gabimi te leket shqiptare Archives - Albeu.com

E kishit vënë re? Ky është gabimi shekullor në Lekun shqiptar
Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.

Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona.

Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.

Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Ja rregulla se si shkruhen numërorët:

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:

1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…

2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë…

3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.)

4) shprehje (njëzet e një…- 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).

Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).

Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!/portalishkollor.al

The post E kishit vënë re? Ky është gabimi shekullor në Lekun shqiptar appeared first on Albeu.com.