gara Archives - Albeu.com

EMRAT/ Zbulohet lista e 21 kandidatëve në garën për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit
Zbulohen 21 emrat e kandidatëve në garën për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit. Kandidatët kanë dorëzuar dokumentacionin për të garuar si drejt policie në qarqet për Durrësin, Fierin, Kukësin dhe Lezhën.

Policia e shtetit është në fazën e ristrukturimit të saj në nivele drejtuesish, pas marrjes së detyrës nga ana e ish-kreut të policisë në Fier dhe Durrës, Skënder Hitaj.

Vetëm së fundmi pamë shkarkimin dhe arrestimin e ish-kreut të drejtorisë së policisë në Sarandë për shkak të lejimit të një ndërtimi pa leje.

LISTA E KANDIDATEVE

Adriatik Tafçiu

Arjanit Arapi

Artion Duka

Ermal Muçaj

Ervin Hodaj

Erzen Cera

Gjovalin Loka

Ndue Doçi

Xhevahir Karaj

Alfred Nomani

Alfred Elezi

Alket Shatro

Arben Nasufi

Ardrit Elmazi

Dashamir Spaho

Edvin Ndreu

Erion Ahmeti

Hergis Jica

Lorenc Shehu

Lorenc Meta

Ylli Doda

The post EMRAT/ Zbulohet lista e 21 kandidatëve në garën për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në PD/ Lefter Maliqi: Ditë Historike, votova me zemër, besim dhe shpresë për fitoren e Sali Berishës
Lefter Maliqi, ka reaguar pas votimit të tij në procesin zgjedhor brenda Partia Demokratike e Shqipërisë, duke e cilësuar ditën si historike dhe me rëndësi për të ardhmen e opozitës.

Në deklaratën e tij, Maliqi u shpreh se ka votuar “me zemër”, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, në shenjë mirënjohjeje, besimi dhe shprese për fitoren e forcës politike.

Ai vlerësoi rolin e Sali Berisha, duke e cilësuar si një figurë në mision për bashkimin dhe rikthimin e besimit në parti, si dhe për forcimin e opozitës në vend.

” Votova me zemër, ashtu siç votova edhe 4 vite me parë për Rithemelimin e PD-së, në shenjë mirënjohjeje, besimi dhe shprese për fitore.

Sot është ditë Historike! Lideri Sali Berisha, është në mision për bashkimin, frymën, optimizmin dhe kthimin e besimit, për t’a çuar drejt fitores PD-në dhe Opozitën, si dhe për të mbrojtur votën e lirë, zhvillimin, mirëqënien dhe të ardhmen Europiane të vendit.

Ai liberalizoi vizat me BE-në, anëtarësoi Shqiperinë në NATO dhe kontribuoi për bashkimin Kombëtar. Me besim, punë dhe bashkim drejt fitores!”, shkruan Maliqi.

The post Zgjedhjet në PD/ Lefter Maliqi: Ditë Historike, votova me zemër, besim dhe shpresë për fitoren e Sali Berishës appeared first on Albeu.com.

I vetëm në garë për kreun e PD, voton Berisha: Proces shembullor, Salianji? Përfaqësuesit e botës së krimit nuk kanë vend në parti
Në një komunikim për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  votoi në sallën “Gramoz Pashko” në selinë e PD-së për zgjedhjet e kreut të partisë, në një garë ku është vetëm emri i tij, pasi personat e tjerë që shprehën interes nuk u lejuan të kandidojnë.

Berisha e cilësoi procesin si shembullor, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve që nuk kanë votuar deri më tani, t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre.

“Së pari, përshëndes të gjithë demokratët që kanë janë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në një proces në të cilin në mënyrë demokratike referendale, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor, ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore. Në një pjesë të tyre, se janë pakicë”, tha Berisha.

Ai sulmoi edhe ish-deputetin Ervin Salianji, i cili më herët, publikoi disa fletë votimi, në të cilën ishte shkruar emri i tij si një shenjë revolte për faktin se ai nuk u lejua që të bëhej pjesë e garës për kreun e partisë.

Duke e cilësuar si një përfaqësues të botës së krimit, Berisha tha se Salianji nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë vend në selinë blu.

“Besoj se përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mundet me asgjë të përlyej këtë proces më demokrat në Shqipëri. Përfaqësuesit e krimit nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit është ndarje për jetë a vdekje. Kjo është zgjidhje përfundimtare e jona. Asnjë njeri nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti fuqinë e krimit. Jo zero”, tha Berisha.

The post I vetëm në garë për kreun e PD, voton Berisha: Proces shembullor, Salianji? Përfaqësuesit e botës së krimit nuk kanë vend në parti appeared first on Albeu.com.

