gafat Archives - Albeu.com

Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur…
Shumë nga personazhet e botës së krimit që kanë përdorur aplikacionin “Sky”, janë maskuar përmes kodeve dhe nofkave të vendosura, por sërish ata janë treguar të pakujdesshëm në komunikimet që kanë kryer me njëri-tjetrin.

Disa kanë pasur një zhdërvjelltësi të plotë në kryerjen e bisedave, ndërsa disa të tjerë janë siguruar mirë, por sërish një gabim i vetëm ka sjellë zbulimin e plotë të tyre.

Në dhjetëra e dhjetëra biseda, figurat e botës së krimit janë kujdesur të mos zbulohen por koha kaloi dhe ata filluan të bëjnë gabime në aplikacionin “Sky”, pasi kanë ndjerë një siguri të tepruar se ky aplikacion nuk do përgjohej ndonjëherë nga autoritet shqiptare.

Por koha e solli që aplikacioni u zbërthye nga autoritet Francese dhe Belge, duke sjellë dhe shpërndarjen e bisedave.

Ervis Martinaj, njeriu më i kërkuar i Drejtësisë Shqiptare dhe njëherësh personi me fatin më mister rreth ekzistencës ose jo të tij, është zbuluar nga një mesazh i vetëm ngushëllimi.

Shkodrani Bardhyl Mavraj me përdorues “2Q4RSM” i shkruan në 18 shkurt përdoruesit të kodit “NP8LS4”,: ”…si je shok a je mirë, mora vesh për nusen e axhës. Ngushëllimet e mija, zoti ju forcoftë…”.

Ndërsa nga ana tjetër kodi “NP8LS4” i përgjigjet shkurt “…flm…”.

Nga verifikimet që ka kryer prokuroria e Posaçme SPAK dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga policia gjyqësore, Bardhyl Mavraj dhe Behar Brajoviq në këtë periudhë, ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga ana e SPAK, është bërë verifikimi i Gjendjes Civili të Ervis Martinaj, babait të tij Mustafës dhe xhaxhait të Ervisit, Faik Martinaj.

Sipas SPAK, Faik Martinaj ka qenë i martuar me Z.Martinaj, e cila ka ndëruar jetë në 13 shkurt 2021. Z…, është gruaja e xhaxhait “axhës” së biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Nisur nga ky verifikim por dhe nga përmbajtja e bisedave të tjera, me kontekst se bisedat për kryerjen e takimeve liheshin tek hotel “Arbëria” në Kurbin, SPAK ka krijuar bindjen e plotë se përdorues i kodit “NP8LS4” i përket përdoruesit, Ervis Martinaj.

Një tjetër kod që ka folur zbuluar totalisht dhe ka qenë më i lehti për t’u identifikuar nga SPAK, është ai me emrin “Alkatraz”.

Në fakt ky emër personifikon një nga burgjet më të egra në San Francisco të Amerikës. Përdoruesi i këtij kodi ka qenë më trimi, pasi fliste hapur dhe mburrej që ishte Nuredin Dumani.

Mburja dhe identifikimi i tij, pasqyrohet jo vetëm tek emri i koduar “Alkatraz” por edhe tek përdorimi tjetër i emrit të koduar “Toto Rinaa”.

Në 14 shkurt 2021, mbrëmjen e “Shën Valentinit” Bardhyl Mavraj bisedon me përdoruesin e kodit “XNLTTP” “Alkatraz”, ku ky i fundit i shkruan:

“…vlla dua të them nji fjalë për besnikrin time mos e ver dyshim koha tregon. Z’dua as ti t’jesh siklet, unë quhem Nuredin Dumani, “Luli” më njofin datëlindja 1987/26/04…Dua të rrish i qet për çdo gjë, s’jam ke fjalët pork e veprat, zdo zhgënjehesh se unëboj ndrrim…”.

