fushën e mbetjeve Archives - Albeu.com

Vdekja e Besnik Koçiut në burg, KSHH: U mbajt 8 ditë në qeli i sëmurë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës së të paraburgosurit Besnik Koçiu, i cili ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në ambientet e IEVP “Jordan Misja” në Tiranë.

Reagimi i KShH-së, pason një letër të hapur të familjarëve të të ndjerit, të cilët bënë apel për hetimin e rrethanave të vdekjes së tij.

Pas publikimeve në media, më 29 korrik KShH realizoi një monitorim në ambientet e institucionit, ku u verifikua se Besnik Koçiu, ishte transferuar në paraburgim më 16 korrik 2025.

Ai kishte raportuar diagnoza të rënda shëndetësore, përfshirë Diabetin Tip 2, hipertension të avancuar, dislipidemi dhe një AVC ishemike të kaluar vetëm 6 muaj më parë.

Që në ditët e para, Koçiu kishte paraqitur shqetësime si dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Për shkak të gjendjes së tij, ai ishte transferuar nga godina A në godinën B të burgut për kushte më të mira akomodimi, dhe më pas ishte vendosur vetëm në dhomën nr. 6.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga KShH, më 22 korrik 2025, një punonjës policie kishte rekomanduar mbajtjen nën vëzhgim të vazhdueshëm të Koçiut dhe informimin e specialistit të informacionit për çdo ndryshim në gjendjen e tij.

Megjithatë, nuk u gjetën praktika të dokumentuara që të vërtetonin këtë mbikëqyrje.

Mbrëmjen e 23 korrikut, ndihmës mjekja e burgut e kishte vizituar të paraburgosurin dy herë për matje tensioni, por pas kësaj nuk ka asnjë dokumentim tjetër deri në mëngjesin e 24 korrikut, kur Koçiu u gjet pa ndjenja në dhomën e tij në orën 7:00.

Ai u transportua në urgjencën e QSUT, ku u konstatua vdekja me diagnozën e dyshuar: arrest kardiak.

Pavarësisht ankesave të shpeshta dhe gjendjes së përkeqësuar, i paraburgosuri nuk u dërgua në spital. Sipas stafit mjekësor, parametrat e tij ishin brenda normales dhe ishte planifikuar thjesht ndjekja me ekzaminime laboratorike.

KShH ngre shqetësimin se gjendja e tij kërkonte një reagim më të shpejtë dhe një trajtim të specializuar, gjë që nuk ndodhi.

KShH thekson se, bazuar në nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, institucionet e vuajtjes së dënimit janë të detyruara të sigurojnë kujdes shëndetësor 24 orë dhe të transferojnë të burgosurit në spitale kur është e nevojshme.

Organizata referon gjithashtu standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila thekson se ndihma mjekësore në burgje duhet të jetë jo vetëm formale, por e vazhdueshme, sistematike dhe e orientuar drejt parandalimit të përkeqësimit të shëndetit.

Komiteti i Helsinkit kërkon një hetim të thelluar, objektiv dhe të gjithanshëm nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për identifikimin e përgjegjësive dhe marrjen e masave parandaluese për raste të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim, KShH kritikon ashpër përdorimin e tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg”, sidomos në raste kur të dyshuarit nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë probleme serioze shëndetësore.

“Kjo nuk është hera e parë që një person me probleme të rënda shëndetësore humbet jetën në paraburgim. Sistemi duhet të garantojë jo vetëm drejtësi, por edhe dinjitet njerëzor dhe mbrojtje të shëndetit e jetës”, – përfundon reagimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

The post Vdekja e Besnik Koçiut në burg, KSHH: U mbajt 8 ditë në qeli i sëmurë appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

Ekipet e zjarrfikësve kanë punuar dhe po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Era dhe mbetjet e ndezshme e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një fakt që ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e një plani të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Kukës, si dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe investime në trajtimin e mbetjeve dhe sigurinë e ambienteve të depozitimit.

The post Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë
Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë, njëri prej tyre përgjegjësi i Bordit të Kullimit ndërsa tre të tjerët punonjës të këtij sektori.

Hetimet kanë nisur për F.T., 31-vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36-vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56-vjeç, E. D., 27-vjeç dhe D. I., 35-vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.

