gani shehu Archives - Albeu.com

Në qeli për të dhënat e rreme për Ymerin, ish-shefi juridik: E firmosi drejtori
Gjykata e Posaçme (GJKK0) ka dhënë ‘arrest me burg” për Gani Shehun, ish drejtorin juridik të burgut të Peqinit, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të favorizuar të dënuarin Viktor Ymeri. Ky i fundit ka dashur që në shkresa të rezultojë sikur nuk ka qëndruar në një sektor dhe qeli me të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin, në mënyrë që ta përdorë kundër dëshmive të tij, në zbardhje të vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Salihut.

Në dëshminë e tij të siguruar nga ABC Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që e ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin. Ai ka theksuar se nuk i ka kryer vetë verifikimet për të dënuarin Ymeri, por ka marrë informacione nga sekretari i institucionit. Duke thënë se ka pasur kompentencë të veprojë me shkresat në rast të mungesës së drejtorit të burgut Artan Tabaku, ia ka hedhur fajin këtij të fundit në lidhje me këtë rast.

“Sekretari i institucionit Tomor Sokoli më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë që folur me drejtorin Artan Tabaku që të cikloja një shkresë që kishte ardhur nga kjo avokate. Nga drejtor Artan Tabaku kisha delegim kompetencash që të veproja me shkresat në rast mungese të tij në institucion deri në një urdhër të 2. Meqë drejtori mungonte në orët e para të mëngjesit më erdhi shkresa, ciklimin në këtë rast e kam bërë unë. Më pas kam marrë në telefon Bashkim Mana me telefon zyre dhe e kam pyetur që të shikonte nëse kanë qenë në një sektor dy të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Rreçi. Bashkimi më ka marrë në telefon më vonë dhe më ka thënë se këta të dy nuk kanë qëndruar në të njëjtin sektor”, ka thënë Shehu.

Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerajt përgjatë viteve mund ta kishte kthyer.

“Unë nuk ka kryer verifikime vetë … Kur drejtori vjen në zyrë firmos kthim përgjigjen e konceptuar nga ana ime”, ka thënë ai./abcnews.al

The post Në qeli për të dhënat e rreme për Ymerin, ish-shefi juridik: E firmosi drejtori appeared first on Albeu.com.

Donte të lironte Viktor Ymerin, Gjykata vendos për fatin e ish-zyrtarit të burgut të Peqinit
Gjykata e Posaçme  (GJKKO) vendosi masën “arrest në burg” për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit.

Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerajt përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Daja i Edison Harizajt

Ymeri është daja i Edison Harizajt, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës.

Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin më 31 tetor 2018 ka vendosur t’i rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga Gjykata e Durrësit dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Pasi vuajti dënimin, Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje./albeu.com

The post Donte të lironte Viktor Ymerin, Gjykata vendos për fatin e ish-zyrtarit të burgut të Peqinit appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Kush janë dy zyrtarët e arrestuar në burgun e Peqinit, falsifikuan kartelën për lirimin e Viktor Ymerit
Zbardhen detaje nga arrestimi i dy zyrtarëve të burgut të Peqinit.

Bëhet fjalë për ish-shefin juridik Gani Shehu dhe kartelistin Lulzim Kadiu.

Dy zyrtarët janë arrestuar për falsifikim të kartelave të punësimit. Dyshohet se Shehu dhe Kadiu kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve, mes të cilëve është edhe Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit.

Ata i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë.

Kujtojmë se Viktor Ymeri u lirua nga gjykata e Elbasanit në 27 dhjetor të 2019 pasi ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës. Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të Vlorës.

Në atë kohë gjykata ka marrë në konsideratë punën që Ymeri ka bërë gjatë kohës që ndodhej në burg duke ia zbritur atë nga dënimi. Megjithatë duket se numri i orëve të punës që ka bërë Ymeri ka qenë i falsifikuar.

Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e Ymerit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në burgun e Peqinit, të cilat konvertohen në 5 muaj e 16 ditë burg. Këto ditë burgu janë zbritur nga totali i dënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim.

Viktor Ymeri u arrestua në vitin 1999 me akuzën e vrasjes me dashje duke u dënuar fillimisht me 25 vite burg. Disa vite më vonë, teksa ishte në burg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite burg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2017, Ymeri i kërkoi gjykatës së Durrësit që të bashkonte dy vendimet. Kërkesa e tij u pranua dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burg. Pas dy viteve shqyrtim nga shkalla e parë në apel, kjo e fundit vendosi në maj 2019 pranimin e kërkesës për bashkimin e dënimeve duke theksuar se atij i kishin mbetur edhe 3 muaj e 20 ditë burg.

Praktikisht, sipas këtyre vendimeve, Ymeri duhej të lirohej nga burgu në shtator 2019, por kjo nuk ndodhi pasi atij nuk i ishin zbritur ditët e burgut nga puna që kishte bërë në burgun e Peqinit. Ka qenë vendimi i datës 27 nëntor 2019 që i zbriti atij ditët e burgut për shkak të punës së bërë në burg që çoi në arsyetimin e gjykatës në 27 dhjetor për lirimin përfundimtar të Viktor Ymerit./ Abcnews

The post DETAJET/ Kush janë dy zyrtarët e arrestuar në burgun e Peqinit, falsifikuan kartelën për lirimin e Viktor Ymerit appeared first on Albeu.com.