Nga ana tjetër, Bardhyl Mavraj i përgjigjet duke shkruar se: “…qosh me jetë vëlla, ishalla vetëm mir dëgjoj për ty por është kjo që nëse bahena me ba punë dhe me nimu njëri-tjetrin, s’do zhgënjehesh as ti. Për sa i përket ati Talos, të them unë personalisht skam asnjë info dhe se njof fare se smë ka pas interesu, por me pyt miq e shokë mase dhe na del diku, por konkrete është puna e këtij Dorit që folëm…”.

Pikërisht duke parë këtë përmbajtje, SPAK ka verifikuar të dhënat e Nuredin Dumanit në Gjëndjen Civile, ku rezultoi se ditëlindja e tij përputhet dhe me përmbajtjen e tekstit.

Ndërsa Klaudor Haka, njeriu që vrojtonte për të vrarë Kleanth Musabelliun është identifikuar nga një moment i vetëm, kur një skuadër e “Shqiponjave”, e kanë arrestuar me një pistoletë në trup.

Klaudor Haka, ka përdorur kodin C5FFC8 dhe në një moment në 16 korrik 2020 ai i dërgon një foto Pëllumb Gjokës, e cila tregon rrugën “Teodor Rusvelt” dhe orjenton në lidhje me banesën e mundshme të një personi që po vëzhgon.

Në vazhdimësi Klaudor Haka, i shkruan Gjokës:  “…kam një favor se jam në lagjen time dhe një xhiro me bo, kam 2-3 veta që i përshëndes…”.

Por teksa mundoheshin dhe bënin planin për të vrarë Kleanthin, në 24 shtator 2020 Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës, duke i thënë: “…e kanë kapur Dorin me armë, a thu kemi mundësi me ja thy gjëlpanën… e kanë kap në Tiranë tek “Liqeni i Thatë”, postobllok tek 1…”.

Nga ana tjetër, Pëllumbi i shkruan Beharit: “…e kanë kap “Shqiponjat”, ja kanë ba fotot sa e kanë kap…”.

SPAK, ka verifikuar dokumentet në komisariatin Nr.1 në Tiranë, duke konstatuar se personi që është arrestuar nga policia në datën 24 shtator 2020, është Klaodor Hakaj.

Nga ana tjetër, Olti Bistri, është identifikuar gjatë një bisede që ka zhvilluar me Pëllumb Gjokën, duke i pohuar këtij të fundit se ndodhet jashtë shtetit pasi kishte marë disa ditë lejë.

Nga verifikimet e SPAK, rezultoi se Olti Bistri ka marrë lejë në muajin Mars në Drejtorinë e Policisë për të shkuar në Athinë.

Kurse vetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili ka përdorur kodin “7142D9” është identifikuar nga vajza e hallës së tij, Lulë Zefi. Në të njëjtë bisedë është identifikuar dhe Ardit Hasanbegaj, i cili në datën 16 shkurt 2020 mbante postin e zv/drejtorit të Policisë Shkodër dhe përdorte kodin “DGLXJM”.

Në 16 shkurt 2020 Hasanbegaj i shkruan kodit 7142D9 duke i thënë: “…shoku, për një tokë në emrin tënd, ka ardhur një femër seç ka bërë një letër ankohej. Ishte ankuar lart dhe na çuan neve, por pa merak se tek mua vjen. Është vajza e një gruaje që ka bërë kontratë toke të një sipërfqe 100 dynym, me sa më kujtohet. Ja kanë marrë nënës me mashtrim dhe mua që ankohem më kanë gjuajtur disa herë dhe kanë dashur të më vrasin. Dhe e kishte me ty. Është e martuar në Laç…”.

Kurse përdoruesi i kodit 7142D9 ia ka kthyer si më poshtë vijon: “…vëlla ajo është vajza e hallës time, është e çmendur, është e çmendur për zotin…”.

Por “DGLXJM” mes të tjerave i shkruante se: “…ti je në rregull, një të trembur 100 dynym, ç’të duhet. I ke futur edhe lejen e resortit tani, na lerë ne fukarenjve…”.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK, ka rezultuan se personi që kishte shkuar të bentë kallëzimin në policinë Shkodër, është pikërisht Lulë Zefi, e cila është vajza e hallës së biznesmenit Pëllumb Gjoka.