Kundërshtoi përjashtimin e saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratie, padia e Mereme Selës
Merema Sela, ka ankimuar përjashtimin e saj nga gara, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe të paarsyetuar. Gjyqtarja Suela Xhani, është caktuar përmes shortit për të shqyrtuar padinë e Mereme Selës, një vendim ky që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike më 23 maj.

Sela ankimon përjashtimin e saj nga gara, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe të paarsyetuar. Sipas padisë, vendimi i organeve partiake shkel të drejtat statutore dhe barazinë në garë, ndërkohë që kontestohet edhe kandidimi i Sali Berishës.

Paditësja pretendon se, neni “Basha”, neni 46 sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:

1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;

2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;

3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;

4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;

5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.

The post Kundërshtoi përjashtimin e saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratie, padia e Mereme Selës appeared first on Albeu.com.

Doktor Berisha përballë doktoreshë Meremes, Klodiana Lala: Më vjen keq ku është katandisur PD!
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shprehur keqardhjen për gjendjen ku është katandisur Partia Demokratike, pasi u mësua se përballë Sali Berishës është lejuar të kandidojë vetëm një zonjë e quajtur, Mereme Sela dhe duke u refuzuar kandidatët e tjerë, përfshirë Ervin Salianji.

“Më vjen keq ku është katandisur PD. Nuk e di pse Berisha thotë bëj zgjedhje, është farsë e turpshme. Përgëzoj zonjën që ka marrë kurajën dhe nxjerr fytyrën aty. Në një vend ku janë kapur molotovë, dyer të blinduara, janë përleshur për vulën, çfarë kuptimi ka të bëhet kjo komplet qesharake? Nëse do të ishte në garë Salianji, do ti jepte një lloj serioziteti edhe pse jemi të bindur se nuk e fitonte. Mendoj se brenda PD ka plot asete që mund të bëhen bashkë dhe ta hapin atë parti. Në të kundërt është parti e vdekur. Nëse ka një fajtor për gjendjen e PD, quhet Sali Berisha. Një parti nuk mbahet për interesa personale.

Për sa kohë Berisha e ka kthyer partinë në vegël për interesat e veta personale, është e kot të diskutosh për garë.

Nuk e paragjykoj Meremen, por nuk besoj se do të shkojë një anëtar i PD dhe do të votojë zonjën. Kjo është e gjitha e turpshme. Duhet të ketë kritikë të fortë ndaj Berishës. Të marrë fund njëherë e përgjithmonë, nëse nuk hapet është e destinuar të vdesë.

The post Doktor Berisha përballë doktoreshë Meremes, Klodiana Lala: Më vjen keq ku është katandisur PD! appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e PD/ Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën: Rikthim te vlerat, hapje dhe fitore në zgjedhje
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke sfiduar kështu Sali Berishën në zgjedhjet e 23 majit. Gjithashtu, Salianji ka hartuar dhe një platformë me 10 pika për drejtimin dhe bërjen e PD-së, fituese sipas tij.

Në dokumentin e prezantuar, Salianji thekson se Partia Demokratike duhet t’i rikthehet “vlerave të saj themeluese”, duke u shndërruar në një forcë politike moderne, të hapur dhe të aftë për të fituar zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste.

Sipas tij, PD duhet të bëhet promotore e lirisë, shtetit të së drejtës, cilësisë së qeverisjes dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe të forcojë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga pikat kryesore të platformës është transformimi i brendshëm i partisë, përmes zgjedhjes së kryetarit me parimin “një anëtar një votë”, kufizimit të mandateve dhe hapjes së listave të kandidatëve për deputet.

Salianji propozon kuota të detyrueshme për përfaqësimin e grave, të rinjve dhe diasporës, si dhe një rol më të madh për anëtarësinë në vendimmarrje.

Platforma përfshin edhe thirrje për bashkimin e opozitës si kusht për rotacionin politik, si dhe mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, si pjesë e luftës kundër korrupsionit.

Në platformë, Salianji ka edhe një mesazh për Berishën: “Ai është udhëheqësi i ndryshimeve në vitin 1990, ai është udhëheqës i fitoreve të Partisë Demokratike dhe këto merita do t’i njihen përjetësisht. Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar”.

Platforma e Salianjit:

Partia Demokratike duhet t’i rikthehet vlerave të saj themeluese.

Ajo duhet të bëhet promotore e lirisë, promotore e cilësisë, promotore e përgjegjësisë, promotore e ndryshimit, promotore e shtetit të së drejtës, promotore e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe garante e Partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës..