Të pestë punonjësit e Bashkisë Vlorë sipas policisë, kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31-vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36-vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56-vjeç, E. D., 27-vjeç dhe D. I., 35-vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, njofton policia e Vlorës.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit në Elbasan/ Partia Demokratike; SPAK të nisë hetimet
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himçi, deputeti i zonës, Qani Xhafa, dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak kanë folur para mediave, lidhur me situatën e krijuar në fusha e mbetjeve nga zjarri.

Himçi akuzoi drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja, si autor dhe urdhërues të zjarrvënies, me qëllim siç tha ai, mbulimin e vjedhjeve.

Ai i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe gjendjen e inceneratorit dhe zyrtarët vendorë, duke hedhur dyshime se makineria është e amortizuar dhe nuk është blerë e re, pasi punoi vetëm për 3 muaj.

Po ashtu, ai solli në vëmendje dhe shpenzimet apo paratë që harxhohen nga taksat e qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje dhe hetim të të gjithë përgjegjësve.

Himçi ngriti edhe shqetësimin se inceneratori nuk ishte blerë i ri, teksa kujtoi se edhe banorët nuk dalin të protestojnë dhe ankohen, pasi është krijuar neodiktaturë dhe kanë frikë.

“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Padiskutim është vendosur ditë të shtune, kur institucionet janë pushim, mediat janë pushim në përgjithësi, që të kishte sensibilizim sa më të pakët. U vendos në mes të natës, ku temperaturat janë më të ulëta sesa gjatë ditës, jemi në periudhë vjeshte, ku s’ka temperatura të larta. Pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo zjarrvënie është caktuar me urdhër të posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, por edhe nga instanca të tjera. Dhe që duan të mbulojnë vjedhjen që ndodh çdo ditë në incenerator, inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj, e gjatë gjithë kohës që ne flasim kjo fushë është kthyer në venddepozitim, pra në landfill të mirëfilltë. Mali me plehra ka marrë përmasa dhe për të ulur sasinë e mbetjeve i vihet flaka.

Sot i gjithë Elbasani është gdhirë nën ajrin toksik të këtyre mbetjeve. Askush s’ia ka për borxh, kur qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton dhe e paguajnë për incenerim, kurse këtu ka vetëm landfillim (grumbullim). Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë gjithë ato lekë, ndaj digjen sot këto plehra, për të justifikuar bashkëpunimin që bëhet gjoja në emër të një inceneratori që s’punoi kurrë, inceneratori fantazëm. Sigurisht ka shumë çështje penale në SPAK për inceneratorin, por vjedhja vazhdon akoma më shumë dhe nuk është më në nivelin e vjedhjes së ministrit të atëhershëm, sot vjedhja është maksimale, ku janë përfshirë shumë e shumë njerëz. I bëj thirrje SPAK-ut të nisi një hetim kryesisht, pikërisht për këtë gjë. Situata këtu është skandaloze, jemi para një krimi mjedisor, vjedhjeje të madhe, megavjedhje që i ndodh jo vetëm bashkisë së Elbasanit, por edhe të tjerave, që edhe ato paguajnë 25 euro për tonë për incenerim, kur incenerim nuk ka.

Ne këtë çështje e kemi ngritur në çdo mbldhje të Këshillit Bashkiak, por gjithmonë ka kaluar me shmangie, me batuta nga ana e kryetarit të bashkisë, se do vihet sot, do vihet nesër në ndezje inceneratori, ka ndodhur një problem teknik. Ai duhet të ishte brenda garancive, duhet të kishte minimalisht 5 vite garanci, por prishet pikërisht 3 muaj pasi nis incenerimi. A jemi para një inceneratori të amortizuar dhe nuk është blerë i ri? Dhe kjo nuk është sqaruar as nga SPAK, as nga kryeministri Rama, a është blerë i ri ky incenerator? U ble i ri, apo i përdorur dhe u vendos këtu si një gërmadhe e madhe gjoja për incenerim, por ku ka vetëm landfillim dhe vjedhjet ndodhin dhe janë duke ndodhur. Këtu nuk ka as punonjës të bashkisë dhe as banorë të zonës, nuk i shikojmë. Aq shumë ia kanë fut frikën qytetarëve sa nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, jemi para një neodiktature”, tha Himçi.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit në Elbasan/ Partia Demokratike;  SPAK të nisë hetimet appeared first on Albeu.com.