G7 Archives - Albeu.com

Ministrat e Jashtëm të G7 bëhen bashkë kundër Iranit: Të ndalen menjëherë sulmet e regjimit, kërcënohet siguria globale
Ministrat e Jashtëm të G7-ës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës ka dënuar sulmet e Iranit në rajon.

Në këtë deklaratë thuhet: “Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e regjimit iranian kundër civilëve dhe infrastrukturës energjetike”. Përmes këtij dokumenti, pas shumë mosmarrëveshjesh, shënohet uniteti i rëpërtërirë politik i Perëndimit.

“Sulmet e pajustifikueshme të regjimit iranian kundër shteteve të Gjirit kërcënojnë sigurinë rajonale dhe globale. Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha sulmeve nga regjimi iranian. Ne riafirmojmë rëndësinë e ruajtjes së korridoreve detare dhe sigurisë së lundrimit, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe të gjitha rrugët ujore kritike që lidhen me të, si dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit dhe stabilitetin e tregjeve të energjisë”, thuhej më tej në deklaratë.

Më tej ministrat janë shprehur se janë të gatshëm që “të marrin masat e nevojshme për të mbështetur furnizimet globale me energji, siç është lirimi i rezervave të vendosura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë”.

Po ashtu G7 vendosi përsëri theksin te fakti që Irani nuk duhet të prodhojë  armë bërthamore dhe duhet të ndalojë zhvillimin e raketave balistike.

The post Ministrat e Jashtëm të G7 bëhen bashkë kundër Iranit: Të ndalen menjëherë sulmet e regjimit, kërcënohet siguria globale appeared first on Albeu.com.

Konfirmon kryeministri kanadez: Presidenti Trump do të marrë pjesë në G7 në Kanada!
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta muajin e ardhshëm.

Takimi nga 15-17 qershori do të sjellë liderë të tjerë botërorë – përfshirë ata nga Britania, Gjermania dhe Japonia – në Malet Shkëmbore Kanadezë.

“Ne ramë dakord të zhvillojmë biseda të mëtejshme në javët e ardhshme dhe mezi presim të takohemi personalisht në samitin e G7-ës”, tha Carney.

Carney u takua sot me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutuan disa tema, mes tyre dhe kërkesa e republikanit që Kanadaja të behet shteti i 51-të.

The post Konfirmon kryeministri kanadez: Presidenti Trump do të marrë pjesë në G7 në Kanada! appeared first on Albeu.com.

Ministrat e mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO
Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO.

“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.

Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.

“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.

Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu “mbështetjen e fortë për Ukrainën” ndërsa shprehu shqetësimin për “intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë”, si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror.

The post Ministrat e mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO appeared first on Albeu.com.

G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën
Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes, përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës, duke deklaruar se mbështetja nga Pekini për bazën e industrisë ushtarake të Moskës “po i mundëson Rusisë të vazhdojë me luftën e saj të paligjshme në Ukrainë”.

Udhëheqësit e G7-ës, ranë gjithashtu dakord me propozimin e presidentit amerikan Joe Biden, për t’i ofruar Kievit dhjetëra miliarda dollarë kredi, që do të shlyhen nga interesat e krijuara nga pasuritë e ngrira të Rusisë që gjenden në institucionet financiare perëndimore.

Kryeministrja italiane, njëkohësisht organizatore e takimit të nivelit të lartë, Giorgia Meloni, tha se “kemi arritur një marrëveshje politike për të ofruar 50 miliardë dollarë mbështetje të mëtejshme financiare për Ukrainën deri në fund të vitit”.

Udhëheqësit e vendeve demokratike më të pasura të botës, thanë se janë “të angazhuar për t’ia shtuar Rusisë kostot e luftës”, duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme, ndaj atyre që ndihmojnë Moskën në shmangien e sanksioneve.

Paralajmërimi ndaj Kinës, gjendet në deklaratën e përbashkët të qarkulluar nga udhëheqësit, ndërsa po përfundonte dita e dytë e takimit të nivelit të lartë në Apulia, të Italisë.