Duke bërë këtë kapërcim cilësor ajo do të hapet, do të modernizohet,, do të fitojë.

Kjo është pritshmëria e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që presin të bashkohen rreth saj: Partia Demokratike duhet sjellë rotacionin duke fituar kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo duhet të frymëzojë ndryshimin dhe të çoj mbi 800.000 votues në kutitë e votimit në mbështetje të saj dhe forcave opozitare.

Partia Demokratike duhet të shohë veten sërish si një parti masash dhe jo parti individi. Nëse kjo nuk ndodh ajo do tkurret, do zvogëlohet, dhe do rrezikojë të shuhet.

Demokratët, dhe veçanërisht përfaqësuesit e tyre që nuk reagojnë, i, kanë bërë llogaritë gabim me kohën dhe me ndërgjegjen. Fati i Partisë Demokratike është i lidhur ngushtë me fatin e Shqipërisë. Përgjegjësia historike do të peshojë si gur i rëndë në kurrizin e të gjithë atyre që do të heshtin apo shmangen.

Kjo platformë nis nga një bindje e qartë: Shqipëria nuk meriton të mbetet më në tranzicion. Shqipëria do të lërë pas tranzicionin ditën që ajo të nënshkruajë aktin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ky akt duhet të firmoset nga Partia Demokratike.

Ky akt nuk do të firmoset as nga Edi Rama dhe as nga Sali Berisha.

Partia Demokratike duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë drejt të ardhmes. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Ai është udhëheqësi i ndryshimeve në vitin 1990, ai është udhëheqës i fitoreve të Partisë Demokratike dhe këto merita do t’i njihen përjetësisht.

Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Ai sot është i vjeteruar, i vonuar, i izoluar nderkombetarisht dhe i pafuqishëm për të frymëzuar dhe për të mobilizuar per shkak te mosmbajtjes se premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit te panderprere prej 36 vitesh.

Ai pengon bashkimin e shqiptarëve me PD në emër të rotacionit.

Ai pengon bashkimin e të gjithë forcave opozitare nën udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Sali Berisha duhet të bëj një hap pas dhe të ndihmojë Partinë Demokratike të rimëkëmbet, ripërtërihet dhe të fitojë.

Vizioni i Partisë Demokratike për Shqipërinë duhet të jetë një vend që funksionon mbi standarde europiane, ku qytetari ndjen siguri, drejtësi dhe mundësi reale për të ndërtuar jetën e tij. Ku familja qëndron në qendër të çdo vendimarrje. Një Shqipëri normale, me një shtet të vogël e të përgjegjshëm që garanton e përkujdeset për shtetasit e tij.

Integrimi europian nuk duhet të trajtohet si slogan politik, por si një proces përmbajtësor dhe kulturor që prek çdo sektor, nga ekonomia, te drejtësia, administrata publike, tek të drejtat e njeriut dhe demokracia..

Partia Demokratike duhet të jetë fuqia që e çon vendin drejt këtij standardi, me përfaqësim cilësor, me politika konkrete, dhe me besueshmëri ndërkombëtare.

Për ta bërë këtë ajo duhet të ndryshojë.

Nga ndryshimi i Partisë Demokratike kalon kursi i ri i Shqipërisë.

Unë kësaj përgjegjësie nuk i shmangem. Kandidimi im është një vetëdije se gjithçka është thënë më lart është e vërtetë,, i bindur se ky vendim i vështirë, por i drejtë është rruga e vetme për ndryshimin e Partisë Demokratike dhe ardhjen saj në pushtet.

10 pika për një kontratë e re për Shqipërinë

“Rikthimi i Besimit – Fuqizimi i së Djathtës – Fitorja e Shqipërisë”

1. Mandati i Kryetarit të Partisë Demokratike

Partia Demokratike duhet të garantojë identitetin e saj si Parti Masash. Kryetari i Partisë Demokratike ka përgjegjësinë kryesore për rezultatin zgjedhor të Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë është kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike.

Në çdo rast kur ai vendos ta delegojë këtë përgjegjësi, ai duhet të marrë miratimin e organit më të lartë vendimarrës të Partisë Demokratike. • Kryetari i Partisë zgjidhet me parimin një anëtar – një votë një herë në 4 vite

Kryetari i Partisë nuk lejohet të ketë më shumë se 2 mandate. -Përjashtim nga ky rast është kur kryetari është Kryeministër.

Nëse Kryetari i Partisë humbet zgjedhjet duke qenë në detyrën e Kryeministrit atij i mbaron mandati menjëherë, pa të drejtë rikandidimi. – Kjo normë është e detyrueshme edhe nëse kryetari nuk e ka ushtruar mandatin e dytë.

