Gabon Archives - Albeu.com

E-Albania dështon në prani të Ramës, Mirlinda Karçani në siklet: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një aktivitet propagande të quajtur “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ku e pranishme ishte edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

Kjo e fundit nuk u la pa u lëvduar nga shefi i saj, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh: “Një transformim që pa diskutim që ka në radhë të parë emrin e drejtueses së AKSHI-t, Linda Karçanaj, e cila ka udhëhequr qysh në ditën e parë, kur faktikisht AKSHI ishte një agjenci fantazmë dhe kur platforma që sot jep 95 apo më shumë për qind të shërbimeve drejtpërdrejt online jepte një grusht simbolik dhe qesharak shërbimesh”.

Por ndërkohë realiteti është krejt tjetër, pasi e-Albania dështoi edhe në sy të vetë Edi Ramës dhe Mirlinda Karçanajt.

Aktiviteti kishte në fokus marrjen e shërbimeve nga e-Albania përmes Inteligjencës Artificiale, ose më saktë, duke ia kërkuar “Diellës” me zë, por funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet.

Në kohën kur drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, i ka kërkuar përmes vartësit “Diellës” një certifikatë familjare, nuk arriti ta merrte atë, pasi pati një bllokim të e-Albania-s.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, në atë moment Mirlinda Karçanaj u vu në siklet dhe për të dalë nga situata, deklaroi se ndonjëherë gabon dhe “Diella”.

Më vonë, drejtoresha e AKSHI-t theksoi se ky është një projekt “test” dhe jo projekti “live” që ndodhet në e-Albania, duke u justifikuar për e-Albanian.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një prej institucioneve më të akuzuar për abuzimet me tendera miliona euro që ngrenë dyshime mbi mungesën e transparencës dhe manipulimin e garave publike.

Akuza ka hedhur edhe vetë ish-numri 2 i Qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili AKSHI-n e ka konsideruar si “kopshtin privat” të Edi Ramës, pasi sipas tij, tenderat i përfitojnë familjarët e kryeministrit. Në këtë rast dukej se Ahmteaj i referohej baxhanku të Edi Ramës, biznesmenit Armand Frangu.

Arben Ahmetaj: Tek projekti i laboratëve të AKSHIT. Unë e ngrita herën e kaluar, që bënë laboratorët e shkollave dhe të marrin, t’iu japi Gazheli dokumentata gazetarëve se sa janë futur pajisjet në Republikën e Shqipërisë. Po iu them, 10 fishi i kostove. Kam ekstratke nga tatimet për këto lloj kompanish. AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë t’i dojë qejfi. Është 10-fishi tel kaboratërot. Gazetarë, gërmoni këto, Shkoni në doganë, po nuk gjetët dhjetëfishin e fitimit atëherë kthehuni tek unë. Gërmoni, a janë grisur urdhër arreste në lidhje me laboratërot, a janë rrëzuar dy urdhër arreste. Investigojeni. Ashtu siç tek inceneratori i Tiranës, në lidhje me korrupsionin tek laboratorët.

Po tek AKSHI, cila është kompania që ka marrë projektin 15 milion euro të sigurisë kibernetike. Kompania “First” e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? Follow the money. Projekti 15 milion i pabotuar , i pa dalë në tender të hapur, e ka marrë kompani “First” dhe “follow the money”. Kompania “First” me kë është e lidhur, ku shkojnë paratë? Do gjeni çudira. Në korrupsionin e AKSHIT është e përfshirë drejtpërdrejt familja e kryeministrit.

Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

The post E-Albania dështon në prani të Ramës, Mirlinda Karçani në siklet: Gabon dhe “Diella” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lideri i puçit në Gabon betohet si president
Gjenerali Brice Oligui Nguema, i cili e udhëhoqi puçin javën e kaluar përmes të cilën u rrëzua dinastia 55-vjeçare e Gabonit, u betua si president i përkohshëm të hënën, duke premtuar se do të mbajë zgjedhje “të lira…dhe transparente”, pas një periudhe të papërcaktuar.