Komunikata përmban gjuhën më të fortë të përdorur deri më tani ndaj Pekinit, duke reflektuar kështu zhgënjimin e presidentit Joe Biden me rolin që po luan Kina në fuqizimin e makinerisë së luftës së Rusisë.

Pekini po i ofron Rusisë teknologjinë për të prodhuar armë, tha presidenti Biden të enjten në mbrëmje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Pra, po ndihmon në fakt Rusinë”, tha ai.

Udhëheqësit e G7-ës, vunë në dukje rrezikun që paraqet Kina për sigurinë e ekonomisë globale, përfshirë mbiprodhimin e makinave elektrike dhe praktikat e tregtisë dhe investimeve në vendet në zhvillim.

Bashkimi Evropian, njoftoi të mërkurën rritje të tarifave deri në 38% për importet e automjeteve elektrike kineze, mes hetimeve nëse prodhuesit kinezë të automjeteve po mbingarkojnë tregjet evropiane me automjete elektrike më pak të shtrenjta, të subvencionuara nga qeveria.

Pekini tha se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat e tij, por nuk u kundërpërgjigj ndaj BE-së.

Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara katërfishuan tarifat për automjetet elektrike kineze dhe vendosën rritje të mëdha për disa produkte të çelikut dhe aluminit kinez, panelet diellore dhe gjysmëpërçuesit.

“Me kalimin e kohës, është më e qartë se ambicia e presidentit [kinez] Xi [Jinping] është të rivendosë dominimin e Kinës të paktën në rajonin Indo-Paqësor, ndoshta edhe më gjerë.

Dhe kjo po zhvillohet kryesisht nëpërmjet një përpjekjeje për të vendosur dominim ekonomik dhe teknologjik”, u tha një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden gazetarëve që udhëtonin me presidentin të premten.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje diplomatike.

Mbështetja e Pekinit për Rusinë, mund të “përbëjë një kërcënim afatgjatë për sigurinë e Evropës”, paralajmëroi zyrtari amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione dytësore ndaj entiteteve që ndihmojnë Moskën, përfshirë kompanitë me seli në Kinë që shesin gjysmëpërçues në Rusi dhe banka më të vogla kineze me lidhje me institucionet financiare ruse, ndaj të cilave janë vendosur më herët sanksione.

Pekini i denoncoi sanksionet, duke akuzuar Uashingtonin për përdorimin e luftës “si një mundësi” për të shtypur vendet e tjera.

“E gjithë kjo zbulon kalkulimet e Shteteve të Bashkuara, hipokrizinë dhe çfarë përndjekësi janë”, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.

Papa sjell në vëmendje inteligjencën artificiale

Udhëheqësit e G7-ës, u zotuan për një “inteligjencë artificiale të sigurtë dhe të besueshme” dhe “mirëqeverisjen e inteligjencës artificiale duke nxitur gjithëpërfshirjen” dhe duke zbutur rreziqet për të drejtat e njeriut dhe nga fragmentimi i kuadrit qeverisës.

Grupi i Shtatëshes gjeti një aleat të pazakontë – Papa Françeskun, i cili mbajti fjalimin mbi etikën e inteligjencës artficiale në një seancë speciale me udhëheqësit.

Vitin e kaluar, udhëheqësi katolik ra viktimë e pamjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale, ku shfaqej i veshur me një xhaketë të shtrenjtë, ose duke ngarë një motoçikletë, apo duke fluturuar me një avion luftarak, ose në një klub nate dhe në ambiente të tjera të papërshtatshme.

Kryeministrja italiane Meloni po kërkon të fuqizojë iniciativën e Papa Françeskut, “Thirrjen e Romës për Etikën e Inteligjencës Artificiale”.

Kjo iniciativë u kërkon qeverive, institucioneve dhe bizneseve të sigurohen që “novacioni dixhital dhe përparimi teknologjik t’i shërbejnë gjenialitetit dhe kreativitetit njerëzor dhe jo zëvendësimit të tyre gradual”.