2. Hapja e Partisë, përfaqësimi dhe listat e kandidatëve për deputet

Kriza e besimit ndaj politikës dhe në këtë rast Partisë Demokratike lidhet drejtpërdrejt me mungesën e transparencës në vendimarrje, me mungesën e përfaqësimit dhe mungesën e shanseve të barabarta.

Partia Demokratike duhet të shndërrohet në një organizatë politike moderne, ku vendimmarrja nuk është e centralizuar, por e shpërndarë dhe e konsultuar sipas përgjegjësive të drejtuesve dhe anëtarëve të saj.

Partia Demokratike duhet të bëhet magnet për ekspertët dhe profesionistët, duke ndërtuar një elitë politike që jo vetëm fiton zgjedhje, por bind se mund të qeverisë me kompetencë.

Hapja nuk është vetëm proces formal, por kulturë politike: përfshirje reale, debat i brendshëm dhe respekt për mendimin ndryshe.

Vetëm një parti e dyrve të hapura mund të rikthejë energjinë e humbur dhe të mobilizojë elektoratin. Partia Demokratike duhet të ruajë strukturën e vendimarrjes së saj nëpëmjet anëtarësisë, por për të fituar ajo duhet gjithashtu të garantojë kuotat e përfaqësimit për gruan, të rinjtë si dhe intelektualët apo personalitete me peshë në shoqëri.

Këta të fundit duhet të jenë përgjegjësi eskluzive e Kryetarit të Partisë i cili ka përgjegjësinë kryesore të rezultatit zgjedhor.

Listat e hapura 100%

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.

20% të listave shumëemërore kuotë eskluzive e kryetarit (Intelektualë, Shoqëri Civile, profesionistë, njerë me reputacion në zona zgjedhore)

80% e listës shumëemërore e propozuar dhe e miratuar nga anëtarësia

Kuotat e përfaqësimit.

* 40% Femra

30% e listës nën 35 vjeç

10% të kandidatëve nga diaspora

Shënim: subjekt i kuotave janë 100% të listave shumëemërore

3. Përfaqësimi ideologjik si bosht i programit elektoral: vlerat dhe morali i së djathtës si nevojë historike për Shqipërinë

Identiteti politik i Partisë Demokratike duhet të jetë i qartë dhe i qëndrueshëm. Kjo nënkupton rikthim te vlerat e së djathtës tradicionale: mbrojtja e pronës private, ekonomia e tregut, roli i kufizuar i shtetit dhe respekti për traditën dhe familjen.

E djathta si ideologji përfaqëson besimin tek liria individuale dhe përgjegjësia. Ajo ndërtohet mbi bindjen se zhvillimi i qëndrueshëm vjen nga iniciativa private, puna e ndershme dhe konkurrenca e lirë, duke krijuar hapësira reale për sipërmarrjen, inovacionin dhe suksesin personal.

Partia Demokratike duhet të jetë promotore se saj, duke mbrojtur pa ekuivoke në diskurin e saj pubik pronën private, familjen si bërthamë të shoqërisë dhe identitetin kombëtar si vlerë që duhet ruajtur dhe forcuar.

Partia Demokratike duhet të jetë zëri që përfaqëson nevojën për rolin e kufizuar, por efektiv të shtetit në jetën e qytetarëve. Një shtet që garanton rendin, drejtësinë dhe shërbimet bazë, pa u bërë pengesë për energjinë krijuese të individit. Në programin e saj elektoral PD duhet t’i brendësojë këto parime, të integrojë lirinë nga nevoja si përgjegjësi shtetërore, duke i dhënë çdo qytetari mundësinë të ushtrojë përgjegjësitë e tij e kësisoj të ketë mundësinë të ndërtojë vetë të ardhmen e tij.

Mbi të gjitha Partia Demokratike duhet të artikulojë qartë se zgjidhjet e mëdha për Shqipërinë kalojnë nga mbështetja për familjen.

Garantimi strehimit nga shteti për çiftet e reja, mbështetja e lindshmërisë, statusi i veçantë për nënën me garanci të forta financiare janë totalisht në pajtueshmëri me moralin e së djathtës.

Duke bërë këtë ajo do përfaqësojë të djathtën historike, pronarët, sipërmarrësit, diasporën dhe të gjithë shqiptarët që sot në shumicë duan ndryshimim.

Vetëm duke qenë e qartë në identitetin e saj, Partia Demokratike mund të krijojë besim dhe të diferencohet në skenën politike.

