G 7 Archives - Albeu.com

G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për pajisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë.

Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në qytetet në mbarë Ukrainën”.

Deklarata i quan këto sulme krime lufte dhe dënoi ata që “mbështesin luftën e paligjshme të Putinit”.

Deklarata vjen vetëm një ditë përpara takimit të G-7 në Paris me tematikë rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në takimin virtual.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, aktualisht edhe president i G-7, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe e krahasoi rindërtimin e Ukrainës me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, forcat ruse goditën Ukrainën lindore dhe jugore të hënën me raketa, dronë dhe artileri. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot dhe sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë.

Të paktën tetë civilë u plagosën më 12 dhjetor nga sulmet me raketa të forcave ruse në qytetin Hirnyk, në rajonin lindor Donetsk, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe po vlerësojmë përmasat e dëmeve”, njoftoi ai në rrjetin Telegram.

Zona në Hirnyk, rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit të pushtuar Donetsk, u godit nga raketa të shumta të llojit Uragan, tha guvernatori.

Moska “vazhdon të terrorizojë ukrainasit paqësorë”, tha zoti Kyrylenko dhe u bëri thirrje banorëve t’i largohen rajonit Donetsk. Zona është epiqendër e luftimeve të ashpra dhe infrastruktura e dëmtuar energjitike ka lënë miliona njerëz pa energji, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës janë dëmtuar nga sulmet e fundit të Rusisë që kanë në objektiv rrjetin e furnizimit të vendit, tha të dielën kryeministri i Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të dielën se ekipet e emergjencave kishin arritur të rikthenin pjesërisht energjinë në qytetin jugor Odesa, ku sulmet ruse goditën të shtunën dy centrale energjitike dhe ndërprenë energjinë për 1.5 milionë njerëz.

Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, Rusia do të ketë harxhuar pjesën më të madhe të rezervave të municionit në fillimet e vitit 2023. “Kanë tërhequr nga rezervat e vjetëruara të Rusisë, gjë që sinjalizon se janë të gatshëm ta përdorin atë municion, një pjesë e të cilit është prodhuar edhe 40 vjet më parë”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve tha të hënën se pritet një tjetër valë prej qindra mijëra refugjatësh nga Ukraina drejt Evropës gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”.

“Do të ketë qindra mijëra më shumë, ndërsa bombardimet e tmerrshme dhe të paligjshme të infrastrukturës civile e bëjnë jetën të pajetueshme në zona të shumta”, i tha zoti Egeland agjencisë së lajmeve Reuters.

Në informimin e përditshëm, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ukrainase kishin zmbrapsur sulmet e forcave ruse në katër pjesë të rajonit lindor Donetsk dhe në tetë zona në rajonin fqinj Luhansk. Këto dy rajone janë ndër katër rajonet që Moska pretendon t’i ketë aneksuar pas “referendumeve” që u quajtën të paligjshme nga Kievi.

Ukraina ka thënë se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha në frontin lindor gjatë luftimeve të ashpra që po dëmtojnë edhe forcat ukrainase.

“Ka ditë kur ka shumë të plagosur rëndë; katër apo pesë të gjymtuar së bashku”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një mjek ushtarak.

Të paktën dy veta u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të hënën në Khersonin e çliruar rishtazi, nga goditje masive me artileri nga forcat ruse, tha Guvernatori Yaroslav Yanushevych.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë vendosje sanksionesh të reja ndaj Rusisë dhe fonde të mëtejshme për ushtrinë e Ukrainës gjatë një takimi të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara garantojnë vazhdimësinë e mbështetjes për Ukrainën ndërkohë që vazhdojnë sulmet ruse ndaj infrastrukturës jetike.

Paketa e propozuar e BE-së që po diskutohet në Bruksel, mund të ofrojë dërgesa armatimesh për Ukrainën me vlerë 2.1 miliardë dollarë.

BE-ja ka vendosur tashmë tetë herë sanksione ndaj elitës dhe industrisë ruse në përgjigje të sulmit që filloi në muajin shkurt. Në raundin e nëntë do të përfshihen zyrtarët e qeverisë, si dhe industria ruse e mbrojtjes dhe bankat.

Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi me telefon të dielën me Presidentin Zelensky, një ndër disa telefonata që presidenti ukrainas pati me udhëheqësit botërorë, përpara mbajtjes së bisedimeve të BE-së dhe takimeve të tjera kryesore të kësaj jave.