The post Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur… appeared first on Albeu.com.

Gafat e Onana, tifozët kërkojnë rikthimin e De Gea-s
Manchester United bëri një revolucion në portë në merkaton e verës teksa pas më shumë se një dekade, largoi David de Gean duke marrë në skuadër Andre Onanan.

“Djajtë e Kuq” e blenë gardianin për 40 milionë euro nga Interi me idenë se kameruasi do të bëhej një siguri e shtuar në katërkëndësh.

Por, deri tani nuk ka shkuar siç duhet, madje, që në ndeshjet para-sezonale, Onana e ka nisur me një gafë të rëndë ku pësoi një gol nga mesi i fushës. Kulmi u arrit në mbrëmjen e djeshme ku Manchester United u mposht 2-3 nga Galatasaray në ‘Old Trafford’.

Onana gaboi sërish duke i dhuruar një top kundërshtarit në golin e barazimit 1-1 ndërsa në atë të përmbysjes 2-3 u pozicionua keq duke u ndëshkuar nga Mauro Icardi me parabël që mund të evitohej lehtësisht pasi topi nuk u ngrit shumë lart.

Onana ka pësuar mesatarisht 2.5 gola për lojë. Tifozët kanë filluar të lodhen nga gabimet e tij dhe në rrjetet sociale ka nisur një fushatë për të parë De Gean përsëri në fanellën e Djajve të Kuq.

The post Gafat e Onana, tifozët kërkojnë rikthimin e De Gea-s appeared first on Albeu.com.

Bëni kujdes, ja gafat që nuk duhet të bëni në një grup bisedash në whatsapp
E dimë që ndonjëherë grupet e chat-it në WhatApp bëhen të lodhshme dhe të besdisshme, por kini parasysh që ashtu dukeni dhe ju kur tregoheni të pasjellshëm atje.

Nuk ka rëndësi nëse grupin e ke me familjen, kolegët e punës apo shoqërinë e ngushtë; ka disa rregulla etike të pashkruara që duhen zbatuar. Fillimisht, mos i bëni mute, mos bllokoni persona të caktuar dhe mos injoroni. Do të bënit figurë të keqe dhe ju s’e doni këtë. Po çfarë s’duhet të bëni kurrë gjatë një bisede në grup?

1.Mos i kërkoni anëtarëve të tjerë të grupit t’ju përmbledhin me pak fjalë çfarë kanë diskutuar vetëm se ti nuk ke nerva apo kohë të lexosh bisedat. Bëji një nder të gjithëve dhe bëj sikur je i interesuar.

2.Kujdes me videot dhe fotot që dërgon. Mendo për secilin prej ty dhe tregohu i kujdesshëm për të mos ofenduar askënd.

3.Mos shtoni askënd pa pyetur fillimisht pjesëtarët aktualë.

4.Mos u përgjigjni me një fjalë. Dukeni snob, arrogantë dhe mëndjemëdhenj.

5.Mos u përgjigj pas 3 ditësh. Mund të keqkuptohesh.

6.Mos harro që çfarë ndodh brenda atij grupi mbetet aty. Mos nxirrni të fshehtat e secilit me njerëz të tjerë.

7.Mos u tregoni të pasjellshëm dhe përdorni emoji nëse s’doni të keqkuptoheni. Ironitë në grup janë të padurueshme, të lodhshme dhe farë interesante./albeu.com

The post Bëni kujdes, ja gafat që nuk duhet të bëni në një grup bisedash në whatsapp appeared first on Albeu.com.

6 gafat që e shkatërrojnë makinën tuaj
Ekspertët zbulojnë zakonet tona që mund të ndikojnë në performancën e veturës.

Nëse duhet të shkoni në një qendër shërbimi ose keni probleme me vozitjen shpejt pasi keni blerë një veturë, sigurohuni që i përkisni këtij grupi shoferësh me zakone të këqija.

