Gazetari Armand Bajrami Archives - Albeu.com

Masakra në Klos, gazetari: Etiketimi fyes ndaj 16-vjeçares “tërboi” Fiqiri Mjeshtrin, më pas qëlloi të 4 personat
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Armand Bajrami ka dhënë më shumë detaje përsa i përket dinamikës së vrasjes së babë e bir në Klos, Ilir e Kenado Shira.

Bajrami thotë se sipas dëshmive, ka qenë një etiketim fyes ndaj vajzës së autorit në takimin që ai kishte thirrur nga pala e akuzuar ndaj tij, pas të cilit Fiqiri Mjeshtri ka kryer krimin e rëndë ku ka vrarë babë e bir.

Armand Bajrami: Në muajin Shtator, Renato Hasula ka pretenduar se i ka vjedhur adresën në Instagram të 16-vjeçares dhe më pas dhe ai ka vijuar me kërcënime të kësaj forme se do të publikojë foto ose video. Presioni i madh që ajo ka pasur nga Renato Hasula ka bërë që vajza për 4 ditë të mos shkojë në shkollë. Kjo tronditje ka shkuar dhe tek i ati i saj, i cili ka ardhur në Shqipëri dhe ka kërkuar takim me 4 personat e tjerë. Ka filluar një diskutim se pse ka ndodhur apo si ta sheshonin këtë. Sipas dëshmive, Fiqiri Mjeshtri i ka kërkuar një prej djemve që duhet të konsolidonin këtë marrëdhënie në martesë.

Ka hasur në një reagim kundërshtues dhe madje sipas dëshmive, ka pasur një etiketim fyer ndaj vajzës, 16-vjeçares në atë tryezë nga pala e akuzuar dhe kjo ka ngjallur tension shumë të lartë tek Fiqiri Mjeshtri që është larguar fillimisht pak metra nga tavolina dhe më pas kthyer dhe i ka qëlluar me pistoletë të 4 personat duke vrarë 17-vjeçarin Shira, duke plagosur rëndë babain e tij që ka ndërruar jetë gjatë rrugës në spital dhe ka plagosur 2 të tjerët.

Gazetari Bajrami thekson se 16-vjeçarja është shumë e tronditur teksa shkron se ajo ka dëshmuar se ka pasur vetëm komunikim elektronik përmes rrjeteve sociale me 2 djemtë.

Armand Bajrami: Vajza është shumë e tronditur, por ka refuzuar që të ketë pasur një marrëdhënie të ngushtë miqësore me djemtë. Ka pasur vetëm komunikim elektronik mes tyre.

Sjellim në vëmendje se Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes së babë e bir në Klos, u vu në dijeni për ngacmimet që të rinjtë e familjes Shira dhe Hasula i bënin vajzës së tij përmes rrjeteve sociale. Ishte pikërisht 39-vjeçari i cili kërkoi të takohej me familjarët e të rinjve për të sqaruar këtë situatë të krijuar mes të rinjve. Takim ky që përfundoi tragjikisht pasi viktima, Iliri Shira refuzoi që lidhja mes djalit të tij, Kenados dhe vajzës së autorit të konsolidohej.

Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku humbën jetën Iliri dhe Kenado Shira vetëm 17 vjeç dhe u plagosën Eglantin e Renato Hasula.

“Shira i bënte presion me rrjetet sociale. Kërcënimi që i ka bërë me jetë vajzës që do të të shkatërroj jetën, nga më të ndryshmet”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Fatmiri tregon se ai dhe vëllai i tij Besniku nuk ishin në dijeni që Fiqiriu kishte armë me vete, me të cilën vrau dhe vetën pak minuta pas ngjarjes.

“U futa unë që të mos ishte në prani vëllai vetëm që të zbutej muhabeti. Të ulja sherrin”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në ambjentet e jashtme të një lokali në Klos, ku takimi sqarues mes 3 familjeve prodhoi 2 të vrarë e dy të plagosur. Konkretisht viktima mbetën Ilir e Kenado Shira, ndërsa u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula.

