Futet gjithmonë në lojë pas minutës së '60 Archives - Albeu.com

Futet gjithmonë në lojë pas minutës së ’60, klauzola e Griezmann që Atletico s’do t’i paguajë Barcelonës
Antoine Griezmann u fut në lojë pas minutës së 60-të gjatë fitores dramatike me rezultat 2-1 të Atletico Madrid ndaj Porto në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma – përpara se të shënonte golin e fitores në minutën 111-të.

Pse është domethënëse që Griezmann të futet në lojë nga banka rezervë?

Francezi është aktualisht në huazim nga Barcelona dhe ka një klauzolë në marrëveshje që, nëse Griezmann luan të paktën 45 minuta në 14 ndeshjet e Atleticos këtë sezon, do të transferohet. Sipas marrëveshjes Atletico do t’i paguante Barcelonës rreth 40 milionë euro dhe lojtari do të jetë i tyre.

Kur u pyet për këtë klauzolë në fillim të kësaj jave, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha: “Ju më njehni prej dhjetë vjetësh; Unë jam një njeri i klubit dhe do të jem gjithmonë”.

Ndërkohë, presidenti i klubit, Enrique Cerezo, shtoi : “Antoine është një lojtar i madh dhe jam shumë i lumtur që ai është me ne. Ai është një person i mrekullueshëm dhe unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Mund t’ju them vetëm se ai është një lojtar i madh dhe është me ne. Unë kurrë nuk përfshihem në çështje të formacioneve apo çështje të tilla”.

? Antoine Griezmann for Atletico Madrid this season:

Subbed on 62nd minute vs Getafe

Subbed on 62nd minute vs Villarreal

Subbed on 64th minute vs Valencia

Subbed on 63rd minute vs Sociedad

Subbed on 61st minute vs Porto

— WhoScored.com (@WhoScored) September 8, 2022

Por për herë të dytë në tre ndeshjet e fundit, Griezmann ka dalë nga bankina për të shënuar golin e fitores – siç bëri kundër Valencias më 29 gusht.

Në fakt, ai është futur në lojë në minutat si vijim: 62-të, 62-të, 64-të, 63-të dhe 61-të në ndeshjet e Atleticos këtë sezon.

Por drama e së mërkurës mbrëma në Wanda Metropolitano do të mbahet në mend për një kohë të gjatë.

Dukej sikur skuadra e Simeones do të barazonte ndeshjen e parë të Grupit B të Ligës së Kampionëve kundër Portos. Kjo ndodhi derisa Mario Hermoso shënoi atë që dukej si goli fitues në minutën e 90+1.

Megjithatë, Porto u kthye në lojë pasi fitoi një penallti pas prekjes me dorë të Hermosos.

Mateus Uribe nuk gaboi për të barazuar në 1-1 në minutën e 90+6.

Por kishte ende kohë që Griezmann të shënonte një gol të fitores të jashtëzakonshëm në minutën e 11-të të kohës shtesë.

Pas ndeshjes, Griezmann pranoi se do të dëshironte të luante më shumë këtë sezon. “Është e qartë se do të doja të luaja më shumë, por duhet të bëj maksimumin në minutat që më jepen” , deklaroi ai.

Do të jetë interesante nëse Griezmann shpërblehet në ndeshjen e radhës kundër Celta Vigo të luajë nga minua e parë, apo do të futet sërish pas një ore lojë. /Telegrafi/

The post Futet gjithmonë në lojë pas minutës së ’60, klauzola e Griezmann që Atletico s’do t’i paguajë Barcelonës appeared first on Albeu.com.