Duhet bërë ende shumë punë pasi kuadret rregullatore në vendet anëtare të G7-ës janë të ndryshme, tha për Zërin e Amerikës Raluca Csernatoni, studiuese në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

“Këto mospërputhje dhe mungesa e një logjike unifikuese/harmonizuese do të jenë të vështira për t’u zgjidhur politikisht, për anëtarët e G7 që të arrijnë ndërveprueshmërinë; si dhe ndërkombëtarisht, që parimet të shtrihen përtej fushëveprimit të tyre aktual dhe të miratohen globalisht, si dhe ekonomikisht, për biznesin global në të gjitha këto tregje kryesore”, tha ajo.

Papa Françesku, mund ta rikthejë vëmendjen tek etika e inteligjencës artificiale, përfshirë mbrojtjen e njerëzve të ekspozuar dhe zbutjen e hendekut dixhital global, tha zonja Csernatoni, pavarësisht “ngjyrimit katolik”.

Ndikimi katolik tek takimi i nivelit të lartë krijoi ndasi edhe në një tjetër drejtim, me Italinë që këmbënguli për heqjen e referencës për “abortin e sigurt dhe të ligjshëm” nga komunikata përfundimtare. Në takimin e tyre në Japoni vitin e kaluar, komunikata bëri thirrje për “qasje tek aborti i sigurt dhe i ligjshëm, si dhe kujdesin pas abortit”.

Heqja e frazës ishte një fitore për zonjën Meloni, por u kundërshtua nga udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron. Vetë presidenti Biden është katolik i devotshëm, por ka qenë mbështetës i të drejtave riprodhuese të grave, përfshirë abortin.

Zyrtari i lartë amerikan e minimizoi rëndësinë e kësaj mosmarrëveshjeje.

“Gjuha që lidhet me abortin thotë se ne përsëritëm angazhimet tona nga komunikata e Hiroshimës”, tha zyrtari për Zërin e Amerikës. “Disa nga fjalët mund të mos jenë identike, por angazhimet janë të njëjta”.

Udhëheqësit u angazhuan për të trajtuar shkakun rrënjësor të emigrimit, menaxhimin e kufijve dhe luftimin e kontrabandës së emigrantëve.

Udhëheqësja e së djathtës së skajshme Meloni bëri fushatë me retorikë kundër emigrantëve, por ka bërë investime në Afrikë për të trajtuar emigrimin në Evropë, një temë kryesore e presidencës së saj të G7-ës.

Udhëheqësit riafirmuan gjithashtu, mbështetjen për propozimin e fundit të armëpushimit në Gazë.

Presidenti Biden, tha të enjten se nuk ishte i bindur se do të arrihej së shpejti një pauzë në luftime dhe se Hamasi ishte përgjegjës për vonesën.

“Kam paraqitur një përqasje që është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nga G7-a, nga izraelitët, dhe pengesa më e madhe deri më tani është refuzimi i Hamasit për ta nënshkruar, edhe pse kanë paraqitur diçka të ngjashme“, tha ai.

Presidenti Biden, rikthehet në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të sesioneve të G7-ës dhe takimeve dypalëshe me zonjën Meloni dhe Papa Françeskun. Ai do të marrë pjesë në aktivitete elektorale në Los Anxhelos gjatë fundjavës./VOA

The post G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën appeared first on Albeu.com.

Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë
Samiti i G7, kësaj radhe i mbajtur në Itali, është zhvilluar për herë të parë në praninë e një Pape.

Fokus i fjalimit të Papa Françeskut ishin luftërat që kanë shpërthyer në çdo qoshe të botës, rreziku nga inteligjenca artificiale dhe debati për abortin.

“Në një dramë si ajo e konflikteve të armatosura, është urgjente të rimendohet zhvillimi dhe përdorimi i pajisjeve të tilla të ashtuquajtura “armë autonome vdekjeprurëse” duke ndaluar përdorimin e tyre dhe duke filluar me një angazhim aktiv dhe konkret për të pasur mbi to kontrollin e njeriut. Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë nëse do t’i marrë jetën një qenieje njerëzore”,– tha ai.

