gaz toksik Archives - Albeu.com

10 viktima dhe 251 të helmuar nga rrjedhja e gazit toksik në Jordani
Dhjetë njerëz humbën jetën të hënën dhe më shumë se 250 të tjerë po marrin trajtim pas një rrjedhjeje të gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë.

Një kontejner magazinimi i kimikateve ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.

Pamjet në televizionin shtetëror treguan një cilindër të madh duke u shkëputur nga një vinç në një anije të ankoruar, çka solli dhe shpërthimin e dhunshëm të gazit të verdhë.

Numri i të vdekurve u rrit në dhjetë, tha Faisal al-Shaboul për AFP, duke përditësuar shifrat fillestare prej pesë viktimash.

Merdiat shtetërore bënë të ditur se Kryeministri Bishr Khasawneh dhe ministri i Brendshëm Mazen al-Faraya u nisën për në vendin e aksidentit.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile Amer al-Sartawy kishte raportuar më herët se 234 persona u plagosën pasi tanku i mbushur me gaz toksik shpërtheu si pasojë e keqfunksionimit të vinçit.

“Specialistët dhe ekipi për trajtimin e substancave të rrezikshme në mbrojtjen civile po merren me incidentin”, shtoi Sartawy.

Sipas burimeve zyrtare jordaneze, plazhi jugor i Akaba u evakuua pas incidentit.

Porti Akaba i Jordanisë është terminali i vetëm detar i vendit dhe një pikë kyçe tranziti për një pjesë të madhe të importeve dhe eksporteve të saj.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qytetit Aqaba, i cili është rreth 16 km në veri, të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert./rel

The post 10 viktima dhe 251 të helmuar nga rrjedhja e gazit toksik në Jordani appeared first on Albeu.com.

Llava e vullkanit në La Palma arrin oqeanin, rritet frika nga gazi toksik
Llava nga shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma ka arritur Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Retë e avullit të bardhë janë shtuar, ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje.

Qindra shtëpi janë shkatërruar që kur vullkani Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator.

Rreth 6,000 njerëz janë evakuuar, pasi llava u përhap në zonat e banura, shkolla dhe disa plantacione me banane.

Ekziston gjithashtu frika se pjesë të bregut tani mund të shemben, duke shkaktuar shpërthime.

Tre fshatra bregdetarë u mbyllën më herët në pritje të kontaktit të lavës me ujin.

Autoritetet spanjolle kanë shpallur La Palma, ishulli më veriperëndimor i arkipelagut në brigjet e Afrikës veriore, zonë fatkeqësie, duke premtuar mbështetje financiare për të gjithë ata që preken nga aktiviteti vullkanik./albeu.com

The post Llava e vullkanit në La Palma arrin oqeanin, rritet frika nga gazi toksik appeared first on Albeu.com.