4. Forumi i Gruas dhe FRPD: shtylla të suksesit elektoral të Partisë Demokratike

Forumi i gruas dhe FRPD janë dy shtylla të rëndësishme të suksesit elektoral të Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave numerike rreth 220.000 të rinj nën 30 vjeç nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit. Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të jetë struktura më e mbështetur e PD.

Të rinjtë përfaqësojnë potencialin më të madh të pashfrytëzuar.. Për shumë vite, ata janë trajtuar si mbështetje periferike, si fasada për takime dhe asnjëherë si aktorë vendimmarrës. Kjo platformë synon përfaqësimin e tyre dhe një ndryshim rrënjësor::

-të rinjtë do të përfaqësojnë peshën e mesazhit politik të Partisë Demokratike

-të rinjtë do përfaqësojnë 30% të listave shumëemërore të Partisë Demokratike

-të rinjtë nuk do lejohen të bëjnë fasadën e takimeve,

Mandati i Kryetarit të FRPD do jetë 5 vjeçar pa të drejtë rikandidimi

Nëse situata për FRPD është problematike, në rastin e Forumit të Gruas është dramatike. Në zgjedhjet e fundit raporti i votueses femër mes Partisë Demokratike dhe Partinë Socialiste është 1 me 4. Pra vetëm 25% të femrave kanë votuar për koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike.

Rritja e kuotës së përfaqësimit në 40% duhet të shoqërohet me ndryshime drastike dhe mbështetjen e fuqishme për Forumin e Gruas. Aktualisht ky forum është jo përfaqësues dhe i padenjë për emrin e Partisë Demokratike.

Kjo platformë vendos si prioritet identifikimin dhe promovimin e vajzave dhe grave me integritet, profesionalizëm dhe peshë

5. Fuqizimi i degëve dhe decentralizimi i buxhetit të Partisë Demokratike

Fuqizimi i degëve dhe decentralizimi i buxhetit përbëjnë një shtyllë thelbësore për rritjen elektorale të Partisë Demokratike.

Ky parim i bënë degët më funksionale dhe synon të shtojë vendimmarrjen dhe përgjegjësitë, duke u dhënë degëve lokale më shumë autonomi në identifikimin e prioriteteve, organizimin e aktiviteteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me komunitetin.

Një strukturë e tillë rrit përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin, pasi çdo degë bëhet drejtpërdrejt përgjegjëse për rezultatet e saj.

Në thelb, ky model forcon demokracinë e brendshme të partisë, rrit pjesëmarrjen e anëtarësisë dhe e bën Partinë Demokratike më konkurruese dhe më të besueshme në sytë e qytetarëve

Pajtueshmëri mes mandatit të kryetarit të Degës me kandidaturën për deputet, Kryetar Bashkie apo çdo organ tjetër përfaqësues.

Buxhetim i degëve lokale nga qendra bazuar në peshën e popullatës së përfaqësuar

Autonomi financiare dhe organizative për strukturat lokale.

Buxhet transparent dhe i votuar nga anëtarësia.

6. Struktura e Partisë Demokratike: Meritë dhe përgjegjësi.

Vendosja e meritokracisë si standard dhe e përgjegjshmërisë si normë funksionimi e kthen Partinë Demokratike në një organizatë moderne, efikase dhe të denjë për të udhëhequr. Të gjithë duhet të bëjnë një hap pas në rast se rezultati zgjedhor nuk është ai i synuari dhe të gjithl duhet të shpërblehen nëse arrijnë rezultatin. Të gjitha këto duhet të reflektohen në Statut.

Tërheqje pa të drejtë kandidimi për çdo kryetar Dege, grupseksioni apo seksioni me rezultar më të dobët se zgjedhjet e mëparshme

Rimandatim automatik për çdo kryetar dege, grupseksioni, apo seksioni që arrin rezultat më të mirë se zgjedhjet e mëparshme

7. Modernizimi dhe struktura e komunikimit politik: nga partia e protestës tek partia qeverisëse.

Partia Demokratike duhet të kalojë nga një model komunikimi i ndërtuar mbi reagimin dhe protestën, në një arkitekturë moderne komunikimi që prodhon vizion, besim dhe zgjidhje konkrete për qytetarët. Protesta është mjet, por qeverisja është qëllim. Dhe për të arritur këtë, duhet të ndryshojmë mënyrën si flasim, si organizohemi dhe si ndërtojmë narrativën tonë politike.