Para liderëve të botës, Papa nënvizoi rëndësinë e “politikës së shëndoshë” për të “parë të ardhmen me shpresë dhe besim”.

“Shoqëria botërore ka mangësi serioze strukturore që nuk mund të zgjidhen thjesht me korrigjime të herëpashershme ose me rregullime të shpejta. Duhet të shkojmë tek rrënjët”, – theksoi Papa.

“Përballë mrekullive të makinerive, të cilat duket se dinë të zgjedhin në mënyrë të pavarur, duhet të jemi të qartë se qenies njerëzore duhet t’i lihet gjithmonë vendimi, madje edhe me tonet dramatike dhe urgjente me të cilat kjo ndonjëherë shfaqet në jetën tonë. Ne do ta dënonim njerëzimin me një të ardhme të pashpresë nëse do t’u hiqnim njerëzve aftësinë për të vendosur për veten dhe jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive” –nënvizoi ai për inteligjencën artificiale.

Papa hyri në një karrige me rrota, i shoqëruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe shkoi rreth tryezës së madhe ovale duke përshëndetur udhëheqësit një nga një.

Më pas ai u ul në kolltuk në një pozicion qendror, me Melonin në të majtë në anën e tij dhe Presidentin e Francës Emmanuel Macron në të djathtë.

The post Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë appeared first on Albeu.com.

G7 garanton sigurinë për Ukrainën, Kremlini: Gabim i rrezikshëm
Kremlini tha sot se garancitë e sigurisë që konsiderohen nga Perëndimi për Ukrainën do të ishin një gabim i rrezikshëm që do të dëmtonte sigurinë e vetë Rusisë dhe do ta ekspozonte Evropën ndaj rreziqeve më të mëdha për shumë vite.

Vendet e Grupit të Shtatë (G7) pritet të shpallin sot një kornizë ndërkombëtare që do të hapte rrugën për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për të parandaluar një sulm të ardhshëm, thanë zyrtarët.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se garancitë e propozuara të sigurisë për Kievin janë një gabim, të cilin Moska do të detyrohet ta marrë parasysh në vendimmarrjen e ardhshme.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim si veçanërisht të gabuar dhe ndoshta shumë të rrezikshëm,” u tha Peskov gazetarëve.

“Sepse duke ofruar çdo lloj garancie sigurie për Ukrainën, këto vende do të injorojnë parimin ndërkombëtar të pandashmërisë së sigurisë. Duke dhënë garanci për Ukrainën, ata do të cenojnë sigurinë e Federatës Ruse”, tha ai.

Është e pamundur që Rusia të tolerojë çdo gjë që kërcënon sigurinë e saj, tha Peskov, duke shtuar se ai shpreson që politikanët në Perëndim të kuptojnë rreziqet që lidhen me sigurimin e garancive të tilla për Ukrainën.

Një veprim i tillë “është i mbushur me efekte veçanërisht negative në afat të mesëm, afatgjatë dhe madje edhe të shkurtër,” tha Peskov.

“Duke marrë një vendim të tillë, këto vende do ta bëjnë Evropën shumë më të rrezikshme për shumë e shumë vite në vijim. Dhe sigurisht që do të na bëjnë dëm, të cilin do ta kemi parasysh dhe do ta mbajmë parasysh në të ardhmen”.

The post G7 garanton sigurinë për Ukrainën, Kremlini: Gabim i rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

G7 do të shpallë paketën afatgjatë të sigurisë në Ukrainë në samitin e NATO-s
Anëtarët e G7 pritet të ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë me Ukrainën në samitin e NATO-s të mërkurën.

Paketa do të përfshijë pajisjet e mbrojtjes, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se marrëveshja do t’i dërgonte një “sinjal të fortë” presidentit rus Putin.