Ndërkohë në Ukrainë ka mbërritur drejtuesi për operacionet e ndihmave të OKB-së, Martin Griffiths, i cili gjatë një qëndrimi katërditor do të ndalet edhe në qytetin Mykolaiv për të parë situatën e strehimit të njerëzve të zhvendosur nga sulmet e forcave ruse, si dhe në Kherson për të parë se si zyrtarët lokalë dhe të OKB-së po punojnë për të ngritur qendra ngrohjeje për njerëzit që kanë mbetur pa ngrohje, energji dhe ujë në shtëpitë e tyre.

Një deklaratë e OKB-së thotë se zoti Griffiths “do të shohë ndikimin e përgjigjes humanitare dhe sfidat e reja që kanë lindur ndërsa rriten dëmet ndaj infrastrukturës në mes të ngricave të dimrit”.

Që nga tetori, Rusia ka goditur rrjetin e furnizimit me energji të Ukrainës. Presidenti ukrainas Zelensky thotë se këto sulme janë krime lufte ndaj jetesës së civilëve, ndërsa Moska thotë se janë objektiva legjitime ushtarake./VOA

The post G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës appeared first on Albeu.com.

G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse
Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse.

G7-a përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë muajin e kaluar.

Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse – një masë që Moska thotë se nuk do t’i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit.

Disa tregtarë dhe analistë të tregut të naftës kanë shprehur dyshime se një kufi i çmimit do të funksiononte pasi Rusia ka gjetur mënyra për të dërguar naftën e saj në Azi pa përdorur siguracionin e anijeve nga perëndimi. Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet e një pjese të naftës krejtësisht, duke çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë./VOA

The post G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

Zoti Biden, i cili po merr pjesë në takimin e Grupit të Shtatëshes që mbahet në Gjermani, bëri thirrje që koalicioni “të qëndrojë i bashkuar”. Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte “se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë”.

Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Komentet zoti Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes (G7), ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor sot në Gjermani.

Presidenti Biden dhe homologët po takohen për të diskutuar mbi çështje të energjisë, përballjen me inflacionin, duke synuar të parandalojnë, që pasojat e luftës të dëmtojnë koalicionit global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se vendet e G-7-s do të ndalojnë importet e arit rus. Ari është një nga eksportet kryesore të Moskës. Me këtë masë udhëheqësit perëndimore shpresojnë ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA

The post Lufta në Ukrainë, Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar appeared first on Albeu.com.

G7: Të bashkuar ndaj çdo sulmi rus mbi Ukrainën
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën ka qenë tema dominuese e takimit dyditor të Grupit të Shtatëshes që po zhvillohet në Liverpul. Shtatë vendet me ekonomitë më të fuqishme të botës, kanë një qëndrim të përbashkët kundër çdo agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe kundër politikave autoritare të Kinës.

Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss tha sot se vendet e G7-ës janë të bashkuara kundër një sulmi të Rusisë ndaj Ukrainës.

“…Ekonomitë më të mëdha të botës janë të bashkuara. U kemi dërguar një sinjal të fortë kundërshtarëve dhe aleatëve tanë. Kemi thënë qartazi se çdo sulm i Rusisë ndaj Ukrainës do të kishte pasoja masive me kosto të rënda”, tha Truss.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Truss shprehu gjithashtu shqetësimin për politikat autoritare të Kinës.

“Jemi të shqetësuar për politikat shtrënguese të Kinës dhe prandaj duam të shtojmë ndikimin e investimeve dhe tregtisë në vendet e lira demokratike. Për këtë arsye po shtojmë investimet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme… Duhet të sigurohemi se e ardhmja e teknologjisë po projektohet nga bota e lirë, në veçanti standardet për inteligjencën artificiale dhe teknologjinë kuantike”, tha Truss.

Kryediplomatja britanike paralajmëroi gjithashtu Iranin se bisedimet për çështjen bërthamore i ofrojnë shansin e fundit për të arritur një zgjidhje.

“Është shansi i fundit dhe ata duhet medoemos të veprojnë. Nuk do të lejojmë Iranin të prodhojë armë bërthamore ndaj është jetike që të vijë në tryezë e të tregojë seriozitet në negociata”, tha Truss.

Në takimin e ministrave të G7-ës në Liverpul të Anglisë janë ftuar të marrin pjesë edhe vendet e ASEAN-it, Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore./VOA/

The post G7: Të bashkuar ndaj çdo sulmi rus mbi Ukrainën appeared first on Albeu.com.