Komunikimi ynë duhet të jetë i unifikuar, strategjik dhe i orientuar drejt rezultateve. Nuk mjafton të denoncojmë problemet duhet të artikulojmë alternativa të qarta, të matshme dhe të besueshme. Çdo zë i Partisë Demokratike, nga qendra në degë, duhet të flasë me të njëjtën gjuhë: gjuhën e programit, të përgjegjësisë dhe të qeverisjes. Kjo kërkon një strukturë të re komunikimi, të profesionalizuar, që ndërton mesazhe të qarta, përdor inteligjencën e të dhënave dhe angazhon qytetarët në kohë reale.

Në epokën digjitale, beteja politike fitohet edhe në hapësirën e perceptimit. Prandaj, modernizimi i komunikimit do të thotë investim në teknologji, në media të reja dhe në ndërtimin e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Nuk komunikojmë vetëm për të reaguar ndaj kundërshtarit, por për të udhëhequr debatin publik dhe për të vendosur agjendën politike të vendit.

Nga partia e protestës, ne duhet të bëhemi partia e alternativës. Nga zëri i pakënaqësisë, në zërin e shpresës. Nga reagimi, në vizion. Ky është transformimi që kërkon koha dhe ky është rrugëtimi që do ta bëjë Partinë Demokratike një forcë të besueshme qeverisëse, gati për të marrë përgjegjësinë dhe për të ndërtuar të ardhmen që qytetarët meritojnë.

E vërteta është arma e opozitës, dhe asgjë më të fuqishme nuk ka në komunikim politik se e vërteta.

8. Bashkimi në diversitet dhe bashkimi i opozitës si rruga e vetme për rotacionin

Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se rotacioni politik nuk është thjesht një ambicie, por një domosdoshmëri për demokracinë. Dhe kjo nuk mund të arrihet me një opozitë të fragmentuar, të ndarë dhe të përçarë. Bashkimi i opozitës nuk është zgjedhje taktike por është kushti i vetëm për të rikthyer balancën politike dhe për t’i dhënë qytetarëve një alternativë reale qeverisëse. Koha e ndasive të vogla duhet të marrë fund. Interesi i përbashkët, largimi i një modeli të konsumuar qeverisës dhe ndërtimi i një alternative të re, duhet të qëndrojë mbi çdo interes personal apo partiak. Bashkimi nuk do të thotë uniformitet, por koordinim, respekt reciprok dhe ndarje e qartë rolesh mbi bazën e kontributit dhe peshës reale politike.

Pranimi i të ndryshmit dhe I fraksionit jo vetëm normë në PD por duhet të edukohet gjithashtu.

Një opozitë e bashkuar krijon energji, besim dhe mobilizim shoqëror. Ajo rrit pjesëmarrjen, maksimizon votën dhe shmang shpërndarjen e saj, duke e kthyer çdo votë në forcë për ndryshim. Në këtë kuptim, bashkimi është jo vetëm strategji elektorale, por edhe akt përgjegjësie ndaj qytetarëve që presin ndryshim.

9. Shteti i së drejtës: mbështetje për SPAK

Mbështetj për SPAK nuk është thjesht një qëndrim politik, por një angazhim i qartë për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. SPAK duhet të ketë jo vetëm mbështetje deklarative, por garanci reale për pavarësinë, burimet dhe mbrojtjen nga çdo presion politik. Çdo tentativë për ta dobësuar apo delegjitimuar këtë institucion është një hap pas për shtetin e së drejtës dhe për besimin e qytetarëve tek drejtësia. Ne duhet të jemi të qartë: askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht funksionit apo pushtetit që mban.

Mbështetja për SPAK është një mesazh për qytetarët se koha e pandëshkueshmërisë po merr fund dhe se drejtësia po bëhet realitet. Është gjithashtu një mesazh për partnerët ndërkombëtarë se Shqipëria është e vendosur të ndërtojë institucione të forta dhe të besueshme dhe Partia Demokratike këtë angazhim e ka prioritet.

SPAK ka delegjitimuar Qeverisjen e Edi Ramës. I ka prerë krahët atij dhe Partia Demokratike së bashku me opozitën duhet ta mbështesin

10. PD protagoniste e integrimit europian dhe në partneritet të ngushtë me SH.B.A

Partia Demokratike ka qenë dhe duhet të mbetet forca udhëheqëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë, duke e vendosur integrimin në Bashkimi Europian si një prioritet kombëtar të panegociueshëm. Ky proces nuk është thjesht një objektiv diplomatik, por një projekt transformues për shtetin, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. PD duhet të jetë garant i reformave të thella që afrojnë Shqipërinë me standardet europiane: sundimi i ligjit, ekonomia e lirë, institucionet e forta dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli i sigurisë, demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Marrëdhënia me SHBA nuk është vetëm historike, por edhe jetike për të ardhmen tonë, në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar dhe sfiduese. PD duhet të thellojë këtë partneritet përmes bashkëpunimit në fushën e sigurisë, drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit demokratik. Një Parti Demokratike e fortë dhe e modernizuar është garancia më e mirë që Shqipëria të ecë me ritëm të shpejtë drejt Europës dhe të mbetet një aleat i besueshëm i SHBA-ve. Ky është vizioni ynë: një Shqipëri plotësisht e integruar në familjen europiane dhe e ankoruar fort në aleancën euroatlantike, ku liria, demokracia dhe prosperiteti janë realitet për çdo qytetar.