Kjo vjen pasi presidenti i Ukrainës Zelensky kritikoi hezitimin e NATO-s për t’i ofruar Kievit një afat kohor për t’u bashkuar me aleancën.

Sunak tha se aleatët e Kievit po rritin “marrëveshjet e tyre formale për të mbrojtur Ukrainën për një afat të gjatë”.

“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj,” tha ai.

Ai shtoi se mbështetja e “rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO”, si dhe “marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe” nga anëtarët e NATO-s do të dërgonin një mesazh të qartë për presidentin rus dhe “kthimin e paqes në Evropë”.

Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar kishte luajtur një rol udhëheqës në marrëveshjen që përfshin partnerët e G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA. Më shumë detaje priten të mërkurën.

Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi më herët një model për Ukrainën të ngjashëm me marrëveshjen e vendit të tij me Izraelin. Sipas kësaj marrëveshjeje, Uashingtoni është zotuar të ofrojë 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vit gjatë një dekade.

Por ndryshe nga anëtarësimi në NATO, kjo nuk përfshin një klauzolë për t’i ardhur në ndihmë kombit të synuar gjatë një kohe sulmi.

Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”, një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.

Kyiv pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Duke iu drejtuar turmave në kryeqytetin lituanez të martën, Zelensky tha: “NATO do t’i japë Ukrainës siguri, Ukraina do ta bëjë aleancën më të fortë”.

NATO mund të mos kishte thënë se kur dhe si Ukraina mund t’i bashkohej aleancës, por diplomatët theksuan se ata kishin vendosur një rrugë të qartë drejt anëtarësimit, me procesin e vështirë të aplikimit të shkurtuar ndjeshëm.

Ata thanë se e kishin kuptuar se ushtria e Ukrainës ishte gjithnjë e më “ndërvepruese” dhe më “e integruar politikisht” me forcat e NATO-s dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin reformat në sektorin e demokracisë dhe sigurisë në Ukrainë.

Diplomatët theksuan gjithashtu krijimin e një Këshilli të ri Nato-Ukrainë, i cili do të mblidhet të mërkurën për herë të parë, që do t’i japë Kievit të drejtën të thërrasë mbledhjet e të gjithë aleancës.

Por vendimi për të mos dhënë kuptim të afatit kohor ende shihet si një pengesë për Ukrainën.

Disa shtete anëtare kanë frikë se anëtarësimi pothuajse automatik i Ukrainës mund t’i japë Rusisë një nxitje për të përshkallëzuar dhe zgjatur luftën.

Fokusi tani është duke u zhvendosur tek ajo që garanton sigurinë afatgjatë që anëtarët e NATO-s do t’i premtojnë Ukrainës si një alternativë ndaj anëtarësimit të hershëm.

Në të kaluarën, zotimet perëndimore për sigurinë nuk arritën të pengonin dy pushtime ruse. Aleatët e NATO-s shpresojnë se një raund i tretë do të jetë mjaft i fortë dhe i qartë për të bindur Kremlinin se agresioni i mëtejshëm do të ishte shumë i kushtueshëm.

The post G7 do të shpallë paketën afatgjatë të sigurisë në Ukrainë në samitin e NATO-s appeared first on Albeu.com.

Situata në Rusi, Blinken bisedon me ministrat e G7-ës
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në rrjetin Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbi situatën në Rusi.

“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter.

Rrjeti BBC njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi.

Të shtunën Kryeministrin britanik Rishi Sunak tha gjatë një interviste me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg se do të bisedonte me të gjithë aleatët, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile.

Po ashtu, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se “ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës”, dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë.

Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

The post Situata në Rusi, Blinken bisedon me ministrat e G7-ës appeared first on Albeu.com.

Sunak: Kina paraqet sfidën më të madhe të epokës sonë
Sunak e ka identifikuar Kinën si sfidën më të madhe të epokës sonë në lidhje me sigurinë dhe prosperitetin global. Ai tha se Kina është “gjithnjë e më shumë autoritare brenda dhe jashtë vendit”.

