gazetare afgane Archives - Albeu.com

Kosova strehon një tjetër gazetare afgane
Në Kosovë është strehuar edhe një gazetare afgane, duke e çuar në 5 numrin e gazetarëve afganë që do të qendrojnë në vend për dy vjetët e ardhshëm.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi se gazetarja, Nadia Gulabzada, ka mbërritur në Prishtinë në mëngjesin e së martës.

Më 28 dhjetor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin prej 30 mijë eurosh për strehimin e gazetarëve afganë. Ekzekutivi tha se Kosova do të pranojë pesë gazetarë nga Afganistani dhe ata do të mund të qëndrojnë në shtet për dy vjet.

Dy javë më parë në Kosovë mbërrijtën edhe gazetarët Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad.

Të pesë gazetarët do të strehohen në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Qeveria e Kosovës tha se do të ndajë edhe mjete shtesë për t’iu ofruar strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe kushte të tjera gazetarëve afganë.

Përzgjedhja e gazetarëve që strehohen në Kosovë u bë nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kosova gjithashtu ka strehuar disa gazetarë ukrainas, dhe u ka ofruar kushte të njëjta, sikurse atyre afganë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Pasi në gusht të vitit 2021, kur talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, Kosova pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve afganë, që ishin të rrezikuar nga ky regjim.

Kosova ka strehuar përkohësisht 1,893 refugjatë afganë dhe më pas ata janë dërguar në SHBA dhe në shtete të tjera. /REL

The post Kosova strehon një tjetër gazetare afgane appeared first on Albeu.com.