The post Masakra në Klos, gazetari: Etiketimi fyes ndaj 16-vjeçares “tërboi” Fiqiri Mjeshtrin, më pas qëlloi të 4 personat appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i Policisë së Fierit: Aldo Bare po bëhej gati të kandidonte për deputet, banda mori në kontroll Lushnjën
Emisioni “Në Shenjestër” është ndalur mbrëmjen e sotme në vrasjen e Elton Mermali dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares në Lushnjë.

Gazetari Armand Bajrami ka rrëfyer në emision se si dëshmitarët edhe pse e shikonin Aldo Baren pas hekurave dridheshin duke mos e shikuar në sy edhe pse ai mund t’u kishte vrarë familjarë.

Hetimet nga autoritetet e Elbasanit

Edhe pse kjo ngjarje ka bërë bujë deri në këto momente Prokuroria e Elbasanit nuk ka një emër konkret për vrasjen e tij. Dyshimet e parë ishin se ekzekutimi nuk ishte bërë buzë lumit Shkumbin por diku tjetër dhe më pas ishte hedhur aty. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, vuajti një dënim prej 6 vite e 8 muaj burg. Pas daljes nga burgu bënte një jetë jo aktive në jetën kriminale në Lushnjë. Dyshimi kryesor ishte ekzekutimi I tij  të jetë hallka më e fundit e një zinxhiri hakmarrje që në 1998 dhe më pas me një revanzh nga goditja e Bandës së Lushnjes. Kjo dyshohet të jetë edhe hallka e fundit. Banda e Lushnjes ka qenë më famëkeqe në Shqipërinë e atyre viteve. Bare kishte një pushtet absolut mbi bandën e tij. Fjala e tij ishte ligj dhe nuk mund të kundërshtohej. Kam parë dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në sallën e gjyqit, druheshin të përballeshin me ta pasi ai vijonte të ishte një legjende dhe i pabesueshëm fakti që ai ishte pas hekurave. Kam parë dëshmitarë që dridheshin  edhe pse ai ishte pas hekurave dhe nuk e shikonin në sy edhe pse ai u kishte vrarë familjarë. Ai ka qenë një grup që ka ushtruar terror. Ishte një garazh ngjitur me Komisariatin ku djemtë e Bandës ndalonin persona për të ushtruar terror duke bërë edhe veprime si duke marrë fashatarë që ktheheshin nga puna duke e dhunuar dhe në fund e kanë detyruar të pastrojë edhe gjakun në dysheme dhe dëshmitari në sallë ngrinte supin pasi nuk dinte çfarë të thoshte se nuk kishte një arsye. “Ne e dinim të gjithë në Lushnje se po t’i kundërshtoje të vrisnin”- tha ai në gjyq.

Ndërkohë për ish-drejtorin e  Policisë së Fierit Xhavit Shala, tha se banda mori në kontroll qytetin e Lushnjes me një mbështetje të madhe politike. Sipas tij ai ka qenë grupi më i mirëorganizuar dhe i egër.

Gjendja e kriminalitetit në Lushnjë nuk ka ndryshim me rrethet e tjera. Vitin e kaluar ka pasur 3 vrasje. Ajo është një minë me sahat që mund të shpërthejë në çdo moment. Rasti I Bandës së Lushnjes është rasti I një shkolle se si u krijuan organizatat kriminale në Shqipëri, me një model të ngjashëm nga Italia. U krijua në trazirat e 97-ës dhe më pas u fut në një rrugë që nuk kishte kthim pas. Bare mori nën kontroll qytetin e Lushnjes. Në 99 jam emëruar drejtor i Policisë Kriminale dhe ne hartuam një plan për të filluar të goditim grupet në të gjithë vendin që terrorizonin qytetet. Ai ka qenë grupi më i egër dhe i mirë organizuar në atë kohë. Ai godiste jo vetëm kundërshtarët por prisnin krahët e çdo mundësie.

A kishte Bare lidhje politike?

Ai në atë kohë po përgatitej për të dalë kandidat për deputet. Patjetër që po. Ata kishin lidhje politike. Në atë kohë edhe krimi filloi të pozicionohej politikisht./bw

The post Ish-drejtori i Policisë së Fierit: Aldo Bare po bëhej gati të kandidonte për deputet, banda mori në kontroll Lushnjën appeared first on Albeu.com.