Pjesëmarrja e Presidentit Zelensky është një “moment me rëndësi historike”, theksoi Sunak.

“Imazhi i G7 dhe partnerëve tanë, duke qëndruar krah për krah me Presidentin Zelensky, dërgon një mesazh të fuqishëm për unitetin dhe vendosmërinë e G7 dhe aleatëve të tij.

“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet, sepse siguria e tyre është siguria jonë,” tha ai.

Sunak tha se G7 ka treguar mbështetje të madhe dhe të vazhdueshme për Ukrainën duke dërguar tanke dhe raketa me rreze të gjatë.

Ai tha se Ukraina duhet të fitojë luftën.

The post Sunak: Kina paraqet sfidën më të madhe të epokës sonë appeared first on Albeu.com.

Vendet e G7 mesazh të qartë Rusisë: Jemi gati të qëndrojmë krah Ukrainës për shumë gjatë
Udhëheqësit e vendeve të G7, SHBA, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Kanadaja, diskutuan se si duhet të përgjigjen ndërsa konflikti, i cili filloi shkurtin e kaluar, po zvarritet.

Programet e mundshme të trajnimit të përbashkët për pilotët ukrainas në aeroplanët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan ishin një sinjal për Rusinë se nuk duhet të presë që të ketë sukses në pushtimin e saj duke zgjatur konfliktin, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ukraina nuk mori zotimet për dorëzimin e avionëve, por presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të lartë amerikanë u thanë udhëheqësve të G7 se Uashingtoni mbështet programet e përbashkëta të aleancës për të trajnuar pilotët ukrainas F-16.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se samiti ishte një mundësi për të bindur fuqitë e mëdha në zhvillim si India dhe Brazili për të mbështetur Ukrainën.

Macron i bëri komentet para gazetarëve një ditë pasi tha se vizita e Zelensky në samit “ndryshoi lojën”.

Menjëherë pas mbërritjes së Zelensky në Hiroshima, Rusia fitoi në Bahamut. Disa orë përpara pretendimit të Moskës, Ukraina kishte hedhur poshtë një pretendim të liderit mercenar rus Yevgeny Primakov se luftëtarët nga kompania e tij, Wagner, kishin përfunduar marrjen e qytetit.

Në ditën e parë të samitit të premten, përveç mbështetjes së Biden për trajnimin e pilotëve ukrainas F-16, G7 njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë.

Sipas një zyrtari amerikan, Biden planifikon t’i paraqesë Japonisë një paketë ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se paketa do të përfshinte artileri, municione dhe raketahedhës HIMARS. Dje liderët e G7 paraqitën gjithashtu një qasje të përbashkët ndaj Kinës, duke kërkuar të kufizojnë rreziqet e marrëdhënieve të tyre ekonomike me të, megjithatë pa u shkëputur nga një vend që konsiderohet fabrika e botës.

Zelensky bëri presion mbi vendet që të shkojnë më tej në ndihmën ekonomike dhe ushtarake për vendin e tij. Udhëheqësit thanë se bashkëpunimi me Kinën është thelbësor duke pasur parasysh rolin e saj në komunitetin ndërkombëtar dhe peshën e saj si ekonomia e dytë më e madhe në botë, si dhe në fusha me interes të përbashkët, të tilla si përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur biodiversitetin.

Megjithatë, ata shtuan se do të ndërmarrin hapa për të mbrojtur teknologjitë e ndjeshme që mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare, pa kufizuar tregtinë dhe investimet përtej asaj që është e nevojshme.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i tha rrjetit ZDF sot se SHBA, Gjermania dhe vendet e tjera të pasura do të sigurojnë vazhdimin e investimeve të tyre të mëdha në Kinë, si dhe zinxhirët e furnizimit dhe eksportet në Kinë, por G7 po dërgon një mesazh të qartë që kërkon të kufizojë rrezikun./Albeu.com/

The post Vendet e G7 mesazh të qartë Rusisë: Jemi gati të qëndrojmë krah Ukrainës për shumë gjatë appeared first on Albeu.com.