The post Gara për kreun e PD/ Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën: Rikthim te vlerat, hapje dhe fitore në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave
Sot në mesditë përfundon afati për të gjithë ata që duan të garojnë për postin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike.

I vetmi kandidat në garë deri tani është lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili duket se do të jetë edhe kandidati i vetëm për drejtimin e PD-së në 4 vitet e ardhshme.

Sipas udhëzimit të PD-së, që mban datën 18 mars, ata që duan të kandidojnë për të qenë kryetar i PD duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri në orën 12:00 të datës 30 prill.

Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës, kandidati duhet të ketë pasur edhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD.

Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare.

Dokumentacioni, përveç kërkesës për kandidim dhe CV-së, përbëhet edhe nga formulari i plotësuar i pastërtisë së figurës.

Në vendim thuhet se komisioni ka vendosur që “afati për depozitimin e kërkesës për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës sipas parashikimeve të Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme të PD-së dhe Kodit të Etikës, është data 30 Prill 2026 ora 12:00”.

Deri më tani kandidati i vetëm që është konfirmuar është Sali Berisha i cili synon të drejtojë PD edhe për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, më 30 maj demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar, për të diskutuar mbi aksionet e PD-së dhe ndryshimet në strukturat e saj.

Ky udhëzim saktëson se kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere; të jenë anëtarë të PD-së prej të paktën 10 vitesh, të kenë profil shumë të lartë publik e politik, të kenë eksperiencë drejtuese në betejat politike të PD-së, e të mos preken nga ligji i dekriminalizimit.

Në datën 17 mars, kryesia e PD vendosi që zgjedhjet për kryetarin e PD të zhvillohen në datë 23 maj. Publikisht ambicien për të kandiduar për kryetarin e PD e ka shprehur edhe ishdeputeti Ervin Salianji, por PD ka deklaruar se ai është përjashtuar nga partia duke bërë të qartë se nuk ka të drejtë të kandidojë.

Në këtë situatë duket se më 23 maj i vetmi kandidat do të jetë Sali Berisha, i cili do të kërkojë besimin e demokratëve për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme.

Sali Berisha ka dominuar PD prej krijimit të saj, në dhjetorin e vitit 1990. Ai u zgjodh kryetari i PD në vitin 1991 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1992 kur u bë Presidenti i Shqipërisë.

Berisha u rikthye në krye të PD në vitin 1997 dhe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2013 kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në shtatorin e vitit 2021, Berisha nisi lëvizjen “Foltorja” pasi Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së, e përjashtoi nga Grupi Parlamentar. Në dhjetorin e vitit 2021 demokratët shkarkuan Lulzim Bashën dhe në 22 majin e vitit 2022, Sali Berisha u zgjodh kryetar i PD-së.

The post Gara për kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave appeared first on Albeu.com.

Gara për Bashkinë Tiranë/ Erion Braçe: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim dhe nuk më ka nxjerrë ai, njerëz të pavotueshëm janë bërë drejtues
Përmes një reagimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht mbi ambicien e tij për të kandiduar në bashkinë e Tiranës.

Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me Ramën për kandidimin e tij dhe se nuk është “vendosur” nga ai për të garuar.

Gjithashtu, ai nënvizon se qëndrimi i tij bazohet në parime të brendshme të Partisë Socialiste dhe në nevojën për një proces më demokratik, ku vendimmarrja të mos zëvendësohet nga emërime apo njoftime të njëanshme, por nga vota dhe përfshirja e anëtarëve.

“Nuk është mungesë respekti; përkundrazi është respekt ndaj asaj qe është-kryetari i PS, i pari i barabarte mes të barabartëve ne një parti qe duhet te zgjedhe me vote te anëtareve, simpatizantëve, te majtëve ne tërësi, njerëzit qe ata duan qe ti përfaqësojnë dhe rrugën qe duhet te ndjekin. Janë parime te Gushtit 2005 qe bën ndryshimin dhe unë i qëndroj, veçanërisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, janë zëvendësuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerëz te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Ai shton se qëllimi i tij nuk është përplasje me individë, por adresimi i problemeve të qeverisjes vendore dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.