Këto janë më të zakonshmet:

1.Marshi i parë gjatë qëndrimit

Një zakon i tillë është vendosja e kutisë së shpejtësisë në marshin e parë kur ndalet, zakonisht në një semafor. Pastaj tufa duhet të shtypet, si dhe frenimi nëse makina është në një pjerrësi të lehtë. Sipas ekspertëve, kjo duhet të shmanget pasi susta në tufë nuk është krijuar për t’i bërë ballë një force të tillë për një kohë të gjatë dhe mund të konsumohet shumë më herët, përkatësisht mund të prishet. Ata rekomandojnë që të shtypni transmisionin dhe të përdorni frenat.

Mbani dorën tuaj në transmision

Një zakon tjetër është të mbani dorën në kutinë e shpejtësisë kur ngisni dhe qëndroni. Ju nuk duhet ta bëni këtë pasi piruni i transmisionit shtyn edhe ingranazhin dhe kjo forcë e dëmton transmetimin. Ata ju këshillojnë të kapni për të vetëm kur duhet të ndërroni ingranazh.

Injorimi i frenimit të parkimit

Edhe nëse jeni parkuar në një sipërfaqe të sheshtë, nuk ka asnjë arsye pse të mos përdorni frenin e parkimit. Shmangia e përdorimit të tij vë tërë peshën e automjetit tuaj në një copë të vogël metali që është në transmision, dhe quhet bllokimi i parkimit. Është një objekt me madhësinë e gishtit tuaj, kështu që mund të konsumohet lehtë për shkak të mbajtjes së kaq shumë peshe. Duke përdorur frenën e parkimit, ju do të shpërndani peshën në mënyrë të barabartë, e cila do t’ju lejojë të zgjasni më gjatë për komponentët e transmetimit.

Kalimi i papritur nga prapa në shpejtësi

Imagjinoni këtë: të dilni nga një vend parkimi. Askund përreth jush, ju zhvendoseni në ingranazhe dhe ecni përpara. Tingëllon e njohur për ju? Ndërsa mund të mos ju duket diçka e keqe, një ndryshim i papritur i drejtimit mund të dëmtojë vërtet drejtimin e automjetit tuaj. Lejoni që makina të ndalet plotësisht para se të kaloni te e para nga e kundërta. Kjo është një sekondë më shumë se zakonisht, dhe do t’ju shpëtojë nga të gjitha problemet e ardhshme me motorin, transmisionin dhe boshtet, shkruan KP.

Jepni gaz përpara se të nxehet motori

Lejoni që makina juaj të funksionojë pa probleme para se të shtypni gazin. Kjo lejon shpërndarje më të mirë të vajit përmes motorit dhe i jep motorit dhe vajit aftësinë për të arritur temperaturën e funksionimit. Shtrëngimi i pedalit të gazit nuk do të përshpejtojë procesin, por mund t’ju shkaktojë dëme që mund të shmangen lehtësisht. Mbytja e ftohtë shkakton ndryshime të papritura të temperaturës dhe krijon stres midis përbërësve të motorit të mbushur fort. Jepni motorit tuaj një minutë për t’u ngrohur dhe pastaj drejtohuni kudo që të shkoni.

Mbajtja e frenimit në tatëpjetë

Ndonjëherë duhet të frenoni nëse vetura juaj po shkon drejt greminës shumë shpejt. Por duhet ta dini se kjo lëvizje bën që nxehtësia të grumbullohet në sistemin tuaj të frenimit, gjë që rrit rrezikun e mbinxehjes ose deformimit të disa përbërësve. Zgjidhja e këtij problemi është të kaloni në një ingranazh më të ulët. Dekompresimi natyral që ndodh më pas në veturë do ta mbajë atë me një shpejtësi të sigurt. Në atë mënyrë, frenat tuaja do të jenë shumë më efikase dhe nuk do të shpenzoni shumë.

The post 6 gafat që e shkatërrojnë makinën tuaj appeared first on Albeu.com.