollarësh. Paratë u dhanë për programet e lajmeve, për parneritetet dhe përmbajtjet. Për Koncernin e Facebook-ut këto para janë para xhepi, por për gazetarinë e financuar vazhdimisht keq dhe për të rinjtë e talentuar, të cilët duhet të mësojnë që në fillim të bëjnë storytelling sipas linjave të platformës dhe jo sipas mënyrës gazetareske të punës, ato para janë shumë.

Më në fund thonë përkrahësit e modelit, sektori i mediave ka vënë nën kontroll humbjet e krijuara gjatë shpërndarjes, humbje për të cilat frikësohet marketingu. Por unë mendoj, se në të njëjtin moment që ndodh kjo ne i japim lamtumirën integritetit tonë gazetaresk.

Prandaj ne duhet të ndahemi nga Facebook-u. Edhe nëse në momentin e parë kjo shkakton dhimbje. Ne duhet të shkëputemi nga imazhi që kemi në kokë, nga fillimi i romancës sonë, kur i festuam mediat sociale si demokratizim i informacionit dhe duke qenë të infektuar ishim të gatshëm të injoronim rreziqet.

Së fundmi gjatë sulmit ndaj Capitolit në Uashington në fillim të vitit 2021, ne të gjithëve duhet të na jetë bërë e qartë se mediat sociale duhet të marrin përgjegjësinë. Shtrirja e Fake News dhe e dezinformimit, të cilat mund të përhapen pa pengesë, ishte më e rëndësishme se sa turbullimi i shkaktuar tek miliona njerëz, turbullim që u përshkallëzua në dhunë.

Koncerni mund të verë nën kontroll shpërndarjen e propagandës, vetëm se kjo do të kushtonte shumë më shumë para. Meta nuk është e detyruar ta bëjë këtë, sepse Meta është një koncern dhe punon sipas principeve të ekonomisë së stregut. Përfitimi është në plan të parë. Por cila është arsyeja për ne gazetarët, që të vazhdojmë të kontribuojmë në dominimin e informacionit nga ky koncern? Kur arrin momenti i duhur për redaksitë e kësaj bote, për të ruajtur pavarësinë e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj gjëje?

Një lajm të mirë e kemi megjithatë: Pavarësia është vetëm iluzion. Ne lëkundemi duke besuar se Facebook-u edhe sot do të na garantojë një shtrirje të mirë. Por ndërkohë e dimë shumë mirë që kjo gjë nuk është e vërtetë. Sepse ndërkohë algoritmi kujdeset që ne të mos e arrijmë kurrë shtrirjen e dëshiruar ose të ëndërruar, sepse ne nuk luajmë me rregullat e Storytelling të platformës ose sepse thjesht, ne nuk paguajmë për shtrirjen e përmbajtjeve tona.

Ka ardhur koha për gazetarinë që të ecë në rrugën e vet dhe t’i marrë vetë në dorë zhvillimet në shpërndarjen e informacioneve digjitale. Gazetari e pavarur do të thotë edhe që të paktën ne të përpiqemi që të krijojmë platformat tona, të krijojmë vendet që përmbushin kërkesat dhe prezantojnë “Safe Spaces” për ata që kërkojnë informacion të besueshëm dhe të sigurt. Dhe një ide tjetër këtu: Gazetarët duhet të bëjnë gazetari në kohën që punojnë. Marketingu është tjetër gjë.

Llogaria ime në Facebook është deaktivizuar ndërkohë. Për të lexuar dhe ndjekur artikujt e kolegëve të mi, unë kam shkarkuar aplikacionin e Deutsche Welles. Është shumë këndshëm që të lexosh artikujt pa u ndërprerë nga videot shokuese dhe fjalimet që nxisin urrejtjen.

Prandaj trendi dhe Hashtagu im i preferuar për vitin 2022 është #leavefacebook. Dhe nëse kjo gjë nuk është kthyer ende në trend, duhet të kthehet menjëherë. Sepse në gjithë preferencat për të diskutuar modelet e biznesit në sektorin e mediave, ne duhet të kthehemi mbrapsht tek vlerat tona: Informacioni i vlefshëm është e drejtë njeriu. Pushteti mbi informacionin, dizajnimi i informacionit, vendet në të cilat duhet të përgatitet dhe shpërndahet informacioni, të gjitha këto kanë aktualisht të njëjtën vlerë me pushtetin për interpretimin e realitetit.

Ne ose largohemi nga Facebook ose ia lemë në të ardhem Meta-s marrjen e vendimeve dhe interpretimin se çfarë duhet të mendojnë njerëzit se është e vërtetë. Ky është çmimi që paguan gazetaria për shtrirje më të madhe tek e vërteta./DW

The post DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u appeared first on Albeu.com.