gabi Archives - Albeu.com

“Thrifting” si stil jete apo i ndikuar nga kushtet ekonomike? Të gjithë te “Gabi”, importet e veshjeve të përdorura u rritën me 81% më 2024
Gjithnjë e më shumë konsumi i veshjeve në vendin tonë, po zhvendoset te mallrat e dorës së dytë, të njohura si të përdorura.

Pjesa e popullsisë që “investon” në veshjet e reja, kryesisht të rinjtë, po pakësohen nga emigrimi dhe rënia e lindjeve, ndërsa popullsia në moshë pensioni, që po zgjerohet, harxhon më pak për veshje.

Të dhënat e INSTAT treguan se gjatë vitit 2024, importet e veshjeve të përdorura në sasi shënuan rritje me mbi 81%.

Gjatë vitit të kaluar, u importuan 22,1 mijë tonë veshje të përdorura nga 12,2 mijë tonë në vitin 2023.

Importet e veshjeve të përdorura nga viti 2019 deri në vitin 2023 ishin rreth 12 mijë tonë, por në 2024 gati u dyfishuan në mbi 22 mijë tonë.

Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit, ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Gjatë vitit të kaluar, importet e veshjeve të reja pësuan rënie në disa grupe ose qëndruan në vendnumëro.

Importet e veshjeve të reja në sasi, ishin në rënie të lehtë për dytin viti radhazi më 2024.

Rënia e konsumit të veshjeve në Shqipëri, mbart disa faktorë të shumëfishtë që kanë të bëjnë me tkurrjen dhe plakjen e popullsisë dhe me rritjen e fortë të çmimeve të mallrave të shportës.

Tkurrja e numrit të të rinjve, të cilët zakonisht priren të blejnë veshje të reja po ndikon negativisht konsumin. Gjithashtu, popullsia e vendit po tkurret përveçse po plaket.

Vendi nisi të tkurret nga njerëzit që prej vitit 1990. Normat e ulëta të lindshmërisë dhe emigracioni ishin faktorët kryesorë që kontribuuan në zvogëlimin e popullsisë. Gjatë periudhës midis censeve 2011-2023, popullsia e vendit u tkurr me 420 mijë banorë.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65-vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Moshat më të vjetra kanë strukturë të ndryshme konsumi nga të rinjtë dhe harxhojnë pak për veshje dhe zakonisht priren të plotësojnë nevojat në tregjet e dorës së dytë. Por veshjet e dorës në dytë, janë kthyer në trend edhe për grupmoshat e tjera kudo në botë, për shkak se shpesh ofrojnë çmim të ulët kundrejt një cilësie të mirë.

Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetarëve për situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë. Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore.

Njësoj si në Europë, qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë. Edhe në Europë dhe më gjerë, shitjet e veshjeve të reja po përballen me rënie këtë vit, edhe pse inflacioni po stabilizohet duke thyer të gjitha parashikimet për rritje të shitjeve në fillim vit./ Monitor

The post “Thrifting” si stil jete apo i ndikuar nga kushtet ekonomike? Të gjithë te “Gabi”, importet e veshjeve të përdorura u rritën me 81% më 2024 appeared first on Albeu.com.

Lajme të mira për Xavin, 3 lojtarë me tampon negativ
Barcelona njoftoi rikuperimin e tre lojtarëve nga grupi i ekipit.

Bëhet fjalë për Sergino Dest, Gabi dhe Balde, tamponët e të cilëve kanë dhënë rezultate negative dhe për këtë arsye mund të kthehen në stërvitje. Xavi do t’i ketë në dispozicion 3 talentët e tij.

Ndërkohë Ferran Torres ende nuk e ka mposhtur Covid-19./ h.ll/albeu.com

COMUNICADOS MÉDICOS

▶ Los jugadores Dest, Gavi y Balde han dado negativo por Covid-19 en la prueba PCR y se incorporan a los entrenamientos. El Club ha informado a las autoridades competentes pic.twitter.com/En08Hrswc2

— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 7, 2022

The post Lajme të mira për Xavin, 3 lojtarë me tampon negativ appeared first on Albeu.com.