Gazetari italian Archives - Albeu.com

Investigimi i RAI 3/ Berisha: Klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin italian
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 për Shqipërinë i cili e cilësonte vendin tonë si një “narko-shtet”. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, sipas tij klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3 “Report”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Shqipëria përsëri ishte në krye të lajmeve në kronikën botërore për lajme të zezë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe mediat e tjera njoftuan se nga Meksika, klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3, Report, pasi ky gazetar me ekipin e tij denoncoi publikisht lidhjet e Edi Ramës me një nga bosët shqiptarë të Sinaloas, konkretisht me Luftar Hysën, të cilin Edi Rama siç e pohoi vetë e ka pritur në zyrë si kushëri të akabasë së tij. Jo vetëm që e ka pritur, por nuk e ka nxjerrë duarbosh, i ka dhënë licencën e kazinosë.

Çdo shqiptar ka konstatuar se pas dokumentarit të kushtuar narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama në intervistën qëkërkoi vetë, i pohoi Xhorxhio Motolës të gjitha akuzat e bëra nga opozita, mediat ndërkombëtare, Arben Ahmetaj për ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe suita e tij.

Ndaj këtij dokumentari, Edi Rama personalisht, por edhe lakejtë e tij në propagandë ndërmorën sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report. Kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Kundër zëvendëskryeministrit, njeriut më të afërm të tij, Arben Ahmetaj. Unë dëshiroj sot së pari të denoncoj me forcën më të madhe kërcënimin nga miqtë e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi. T’i shpreh atij solidaritetin më të madh dhe t’i bëj thirrje antimafies italiane, Europolit, Interpolit, FBI-së, të hetojnë dhe të gjejnë autorin e këtij kërcënimi kriminal dhe lidhjet e tyre me Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Zigfrid Ranuçi, Xhorxhio Motola dhe ekipi i tyre, me këtë emision dhanë një kontribut thelbësor për sigurinë e Shqipërisë, sigurinë e Italisë, sigurinë e Europës nga mafia më e rrezikshme e saj.

The post Investigimi i RAI 3/ Berisha: Klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin italian appeared first on Albeu.com.

Bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Report” rrëfen ngjarjen e pazakontë: I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno.

Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.

Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.

Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.

The post Bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Report”  rrëfen ngjarjen e pazakontë: I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë appeared first on Albeu.com.

Gazetari italian kap “mat” Ramën/ A do të paguash për Francesco Becchetti-n? Si përgjigjet kryeministri
Kryeministri Edi Rama, priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti”?

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama, ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian, ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

The post Gazetari italian kap “mat” Ramën/ A do të paguash për Francesco Becchetti-n? Si përgjigjet kryeministri appeared first on Albeu.com.

Gazetari italian: Shqipëria do falimentonte nëse ambasada do të paguante gjithçka kanë vjedhur shqiptarët këtu
Një gazetar italian ka shpërthyer në komente raciste pas incidentit me turistët italianë në Berat, të cilët u larguan pa paguar nga një restorant.

Gazetari Tommaso Cerno shkruan në rrjetin social Twitter se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë një gjest të mirë duke paguar faturën e tyre, por shton se nëse Shqipërisë do t’i duhej të paguante vjedhjet që kanë bërë shqiptarët në 20 vite, do të falimentonte si shtet.

“Gjest i bukur nga Meloni për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga qytetarët shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruan ai.

Përgjigjen ia ka kthyer këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm.

Vendet e zakonshme shpesh maskohen si ironi, por është kur ata vrenjtin vetullat që tregojnë veten për atë çka janë.

Domethënë pak. Dhe me vjen keq sepse mendoj se je njeri shume inteligjent”, i përgjigjet Meta.

Ky gazetar duket se ka mllef të madh me shqiptarët, pasi vetëm pak çaste më pas ka shpërndarë disa postime nga mediat italiane ku flet për “anën e errët të Shqipërisë turistike”. /albeu.com

The post Gazetari italian: Shqipëria do falimentonte nëse ambasada do të paguante gjithçka kanë vjedhur shqiptarët këtu appeared first on Albeu.com.

Gazetari i njohur italian këshillon Milan: Keni nevojë për Armando Brojën!
Edhe pse Armando Broja vetëm pak ditë më parë ka rinovuar kontratën me Chelsea për 5 vitet e ardhshme, përsëri sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar nga skuadra të mëdha.

Sulmuesi i bluve të Londrës, tashmë është i fokusuar te kombëtarja, pasi do tentojë të jetë protagonistë në dy ndeshjet e fundit të Nations League, por një lajm i veçantë vjen nga Italia që lidhet me 21-vjeçarin.

Gazetari i njohur italian, i cili ndodhet shumë afër skuadrës së Milan ka zbuluar një sekret të kuqezinjve për të ardhmen.

Sipas Carlo Pellegati, kampionët e Italisë kanë vendosur të bëjnë një goditje “big” në të ardhmen, ndërsa vetë gazetari ka një sugjerim për kuqezinjtë.

“Nënshkrimi i madh i merkatos së transferimeve të verës së ardhshme të AC Milan do të jetë një qendërsulmues i mrekullueshëm. Rossonerët nuk do të kërkojnë një lojtar me vlerë 10 milionë euro, por do të bëjnë një goditje 30-40 milionë euro.

Unë kam një emër, luan për Chelsea është 21-vjeç, sot vlen nga 25 deri në 40 milionë euro. Një qendërsulmues shqiptar që quhet Armando Broja, Milani ka nevojë për të”, ka theksuar Pellegati./ h.ll/albeu.com

The post Gazetari i njohur italian këshillon Milan: Keni nevojë për Armando Brojën! appeared first on Albeu.com.