Postimi i plotë:

#TIRANA💜 E TE GJITHEVE

PERGJIGJE TE GJITHA ALUDIMEVE TE DY JAVEVE;

1. NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM

2. NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ

3. INTERESI IM PARIMET, CESHTJET E LIDHURA ME TO, SHERBIMI NDAJ QYTETIT, JO SULMI NDAJ KUJTDO

PO E PERSERIS: UNE NUK LUAJ, NUK TALLEM ME KERKEND,

AS ME QYTETIN E AS POPULLIN E TIJ!

1. JOOO, NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM; Nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari i PS, i pari i barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te Gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une i qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme.

2. JOOO, NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ, NISUR NGA NEVOJA TE TIJ, TE PS NE KETE MOMENT, TE MIAT SI NDER APO QOKE, NEVOJA PER TE LARGUAR NE KETE MENYRE OGERTA MANASTIRLIUN NGA KJO TE THEMI GARE; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une i pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e Asamblese se PS te njesise 5; pra ne strukturat e PS-jo jashte saj, ka qene nje mendim i pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere!

3. JOOO, NUK ESHTE SULM E NUK KAM NDERMEND TE SULMOJ EDI RAMEN PER KETE; Ne kaq vite ne politike e sherbim publik, NUK MERREM ME NJEREZIT, PERSONIN, INDIVIDIN, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, i jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset dhe as po qeveriset prej nje viti. Eshte ne renie te lire ne cdo aspekt, vecanerisht ligji e rregulli, SHERBIMET per popullin e tij. Ky eshte shqetesimi im, ate dua te perball; reformimi i plote i proceseve dhe rikthimi i nje sherbimi me te mire per ta bere qytet te te gjitheve, jo thjesht te atyre qe vetem perfitojne. Pra qellimi im eshte ti kthej qytetit punen qe ne krye te tij, jo sulmin-sulmet ndaj gjithkujt; SIC PO E BEJ CDO DITE NE NJESINE 5✋ DEPUTETIN QE NUK E KISHTE PREJ 4 VITESH, ASHTU DO TE BEJ KRYEPUNETORIN PER QYTETIN E POPULLIN E TIJ!

The post Gara për Bashkinë Tiranë/ Erion Braçe: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim dhe nuk më ka nxjerrë ai, njerëz të pavotueshëm janë bërë drejtues appeared first on Albeu.com.

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, mbahen sot intervistat e 14 kandidatëve (LISTA E PLOTË)
Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, hyn sot në fazën finale. Në orën 09:30, komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga Silva Caka, Kledia Ngjela dhe Eduart Merkaj, do të intervistojë kandidatët e mbetur në garë pas shqyrtimit të dosjeve.

Nga 16 aplikantë fillestarë, dy kandidatet Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, u skualifikuan për mosplotësim të kritereve ligjore.

Pas intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëve, por vendimi final i takon ministrit Besfort Lamallari.

Ky i fundit, brenda 48 orësh, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave emrin e përzgjedhur, i cili nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht ai me pikët maksimale.

Gara, e cila tërhoqi interes nga drejtues qarqesh dhe akademikë të sigurisë, synon të plotësojë vendin e lënë vakant nga dorëheqja e Ilir Prodës.

Aktualisht, Policia e Shtetit drejtohet përkohësisht nga Sokol Bizhga.

Lista e plotë:

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Tonin Vocaj

The post Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, mbahen sot intervistat e 14 kandidatëve (LISTA E PLOTË) appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ja kur do të zhvillohen intervistat për kandidatët
Më 24 mars, në orën 09:30, do të nisë faza e intervistimit të 14 kandidatëve që kanë shprehur interes për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës ditë më parë.

Komisioni i Posaçëm në ministrinë e Brendshme që do të vlerësojë kandidatët përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë.

Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan, duke lënë në garë 14 kandidatë, kryesisht emra të njohur me eksperiencë të gjatë në radhët e uniformave blu.

Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikëzimin për secilin kandidat.

Më pas, emrat më të vlerësuar do t’i propozohen nga ministri i Brendshëm Këshilli i Ministrave për emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Emrat që kanë garuar:

-Elidon Çela

-Alfred Çepe

-Rebani Jaupi

-Saimir Boshnjaku

-Lorenc Panganika

-Afrim Tafa

-Neritan Nallbati

-Idejet Faskaj

-Gentian Berberi

-Tonin Vocaj

-Skënder Hitaj

-Arjanit Arapi

-Gentjan Shehaj

The post Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ja kur do të zhvillohen intervistat për kandidatët appeared first on Albeu.com.