Oliguri, shef i Gardës Republikane elitare, i udhëhoqi oficerët e lartë drejt një grusht shteti të mërkurën e kaluar kundër presidentit Ali Bongo Ondimba, pasardhësit të një familje e cila e kishte mbajtur pushtetin që nga viti 1967.

Bongo, 64 vjeç, u rrëzua nga pushteti vetëm pak orë pasi e kishte shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar – rezultati i të cilave nga opozita u cilësua si i manipuluar.

“Betohem para Zotit dhe para popullit të Gabonit se do ta ruaj me besim të plotë regjimin republikan”, tha Oligui.

I veshur me rroba të kuqe tradicionale të Gardës Republikane, Oligui, po ashtu, u betua se “do t’i ruajë arritjet e demokracisë”, në një ceremoni të mbajtur para gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalimit, ai u zotua menjëherë se do të mbajë “zgjedhje të lira dhe transparente”, pas një periudhe tranzicioni, të cilën nuk e specifikoi.

Premtohen zgjedhje

Liderët e puçit të mërkurën thanë se i shpërbënë të gjitha institucionet shtetërore, e shfuqizuan rezultatin e zgjedhjeve dhe i mbyllën kufijtë përkohësisht.

Vendet e huaja nuk e njohim Oliguin si lider të ligjshëm të Gabonit, prandaj ai përballet me trysni për shpalosjen e planeve për kthimin e rendit civil në vend.

Të premten, ai u zotua se do të krijojë institucione më demokratike të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut, por tha se do ta bëjë këtë “pa nxitim”.

Një grup opozitar i ka bërë thirrje Oliguit ta dorëzojë pushtetin, por shumë njerëz në Gabon duken të lumtur për rrëzimin e dinastisë Bongo, pasi kanë festuar nëpër rrugët e kryeqytetit Libreville dhe zonës ekonomike Port-Gentil.

Disa vende dhe organizata të Perëndimit e kanë dënuar puçin, edhe pse e kanë pranuar se ai dallon me puçet e tjera në këtë kontinent, për shkak të shqetësimeve për besueshmërinë e votimit dhe rezultatit të zgjedhjeve.

“Natyrisht, puçet ushtarake nuk janë zgjidhje, por ne nuk duhet ta harrojmë në Gabon kishte zgjedhje me plot parregullsi”, tha shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borell.

Ish-presidenti Bongo po e kërkonte mandatin e tretë në krye të vendit, pasi e kishte marrë pushtetin më 2009 pas vdekjes së babait të tij, Omar, i cili e udhëhoqi Gabonin me grusht të hekurt për mbi 40 vjet.

Liderët e puçit thanë se e kanë vendosur atë në arrest shtëpiak dhe në pensionim.

Pesë vende të tjera në Afrikë – Mali, Guineja, Sudani, Burkina Faso dhe Nigeri – janë prekur nga puçet në tri vjetët e fundit.

The post Lideri i puçit në Gabon betohet si president appeared first on Albeu.com.

Problem në zemër, Aubameyang largohet nga Kupa e Afrikës dhe do të kthehet tek Arsenali
Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Kupa e Afrikës me herët nga çmund ta kishte mendur për shkak të problemeve shëndetësore.

Sulmuesi i Arsenalit humbi përballjen mes Gabonit dhe Ganës të premten pasi u zbulua se ai kishte një problem të vogël në zemër pasi kaloi Covid-in.

Gaboni tani ka konfirmuar se Aubamyang do të kthehet në Angli këtë javë pas një rishikimi të gjendjes së tij.r.t/albeu.com

The post Problem në zemër, Aubameyang largohet nga Kupa e Afrikës dhe do të kthehet tek Arsenali appeared first on Albeu.com.